ndihmeeeee

jona20

big bum bam...
ndihmeeeee

Ne radhe te pare them qe kjo teme nuk ka te beje me politiken,por kete problemin tim nuk po dija ku ta klasifikoja.

Atehere kerkoj ndihme sepse nuk kam mundur te gjej nje ligj.
Ligji mbi pensionin,ka te beje me reformen e pensionit(rritjen e viteve te daljes ne pension,ne shqiperi).
Me sa di une eshte nje ligj qe eshte miratuar vitin e kaluar.
Nese mund te me ndihmoni sidomos ata qe jetojne ne Shqiperi.

P.S ju lutem moderatoreve,te mos fshijne temen edhe nqs eshte ne vendin e gabuar,ose me mire ta fshijne pasi dikush te me kete dhene kete informacion.

Faleminderit!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: ndihmeeeee

do te ishte me mire sikur te konsultoje fletoren zyrtare te qeverise shqiptare ose te shkosh tek siti
i parlamentit dhe te dergosh nje mail duke kerkuar info.
 

aMoku

Primus registratum
Re: ndihmeeeee

eshte rritur mosha e dalies ne pension per meshkujt 65 vjec per femrat 60 vjec per vitet e punes nuk mbaj mend
 

jona20

big bum bam...
Re: ndihmeeeee

Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb] do te ishte me mire sikur te konsultoje fletoren zyrtare te qeverise shqiptare ose te shkosh tek siti
i parlamentit dhe te dergosh nje mail duke kerkuar info. [/qb]
kam shkuar tek siti parlamentit aty thone qe faqja per ligjet eshte ne perpunim...po kete fletoren zyrtare si mund ta gjej?
sepse nuk ka nje sit per gazeten zyrtare shqiptare <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />

mgjtht flm shume.
 

Nard NDOKA

Primus registratum
Re: ndihmeeeee

EPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J

Nr.8776, datë 26.4.2001

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7932, DATË 17.5.1995, NR.8286, DATË 16.2.1998, NR.8392, DATË 2.9.1998 DHE NR.8575, datë 3.2.2000


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K UV E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me ligjet nr.7932, datë 17.5.1995, nr.8286, datë 16.2.1998, nr.8392, datë 2.9.1998 dhe nr.8575, datë 3.2.2000 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në titullin e nenit 2, pas fjalës "Sigurimet" shtohet fjala "shoqërore të".
Në paragrafin e parë të nenit 2, pas fjalës "Sigurimi" shtohet fjala "shoqëror".

Neni 2

Në paragrafin e tretë të nenit 4, pas fjalëve "Sigurimi shoqëror" shtohet fjala "suplementar" dhe para fjalisë "bëhet sipas kritereve të caktuara me ligj të veçantë" shtohet fjalia "Për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ Shtetëror.".

Neni 3

Paragrafi i fundit i nenit 9 ndryshohet si vijon:
"Shteti paguan kontribute në varësi të veprimtarisë ekonomike të zhvilluar më parë për kohën që shtetasi kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të gjithë kategoritë e personave të përcaktuar me ligje dhe me vendime të Këshillit të Ministrave."


Neni 4

Në paragrafin e tretë të nenit 12, pas fjalisë "mund të sigurohen vullnetarisht" shtohet fjalia ", duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar".

Neni 5

Në pikën 4 të nenit 13, fjala "gjobën" zëvendësohet me fjalën "kamatëvonesën".

Neni 6

Në nenin 15, në fjalinë e dytë të paragrafit të parë, fjalët "afati i derdhjes së tyre" zëvendësohen me fjalët "afati i pagimit të tyre".
Pas paragrafit të dytë të nenit 15 shtohen këta paragrafë:
"Punëdhënësi detyrohet të depozitojë çdo muaj listëpagesat, sipas formatit tip, në agjencinë e sigurimeve shoqërore, pavarësisht nga pagesa e kontributeve.
Punëdhënësi paguan çdo muaj kontributet me urdhërxhirim tip dhe shumat e paguara duhet të përputhen me shumat e listëpagesave.
Pagesa e kontributeve për të vetëpunësuarit, për punëdhënësit privatë dhe për të vetëpunësuarit në bujqësi mund të bëhet gjatë vitit kalendarik një herë në tre muaj. Afati i pagesës së tyre është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik."
Në paragrafin e fundit të nenit 15 shtohet fjalia "dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit".

