Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

komino

Valoris scriptorum
Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Nano ne SHBA, takim me Bush
Presidenti amerikan fton Kryeministrin shqiptar ne Uashington. Me 29 mars biseda ne Shtepine e Bardhe, se bashku me kreret e qeverive te Maqedonise e Kroacise. Nano, takime me komunitetin shqiptar, organizatat financiare nderkombetare dhe perfaqesues te kompanive amerikane. Kongresi i SHBA: Shqiperia ne NATO, perpara 2007

Elton METAJ

Fatos Nano do te udhetoje pas 10 ditesh drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes per t'u takuar ne Shtepine e Bardhe me Presidentin Xhorxh E. Bush. Nje vizite qe do te permbushe edhe nje objektiv politik te Kryeministrit te Shqiperise, pas mbeshtetjes se hapur per Uashingtonin gjate luftes ne Irak dhe dhenies se imunitetit per shtetasit amerikane nga Gjykata Penale Nderkombetare.

www.korrieri.com


Mos lejoni te intepretohet si miqesi e mire nano Bush por Shqiperi Amerike

Nano nuk beri asgje - vetem dha pergjigje pozitive ndaj disa "pyetjeve retorike"
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

SHBA: Shqiperia, ne NATO me 2007
Shqiperia do te ftohet per t'u anetaresuar ne NATO jo me vone se viti 2007. Kongresi Amerikan ka hartuar nje projekt-rezolute, ku i rekomandon qeverive te vendeve anetare te Aleances se Atlantikut te Veriut, qe Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia te anetaresohen ne kete organizem brenda tre viteve te ardhshem. Duke patur parasysh afirmimin e vlerave te Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, te konkretizuara ne Karten e Adriatikut, gjuha e perdorur ne kete projekt-rezolute ne perkrahje te anetaresimit ne NATO eshte shume me inkurajuese dhe e avancuar se ne dokumentet e meparshme lidhur me kete ceshtje. Ne menyre te vecante ne kete projekt- rezolute vleresohen hapat e hedhur ne Forcat tona te Armatosura ne reformimin, ristrukturimin dhe aftesimin e tyre, te shprehura keto edhe ne veprimtarite e perbashketa me ushtrite e vendeve anetare te NATO-s, si dhe hapat konkrete ne kuader te realizimit te detyrave qe dalin nga Plani i Veprimit per Anetaresim. Rezoluta vlereson Qeverine e Shqiperise dhe Maqedonise per pjesemarrjen dhe kontributin e dhene ne operacionin "Liria e Irakut" dhe ne Forcen e drejtuar nga NATO per Asistencen ne sigurimin e Afganistanit.
www.korrieri.com
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Fillimisht postuar nga -gene-:


Mos lejoni te intepretohet si miqesi e mire nano Bush por Shqiperi Amerike

Nano nuk beri asgje - vetem dha pergjigje pozitive ndaj disa "pyetjeve


retorike"
thumbsup.gif

Tash fole mir or lum miku.
thumbsup.gif
 

the hitman

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Me falni,po une nuk e kuptoj se pse obsesioni i Fatos Nanos nuk u shqitka dot nga cdo mendim qe shfaqet mbi politiken shqiptare.Sali Berisha ju ka hipnotizuar me fiksimet e tij qe nuk e lene te fleje gjume?

Ketu behet fjale per viziten zyrtare te kryeministrit te Republikes se Shqiperise ne Washington.C'hyn miqesia Nano-Bush ketu?Marredheniet Nano-Bush nuk jane si marredheniet Blair-Bush apo Aznar-Bush apo Berlusconi-Bush.Megjithate,megjithe te metat dhe mungesat karakteriale qe ka,Fatos Nano ka shume miq mes politikaneve te huaj dhe elites se huaj.Eshte tip i qefit,qe krijon miqesi kollaj me gjithe te pasurit.Komplet diametralisht i kundert me doktorin psikopat.

