NANO SI SOMOZA
kastriot
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] Kush te ndikoje kur vete KRIETARI tradheton/shkel me kembe interesat e cameve shqiptare; kur politiken tone e udhezon/keshillon lobi grek; kur kryeminisri i nder vendeve me te varfra te Europes i ofron Amerikes 200 trupa per ne Irak kur vete Indonezia e madhe muslimane nuk ka me shume se 100 trupa atje ? Apo do i paguajme me dollaret e Bankes Tregetare qe shitem se fundja "leku nuk rri tek fukaraja, ashtu sic vjen iken" ...
... [/qb]
Te gjitha keto kane nje shpjegim mjafton te shikosh me vemendje fotografine
url]
RobertdeNiro
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Bush: Irak, mirënjohje për komandot shqiptarë
N. Perndoj, Shekulli , 16/04/2004
“Në emër të popullit amerikan, dëshiroj t’ju falenderoj ju për mbështetjen e palëkundur dhe të vendosur të Shqipërisë, në arritjen e paqes dhe demokracisë në Irak. Sulmet e fundit kundër civilëve irakianë, personelit të sigurimit dhe forcave të koalicionit nga ekstremistë të dhunshëm janë një sfidë e drejtpërdrejtë për përpjekjet tona për të ardhmen e demokracisë, që ne të gjithë mbështesim, në Irak. Përpjekjet tona të përbashkëta për forcimin e sigurisë janë të pareshtura dhe të suksesshme. Forcat shqiptare e kanë paraqitur veten në misionin e tyre me aftësi dhe trimëri, dhe ne i jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre”, -thuhet në mesazhin e presidentit Bush.
Blerina Hoxha,Korrieri,21.04.2004
Perfundimisht Shqiperia nuk ka arritur te kualifikohet per te perfituar nga fondi 1 miliarde dollaresh qe administrata e Presidentit Amerikan, Xhorxh E. Bush ka vene ne dispozicion te vendeve te varfera, te perfshira ne inisiativen e Synimeve te Mijevjecarit. Lajmi eshte bere i ditur ne nje raport paraprak te botuar ne faqen zyrtare te internetit te Koorporates se Re te Synimeve te Mijevjecarit (Center for Global Development), nepermjet Steve Radelet, nje nga drejtuesit e qendres. Nga 63 vendet e mundshme qe mund te perfitonin nga kjo nisme, Shqiperia nuk eshte kualifikuar, pasi nuk ka arritur te plotesoje te 16 indikatoret te vena si kushte per te qene pjestare e ndihmes miliona dollareshe. Ne baze te ketij raporti ne maj te ketij viti administrata e Presidentit Bush do te shpalle listen e vendeve qe do te perfitojne nga ndihma. Keshtu pas monitorimit qe qendra u ka bere vendeve kanditate eshte arritur ne konluzionin se 8 vende, ne te cilat perfshihet edhe Shqiperia nuk plotesojne kushtet per perfituar nga fondi 1 miliarde USD. Shkak themelor per skualifikimin e ketyre vendeve mbetet niveli i larte i korrupsionit, i cili per Shqiperine eshte cilesuar specifikisht me i larte se niveli mesatar qe Qendra per Zhvillim Global ka marre ne konsiderate per te bere kualifikimin. Keshtu Shqiperia renditet serish me Moldavine, Kenian, Bangladeshin, Gjeorgjine, Indonezine dhe Tanzanine.
vitela
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Shkoni tek adresa www.cgdev.org dhe klikoni experts/experts by country dhe emrin steve radelet. Aty keni artikull per MCA qe perfshihet edhe Shqiperia, piket etj.
koppertoni
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb]Bush: Irak, mirënjohje për komandot shqiptarë
N. Perndoj, Shekulli , 16/04/2004
“Në emër të popullit amerikan, dëshiroj t’ju falenderoj ju për mbështetjen e palëkundur dhe të vendosur të Shqipërisë, në arritjen e paqes dhe demokracisë në Irak. Sulmet e fun**********
Perfundimisht Shqiperia nuk ka arritur te kualifikohet per te perfituar nga fondi 1 miliarde dollaresh qe administrata e Presidentit Amerikan, Xhorxh E. Bush [/qb]
Thashe une paraja paraja paraja! I plasi Nanos per Amerikanet & Irakenet. Nano shikon xhepin e tij. Badakci qe ka vene gjithe shqiptaret te grijne sallate.
aspahiual
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
haha i paska mbetur thate Nanos  .
