Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007
ok
qe t'i japim fund kesaj teme po sjell ketu te gjithe mail nga demaptamenti i informacionit ne posten time (me pelqen te informohem dretjperdrejt <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> )
Subject: Kryeministri Fatos Nano takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në ShBA
Date: Sun, 28 Mar 2004 20:43:19 +0200
I nderuar Zotëri
Kryeministri Fatos Nano dje mbërriti në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.
Menjëherë, me të mbërritur në Washington, takimin e parë e bëri me
përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Në këtë takim Kryeministri Nano ju drejtua bashkëatdhetarëve:
&#8221;...Erdha të çmallem me çdo njërin prej jush. E shikoj që jeni mirë.
Dhe
ndoshta, siç po përfaqësohen shqiptarët e tjerë në aleancë më këtë vend
të
madh, me kështjellën e demokracisë botërore, siç na do zemra të
gjithëve
ta quajmë, të integroheni edhe ju në këtë vend të madh, në këtë
demokraci
kaq të hapur për të gjithë, kaq multietnike siç na duhet edhe nga anët
tona, të Ballkanit tonë të vuajtur. Unë sigurisht kuptoj akoma më mirë
që
ju kini mbijetuar krahas kontakteve shume të dobishme me autoritetet e
Shteteve të Bashkuara se si mund të jemi më pranë njëri tjetrit, si
mund
të gjesdisim të ktheheni pa u larguar më nga ky vend, as prej atje. Pra
ç&#8217;
mund të bëjmë akoma më shumë per vendin tonë në një rrugë që s&#8217;ka
kthim,
në këtë rrugë që na ka bërë kaq të rëndësdishëm edhe për SHBA, këtë
vend
kaq të madh, në këtë rrugë që po na afron dhe po na integron me
qytetërimin më të zhvilluar perëndimor, në këtë rrugë ku dhe tregjet
tona
po hapen dhe po fitojnë aktorë të tjerë ndërkombëtarë, ku sipërmarrësit
shqiptarë, ku një grup simpatik prej të cilëve po më shoqëron edhe në
këtë
vizitë, po lëvizin ndoshta më shumë se ju për të shfaqur vlerat dhe
aftësitë tona sipërmarrëse dhe konkuruese dhe për të ndihmuar edhe ata
me
lirinë që gëzojnë atdheun e tyre të përfaqësohet denjësisht. Shikoj që
koefiçientët e bukurisë dhe të cilësisë janë po kaq të pranishëm edhe
në
këtë mjedis të vogël sa në Shqipërinë moderne që po lind, ashtu siç
shoh
që ndonjë trishtim, ndonjë vemendje pas, te secili prej jush, prek të
afërmit në nevojë, prek hallet tona të përbashkëta të cilat të jeni të
sigurt, nuk mund të përballohen pa forcuar marrëdhëniet midis nesh,
solidaritetin mbarëshqiptar, për ta integruar Shqipërinë tonë të vogël
po
me shumë vlera në komunitetitn e kombeve të përparuara të botës.
Tani do të preferoja të zbrisja në nivelin tuaj.
Ju uroj të gjithëve mbarësi!&#8221;
Takimi ishte teper emocionant dhe Kryeministri ju pergjigj interesimit
te
perfaqesuesve të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara
të
Amerikës.
Subject: Kryeministri Fatos Nano takohet me Presidentin e Fondit Shqiptaro &#8211;Amerikan për ndërmarrjet, M. Granof
Date: Sun, 28 Mar 2004 21:24:21 +0200
I nderuar Zotëri
Sot, Kryeministri Fatos Nano, në ditën e dytë të vizitës së Tij në
Washington, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Fondit Shqiptaro &#8211;
Amerikan për ndërmarrjet, M. Granof. Fondi Shqiptaro &#8211; Amerikan është
ngritur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nxitjen e
projekteve amerikane për zhvillimin e biznesit të vogël e të mesëm në
Shqipëri.