Neni 7

Neni 16 ndryshohet si vijon

"Sanksionet

1. Kamatëvonesat

Kamatëvonesa për kontributet e paguara jashtë afateve të caktuara do të jetë:
- 0.05 për qind për ditë të shumës së papaguar të kontributeve, duke filluar nga dita kur pagesa duhej të ishte bërë, për rastet kur është bërë regjistrimi në organet e sigurimeve shoqërore.
- 0.1 për qind për ditë të shumës së papaguar të kontributeve, duke filluar nga dita kur pagesa duhej të ishte bërë, për rastet kur nuk është bërë regjistrimi në organet e sigurimeve shoqërore.
Kamatëvonesa për një përcaktim më të vogël të shumës së kontributeve do të jetë 0.1 për qind për ditë të shumës së kontributeve të paguara më pak.
Në mbarim të çdo viti kalendarik, kamatëvonesat e arrira i shtohen shumës së detyrimeve kontributive, në bazë të së cilës është bërë llogaritja e parë.

2. Gjoba

Kur nuk përbëjnë vepër penale, përveç pagesës së kontributit, shkeljet e mëposhtme dënohen me gjobë:
- Për paraqitjen me vonesë për regjistrimin e fillimit të veprimtarisë ekonomike punëdhënësi dënohet me gjobë 100 000 lekë, ndërsa i vetëpunësuari dënohet me gjobë 30 000 lekë.
- Për paraqitjen me vonesë për regjistrimin e vazhdimit të veprimtarisë ekonomike ose për mosdeklarim të ndërprerjes së përkohshme të veprimtarisë ekonomike, punëdhënësi dënohet me gjobë 60 000 lekë, ndërsa i vetëpunësuari dënohet me gjobë 10 000 lekë.
- Për vonesë në dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar në sigurimet shoqërore, punëdhënësi dënohet me gjobë 30 000 lekë, ndërsa i vetëpunësuari dënohet me gjobë 10 000 lekë.
- Kur në dokumentacionin e paraqitur në sigurimet shoqërore nga punëdhënësi ka të dhëna të pasakta me qëllim pakësimin e shumës së kontributeve, punëdhënësi dënohet me gjobë 70 000 lekë.
- Kur punëdhënësi ka mbajtur nga paga e të punësuarit kontributin për sigurimet shoqërore, por nuk e paguan brenda afatit të caktuar, masa e gjobës është 50 000 lekë.
- Kur punëdhënësi ka mbajtur nga paga e të punësuarit kontributin për sigurimet shoqërore, por e paguan më vonesë në llogarinë e sigurimeve shoqërore, masa e gjobës është 20 000 lekë."

Neni 8

Në nenin 17, pas fjalëve "kundër vendimeve" shtohen fjalët "të gjobave, të inspektorëve".

Neni 9

Në nenin 18 në fjalinë e parë, fjala "taksat" zëvendësohet me fjalët "detyrimet fiskale".
Në fund të paragrafit të dytë të nenit 18 shtohet fjalia "dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit".

Neni 10

Në pikën 1 të nenit 31 hiqet fjala "bazë".

Neni 11

Në nenin 33, titulli "Shtesë pensioni për shtyrje të datës së daljes në pension" bëhet: "Shtesë pensioni" dhe përmbajtja e tij ndryshohet si vijon:

"Shtesë pensioni

I siguruari, që ka plotësuar kushtet për pension të plotë pleqërie, sipas neneve 31 dhe 92 të këtij ligji, merr një shtesë prej 4 për qind të pensionit të plotë për çdo vit që shtyhet dalja në pension në rast se:
a) vazhdon të jetë në marrëdhënie pune, paguan kontribute dhe pensionin e kërkon në një datë të mëvonshme nga data e plotësimit të kushteve;
b) ndërpret pensionin dhe vazhdon të punojë, paguan kontribute dhe e kërkon përsëri atë në një datë të mëvonshme.
Pensioni, në çdo rast, nuk mund të jetë më i madh se 80 për qind e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës.".

Neni 12

Në nenin 41 bëhen këto ndryshime dhe riformulime:
- Shkronja "b" e pikës 1 riformulohet si vijon:
"b) 25 për qind për çdo jetim ose persona të tjerë që përfitojnë."
- Paragrafi i dytë i pikës 1 të nenit 41 riformulohet si vijon:
"Kur nuk merret pensioni i parashikuar nga shkronja "a" e këtij neni, masa e pensionit për jetimin është 50 për qind, kur ai është ose mbetet vetëm pjesëtar në pension. Kur pjesëtarë në pension janë më shumë se një jetim, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind."
Fjalia e dytë e pikës 2 e nenit 41 riformulohet si vijon:
"Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 për qind e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 për qind e tij."

Neni 13

Pikat 4 dhe 5 të nenit 52 bëhen pika 4, si më poshtë:
"4. Në rastet kur personi i siguruar vdes nga një aksident në punë ose sëmundje profesionale, masa e pensionit familjar për personat pasjetues, do të jetë ajo e përcaktuar në nenin 41 të këtij ligji."

Neni 14

Titulli i nenit 62 bëhet "E drejta për përfitim".

