NDALIM I DUHANIT NE ITALI
LIGJI MBI NDALIMIN E DUHANIT NE ITALI, NJE NGA ME TE ASHPRIT NE EUROPE .
Rome - E diela, 9 Dhjetor, 2005 ishte dita kur duhanxhinjte e Italise paten paf-pufet e tyre te fundit te duhanit ne bare e restorante, disa ore perpara se te hynte ne fuqi ligji per ndalimine pirjes se tij ne vendet publike, ligj ky, me i ashpri ne te gjithe Europen.
Pirja e duhanit jashte mjediseve publike, ne shtepite e tyre dhe ne ato bare e restorante ku ka sisteme ventilimi, jane te vetmet vende te lejuara, te parashikuara ne kete ligj. Dhe ligji filloi te zbatohej menjehere pardje ne mesdite ne klube e restorante te ndryshme.
Ne nje restorant ne Viterbo, ne veri te Romes, nja dymbedhjete vete rezervuan nje tavoline per te ngrene, ne shenje lamtumire, duke premtuar se do linin duhanin dhe per kete zgjodhen nga nje puro "Tuscan" dhe "Cuban" si te fundit cigare, - citoi agjencia e lajmeve, ANSA.
"Pra, me ne fund, ne nuk do te mund te pime duhan me ne bare e restorante, njelloj kjo sic nuk kemi qene te lejuar te tymosim ne trena dhe aeroplane",- tha Francesca Cola, tridhjete e tete vjece, duke shprehur nje fare merzitje tek thithte cigaren e saj ne veranden e nje kafeje ne Piazza Venezia, ne qender te Romes.
Merzitja e saj ishte e qarte.
"Une mendoj se eshte tepruar me kete zell te shfaqur ethshem kunder konsumatoreve te duhanit. Eshte nje gjueti shtrigash",- tha ajo, duke shtuar, "kjo eshte nje garanci per te braktisur me shume dreka e darka, duke i frekuentuar keto bare me rralle".
Ky ligj, i cili eshte hartuar nga ministri i Shendetesise, Girolamo Sirchia, nje doktor i njohur, ndalon pirjen e duhanit ne mjetet e transportit publik, ne spitale, kinema dhe shkolla.
Shkelesit e ligjit do te perballen me gjoba nga 36 deri ne 363 dollare. Dhe 2904 dollare do te jete gjoba per pronaret e ketyre kafeneve apo restoranteve qe do te mbyllin nje sy e do te bejne indeferentin nese do te shikojne klientet e tyre duke shkelur ligjin.
Italia, nje shtet, ku njerezit qe frekuentojne restorantet, rralle mendojne se tymi i duhanit shqeteson te tjeret, si dhe doktoret e vizitoret qe tymosin neper korridoret e spitaleve, nje shtet, ku 26 per qind e popullsise konsumojne duhanin, tabllo kjo e paraqitur nga ministri i Shendetesise.
Vetem rreth 10 per qind e restoranteve ne kete vend kane holle te posacme per pirjen e duhanit,- tha nje punonjes restoranti.
"Une jam nje konsumator duhani dhe mendoj se ky ligj eshte mire per dy gjera, per shendetin e njerezve dhe per higjienen e pastertine ne nje kafene"- tha Gianni Cristofani, nje njezet e shtate vjecar, punonjes i nje bari ne Trinity College Pub ne qender te Romes.
Disa gazeta e pershendeten ligjin me shume humor. Ne rajonin Turin, ne te perditshmen "La Stampa", ne faqen e pare, ne nje kryeartikull ishte skicuar nje i burgosur duke pyetur "Mund ta pi cigaren time te fundit?" dhe polici i pergjigjet: "Jo. Duhani demton shendetin tend."
Nuk e dime se cfare ndikimi do te kete ligji i ri ne banoret e fshatit mijeravjecar te Capena-s, po ne Itali, te cilet me 18 janar do te festojne diten e Shen Antonit. Ne kete dite eshte nje zakon shume i vjeter, i percjelle nder shekuj, i cili inkurajon gjithsecilin, madje dhe femijet, ta ndezin ndonje.