Nejse,ketu flitet per nje vizite zyrtare te shefit te ekzekutivit ne U.S.A nga e cila ai shpreson te perfitoje natyrisht legjitimim dhe kredi politike.Hyrja e Shqiperise ne Nato dhe B.E(integrimi euro-antlatik i famshem,pra) eshte edhe,per nje dekade te pakten,i pamundur.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

ftesa eshte pikerisht nje mundesi "kreditimi" politik si shperblim per mbeshtetjen ne irak, afganistan dhe ceshtjen e qytetareve amerikane ne gjykaten penale nderkombetare

pasojat e kesaj mbeshtetje do te reflektohen ne marredheniet e shqiperise me BE me vone

nderkohe nano merr meritat e integrimit ne Nato (qe po humbet kuptim dita dites) dhe ata qe do te vijne pas tij do te vuajne pasojat ne perpjekjet ne integrimin ne BE

Nuk dua te them aspak se qeveria shqipetare veproi keq (ky eshte diskutim i gjate) por "cmimin" per kete e paguan populli shqipetar dhe jo nano (i cili tenton te marre vetem meritat - me ose pa dashje qofte)

Mos e kreditoni nanon per kete fakt (do te ishte i natyrshem kreditimi politik ne keto raste)
 

the hitman

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] ftesa eshte pikerisht nje mundesi "kreditimi" politik si shperblim per mbeshtetjen ne irak, afganistan dhe ceshtjen e qytetareve amerikane ne gjykaten penale nderkombetare

pasojat e kesaj mbeshtetje do te reflektohen ne marredheniet e shqiperise me BE me vone

nderkohe nano merr meritat e integrimit ne Nato (qe po humbet kuptim dita dites) dhe ata qe do te vijne pas tij do te vuajne pasojat ne perpjekjet ne integrimin ne BE

Nuk dua te them aspak se qeveria shqipetare veproi keq (ky eshte diskutim i gjate) por "cmimin" per kete e paguan populli shqipetar dhe jo nano (i cili tenton te marre vetem meritat - me ose pa dashje qofte)

Mos e kreditoni nanon per kete fakt (do te ishte i natyrshem kreditimi politik ne keto raste) [/qb]
Asnjeri nuk mundohet t'i jape Fatos Nanos me shume se cfare i takon(se ka me teprice).Nuk ka nevoje te kesh mbaruar shkenca politike per te kuptuar se analiza e mesiperme eshte logjikisht e sakte.Vetkuptohet qe amerikanet e ftuan Fatos Nanon,per te cilin kane aq simpati sa per Sali Berishen,thjesht ne shkembim te perkrahjes qe kane nga Shqiperia.Natyrisht,Nano,mendja e te cilit eshte e absorbuar nga lufta ndaj kundershtareve te tij politike,do ta perdori kete si kredi perballe Berishes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

eshte disi veshtire te thuash ASNJERI

Nano (si kushdo tjeter) do te perpiqet te perdore kete rast qe i jepet dhe po nu pati zera qe rremojne kunder (pervec zerit te pavlere te berishes) ai do te kete sukses dhe nuk do te thuash me ASNJERI
shrug.gif


Nuk po bejme ndonje shkence - thjesht po disktutojme nga jeta politike
 

DFV

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Sigurisht Nanos i ka ardhur A-si ne dore gje qe ai, si kushdo tjeter ne vend te tij do di ta perdor pikerisht ne keto momente te veshtira qe po kalon qeveria qe ai drejton.
Pas deklarimit te ambasadorit amerikan Xhefri se pushteti nuk nderrohet ne rruge por nepermjet parlamentit, mendoj se Berisha ka marr nje paralajmerim, ndersa Nano me Shqiperia ne NATO dhe me viziten ne shtepin e bardhe mund ti jepet mundesia te qeverise, pa e vrare mendjen per varferin e shqiptarve, deri ne 2005.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Asnjë organizatë e diasporës nuk pranon të presë Nanon

