NATO dhe e ardhmja!

NATO dhe e ardhmja!

Ngjarjet e diteve te fundit konsumuan nje carje te madhe te aleances ushtarake perendimore. Ne dukje duket si nje carje e lehte, por ne thelb eshte shume e rende. Deklarimi hapur i Frances, Gjermanise dhe Belgjikes per mospranim te forcimit te mbrojtjes se Turqise, e cila do te jete shume e ekspozuar gjate luftes se pritshme me Irakun; eshte nje ngjarje shume e rende. Gjate me rreth 50 viteve te ekzistences se NATO-s nuk ka ndodhur nje nje e tille. Ndoshta dalja e Frances nga strukturat ushtarake ne vitet 60 mund te konsiderohet e tille, por kjo e diteve te fundit i kalon gjithe mosmarrveshjet e meparshme mes anetareve te aleances.

Mospranimi i ketyre shteteve per te zbatuar nje nga pikat kyce te "kushtetutes" se NATO-s, ve ne pikepyetje te madhe ekzistencen ne te ardhmen te kesaj aleance, madje ve "mbi tavoline" ceshtjen: Duhet te ekzistoje me nje aleance e tille apo jo?!

NATO qe krijuar mbi te gjitha kunder rrezikut sovjetik. Sot pas me shume nje dekade, kur ky rrezik nuk ekziston me- dhe kur nje pjese e rendesishme e aleateve te NATO-s bashkpunojne, madje dalin ne nje krah me pasardhesen e BS Rusine; duket se do te jete me e aferme dita qe kjo aleance do te behet krejt fiktve, ose do te shkerrmoqet.

Pervec mosekzistences me te rrezikur komunist, ndoshta ka dhe faktore te tjere qe do te shpien ne prishjen e kesaj aleance. Se pari eshte politika amerikane, e cila cdo dite e me shume po behet nje politike imperiale, nje politike qe thote hapur se nuk ka nevoje me per aleate te tjere - politike qe nuk e fsheh aspak deshiren per ta bere vendin qe perfaqson, sundues suprem te ketij planeti.

Se dyti eshte ridimensionimi i politikes europiane, e cila cdo dite e me shume po behet me e pavarur. E vetjma nga shtetet europiane qe ka pasur nje politike gati te pavarur ka qene Franca. Ne ditet e sotme asaj po i shtohet dhe aleati i saj me i madh i ketyre 50 viteve te fundit Gjermania. Duket se Gjermania po kerkon te marre vendin qe i takon ne skakieren boterore. Me ne fund gjermanet po hedhin tej kompleksin e fajit per luften e II dhe po kerkojne te jene nje faktor i vertete ne vendosjen e fateve te botes se sotme.

Gjermania dhe Franca po kane guximin te thone fjalen e tyre dhe te tregojne se ku nuk qendrojne gjerat dhe sigurisht prapa tyre do te vije dhe Rusia. Kjo me shume vetem e shtyre nga forca e zakonit, se sa e drejtesise. Sidoqofte po duket se ngjarje te reja po e presin boten. USA ndoshta do e fitoje lehtesisht luften qe do te beje, por disa gjera nuk do jene me si me pare. Qe sot prodhimi i shteteve te BE, ne krahasim me ate te USA, eshte me i madh. Shkerrmoqja e NATO-s eshte hapi i dyte qe do te shpie ne forcimin e nje poli te dyte qe do te jete konkurrenti i USA. Ndryshe nga Kina komuniste, diktatoriale ky do te jete demokratik si USA, me kulture gati te njejte dhe force ekonomike me te madhe, si rrjedhim dhe ushtarake!
 

jula

Primus registratum
Re: NATO dhe e ardhmja!

Gjermania, Franca dhe Belgjika nuk kane nder mend aspak ti mohojne Turqise mbrojtjen, e natyrshme ne kete rast.
Problemi eshte se pritet vendimi i OKB (formalisht) ne lidhje me konfliktin e mundshem iraken. Nqs dikush eshte duke punuar qe ideja e luftes te largohet, nuk mund te shprehej me nje vendim qe pohon direkt kthimin e nderhyrjes se armatosur ne fakt. Po sigurisht, per dike keto jane "vogelsira" te bezdisura te se drejtes nderkombetare dhe acarime nervash mbi nje vendim qe eshte marre me kohe ne rang Perandorie.

Mendoj se NATO nuk ka per te qene me ne trajtat aktuale, pas luftes irakene USA do te ndertojne nje riorganizim aleancash.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: NATO dhe e ardhmja!

Keto qe ndodhin jane gjera krejt normale ne nje bote te konkurences se lire nderkohe qe BE dhe NATO zgjerohen drejt Lindjes. NATO po transformohet nga nje organizate per tu mbrojtur nga BS ne nje organizate qe i ofron mbrojtje ish-vendeve komuniste. Por thelbi i saj i mbrojtjes strategjike te Perendimit nuk ka per te ndryshuar. BE-ja mund te kerkoje identitet te ri mbrojtes, por ende nuk eshte ne gjendje te perballoje e vetme nje invazion te Rusise apo te Kines. Per kete NATO eshte dhe do mbetet e paprekur. Nqse ka dallime ne zonat ku Amerika dhe BE-ja veprojne, ja ku e ka BE-ja forcen e re qe inaguron ne Maqedoni dhe le ta perdori.
 

assassino26

Primus registratum
Re: NATO dhe e ardhmja!

Amerika shpetoi Francen,Belgjiken dhe Gjermanine,nga komunizmi60 vjet me pare.Pa ndihmen e Amerekes sot e ksaj dite,franza Gjermania dhe shume shtete te Europes do ishin repiblika sovjetike,eshte ne interes te paqes nderkombetare,zhdukja e dikaturave.Per mendimin tim ka s'ka arme berthamore ne Irak Sadami duhet rrezuar nga pushteti.Ndoshta 1 dite do ngrihen kembet i bien kokes por do jete shume vone.
 
Top