NATURE VS NURTURE

I love new york

Primus registratum
NATURE VS NURTURE

eshte nje teme mjaft e rrahur neper te gjitha librat e psikologjise por ka te miren qe edhe ata qe nuk shfletojte literature te ketij zhanri rregullisht te japin mendimin e tyre mbi kete teme.
Si mendoni pra njeriu lind me kete karakter sepse gjenetikisht eshte formuluar ashtu apo neve jemi bere keshtu sepse faktoret e jashtem (jo gjenetike) kane influencuar ne karakterin tone.
Nuk eshte e thene te kete nje pergjigje, po apo jo sepse eshte e nderthurur por le te rrahim mendimet.
 

Pladomen

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Nature vs. Nature nuk e spjegoj dot por kam mesuar shum per Man. vs. Nature
Conflictet Man vs. Nature jan shum te zakonte ne bote
 

Guest
Re: NATURE VS NURTURE

Mendoj se ne betejen nature V nurture, nurture can always win if one wants it to. E kam permendur edhe ne nje teme tjeter faktin qe eshte identifikuar geni i agresjonit ne njerez. Eshte dalluar qe ne njerez me crregullime drastike humori qe shpesh rezultojne edhe ne agresivitet ekstrem ekziston nje gen qe stimulon ne fund te nje reaksjoni zinxhir prodhim hormonesh (adrenalin, noradrenalin dhe kortikosteroide) prej hipotalamusit qe eshte shkaketar per reaktivimin e mekanizmit fight or flight. Ne te tille gjendje glukoze clirohet nga melcia ne rrymen e gjakut per te furnizuar trupinme "karburant" ekspres per aktivimin e mekanizmit fight or flight. Zakonisht ky mekanizem aktivohet kur njeriu vihet perpara nje situate stresuese dhe sic mund te kuptohet edhe nga emri vene mekanizmit reagimi i tij do te jete ose perballja me situaten ose berja bisht prej saj. Kjo gjetje eshte bere publike pas kerkeses se avokateve per ta perdorur ne sherbim te klienteve te tyre qe kane kryer vrasje, pra per justifikimin e veprimit te kryer duke ja atribuar ate mungeses se kontrollit te vrasesit mbi sjelljen e vet. Megjithate nuk duhet harruar qe secili prej nesh ka llogjike dhe per pasoje eshte ne gjendje te ndaje te miren nga e keqja. Packa se impulsi i pare ndaj dickaje qe mund te duket apo jete provokative mund te jete te reciprokosh , eshte pashpirtesi dhe e patolerueshme qe te ngrish sopaten e ti hapesh kafken tjetrit. Bota nuk eshte gati te pranoje qe njeriu nuk eshte ne gjendje te vetekontrollohet pasi nese do te ishte keshtu ekzistenca jone do te ishte kaos dhe do ti kalonim ditet ne paranoje.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: NATURE VS NURTURE

Mendoj se faktori "Nature" eshte shume vendimtar, por jo cdo gje "mbaron" aty. Shume gjera mesohen nga pervoja, nga ballafaqimet qe te ofron jeta me realitetin. Ka vecori qe linden me njeriun, por shume vecori te tjera mesohen e kultivohen pa patur nevoje qe fillimisht ta kesh kete talent. I talentuar eshte edhe ai i cili zhvillon nje talent qe nuk e ka patur fillimisht.