Në këtë takim Presidenti M. Granof dhe Kryeministri Fatos Nano kanë
biseduar për nxitjen e projekteve amerikane për zhvillimin e mëtejshëm
të
biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
Subject: The Prime Minister Fatos Nano participated in the memorial service of the March 11 Madrid bombings
Date: Mon, 29 Mar 2004 11:52:36 +0200
I nderuar Zotëri
The Prime Minister Fatos Nano participated today in Madrid, in the
memorial service of the March 11 terrorist bombings. The memorial
service
was held in the Almudena Cathedral, at the center of Madrid, where
participated the highest world personalities.
The memorial service opened with the National Spanish Hymn, with the
presence of King Juan Carlos and the royal family. The service was done
by
the Cardinal Antonio Rouco Varela.
The Prime Minister Nano, on the occasion, on behalf of the Government
of
Albania and the Albanian people, expressed to King Carlo, the sympathy
and
solidarity with the Spanish people. He assured the Spanish Prime
Minister
Jose Luis Rodriguez Zapatero that Albania will continue to cooperate
closely with Spain, in the common challenges for the triumph of the
democracy values, peace, stability and progress in the world. The Prime
Minister Zapatero thanked the Prime Minister Nano, the Government of
Albania and the Albanian people for the support and solidarity.
The Prime Minister Fatos Nano was invited to join the European leaders
in
this memorial service of the March 11 Madrid bombings. In this ceremony
will participate the American Secretary of State Colin Powell, the
British
Prime Minister Tony Blair, the French President, Jacques Chirac, the
German Chancellor, Gerhard Schroeder, the Irish Prime Minister, Berti
Ahern, the President of the European Commission, Romano Prodi, the
President of the European Parliament, Pat Cox, the Polish Prime
Minister,
Leszek Miller, the Prime Minister of the Czech Republic, Vladimir
Spidla,
the Prime Minister of Romania, Adrian Nastase.
On the bombings of March 11, these years, in a train station in Madrid
lost their lives and were injured tens of innocent people.
Subject: Kryeministri Fatos Nano merr një mesazh përshëndetës nga Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis
Date: Mon, 29 Mar 2004 14:29:14 +0200
I nderuar Zotëri
Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh përshëndetës nga
Kryeministri
i Greqisë Kostas Karamalis.
Në këtë mesazh zoti Karamanlis shprehet:
&#8220;Dëshiroj t&#8217;ju siguroj Ju se qeveria e re e Greqisë do të përpiqet për
të
zhvilluar më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe bashkëpunimin në të
gjitha
fushat. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një partner të rëndësishëm
strategjik në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm për të punuar sëbashku
për
të shikuar përpara drejt sfidave të reja të epokës sonë dhe për t&#8217;u
ofruar
mundësi të reja për progres dhe prosperitet popujve tanë.
Përfitoj nga rasti për të nënvizuar angazhimin tonë politik për të
forcuar
dhe për të çuar përpara perspektivën europiane të vendeve të rajonit
dhe
për të konsoliduar vlerat dhe parimet europiane në të mirë në
stabilitetit
dhe zhvillimit të rajonit. Greqia do t&#8217;i qëndrojë përkrah Shqipërisë në
rrugën e saj të integrimit euroatlantik&#8221;.
Subject: Kryeministri Fatos Nano takon personalitete të larta të NATO-s dhe Senatit Amerikan, në Uashington
Date: Mon, 29 Mar 2004 19:05:13 +0200
I nderuar Zotëri
Kryeministri Fatos Nano është takuar dje, gjatë një pritje të veçantë
me
rastin e pranimit të shtatë vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut,
me
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Scheffer, me Kryetarin maxhorancës
së
Senatit amerikan, Bill Frist, si dhe përfaqësuesin e lartë amerikan në
NATO, Nicolas Burns.
Disa kohë më parë ishte e paimagjinueshme zgjerimi i shpejtë i NATO-s,
u
shpreh kryetari i maxhorancës në Senatin amerikan Frist, ndërsa tani,
NATO
do të ketë 10 anëtarë të rinj dhe iu ka ardhur tashmë rradha
Shqipërisë
dhe dy vendeve të tjera që kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut me
Shtetet
e Bashkuara të Amerikës, të bëhen së shpejti pjesë e Aleancës së
Atlantikut.