Zbardhet axhenda e vizitës së kryeministrit në SHBA, e cila mbahet në kuadrin e një samiti trepalësh të nismës "Adriatik 3" Kryeministri shkon në Uashington, pas kërkesës së Maqedonisë për të ndryshuar formatin e samitit, për shkak të mungesës së presidentit të saj, ndërkohë që nuk planifikohet një takim bilateral me presidentin amerikan Zyrtarët e Këshillit të Ministrave u përpoqën dje të minimizonin rëndësinë e spekulimit që vetë përhapën në një media, një ditë më parë, lidhur me vizitën e kryministrit Fatos Nano në SHBA, si dhe takimin me presidentin Bush, por jozyrtarisht, burime nga kryeministria dhe presidenca, sqaruan edhe arsyet zyrtare të vizitës. Meqenëse Maqedonia është aktualisht me president të përkohshëm, samiti katërpalësh i nismës "Adriatik 3", nismë e ideuar që në samitin e NATO-s të Pragës, në nëntor të 2002-it, për të ndihmuar Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë, zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, planifikuan ndërrimin e formatit në një samit të kryeministrave të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor. Axhenda e vizitës së kryeministrit Fatos Nano, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ende nuk është zbardhur, por mësohet se, nuk është planifikuar asnjë takim bilateral me presidentin Bush, përveç seancave plenare të samitit, ndërkohë që kryeministrin e ka braktisur si rrallëherë, e gjithë diaspora shqiptare. Zyrtarët e Nanos negociuan për disa ditë një takim të rëndësishëm të tij me bashkatdhetarët, por ia kanë arritur vetëm të blejnë një drekë me disa shqiptaro-amerikanë në një restorant në Nju Jork, pa kurrfarë përfaqësimi zyrtar të diasporës, as të "Vatrës" e as të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.
 

atleti

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

zoti NANO do takoje BUSHIN dhe keshtu do e zgja
se edhe ca karjeren e tij te famshme politike.
Cdo kemi ne shqipetaret?
Votat do vidhen, korupsioni do vazhdoje,fytyrat
me te shemtuara dhe koruptuar do vazhdojne te ulen
ne makinat e tyre lluksoze ministrore duke u ruaj
tur nga police te shumte se tani jemi ne lufte
kunder terorizmit dhe jeta e ministrave tane te
dhjamur rezikohet serjozisht.
I nderuari ambasador i amerikes do takoje cdo dite
politikane dhe do ju mesoje si jane regullat e de
mokracise dhe asnje nuk proteston ose e kundershton, as levizja MJAFT .
Asnje shqipetar nuk mer guximin dhe ti tregoje se
cilat jane regullat e diplomacise ketij zoterije.
Zeri i popullit do kete shume mundesi te shkruaj
per kualicionin e famshem aq sa nuk meret vesh se ku eshte komanda e IRAKUT ne BAGDAT apo TIRANE.
KASTRIOT SULCE AUSTRI
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Dfar kane Bushi dhe Nano te perbashket???

1.Te da kane ardhur ne pushtet pas problemesh me numrimin e votave.
Njeri Florida e tjetri Dushku

2. Te dy akuzohen momentalisht nga kandidatet qe duan tju zene vendet per mashtruse dhe hajdute.

3. Te dy jane arrogante.

4. Te dy nuk pyesin per demostrimet e popullit, por fryhen dhe bejne te fortin megjithese jane nga 160 cm <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

5.Te dy kane qene ose jane pijanec te deklaruar. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

6. Te dy po shohin se si mandati i tyre politik po mbaron dhe ata gjate gjithe kohes ishin per popujt: Mashtruset,hajdutet,arrogantet.


Le te takohen dhe te nderrojne eksperience per zgjedhjet qe po afrojne.
Kane sec mesojne nga njeri tjetri.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

mesa duket

Nano nuk e takoi bushin fare

I futi dore bixhoz te i kazino per qef te tra...
dhe paska treguar se eshte po aq koketrashe sa ata qe "protestuan" perpara shtepise se bardhe kunder KRYEMINISTRIT TE LIGJSHEM SHQIPETAR
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

isaku thote qe kane edhe gjithe ato gjera te perbashketa

si t'a interpretojme tani?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

punen e kazinose e lexova ketu ne forum

shpresoj te jete nje shaka dhe te mos e kete bere vertet idoiti kete trapllek
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

Nuk eshte e vertet se Nano nuk e ka takuar Bushin. Shkoni te arkivi i fotografive i faqes zyrtare te kryeministrise, www.keshilliministrave.al per ta pare vete realitetin.

