Në mesnatën e së enjtes, më 12 maj 2011, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, H. Faik Hoxha, Myfti i Shkodrës në vitet 1991- 2003.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj për krejt besimtarët, familjen e të ndjerit, miqtë e dashamirët, ata që e njohën dhe punuan me të gjatë 12 viteve të drejtimit të tij të Myftinisë Shkodër.
Haxhi Faik Hoxha ka lindur në Shkodër, në lagjen “Parrucë” më 14 prill 1930. Është i biri i Sheh Qazim Hoxhës, njëri ndër predikuesit dhe dijetarët më të shquar islamë të kohës së tij.
Në vitet 1939- 1948 ka kryer Medresenë e Tiranës, ku ka punuar edhe si mësues i disa lëndëve fetare.
Pas viteve ’90, ai u afrua pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që në vitin 1991 e zgjodhi Myfti të Shkodrës deri në vitin 2003, kur dha dorëheqjen për arsye shëndetësore dhe moshe.
Ceremonia e xhenazes u zhvillua në xhaminë “Ebu Bekër”. Fjalën e rastit e mbajti Myftiu Imam Muhamed Sytari që ka theksuar se: “Lajmi i ndarjes tuaj nga jeta i ka kaluar kufijtë e Shkodrës. Në një mesazh ngushëllimi, miqtë tuaj nga Shkupi shkruajnë se: “Haxhi Faik Hoxha do jetë përherë në kujtimet tona një burrë i madh intelektual, një atdhetar i flaktë i çështjes shqiptare, një edukues i shkëlqyer i brezit të ri, një humanist i cili gjatë luftës në Kosovë ishte në ballë të organizimit të ndihmave humanitare dhe në sistemimin e refugjatëve nga R.E Kosovës nëpër familjet shkodrane dhe nëpër kampet e ngritura për refugjatë. (mesazh ngushëllimi nga Behixhudin Shehapi, “El-Hilal, Shkup”)”
Dikur kanë thënë se: “Fjalët e njerëzve janë lapsat e Hakut” dhe ne dëshmojmë para duarve të Zotit, se H. Faik Hoxha e besonte All-llahun, e donte Resulull-llahin dhe sakrifikoi me krejt forcat e tij për më të mirën e kësaj Thirrje të Madhnueshme Islame!”
Më pas ka ngushëlluar edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, që e ka vlerësuar H. Faik Hoxhën si mësues të tijin në medresenë e Tiranës. Ai ka përmendur se roli dhe kontributi i të ndjerit ka qenë i madh në shërbim të mësimeve të fesë islame në Shkodër dhe përtej saj.
Edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, ka shprehur ngushëllimet e tij me këtë rast. Ai ka vlerësuar kontributin e madh që ka dhënë H. Faik Hoxha në ruajtjen e harmonisë dhe vlerave qytetare në Shkodër, sidomos në drejtim të Myftinisë.
Më pas, namazin e xhenazes e ka drejtuar H. Selim Muça. Ndërkohë në varreza është kënduar sureja “Jasin” nga Hafiz Shukri Kapllan dhe është kënduar telkina nga H. Bashkim Bajraktari, i cili pasoi H. Faik Hoxhën në drejtimin e Myftinisë Shkodër.
All-llahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për shërbimet e tij ndaj fesë islame.