Autoritetet e larta amerikane dhe ato të NATO-s, vlerësuan në veçanti
rolin e rëndësishëm të Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare për nxitjen
e
stabilitetit dhe paqes në rajon.
NATO, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Schefer, - njeh dhe çmon së
tepërmi qëndrimin dhe mesazhet tuaja gjatë situatës më të fundit në
Kosovë
dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Prishtinës, për të
normalizuar
situatën atje.
Përsonalitetet e larta të politikës amerikane dhe të NATO-s u shprehën
se
e ardhmja e Shqipërisë në NATO, duket më e afërt se kurrë.
Po dje në mbrëmje, Kryeministri Nano është takuar me Kryetarët e
qeverive
të 7 vendeve, anëtarë të ardhshëm të NATO-s, si edhe me Kryeministrat e
Kroacisë dhe Maqedonisë. Këto vende do të priten sot në Shtëpinë e
Bardhë
nga Presidenti amerikan George Bush në ceremoninë e pranimit të
anëtarëve
të rinj të NATO-s.
Sot në mesditë Kryeministri shqiptar do të takohet në Departamentin e
Shtetit me sekretarin Colin Powell, dhe më pas rreth orës 2:25 me orën
lokale të Washingtonit, Kryetari i Qeverisë Shqiptare do të jetë në
Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet edhe me Presidentin Bush dhe do të
jetë i pranishëm në ceremoninë e pranimit të anëtarëve të rinj të
NATO-s.
Subject: Kryeministri Fatos Nano takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit Kolin Pauell
Date: Tue, 30 Mar 2004 14:31:42 +0200
I nderuar Zotëri
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë dje, në ceremoninë e paraqitjes
së
instrumenteve të ratifikimit të Traktatit të NATO-s, për të cilët
Shtetet
e Bashkuara janë depozituese, e zhvilluar në Departamentin e Thesarit,
në
prani të Kryetarëve të Qeverive të vendeve të sapoanëtarësuar dhe
Sekretarit Amerikan të Shtetit Kolin Pauell. Kryeministri Nano u takua
në
këtë kuadër me Sekretarin Amerikan të Shtetit Kolin Pauell.
Z. Pauell gjatë këtij takimi ka vlerësuar hapat e Shqipërisë drejt
reformave integruese dhe përpjekjet e saj për tu bërë anëtare me të
drejta
të plota në NATO. Sekretari Amerikan i shtetit është shprehur se
Shqipëria
është tashmë shumë afër integrimit në NATO dhe për këtë ka mbështetjen
e
SHBA.
Kryeministri Nano theksoi se Qeveria e Shqipërisë e konsideron SHBA-në
si
partner strategjik duke u shprehur më tej se jemi të vendosur të
forcojmë
bashkëpunimin rajonal, duke luajtur një rol të rëndësishëm për
stabilitetin, paqen dhe integrimin në rajon, si parakusht të integrimit
euro-atlantik.
Subject: Kryeministri Fatos Nano takon Presidentin e SHBA Xhorxh W.Bush
Date: Tue, 30 Mar 2004 14:36:43 +0200
I nderuar Zotëri
Kryeministri Fatos Nano dje është takuar në Shtëpinë e Bardhë me
Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush.
Presidenti i SHBA i ka shprehur Kryeministrit Nano mbështejen e plotë
të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një integrim sa më të shpejtë të
Shqipërisë në NATO.
Kryeministri Fatos Nano, nga ana e tij, garantoi Presidentin e Shteteve
të
Bashkuara të Amerikës se Shqipëria është e vendosur në rrugën e
progresit
dhe zhvillimit, në rrugën e reformave të gjithanshme për forcimin e
demokracisë, si dhe në rolin e saj për nxitjen e stabilitetit dhe paqes
në
rajon dhe kudo në botë, duke qenë gjithashtu, aleate e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Menjëherë pas këtij takimi duke iu përgjigjur edhe interesimit të
medias
Kryeministri Nano u shpreh: &#8220;Kjo është një ditë historike për të gjithë
shqiptarët, kur Presidenti i SHBA garantoi mbështetjen për futjen e
Shqipërisë së shpejti në NATO. Unë e ndaj këtë mesazh që Presidenti më
transmetoi me të gjithë shqiptarët.