Neni 15

Në nenin 74 pas shkronjës "e" shtohet shkronja "ë" me këtë përmbajtje:
"ë) Me kërkesë të punëdhënësve vendos për ngrirjen e kamatëvonesave për një periudhë të caktuar kohe dhe për pagimin e tyre në një periudhë të mëvonshme, por jo më shumë se një vit financiar pa të drejtë përsëritjeje, në ato raste kur pagesa e menjëhershme e kamatëvonesave do të bënte të pamundur vazhdimin e veprimtarisë ekonomike që ndodhet në vështirësi financiare."

Neni 16

Neni 79 ndryshohet si vijon:

"Detyrimet e punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit"

Punëdhënësi është i detyruar:
- të regjistrojë në regjistrin vjetor të gjithë të punësuarit;
- të njoftojë agjencinë e sigurimeve shoqërore për të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet për sigurimin e të punësuarve;
- të bëjë sigurimin nga dita që i punësuari fillon punë;
- të njoftojë zyrtarisht, një ditë para fillimit të punës së të punësuarit, agjencinë e sigurimeve shoqërore, e cila deklaron, në çdo rast, regjistrimin e të punësuarve të rinj.
Për ndërprerjen e punës ose për ditët e munguara në punë, kontributet do të llogariten në bazë të dokumentacionit përkatës, brenda kufijve të pagave me pagë ditore, sipas mënyrës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Personat juridikë, publikë e privatë dhe personat fizikë, çdo rast të ndërprerjes së ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, brenda vitit kalendarik, duhet ta vërtetojnë nga organet e tatim-taksave.
Mbyllja e veprimtarisë, në çdo rast, vërtetohet me vendim gjykate."

Neni 17

Neni 81 ndryshohet si vijon:

"Regjistrimi

Personat juridikë, publikë e privatë dhe personat fizikë, për të fituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë ekonomike nga organet e tatim-taksave, duhet të jenë të regjistruar më parë në organet e sigurimeve shoqërore. Personat juridikë, publikë e privatë, për të fituar të drejtën e vazhdimit të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike duhet të marrin paraprakisht, për çdo vit kalendarik, vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve të sigurimeve shoqërore të vitit të mëparshëm.
Regjistrimi është një akt administrativ, që nuk tregon detyrim në mbulimin e sigurimit shoqëror."

Neni 18

Në nenin 85 pika 3, fjalët "kompetente lokale" zëvendësohen me fjalën "rajonale".

Neni 19

Në ato nene të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", ku është përdorur termi "të ardhura" për të shprehur fjalën përfitime ose pensione, ky term zëvendësohet me termin "përfitime". Ku është përdorur termi "kontribucione" zëvendësohet me termin "kontribute". Ku është përdorur emërtimi "Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të të Përndjekurve Politikë" zëvendësohet me emërtimin "Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale".

Neni 20

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


K R Y E T A R I
Skënder Gjinushi





5
 

Nard NDOKA

Primus registratum
Re: ndihmeeeee

L I G J

Nr.8392, DATE 2.9.1998

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7703, DATE
11.5.1993
"PER SIGURIMET SHOQERORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE",
NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7932, DATE 17.5.1995 DHE ME LIGJIN
NR. 8286, DATE 16.2.1998


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 " Për sigurimet shoqërore
në Republikën e
Shqipërisë", ndryshuar me ligjin nr.7932, datë 17.5.1995 dhe
nr.8286, datë 16.2.1998
bëhen këto shtesa e ndryshime:

NENI 1

Në nenin 12 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Punëdhënësit privatë mund të sigurohen vullnetarisht deri
në dyfishin e pensionit
minimal të pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe atij
familjar."

NENI 2

Në nenin 15 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Akti që përmban detyrimin për pagesën e kontributeve përbën
titull ekzekutiv."

NENI 3

Në nenin 16, pika 3, fjalët "nga 5 000 deri 10 000 lekë",
zëvendësohen me fjalët
"nga
6 000 deri në 60 000 lekë".

NENI 4

Në nenin 18 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Për kontributet e paderdhura, nga subjektet brenda afatit,
organet e sigurimeve
shoqërore
kanë të drejtën të nxjerrin aktdetyrimi, i cili është titull
ekzekutiv."

NENI 5

Në nenin 29, pika 2, fjalët "me 1500 lekë" zëvendësohen me
fjalët "50 për qind
të pagës minimale mujore".

NENI 6

Në nenin 52, pika 4, shtohet një paragraf me këtë
përmbajtje:
"Në rastet kur përfitues i pensionit familjar është vetëm një
jetim, shuma e pensionit
familjar është 50 për qind e pensionit të plotë, që merrte ose
do të merrte personi që ka
vdekur".

NENI 7

Në nenin 58, pika 1, në fund të shkronjës "b" shtohen
fjalët:
"përfshirë edhe periudhën e përfitimit të pensionit të
pjesshëm të invaliditetit."

