Ndarja e Ballkanit

Ndarja e Ballkanit

Ndarja e Ballkanit

Marre nga numri i djeshem i "Los Angeles Times"

Shkruan: Timothy Garton Ash

Dikur ne dekaden e ardhshme, dy vende evropiane do te behet anetare te Bashkimit Evropian. Ata do te quhen Serbia dhe Kosova. Kronistet do te verejne se nje prej ketyre vendeve ka qene pjese e tjetrit. Serbia, qe do te behet anetar i BE-se, do te jete nje Serbi e vogel, nje hije e ish-vetvetes. Ky rezultat eshte arritur permes nje vale te gjate gjaku, mundimesh dhe lotesh. Ne javet e ardhshme, ndersa nje afat perfundimtar i vendosur prej OKB-se per arritjen e nje marreveshjeje u afrua dhe kaloi, jemi te sigurt se do te kemi me shume mundime dhe lot, por ne mundemi, me fat dhe me gjykimin e mire te te gjitha paleve, te shmangim derdhjen e me shume gjaku.

Ky rezultat perfundimtar nuk do te jete teresisht i drejte. Historia nuk punon keshtu. Serbe te pafajshem kane vuajtur dhe vdekur, prane shqiptareve te pafajshem te Kosoves. Me kujtohet se si keta shqiptare te Kosoves jane munduar nen sundimin e udheheqesit serb, Sllobodan Milloshevic, gjate viteve 1990. Kam perpara meje, ndersa jam duke shkruar, fotografite e familjeve te shperngulura, shtepive te shkaterruara, gjakut ne debore.

Por, mua gjithashtu me vjen keq per humbjen serbe te historise dhe kultures. Pavaresisht nga dispozitat mbrojtese ne marreveshjet e propozuara prej nderkombetareve mbi Kosoven, manastiret e mrekullueshme ortodokse serbe ne Decan, Gracanice dhe Peje, do te jene te arritshem vetem permes nje territori te banuar dhe te kontrolluar nga ajo qe eshte, te pakten per momentin, nje popullsi armike.

Nuk e njoh menyren per te hartuar nje bilanc te fakteve historike qe te percaktoje nese humbja e Serbise ishte nje perfundim i drejte. Pikerisht cili, dhe ne cfare rrethanash, ka te drejten e vetevendosjes eshte nje rebus, te cilin liberalet kane harxhuar 160 vjet duke deshtuar qe ta zgjidhin. Por, dy gjera duhet t'i mbroj me besim. Se pari, e vetmja qenie njerezore qe eshte me shume pergjegjese per humbjen serbe eshte Sllobodan Milloshevici - qe te kalbet ne ferr - i ndihmuar dhe i mbeshtetur nga dy kriminele lufte deri tani te lire, Radovan Karaxhic dhe Radko Mlladic. Une nuk do t'i harroj kurre fjalet e nje murgu melankonik ne manastirin e Decanit, ndersa sulmi i NATO-s nxori jashte Kosoves forcat serbe ne 1999. Ishte Milloshevic, tha ky prift ortodoks serb, ai qe "jo vetem humbi Kosoven, por qe shkaterroi plotesisht popullin e tij, fizikisht dhe shpirterisht".



Gjeja e dyte, qe duhet te mbroj me besim, eshte qe shkeputja e Kosoves nga Serbia do te jete perfundimi me pak i keq, jo vetem per Kosoven, por per Serbine. Serbia efektivisht nuk e ka ushtruar sovranitetin e saj mbi Kosoven prej veres se 1999, me perjashtim te pjeses ne veri te lumit Iber te kontrolluar nga serbet. Ne zemrat e tyre, pjesa me e madhe e serbeve e di qe Kosova ka humbur, por pothuajse asnje nga politikanet serbe nuk do ta pranoje kete publikisht. Ne kete menyre, Kosova eshte nje plage e hapur ne trupin e politikes serbe, duke e penguar vendin qe te perqendrohet ne gjerat qe jane me te vertete te rendesishme per mireqenien e saj.