Viziten Nano si politikan qe eshte ka te drejte ta perdore ne cdo forme qe i intereson atij. Ne cdo situate kjo vizite i jep pike Nanos pasi ishte politika pro-amerikane dhe roli stabilizues ne rajon i Shqiperise qe na afroi kaq afer ketij evenimenti.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

E Merkure, 31 Mars 2004


BUSH ANULLON TAKIMIN E PARALAJMERUAR NGA NANO

Nuk besojme se ka shqiptar qe te mos gezohet per hapat qe ben Shqiperia drejt afrimit me standardet demokratike te vendeve perendimore. Edhe lajmi qe Shqiperia, Kroacia e Maqedonia jane afer pranimit te tyre ne NATO, eshte nje lajm qe gezon gjithe shqiptaret kudo qe ata ndodhen. Kjo eshte njera ane dhe me kryesore e problemit. Porse opinioni publik ishte fryre dhe mashtruar tej mase jo nga thelbi, por nga "levozhga". Para nisjes Nano kishte lene te kuptohej se do te pritej me gjemime topash ne Shtepine e Bardhe per ndihmen qe i dha Bushit per Irakun. Por Nano harron se ne Shqiperi pozite-opozite jane proamerikane.

Kryeministri i Shqiperise mori me vete gazetare te shumte, te cilet do te jepnin momentin kur Presidenti Bush do te dilte per ta pritur me lule. Nano nuk harroi te merrte biznesmenet e pagimit te faturave qejfopaguese sa here ai kapercen kufirin. Mori edhe Xhoanen, e cila pelqen kostumet e modes se fundit, te cilat kushtojne nga 10-18 mije dollare. Gjate gjithe ketyre diteve, disa media servile, ne vend qe te gezoheshin per afrimin e Shqiperise ne NATO, e devijuan gjithe problemin ne te ashtuquajturin "takimi koke me koke Nano-Bush". Natyrisht, ashtu ishin porositur nga stafi nanoist. Nje "telelajm" njoftonte paraprakisht me buje se Nano do te pritej nga Bushi per nje ore ne nje takim "koke me koke"! Nje tjeter gazete me ngjyra, njoftonte si me korrier per nje jave rresht lajme te takimit historik Nano-Bush. Media te tjera, sic duket te blera "per nje kacidhe", vazhduan tere keto dite te frynin tullumbacen kryeministrore permes lajmeve qe merrnin jo nga gazetaret, porse nga pronaret e tyre, te cilet marrin tendera dhe prona nga kryeministri. Te gjithe e fryne viziten e Nanos ne Uashington, sikur Presidenti Bush do te priste ne nje takim te vecante kryeministrin shqiptar, Fatos Nano. Edhe vete Nano, qe i kishte perhapur fjalet para takimit, ishte i bindur se Presidenti Amerikan do t'i kushtonte nje takim te vecante. Por, sic u pa dhe sic shikohet edhe nga e vetmja fotografi qe ka derguar kryeministria, zoti Nano eshte pare ne Kopshtin e Shtepise se Bardhe mes nje numri te madh te ftuarish. Me pas, ne nje cep tavoline me shume te tjere, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan. Por takim koke me koke apo diku ne korridore nuk eshte bere. Te pakten deri mbreme nuk na e konfirmoi asnje zyre shteterore apo e ambasades amerikane ne Tirane. Nese do te ishte bere, nuk do te vononte TVSH-ja e Zhejit ta jepte ore e cast, dite-nate. Takim koke me koke quhet fjala vjen takimi qe ka bere ish-presidenti amerikan Klinton me ish-kryeministrin Majko apo me e vecante dhe me zyrtare mbetet takimi Bush-Berisha dhe Bush-Meta. Ndersa "takimi" i Nanos me Bushin eshte sic thote nje fjale e urte popullore "njatjeta ju 7 kryeministra qe u futet ne NATO, njatjeta edhe ju te tjeret!". Tek "te tjeret" futet edhe kryeministri shqiptar. Megjithate lajmet qe vinin nga Uashingtoni nuk qene te mira per zyren kryeministrore. Por ehe per mediat e blera, te cilat lane per gjithe naten gazetaret roje prane kompjuterave ne pritje te nje fotografie apo lajmi per "takimin koke me koke" Nano-Bush! Vetem dje pasdite arriti me ne fund nga kompjuterat e keshilltareve te Nanos nje foto e madhe, ne nje tavoline ku merrnin pjese kryeministrat e shtate vendeve anetare dhe tre vendeve kandidate per ne NATO, ku ben pjese edhe Shqiperia.