Flm /pf/images/graemlins/smile.gif

P.S Me fjalen talent nenkuptoj fjalen "trait" ne anglisht. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

JORDAN

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Nature eshte e lindur apo dhe e trasheguar. Nurture eshte kujdesi, edukata apo rrethanat qe nje individ merr gjate zhvillimit te tij.
Nuk mendoj se duhet fajesuar plotesisht nurture per probleme te ndryshme ne jete. Nese do te ndodhte kjo, eshte njesoj si te gjesh fajin tek te tjeret gjithmone. Nuk eshte kjo rruga e duhur nese pretendohet zhvillim ne nivelin e zgjuarsise.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Njeriu eshte si nje cope balte qe mund ta perpunosh si te duash. Mund ta besh kriminel,pastaj bamires dhe anasjelltas.
Te gjitha ata turma komunistash fanatike qe vrisnin pa pike meshire borgjezet ishin kriminele te lindur?,,, te gjitha ata turma fashistesh, nazistesh, qe vrisnin pa meshire komunistet,cifutet,etj, ishin kriminele te lindur?
E keqja eshte veper e djallit dhe jo e njeriut.
Njeriu kur ben mire eshte vegel e zotit dhe kur ben keq eshte vegel e djallit.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Fillimisht postuar nga LIR111:
[qb] E keqja eshte veper e djallit dhe jo e njeriut.
Njeriu kur ben mire eshte vegel e zotit dhe kur ben keq eshte vegel e djallit. [/qb]
Atehere ne jemi si ato kukullat me duar e kembe te lidhura me tela qe i vene ne levizje aktoret, qe ju mungon edhe zeri dhe ne vend te kukulles flet po aktori :rolleyes:
 

Admir

Forumium maestatis
Re: NATURE VS NURTURE

Jemi "te infektuar" nga lloj-lloj elementesh, te pare e te papare, me dashje e padashje, nje perzierje e larmishme.
 

shine*

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Fillimisht postuar nga Anna O.:
[qb]
Fillimisht postuar nga LIR111:
[qb] E keqja eshte veper e djallit dhe jo e njeriut.
Njeriu kur ben mire eshte vegel e zotit dhe kur ben keq eshte vegel e djallit. [/qb]
Atehere ne jemi si ato kukullat me duar e kembe te lidhura me tela qe i vene ne levizje aktoret, qe ju mungon edhe zeri dhe ne vend te kukulles flet po aktori :rolleyes: [/qb]
Mire e ke ashtu i bie....

Nature vs. Nurture, ky diskutim ska fund mund te rrish me dite te tera edhe prap do arrish ne konkluzionin qe njera ploteson tjetren. Nuk mund ti ndash sepse ndikimi i njeres varet nga tjetra.
Une do te quaja nature skeletin, e nurture mbushjen.
Ne momentin qe lind ti je "skelet" dmth je i varur vetem nga cte ka dhene mamaja edhe babai. Ne fakt, tani qe po e mendoj edhe ne bark te nenes nuk je vetem i influencuar nga nature, sepse varet se çfar ushqimesh ha mamaja jote gje qe eshte part e nurture. Nejse.
Pastaj pasi del fillon hyn ne fuqi tamam nurture. Nuk ka pse te marr shembuj per te perkrahur njeren apo tjetren sepse çdo kush mund ti gjej te dya tek vetja e vet. Nese do shtrohej pyetja "Cila eshte me e fuqishme?" Kjo nuk do te kishte pergjigje sepse e para njehere nuk mund ti ndash e ti masesh te dya veç e veç. E dyta, secila eshte stimulus per shfaqjen e tjetres, qe e ben te pamundur dallimin midis fuqise. ............ Arsye te tilla ka plot, prandaj them qe mund te rrish me dite te ter, e prap do jesh tek fillimi.
 

eM

Paper Moon
Re: NATURE VS NURTURE

Nurture ne shqip se kam idene fare...

Mendoj se eshte bashkepunimi i Nature me Nurture qe formon njeriun ne individ. Sic tha dikush me siper, ka disa gene te cilat krijojne nje lloj karakteri tek personi. Gjithashtu ka gene te tjera qe cilat shkaktojne inbalancime (se kam idene nese ka nje fjale tamam ne Shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif ) ne kemikatet e trurit qe shpesh prodhojne sjellje ose karakteristika te ndryshme.
Ne te njejten kohe eshte koha, vendi, kultura, ekseperiencat dhe njerezit qe ka rethojne qe shpesh ndikojne ne dryshime.