Ceshtja e vertete tani nuk eshte nese ky eshte perfundimi i drejte, por se si do te arrihet ai. Rruga me e mire per te ecur perpara eshte bllokuar nga intransigjenca e Vladimir Putinit te Rusise ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Kjo rruge - per te cilen i derguari special i OKB-se per Kosoven, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dhe negociatore te tjere punuan kaq shume - do te ishte siguruar nepermjet nje rezolute te Keshillit te Sigurimit per te bekuar te quajturin Plani "Ahtisari". Ajo kerkonte nje pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven me nje mbrojtje dhe autonomi te gjere per vendet e shenjta serbe, komunitetet dhe komunat.

Rusia nuk po u ben aspak nje sherbim vellezerve te saj ortodokse sllave ne Serbi, ose vetvetes, duke qene kaq e etur per gjak. Por ajo ka qene e etur per gjak, dhe ka shume te ngjare te mbetet e etur per gjak edhe pas zgjedhjeve te fundit ruse.

Rruga me e keqe perpara per qeverine e re kosovare, nen ish-udheheqesin e UCK-se, Hashim Thaci, do te jete te nxitoje drejt nje deklarate unilaterale te pavaresise. Kjo do te shkaktonte nje reagim te eger nga ekstremistet serbe dhe serbet ne veri te lumit Iber, nje pergjigje te zemeruar nga autoritetet ne kryeqytetin serb te Beogradit (vecanerisht per shkak te afrimit te zgjedhjeve presidenciale), per te mos permendur te njejten retorike te mundshme qe vjen nga Republika Serbe ne Bosnje.

Aktualisht rruga me e mire e mundshme eshte ajo qe negociatoret e larte e quajne nje shpallje te koordinuar te pavaresise. Qeveria e re kosovare do te ece drejt objektivit te saj te dashur gjate tre muajve te ardhshem, por ne bashkepunim te ngushte me BE-ne dhe me partneret e tjere nderkombetare. Shqiptaret e Kosoves duhet te lidhin ne menyre te qarte shpalljen historike te pavaresise se tyre me pranimin e planit "Ahtisari", duke perfshire mbikeqyrjen nderkombetare, nje prani te vazhdueshme te NATO-s dhe premtimin per te miratuar nje kushtetute liberale dhe per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve. Megjithese kjo rruge eshte mbeshtetur nga SHBA, NATO dhe, per sa do ta lejoje Rusia, OKB-ja; BE-ja do te marre nje rol drejtues ne rregullimet dhe do t'i realizoje ato ne kontekstin me te gjere te Kosoves - dhe faktikisht, ne pjesen tjeter te rajonit - per ta bashkuar me BE-ne. BE-ja sapo ka nenshkruar ate qe nen zhargonin evropian njihet si "marreveshje stabilizim-asocimi" me Bosnjen - nje hap i rendesishem drejt nje anetaresimi eventual.

BE-ja duhet ta beje te qarte si kristali, drejtperdrejt popullit serb, nepermjet diplomacise publike, se ka shume deshire te beje kete edhe per Serbine - diten kur dy kriminelet e luftes, Karaxhic dhe Mlladic, do te dorezohen. Nga ana tjeter, shqiptaret e Kosoves duhet te binden qe te presin deri pas 3 shkurtit, data e percaktuar per mbajtjen e raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, ne perpjekje per te siguruar qe nje vrull i fundit emocional midis serbeve te mos katapultoje nje ekstremist ne zyren presidenciale ne Beograd.

Ne kete menyre, shpallja e koordinuar e pavaresise se Kosoves, jo me vone se shkurt 2008, do te ishte shoqeruar nga nje oferte e forte evropiane per serbet: tregtoni ate qe ka mbetur nga sovraniteti formal mbi Kosoven per shansin praktik te nje te ardhme me te mire ne BE. Me gojen e tyre, pjesa me e madhe e serbeve do te vazhdonin te thoshin jo; ne zemrat e tyre, ata mund te fillojne te thone po.

kohajonë
12.12.2007
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Ndarja e Ballkanit

