Nano: Unë, xholi i majtë i zgjedhjeve lokale përballë Ramës. Shpërblimi, votat PD+LSI për postin e P

Nano: Unë, xholi i majtë i zgjedhjeve lokale përballë Ramës. Shpërblimi, votat PD+LSI për postin e Presidentit

TIRANË- Fatos Nano, ish-kryetar i PS-së, konfirmoi dje zerat qe qarkullojne prej ditesh ne Tirane se ai do sherbeje si “xhol” ne ndihme te kandidatit te PD+LSI ne zgjedhjet lokale, duke kandiduar si alternativa e trete perballe kandidatit te PS dhe atij te koalicionit qeverises.

Nano deklaroi ne emisionin Opinion se “unë do të kandidoj për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Unë jam kandidat potencial për këtë post”

Ai nuk ka pranuar të tregojë se nga cila parti do të kandidohet. Ndoshta nga PSV ose si kandidat i pavarur. Por eshte e qarte qe cdo kandidim i Nanos, thjesht do ndante votat e se majtes, duke pakesuar votat e Rames ose te nje kandidati tjeter te PS, dhe duke i dhene keshtu shans kandidatit te perbashket te PD dhe LSI per te fituar.

Skema qe ka kohe qe perflitet, parashikon qe “sherbimi” i Nanos ne zgjedhjet lokale, do shperblehet me kandidimin e Nanos president pak muaj me vone.

Si asnjëherë tjetër, ish-lideri socialist Fatos Nano, ka sulmuar ashpër jo vetem kreun e PS-së, Edi Rama, dhe të gjithë ish-kolegët e tij ndër vite, si Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Namik Dokle, që vijojnë të përkrahin liderin socialist, Edi Rama.

Nano u ka bërë thirrje anëtarëve të PS-së, që më 26 shtator, në fletën e votimit të shkruajnë me germa kapitale “Jo bojkotit”, ndërsa tregoi se në zgjedhjet e 28 qershorit nuk kishte votuar për PS-në.

Ish-kryetari i PS-së lavdëroi marrëveshjen Meta-Berisha, duke e cilësuar këtë të fundit si koalicion optimal.

Madje, gjatë intervistës, Nano është shprehur se pas daljes së tij në publik me Ilir Metën, ai kishte marrë mesazhe kërcënuese nga njerëz të afërt të kryetarit të PS-së, Edi Rama.(Shekulli)

-CmNwmk5WXc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22948. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22948

Top