Ndërtuesit çojnë qeverinë në Kushtetuese

Ndërtuesit çojnë qeverinë në Kushtetuese

Mes problemeve të shumta, ndërtuesit do të përballen së fundmi dhe me Gjykatën Kushtetuese. Çështja lidhet me vendimin e qeverisë mbi rregullat e reja të prokurimit publik, të cilat ndalojnë firmat e ndërtimit të marrin pjesë në tenderë në rast se nuk kanë kryer 70 për qind të vëllimit të punës. Tre ditë më parë Shoqata e Ndërtuesve shtroi disa shqetësime që lidhen me sektorin, tashmë i prekur nga kriza, ndikuar dhe nga sistemi fiskal në vend. Nënkryetari i shoqatës, Ilir Hebovija, tha për “Shqip”, se vendimi i qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi pak ditë më parë, do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese pasi e konsiderojmë të padrejtë. Rregullat e reja të prokurimit publik u miratuan nga Kryeministri me synim shmangien e abuzimeve në tender dhe arritjen e standardeve të larta në procesin e punimeve. Për ndërtuesit, kushti i vendosur nuk shkon paralel me planin për zhvillimin e vendit, pasi shumë firma private i kanë kapacitetet për të marrë pjesë njëherësh në disa projekte publike.

Përplasja

Shumë shpejt, Shoqata e Ndërtuesve do ta dërgojë vendimin e qeverisë mbi rregullat e reja për pjesëmarrjen në tenderë, në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi që do të apelohet thotë se, “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ndalohet të kualifikojë për punë publike, të prokuruara, bizneset që janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktorë/nënkontraktorë në investim sipas një kontrate të lidhur a në proces, i cili në çastin e hapjes së ofertave nuk i ka përfunduar punimet fizike në masën, 70 për qind të vëllimeve të përgjithshme të punës që ai ka marrë përsipër të realizojë në përputhje me kontratën e bashkëpunimit”. Kjo pikë prek edhe bashkimin e shoqërive, ku secili prej tyre, për tu kualifikuar për punë publike, duhet të ketë përfunduar punët fizike në masën 70 për qind të vëllimeve të përgjithshme. Po ashtu, DPRR-ja ndalohet të kualifikojë për punë publike të prokuruara sipas ligjit për prokurimin publik ata kandidatë të cilët në çastin e hapjes së ofertave brenda së njëjtës periudhë janë kontraktorë ose nënkontraktorë me këtë autoritet për kontrata të lidhura me vlerë të përbashkët ose të veçantë, jo më të madhe se 100 për qind i kufirit maksimal të që disponon kandidati sipas licencës profesionale të lëshuar nga Ministria Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Të gjitha këto përcaktime kundërshtohen nga ndërtuesit, pasi pengon zhvillimin normal të punës. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do të shoqërohet bashkë me pretendimet e ndërtuesve, të cilat nuk janë të pakta. Pak kohë më parë në Kushtetuese e kanë fituar të drejtën Shoqata e Hidrokarbureve sa i takon vendimit të qeverisë për të ndaluar tregtimin e naftës D2.

Sektori në krizë

Sektori i ndërtimit në Shqipëri qarkullon rreth 1.5 miliardë euro në vit, duke qenë përgjegjëse për rreth 70 mijë të punësuar, ndërsa ka ndikim në Prodhimin e Brendshëm Bruto në rreth 13 për qind. Pavarësisht këtyre shifrave, në dy vitet e fundit ndërtuesit janë hasur në ligje dhe vendime të karakterit afrofe. Tre ditë më parë gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë “Dita e Ndërtuesit”, shoqata u ankua duke thënë se, “Për një vend që synon të instalojë ekonominë e tregut të lirë, ideja për fiksimin e centralizuar të çmimeve të punimeve dhe mbi këtë bazë për përcaktimin e detyrimeve tatimore e kontrollin e këtyre detyrimeve, që në koncept është plotësisht e gabuar dhe pa kuptim”.(Shqip)

BwYM-RrtZY4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24023. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24023

Top