Kishat dhe cdo gje qe pretendon serbia si kulture te saj shqiptaret i kishin ndertuar te gjitha dhe vetem atyre u perkasin pasi mos harroni se ne jemi autoktone dhe para tyre as qe behet fjale per keto fallco-kultura serbe, kjo qe thote ky ketu lart nuk qendron, kultura e tyre qe erdhi u zhvillua pasi ata erdhen ne kosove shume vone ndaj sbehet fjale per gjera te tilla as vete serbet nuk i besojne keto hiq vetem kishen serbe qe vazhdon e mbane hapur kete legjende me kulturen serbe, ke kulture serbe?nga na doli kjo kulture? kur u zhvilllua kjo?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ndarja e Ballkanit

Le te leme menjane per pak kohe merite dhe analizat e çastit,dhe le te mbeshtetemi tek shkrimet e kritikeve,analisteve,aventuriereve,dhe historianeve te shekujve te kaluar.
Serbia,duke filluar qe nga shekulli i VI-VII,ka qene shume e organizuar,mbreteri,me administrata te qeverisura nga ajo vete(dhe jo nga ndonje pushtues),gjithashtu le te permendim edhe pushtimet e saja te shtrira gjer ne gadishullin Pelepones.
Pushtimet nuk ishin ne llojin e emigrimeve,por ishin pushtime te verteta,te mirorganizuara dhe me nje kohezgjatje me se 100 vjeçare.
Asnjehere,nje popull i paorganizuar dhe i pa kulturuar(nga ana ushtarake)nuk mund te pushtoje asnje pellembe toke(mund te emigroje,por jo te pushtoje).
Gjithsesi,serbo-sllavet,ne keto kohe moderne,kane mbetur me mendesite e shekullit te VI-VII.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ndarja e Ballkanit

Orosh, eshte me mire te mos shkruash kur nuk njeh historine.
Te thuash per serbet qe ishin te organizuar, eshte shume me shume se nje marrezi. Serbet dolen ne histori vetem atekohe kur me lejen e pereandorise bizantine u futen ne ballkan. Ishin nomade, pa shtepi, pa histori, pa perendi, pa kuulture, popull qe e siguronte ushqimin ende me gjueti dhe historikisht per pjesen tjeter te njerezimit(pjesen e qyteteruar) kjo periudhe kishte kaluar mijera vjet me pare. Ne ballkan ata pane per here te pare nje shtepi te ndertuar. Nuk kishin asnje lloj kulture e gjeten ate aty ku u ngulen. E theksoj, kjo ishte pasoje negative e politikes Bizantine.
Ndaj jini te lutur te mos shkruani gjera sekoti, qe demotojne shume me teper, per hir te qendrimit gjoja asnjeanes apo te "drejte" objektiv. Me kujtohet se si ne kohen kur Sh B A dhe Nato bombardonin serbine, ne nje emision televiziv italian ku merrte pjese edhe konsulli serb, kur ky filloi te flase per "historine", nje shqiptare, nje vajze mjaft inteligjente i tha:
Zoti konsull, me thuaj cilet ishin te paret tuaj?
I shkreti konsull nuk do te desha te isha ne vendin e tij, sepse nuk tha asgje perveç terbimit qe i mbushte gropat e syve.
Ok. U kuptuam? Nuk di asgje nga historia, te pakten nga kjo pjese e historise, ndaj mos shkruaj.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ndarja e Ballkanit

CeljanFr ka shume te drejte ne ate qe thote. Ne mjaft libra te shkruajtura nga historiane serbe dhe qe dikur kane qene pjese e teksteve shkollore, pranohet qe nuk i kane ndertuar ata manastiret. Afermenç, nje popull pa asnje tradite ndertimore sikunder jane, e hedh posht metimin e tyre. Mjafton paska logjike per te mbrritur tek perfundimi i drejte. Kur filluan dyndjet serbe qe perfunduan ne shek VIII -te, ishin nje popull pagan, madje as ata nuk dine nese kane patur perendi politeizem, supozojme qe po, por kjo eshte pak influente ne historine e mepasme kur ata dolen nga erresira, nuk kishin kulte, as edhe institucione te tilla fetare. Nderkohe te paret e shqiptareve ishin shndruar ne kristiane, madje nje pohim i tille gjendet edhe nga shen Pali, kjo do te thote se manastiret, i kane ngritur te paret e shqiptareve, si popull me nje tradite mijeravjeçare ne ndertim.
 
Top