Nuk e di sa e drejte eshte idea se njeriu eshte nje cope balte qe mund te behet cdo gje. Thjesht besoj se ka limite te caktuara deri te cilat nje person mund te zhvillohet dhe te ndryshoje. /pf/images/graemlins/smile.gif

eM
 

RaVeR

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Fillimisht postuar nga Anna O.:
[qb] Si perkthehet 'nurture' ne shqip? :idea: [/qb]
nurture ne shqip perkthehet ushqim/edukim por per mendimin tim ne kete rast me mire perkthehet si 'I/E kultivuar' ( jo e lindur ) ...

te kjo teme keni arritur deri tek nje pike por nuk ja paskeni vene kapakun ... nature vs. nurture ka fund ... eshte debat i zjarrte dhe kontroversial por megjithate nurture mbizoteron me te pakten 70 % ... pse ? nuk e di a keni degjuar ndonjehere apo jo per ato femijet qe jane rritur ne izolim te plote nga shoqeria ( feral children ), rasti me tipik eshte ai i femijeve te cilet jane rritur nga kafshet ( ujqerit ) si rasti i nje femije te quajtur Viktor i cili eshte gjetur ne nje pyll te frances ne shekullin e 18-te ... megjithese ai ishte njeri ( nature ) sjellja e atij ishte komplet asocjale, nuk e kishte nocjonin e humanitetit ( thjesht kafshe ). specjalist te fushes ( socjolog e psikolog ) u munduan te mesonin bazat e marredhenieve shoqerore tek viktori, por megjithe punen intiensive te tyre tre vjecare ... viktori nuk pati asnje ndryshim minimal dhe vdiq ne mizori . Nurture ( E kultivuara ) fiton dhe e lindura humbet . marrim prape rastin e kafsheve te cilat mund te flasin; disa shimpaze te cilet jane edukuar te komunikojne me ane te disa sistemesh simbolike etj. kafshe te cilat pas nje trajnimi shumekohor mund te marrin pjese ne nje bashkebisedim te thjeshte, dhe madje akoma ngelet enigme nqs ato kane aftesine e te menduarit/parashikuarit te situatave te ndryshme ... prape e fituara e mund te linduren.

majmunin po ta rrisesh ne nje familje, ne nje rreth shoqeror 'normal', ta trajtosh si njeri nuk ka per te qene asnjehere ne gjendje te asimiloje sa nje qenie njerezore. E lindura ka te beje shume, por e fituara eshte ajo qe te mban gjalle.

merrni per shembull njerezit 'e prapambetur' tek ato 'E lindura' ekziston, por 'e fituara' jo ... keshtu qe te veme pikat mbi i, e fituara eshte me e rendesishme se e lindura. Njeriu nuk lind me personalitet, e krijon ate gjate jetes.
 

b.k.

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Fillimisht postuar nga e:
[qb]
merrni per shembull njerezit 'e prapambetur' tek ato 'E lindura' ekziston, por 'e fituara' jo ... keshtu qe te veme pikat mbi i, e fituara eshte me e rendesishme se e lindura. Njeriu nuk lind me personalitet, e krijon ate gjate jetes. [/qb]
Une do ti pergjigjesha varet. Disa here aspekti biologjik eshte me i rendesishem (dhe kjo duket te crregullimet mendore qe jane ne disa raste 90% tek dy binjake monozigote, panvaresisht se mund te jene rritur ne ambjente te ndryshme), dhe ne disa raste ndikimi i ambjentit eshte aq i madh saqe tejkalon dhe predispozitat e lindura.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

nurture ne shqip perkthehet ushqim/edukim por per mendimin tim ne kete rast me mire perkthehet si 'I/E kultivuar' ( jo e lindur ) ...