Sigurisht, ne nuk gezohemi per kete fakt. Ne na vjen keq ku e ka cuar imazhin e Shqiperise zoti Nano, aq sa hyn ne Kopshtin e Shtepise se Bardhe dhe nuk e pret Presidenti Bush. Amerikanet e studiojne cdo levizje, cdo berje apo jo te fotografise me Presidentin e tyre. Ata e dine se c'bejne, ndaj drejtojne Boten. Ata nuk duan qe ndjenjat dominuese shqiptare anti-Nano te kalonin ne antiamerikane. Kesisoj, ata i bene nje "nder" zotit Nano, duke e futur vetem ne Kopshtin e Shtepise se Bardhe. Por me kaq. Nuk mund te pranojne ata shkeljen e parimeve te Demokracise. Ata mbeshtesin popullin shqiptar dhe jo personat. Shtepia e Bardhe, kur don te te respektoje deri ne fund, te pret te pakten per minimumi dy minuta Presidenti. Mjafton te kujtojme ketu se ish-Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush "i vjetri) ka pritur zyrtarisht ish-presidentin Berisha. Presidenti Klinton eshte takuar me ish-presidentin Meidani dhe ish-kryeministrin Majko. Presidenti Xhorxh E. Bush ka pritur ish-kryeministrin Meta. Bile takimi Bush-Meta ka zgjatur jashte cdo parashikimi. Fotografite e takimit u nxoren ne cast e jo sic thonin mbreme nga zyra e shtypit e kryeministrit Nano ne Tirane se "nuk jane lare akoma fotografite e takimit Nano-Bush"! Hajde c'logjike e genjeshter! A thua se Amerika vuan per laboratore per te lare fotografite. Amerika po shkon ne planetin Mars. Kur pyetej zyra e shtypit e kryeministrit dje se "a eshte bere takimi koke me koke me Presidentin Bush?" te thonin jo pa humor, se "takimi ka qene sekret dhe ruhet konfidencialiteti"! A thua se Nano eshte Toni Bler apo Shirak!

Natyrisht, fakti qe Presidenti Bush nuk e priti kryeministrin shqiptar, te pakten ne nje takim qofte kortezie, vetem per vetem, tregon se amerikanet kane verejtje dhe pikepyetje te shumta per politiken shqiptare. Para nisjes mediat pro-Nanos dhe vete Nano ishin karikuar se do ta priste me nderim te vecante Presidenti Bush, do te benin fotografi bashke, do te pinin kafene bashkerisht. Por asnje nga keto nuk ndodhi. Jo per fajin e Shtepise se Bardhe, porse "bardhesia" e kryeministrit tone eshte bere njolle e zeze ne tere Europen.

Re.Po.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano takon Bush - shqiperia ne Nato me 2007

nuk po e marr vesh kete pune une

DIKUSH KISH LENE TE KUPTOHEJ SE...

dhe nqs kjo nuk vertetohet do te thote se ...


Une shpresoj qe perfaqesuesi i shqiperise te jete trajtuar po aq mire sa te tjeret (2 te tjeret ne te njejtin pozicion)dhe jo me keq.
Nese te tjeret nuk kane patur takim koke me koke me perfaqesuesin e USA nuk me behet vone qe nuk e ka patur dhe kryeministri yne


Thashe kryeministri (perfaqesuesi) dhe jo nano sepse nuk ka asnje rendesi per mua ne kete rast (si e thashe me lart, nuk i jepja kredi nanos per kete)

A me sqaron dikush tani cfare do te thote KISH LENE TE KUPTOHEJ SE ... ???
 
Top