RobertdeNiro
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Halabaku Fatos Nano,gjate vizites ne USA perzihet nga lokali.
Ngjarja e shëmtuar dhe axhenda e fshehtë e Nanos në New York, u zbulua nga gazetarët e konservatives njujorkeze "New York Post", Richard Johnson, Paula Froellich dhe Chris Wilson, më datën 8 prill 2004. Ajo, duket se nuk i shkon në drejtimin e deshirueshëm Nanos, dhe e ka futur në siklet atë e shpurën e tij, duke u larguar atë menjëherë nga lokali. Njoftimet e medias amerikane, të cilave u referohet dhe informacioni ynë, thonë se më datën 6 prill 2004 në mbrëmje, ka ndodhur edhe ngjarja, kur midis personave që kanë shoqëruar Fatos Nanon dhe rojeve të lokalit "Madison Avenue Eatery" në Nju Jork, pronë e pronarit amerikan Nello Balan, ka pasur fyerje dhe kërcënime të karakterit ordiner. Besohet se rojet e lokalit në rrugën Madison Avenue Eatery, pasi janë siguruar që një grup kilentësh ku midis tyre ndodhej edhe një person, i cili nuk donte t'ia dinte për të zbatuar dhe nënshtruar rregullave të qytetit mbi pirjen e duhanit në vendet publike, i kanë kërkuar atij (Fatos Nanos) të largohet me forcë nga lokali. Pronari i lokalit Nello i ka "hungëruar" me të madhe i inatosur Nanos, duke i bërë thirrje rojeve të tija se :"I thuaj atij (Fatos Nanos) "se president në restorantin tim është vetëm Gorge Bushi, vetem ai mund të pijë duhan, por edhe ai nuk është duhanxhi". Nano i tërhequr nga shpura që e shoqëronte, ka shmangur konfrontimin kur është larguar i nevrikosur dhe i ofenduar rëndë, nga përzënia e dhunshme që i bërë nga rojet e lokalit, - citon gazeta konservative njujorkeze New York Post.
Kryeministri halabak, ka harruar qe nuk ishte ne Shqiperi.
Ne New York Tos burgaxhiu nuk i dergon dot pronarit te lokalit policine ndertimore,per prishjen e lokalit te ndertuar pa leje.
RobertdeNiro
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] NANO SI SOMOZA
Nese Bush nuk e mbeshtet plotesisht zgjidhjen e favorshme per statusin e Kosoves, dhe nese ai nuk i kerkon Departamentit te Shtetit dhe individeve si Mark Grosman, Xhejms Xhefri, dhe Liza Teper te ndalojne se beri syrin qorr ndaj praktikave te korruptuara te Nanos, dhe nese nuk i jep urdher Prokurorit te Pergjithshem, Xhon Eshkroft, dhe Departamentit te Drejtesise te filloje hetimin e menjehershem te Nanos, atehere ka ardhur koha qe shqiptaro-amerikanet te mos votojne per Bushin.
Ps:Botohet per here te pare fjala e intelektualit shqiptaro-amerikan Geri Kokalarit, diten qe kryeministri Nano vizitoi Shtepine e Bardhe
Marre nga KJ [/qb]
E sheh cfar na beri Kokalari?
Na e moren kapellen e gjate ( Xhefri) dhe na e shpune ne Irak.
I uroj Xhefrit lart e me larte,ne Irak.
shshshshshsvuuuuuuuuuupssssssss.
Leopardii
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Keshtu Shqiperia renditet serish me Moldavine, Kenian, Bangladeshin, Gjeorgjine, Indonezine dhe Tanzanine.
no comment
glaukus
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Do vazhdojme kete teme duke e pasuruar me "xhevahiret" e kryeministrit Nano te cilat do shoqerohen me fotot e nevojshme, megjithese edhe me pak humor, ashtu sic i pelqen te thumboje/godase edhe kryetarit socialist.
Citimet jane thenie e bema te atij qe po i vjen prapa historia ... socialiste.