Presidenti Amerikan gjatë ceremonisë së zgjerimit të NATO-s me shtatë
anëtarë të rinj, të zhvilluar në Kopshtin Jugor të Shtëpisë së Bardhë
shprehu falënderime për Kryeministrin e Shqipërisë, sëbashku me
Kryeministrin e Kroacisë dhe Maqedonisë, të cilët kanë nënshkruar
Kartën e
Adriatikut, dhe ishin të pranishëm në këtë ceremoni në Shtëpinë e
Bardhë.
Presidenti Bush ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në Afganistan dhe
Irak.
Presidenti Amerikan tha se vendet që kanë nënshkruar Kartën e
Adriatikut,
Shqipëria Maqedonia dhe Kroacia po ndërtojnë demokraci të forta në
vendet
e tyre që mund të kontribuojnë në përpjekjet e NATO-s për tu zgjeruar.
SHBA mbështet këto përpjekje. Dera e NATO-s do të mbetet e hapur derisa
e
gjithë Europa të bashkohet në liri dhe paqe.
Subject: Deklarata e Kryeministrit Fatos Nano në konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrave pjesëmarrës në ceremoninë në Shtëpisë së Bardhë
Date: Tue, 30 Mar 2004 16:31:19 +0200
I nderuar Zotëri
-Kryeministri Nano i përgjigjet edhe interesimit të gazetarëve
shqiptarë,
të pranishëm në këtë eveniment-
Kryeministrat, pjesëmarrës në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë, dhanë
një
konferencë të përbashkët për shtyp në National Press Club në
Uashington,
ku Kryeministri Nano deklaroi:
&#8220;Dëshiroj të jem po aq i hapur sa Presidenti Bush dhe Sekretari i
Përgjithshëm i NATO-s dhe liderët e tjerë të shquar këtë pasdite. Cdo
shqiptar përshëndet këtë ditë, kur 7 nga 10 vendet e Grupit të Vilnusit
iu
bashkua NATO-s si anëtarë me të drejta të plota. Dhe ne, tre të tjerët,
jemi afër këtij qëllimi.
Tani ne po marrim vendime të rëndësishme për ta bërë të qëndrueshme
demokracinë, shtetin ligjor dhe ekonominë e tregut. Ne e dimë mirë, ta
meritosh NATO-n dhe anëtarësimin në BE, ky është çelsi. Ne duhet të
luftojmë për ta fituar atë, të luftojmë për lirinë dhe kundër
terrorizmit.
Kjo na vë para detyrës ta fitosh vendin në NATO, ta renditësh veten
midis
kampionëve të demokracisë. Ne tani jemi kontribues në çështjet e
sigurisë
dhe jo thjesht konsumatorë. Në këto çaste forcat komando shqiptare po
luftojnë për lirinë dhe kundër terrorizmit në divizionin ajror 101 në
Mosul dhe në Afganistan me 20 trupa të tjerë. Zotohem që Shqipëria do
të
vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë e saj, përfshirë edhe rolin e saj
moderator si lider rajonal.
Një nga eksperiencat më të mrekullueshme që kemi fituar në 13 vjet të
evolucionit demokratik është miqësia dhe aleanca. Ne duhet të forcojmë
fort fuqinë e shenjtë të partneritetit. Unë ju garantoj se ne do ta
kthejmë vendin tonë të shquar në një shoqëri të shquar. Sesa e
rëndësishme
është kjo dhe sesa e rëndësishme është Amerika për ne shkon përtej
gjeopolitikës. Kjo është një ndjenjë që prek thellë shpirtin e çdo
shqiptari&#8221;.