Ky eshte perkthimi me i sakte qe kam degjuar, nuk me kishte shkuar mendja :thumbsup: Sa per ndarjen ne perqindje, kaq njera e kaq tjetra, per mendimin tim jane perpjekje te kota qe me teper tregojne dobesine e psikologeve qe perpiqen te demostrojne qe 'psikologjia eshte shkence' dhe huazojne metodat shkencore te shkencave egzakte, sikur te mos e dinin qe ne kohet e sotme koncepti per 'shkencen' ka ndryshuar dhe nuk eshte e domosdoshme qe dicka te shprehet ne shifra per te qene 'shkencore' dhe rrjedhimisht e vertete :shrug: Per temen ne fjale eshte krejt e pamundur te behet nje ndarje e tille me thike sepse njerezit jane te ndryshem, rrethanat, kushtet, kohet ndryshojne.
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

For those interested in this matter, I would advise to watch the PBS documentary on Genie; the girl who had been raised in isolation for the first 13 years of her life. The only people she ever saw were her parents and this contact occurred only during feeding. Needless to say,when found Genie couldn't talk or walk, and lacked social skills.
 

b.k.

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

I dashur Jensen,

Eshte e mundur te perktheni postimin tuaj. Mendoj se nuk do ta keni te veshtire, dhe u lejoni te gjithe anetareve te forumit tju kuptojne



flm
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Une kam ikur qysh 10 vjec nga Shqiperia dhe i kam te kufizuara mundesite e te shprehurit ne shqip. Per me teper, per gjera qe i kam lexuar e studiuar ne anglisht, e kam te pamundur perkthimin. Te me falesh... :rolleyes:

P.S. Vete titulli i temes eshte ne anglisht.
 

b.k.

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Fillimisht postuar nga Jensen:
[qb] Une kam ikur qysh 10 vjec nga Shqiperia dhe i kam te kufizuara mundesite e te shprehurit ne shqip. Per me teper, per gjera qe i kam lexuar e studiuar ne anglisht, e kam te pamundur perkthimin. Te me falesh... :rolleyes:

P.S. Vete titulli i temes eshte ne anglisht. [/qb]
Ke te drejte. Psikologjia ne shqiperi eshte shume pak e zhvilluar dhe si rrjelloje te rralla jane rastet kur ka terminologji te percaktuar.

NE fakt ne mundohemi te gjejme perkthime per terma shkencore, dhe per cka eshte e veshtire te perkthehet (si citime, poezi, ose terminlogji) ka me tolerance ndaj gjuheve te huaja.

Por ne kete rast shqipja me gabime ne nje bisede normale eshte me mire se anglisht, ndonese me vjen keq qe kjo mund te krijoje probleme per ju. :shrug:
 

RaVeR

Primus registratum
Re: NATURE VS NURTURE

Fillimisht postuar nga Jensen:
[qb] For those interested in this matter, I would advise to watch the PBS documentary on Genie; the girl who had been raised in isolation for the first 13 years of her life. The only people she ever saw were her parents and this contact occurred only during feeding. Needless to say,when found Genie couldn't talk or walk, and lacked social skills. [/qb]
E kam lexuar rastin e Genie ... shume rast interesant dhe prekes ... eshte nje nga rastet me ekstreme te "Ferile Children" por qe tregon tamam se c'nodh me njerezit nqs. ju mohoet e drejta per te marre pjese aktivisht ne relacjone socjale.

Edhe pas adobtimit te Genie nga nje familje shume e dashur e cila i perkushtoi asaj te gjithe dashurine e mundur, ajo nuk arriti kurre qe t'ju pershtatet njerezve ne aspektin socjal te jetes. Genie nuk ishte e rritur nga kafshet, as nga njerez normal te thuash ate qe eshte. Ajo thjesht nuk kishte patur mundesine te ishte pjese e nje jete socjale me baza te shendosha.

gjithe te mirat
 
Top