Ndeshja e fundit, mallkim

Ndeshja e fundit, mallkim

Humbja 4-1 me Suedinë është e fundit e një kalvari negativ në statistikat e Kombëtares sonë në ndeshjet e fundit në grupe, që duket se janë një mallkim për Shqipërinë, e cila në 11 eliminatoret e fundit në këto 20 vjet për Europian apo Botëror ka humbur 7 herë, ka barazuar 1 dhe ka fituar vetë 2.

Botërori 90 – Me shumë mundësi Shqipëria mund të ketë bërë paraqitjen më të dobët në aktivitetet ndërkombëtare, duke humbur të gjashtë takimet dhe pa lënë asnjë përshtypje të mirë në asnjë nga ndeshjet që luajti. Ndeshja e fundit është mundur 1-2 në “Qemal Stafa” ndaj Polonisë. Në këtë grup kundërshtar ka qenë edhe Suedia, e cila na ka mundur 2-1 në Tiranë dhe 3-1 në Stokholm.

Euro 92 – Ndeshja e fundit ka qenë kundër Spanjës më 18 dhjetor 91, që ishte parashikuar të luhej në Tiranë, por për shkak të tensionit në kryeqytetin shqiptar ajo është anuluar. Në takimin e parë ishim mundur 9-0 në Spanjë (humbja e dytë me thellë në histori). Ndeshjen e parafundit Shqipëria e kishte humbur 2-1 në fushën e Çekosllovakisë. Ka grumbulluar vetëm 2 pikë në shtatë ndeshje, duke u renditur e fundit në grupin 1, ku luanin Franca, Çekosllovakia, Spanja dhe Islanda.

Botërori 94 – Një fitore ndaj Lituanisë dhe dy barazime ndaj Letonisë ishin gjërat e vetme për të kujtuar për Shqipërinë në këto eliminatore për tu harruar në Grupin 3 me 7 skuadra (edhe Spanja, Irlanda, Irlanda e Veriut, Danimarka, Lituania dhe Letonia), ku u renditëm të fundit. Ndeshjen e fundit e kemi humbur 1-5 në Tiranë ndaj Spanjës më 22 shtator 1993.

Euro 96 – Shqipëria arriti tia vështirësojë jetën Gjermanisë gjatë këtyre eliminatoreve ata i fituan dy ndeshje 2-1 vetëm në minutat e fundit. Në grupin 7 bashkë me Gjermaninë, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Uellsin, kombëtarja jonë, me dy fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, u pozicionua e pesta me 8 pikë, para Uellsit me të cilin barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit më 15/11/1995 në Tiranë. Duhet përmendur se në këto eliminatore, Shqipëria arriti edhe fitoren e parë jashtë fushë, duke mundur Moldavinë.

Botërori 98 – Shqipëria merrte pjesë në Grupin 9 me 6 skuadra (bashkë me Gjermaninë, Ukrainën, Portugalinë, Armeninë dhe Irlandën e Veriut. Ajo u rendit e fundit me 4 pikë në 10 ndeshje, por sërish i shkaktoi probleme Gjermanisë, që fitoi më vështirësi dy ndeshjet (2-3 në fushë neutrale dhe 3-4 në Hanover, që ishte dhe ndeshja e fundit në grup).

Euro 2000 – Në Grupin 2, relativisht të lehtë (Norvegji, Slloveni, Greqi, Letoni e Gjeorgji), Shqipëria mori vetëm një fitore në shtëpi ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të grupit. Barazime të paharrueshme janë ato me Greqi 0-0 në Tiranë, 2-2 në Norvegji dhe 0-0 në Letoni. Ndeshjet e tjera i humbi me rezultat të ngushtë dhe për fat të keq u rendit e parafundit me 7 pikë, para Gjeorgjisë (5).

Botërori 2002 – Kombëtarja jonë ishte pjesë e grupit 9 me 5 skuadra (Anglia, Gjermania, Finlanda e Greqia). Fitoi 2-0 ndaj Greqisë në Tiranë me gola të Karagunis (autogol) e Fakaj, por në 8 ndeshje pësoi edhe 7 humbje. Në takimin e fundit u mund 2-0 në Angli dhe u rendit e fundit me 3 pikë.

Euro 2004 – Këto eliminatore ishin të suksesshme për Shqipërinë, që nuk humbi asnjë ndeshje në shtëpi, por nuk fitoi asnjë në transfertë. Në Grupin 10 me Zvicrën, Rusinë, Irlandën e Gjeorgjinë, fitoi 3-1 me Rusinë në Shkodër dhe 3-1 Gjeorgjinë në Tiranë (takimi i fundit në këtë grup), duke u renditur e parafundit me 8 pikë në 8 ndeshje.

Botërori 2006 – Këto eliminatore Shqipëria i nisi zhurmshëm duke mundur 2-1 Greqinë të saposhpallur kampione Europe dhe e mbylli në vendin e 5 me 13 pikë në Grupin 2 me 7 skuadra (Ukrainë, Turqi, Danimarkë, Greqi, Gjeorgji, Kazakistan). Ndeshjen e fundit e humbi 1-0 ndaj Turqisë në “Qemal Stafa”.

Euro 2008 – Shqipëria arriti rezultate të mira në këto eliminatore në Grupin 7 me 7 skuadra (Rumania, Holanda, Bullgaria, Bjellorusia, Sllovenia e Luksemburgu) ku u rendit e 5 me 12 pikë (2 fitore me Luksemburgun, dhe barazime me Bjellorusinë e Bullgarinë në transfertë. Ndeshjen e fundit e humbi 6-1 në Rumani, gjë që u etiketua si “tradhti” ndaj trajnerit Oto Bariç.(Shqip)

waJQ8cQjmNU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24173

Top