Ndalon së prodhuari tërësisht pas 25 vitesh Golf I

Albforumi

Primus registratum
Ndalon së prodhuari tërësisht pas 25 vitesh Golf I

golf-1-300x207.jpg
Kompania  Volkswagen bënë të njohur se ka ndaluar së prodhuari llojin e vetures volkswagen tipi Golf I.  Kjo veturë ka filluar se prodhuari plot 25 vite më pare por sot ka ardh koha qe kjo veture të zëvendësohet me lloje tjera të ketij tipi.

Golfi i parë është krijuar në vitin 1974 si zëvendësim për modelin breshkë të VW-së. Përveç se e ka definuar segmentin evropian C i cili edhe sot quhet klasa Golf, automjeti kompakt i Volkswagen ka qenë i popullarizuar botërisht i cili, në formën pak a shumë të pandryshuar, është prodhuar deri rishtazi.

Në fakt, Volkswagen ka vendosur që pas 25 vitesh dhe 500.000 njësive të prodhuara të shuaj prodhimin e Golfit I edhe në Afrikë të Jugut. Atje gjatë njëzet e pesë vjetëve të fundit Golf prodhohej me emrin EconoGolf e CitiGolf.

Është interesante se gjatë përpunimit të automjetit supozohet se Volkswagen ka shfrytëzuar arkitekturën nga fabrikat e veta amerikane në Westmoreland.

Golfi jugafrikan ofrohej me paletën e plotë të motorëve me benzinë dhe naftë prej 1.1 deri në 1.8 litra.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1109. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1109

Top