Pyetje: Mund të thoni se ç&#8217;përfituan tre vendet e Kartës së Adriatikut
nga
kjo ditë?
Kryeministri Nano: Anëtarësimi në NATO do të thotë më shumë se
modernizimi
i një ushtrie. Kështu ne do të vazhdojmë të fokusohemi në çështje të
tjera
të rëndësishme që kanë të bëjnë me forcimin e institucioneve
demokratike,
forcimin e sistemit të drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë
korrupsionin me të gjitha mjetet, në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të
luftojmë terrorizmin, ashtu siç kemi bërë deri tani bashkë me të gjithë
aleatët tanë.
***
Po ashtu, Kryeministri Nano i është përgjigjur edhe interesimit të
medias
shqiptare, e pranishme në këtë eveniment.
Pas takimit me Presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush, Kryeministri Nano
tha
se &#8220;kjo është një ditë shumë e madhe për historinë e të gjithë
shqiptarëve
dhe Shqipërisë sonë të shtrenjtë. Sot në Shtëpinë e Bardhë u ngrit
flamuri
shqiptar tre vendet tona të Kartës së Adriatikut u ftuan në paradhomën
e
NATO-s ku u anëtarësuan 7 vendet e Grupit të Vilnius. Me Presidentin
Bush
ndiejmë të njëjtën miqësi dhe partneritet, kemi ofruar të njëjtin
zhvillim
të dyerve të hapura të NATO-s dhe të komunitetit perëndimor për
Shqipërinë
dhe Ballkanin. Është një ditë që duhet ta ndajmë gëzimin me ju dhe
nëpërmjet jush me të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh drejt të
ardhmes sonë të shkëlqyer&#8221;. I pyetur mbi çështjet të cilat u diskutuan
në
takimin e Kryeministrit Nano me Presidentin Amerikan, zoti Nano u
shpreh:
&#8220;u fol për të gjitha aspektet që sjellin Aleancën tek ne, që
transformojnë
vendet tona dhe Ballkanin në prodhues të sigurisë dhe jo në konsumatorë
të
saj. U fol për progresin që ndodh edhe në përafrimin tonë me BE-në, i
cili
natyrshëm konsolidon partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe proçesin
e
anëtarësimit në NATO&#8221;.
Lidhur me të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zoti Nano
nënvizoi se detyrat janë të qarta dhe koha nuk është e pafund. &#8220;Besoj
se
Samiti i Stambollit i qershorit të këtij viti do të konsolidojë
mesazhin e
partneritetit me vendet e Adriatikut, duke shpallur jo vetëm që dyert e
Aleancës janë të hapura dhe tre vendet e Kartës së Partneritetit
Adriatik-Shtetet e Bashkuara janë kandidatët e ardhshëm, në samitin e
ardhshëm&#8221;.
Përsa i përket angazhimeve të përbashkëta mes vendeve për anëtarësimin
në
NATO, zoti Nano u përgjigj: &#8220;ne jemi në një plan veprimesh të
përbashkëta
që lidh jo vetëm secilin nga vendet tona me NATO-n dhe me Shtabin e
Përgjithshëm të saj, por dhe me njëri-tjetrin në kuadrin e
partneritetit
të Kartës së Adriatikut, i cili krahas detyrave të shtëpisë për
modernizimin dhe strukturimin e Forcave të Armatosura, për forcimin e
komponentëve të sigurisë, që krahas shtetit ligjor, forcojnë garancitë
për
një shoqëri të lirë dhe të hapur, për një shoqëri të drejtë ku
qytetarët
lëvizin bashkë me kapitalet, kursimet apo vlerat e tyra të mbrojtur nga
ligji njëlloj si në vendet e tjera. Ka edhe veprimtari të tjera si
ushtrime të përbashkëta, mbrojtja e përbashkët e kufijve, lufta e
përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, të cilat na bëjnë
të
ndjehemi më të shumtë në numër dhe më cilësorë në efekte, në procesin e
përafrimit dhe të arritjes së standarteve për anëtarësim edhe në NATO
dhe
në Bashkimin Europian&#8221;.