Napoli, Saviano komenton videon: Kështu vret Kamorra

Napoli, Saviano komenton videon: Kështu vret Kamorra

NAPOLI- Një rrugë e ngushtë, një burrë që pret vdekjen duke tymosur një cigare dhe killeri që pasi i ka shtënë në kokë viktimës largohet me pistoletën në dorë me një shikim krenar dhe gati të buzëqeshur, indiferenca e qytetarëve që gati e kapërcejnë kufomën pa ndaluar fare, ndërkohë që pellgu i gjakut sa vjen e shtrihet mbi asfalt.

Kështu e përshkruan Roberto Saviano videon shok, që transmeton vrasjen e Mariano Bacioterracino, në 11 maj në Sanità, në qendër të Napolit.
Sipas tij, ky është tregues që Gomorra nuk është vetëm një libër dhe më pas një film, por është për fat të keq realiteti krudel i një qyteti që (si thotë Saviano) është në luftë.
Kurrë më parë filmimet për një vrasje mafioze nuk kanë qenë më të qarta se kaq, me shpresën se dikush mund të përdorë elementët e duhur për të bërë identifikim e duhur.
“Sot, sipas Prokurorisë së Napolit, nuk është e mundur të identifikohet as ekzekutori dhe as urdhëruesit e krimit”.

Ajo që godet më së shumti është normaliteti i gjithë ngjarjes, ajo që ngjet rreth vrasjes, para dhe veçanërisht më pas. Në pamje gjithçka shfaqet qartë, duket rruga e ngushtë, dyqani para të cilit ka xhiro njerëzish: dy vajza duken me motorr, një grua që sheh flokët në vitrinë, shitësi që shet cigare kontrabandë…

Bacioterracino, me pantallano gri e këmishë të bardhë për plot 4 minuta rri mbështetur para dyqanit, shikon përreth por duket krejt i pashqetësuar.
Edhe kur nga ana tjetër e hyrjes ndalon një burrë i veshur me xhinse dhe këmishë të bardhë, syze dielli. Edhe ky vështron rrugën deri sa kryqëzohen shikimet me viktimën.
Më pas shikon orën dhe largohet. Dhjetë sekonda më pas shfaqet killeri. Atlete, xhins, xhup i gjelbër dhe kapele në kokë, hyn në bar dhe del në më pak se 20 sekonda me pistoletë në dorë. Bacioterracino kupton se i ka ardhur fundi vetëm kur i afrohet vrasësi; por bie përtokë nga një e shtënë pas koke. Më pas, një tjetër goditje dhe vrasësi largohet, i qetë, me hapa të lehtë, me pistoletë në dorë, edhe pse është në sytë e të gjithëve që ndodhen aty dhe me një shikim që të sfidon.

Dëshmitarë, një grua, ambulanti i cigareve dhe një burrë q mban një fëmijë në krahë; edhe ajo e detyruar të shohë gjithë horronin.
Në këtë pikë shfaqet indiferenca; ndërsa Bacioterracino vdes, ambulanti largohet duke i hedhur vetëm një shikim burrit të shtrirë përtokë.
‘Pra kush qëllon, është krejt i qetë, nuk ka reagime nga njerëzit rrotull. Ky qytet është në luftë dhe njerëzit përjetojnë atë që ndodh me natyrshmëri, qetësi e indiferencë”- thotë Saviano.(Shekulli)

Shikoni Video http://www.youtube.com/watch?v=r9LrRhEx3t8

WHtWVmUa7hE

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25177. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25177

Top