NENI 8

Në nenin 62 bëhen këto ndryshime:
- Pika 2 ndryshohet si vijon:
"2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet.
Personit, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga
data që i lind kjo e drejtë,
ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni
do të paguhet nga data e
paraqitjes së kërkesës për pension.
E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e
një viti nga data e fillimit
të së drejtës për përfitimin e tyre."
- Pika 3 ndryshohet si vijon:
" 3. Pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen
në çdo kohë, por jo
më shumë se për 3 vjet.
Pensionet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo
kohë, por jo më
shumë se për tre vjet.
E drejta për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti,
ushtrohet jo më vonë
se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data
e konstatimit.
Personi që ka përfituar të ardhura në mënyrë e mjete të
padrejta, si edhe kur nuk
njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet të
kthejë të gjithë shumën e
marrë tepër."

NENI 9

Në nenin 68, pika 2, në fund të paragrafit të parë shtohen
fjalët: "me përjashtim
të rasteve kur një gjë e tillë miratohet në buxhetin vjetor të
sigurimeve shoqërore".

NENI 10

Në nenin 76, pika 4, fjala "në rrethe", zëvendësohet me
fjalën "rajonale".


NENI 11

Në nenin 91, pika 4 bëhen këto ndryshime:
- Pas fjalëve " 1 shtator 2000 e në vazhdim", shtohen fjalët
"pavarësisht nga vendi
dhe vitet se kur janë kryer studimet".
- Në fund të pikës 4 shtohet një paragraf me këtë
përmbajtje: "Në këtë rast
kontributet përballohen nga buxheti i shtetit në kohën kur
paraqitet kërkesa për pension."

NENI 12

Neni 96 ndryshohet si vijon:
"Personat që periudhën e sigurimit e kanë duke pas qenë
pjesërisht në
marrëdhënie pune në ish-kooperativat bujqësore dhe pjesërisht në
marrëdhënie me
shtetin, kanë të drejtën të përfitojnë pension sipas ligjit
nr.4171, datë 13.9.1966 "Për
sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë", me
gjithë ndryshimet e
mëvonëshme të tij, në qoftë se periudha e sigurimit do të jetë
në marrëdhënie me
shtetin:
- Për pensionet e pleqërisë jo më pak se gjysma e asaj që
përcaktohet në nenin
92.
- Për pensionet e invaliditetit ose pension familjar jo më
pak se gjysma e asaj që
parashikon ligji nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore
në Republikën e
Shqipërisë".
Në rastet e tjera, pensioni mujor i pleqërisë do të përbëhet
nga një shumë
bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë caktohet nga Këshilli i
Ministrave, ndërsa shtesa
që u jepet këtyre personave, do të jetë 1 për qind për çdo vit
sigurimi, nga data 1. 10.
1993 e në vazhdim, shumëzuar me bazën mesatare të vlersueshme që
personat e siguruar
kanë arritur nëpërmjet kontributeve.
Të vetëpunësuarit në bujqësi, që plotësojnë kushtet për
pension pas hyrjes
në fuqi të kësaj dispozite, mund të njohin periudha të kaluara
si periudha sigurimi kundrejt
pagesës së kontributeve për vitet përkatëse, në atë masë që është
caktuar nga
Këshilli i Ministrave, por jo për periudhat para datës 1.10.1993.
Këtë të drejtë ata e
ushtrojnë deri në një vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Konditat e përfitimit për pensionet janë ato të përcaktuara
në ligjin nr.7703, datë
11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë".
Koha e sigurimit, për të cilën është derdhur kontribut pas
hyrjes në fuqë të ligjit
nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën
e Shqipërisë", për
efekt të kësaj dispozite njihet vjetërsi pune në marrëdhëniet me
shtetin."

NENI 13

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore
në zbatim të këtij ligji.

NENI 14

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr.2211, datë 15.9.1998 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani
 

Nard NDOKA

Primus registratum
Re: ndihmeeeee

Pershendetje,
E kam te qarte se ç'fare kerkoni, por per momentin nuk kam mundesi t'ju dergoj ligjin per te cilin Ju jeni e interesuar.

Ekziston nje program "JURISTI 2000" qe ka shume ligje dhe VKM, por pikerisht ate ligj qe Ju kerkoni une nuk e gjeta. Ju dergova dy ligje qe ndoshta ju duhen, qe ishin ne kete program per momentin.

Nese jeni pak me e qarte, se ç'fare kerkoni ekzaktesisht mund t'ju ndihmoj.

Mund te me shkruani ne kete adrese: pdr_group@parlament.al ose nndoka@yahoo.com<br />
Kaq pata mundesi per momentin.
 

jona20

big bum bam...
Re: ndihmeeeee

ju falenderoj shume,lexoni PM aty keni shpjegimin me ne thellesi te problemit tim.
 
Top