Pra nje rubrike e tipit:
url]
Na falni per prapashtesen jo shqipe te shumesit te fjales foto por s'ke ç'i ben greqishtes qe na eshte futur aq shume ne jeten tone parlamentare/politike... ne fakt doja te thoja gjuhesore (ekonomike).
Le ta fillojme me pershendetjen nga levizja qe Nanua nenvleresoi:
Shekulli, 28 janar 2004
Nano eshte detyruar te nderroje dje axhenden e tij, per te pritur ne vilen Kryeministrore, perfaqesues te shoqerise civile dhe levizjeve qytetare. E gjitha kjo, vetem pak ore pasi nje nate me pare, disa dhjetra te rinj, kane zbritur nga "Qyteti Studenti" per te protestuar para zyres se tij, per nderprerjen e dritave dhe ujit ne godinat e tyre. Mes te ftuarve te shefit te qeverise, ka qene edhe njeri prej drejtuesve te "MJAFT", te cilen vetem 10 dite me pare, gjate festimeve te pervejtorit te Forumit Rinor Eurosocialist, ai e kishte cilesuar si nje "levizje trotuaresh".
Nje kthese 180 gradeshe kjo, qe me shume se ndryshim qendrimesh e mendimesh, tregon se levizjet e fundit qytetare i jane imponuar klases sone politike, si nje realitet i ri ne Shqiperi.
Biznesi.com 8janar '04
Kur Lëvizja "MJAFT!" marshoi në 1 prill 2003 me pankarta që uronin politikanët për festën e tyre (bëhet fjalë për festën e ditës së gënjeshtrave), Nano nuk reagoi sepse, siç duket, e konsideroi atë marshim si një shaka rinore pa zarar. Kur lëvizja "MJAFT!" marshoi kundër gjakmarrjes, përsëri Nano nuk reagoi sepse, në fund të fundit, gjakmarrja është një problem i izoluar në zonat e thella veriore.
Kur lëvizja "MJAFT!" protestoi kundër keqtrajtimit të shqiptarëve në Greqi, Nano e toleroi sepse shigjeta e protestës drejtohej jashtë kufijve shtetërorë dhe vetëm terthorazi e prekte atë vetë. Kur lëvizja "MJAFT!" organizoi protestën kundra ministrit të brendshëm Luan Rama, Nano shtrëngoi dhëmbët nga inati, dhe nën trysninë e opinionit publik, u detyrua ta plotësonte kërkesën për shkarkimin e ministrit. Edhe protestën kundër rritjes së tarifave telefonike nga Albtelekomi, Nano e gëlltiti sepse qëlloi të zhvillohej tamam në kohën kritike kur ai po merrej me qërimin e hesapeve brënda partisë së tij. Por me protestën për energjinë elektrike përpara vilës qeveritare ku ka ngritur përkohësisht shtatmadhorinë kryeministrore, kupa u mbush siç duket.
5000 kartolina per Nanon, Koha Jone, 15 janar'04
Te pakten pese mije qytetare kane preferuar qe te lene nje mesazh te shkruar brenda saj. Ndersa mijera te tjere kane mbajtur te ndezur qirinjte ne kujtim te te reneve te tragjedine e Karaburunit. Duket se kete radhe opinioni qytetar nuk ka patur nevoje te sensibilizohet per t'u bashkuar me levizjen "MJAFT".
Zoti Kryeminister kerko falje! Kjo eshte kerkesa e vetme e levizjes "MJAFT" dhe mijera qytetareve te cilet e kane mbeshtetur ate gjate diteve te fundit. Nuk duan asgje tjeter prej qeverise, vetem qe ajo te pranoje mangesite e aksionit te nates se 9 janarit, ku u shkaktuan 21 viktima. Por as nje veprim te tille nuk denjojne te ndermarrin kreret kryelarte te qeverise. Per nje arsye te tille, drejtuesit e levizjes "MJAFT" kane ndermend qe ta vazhdojne kete proteste paqesore derisa kryeministri Nano te reagoje. "Levizja MJAFT eshte thellesisht e indinjuar nga qendrimi i kryeministrit te vendit, i cili ndonese i kthyer me dy dite vonese ne krye te detyres, ia delegoi te gjithe fajin per ate qe ndodhi me 9 janar vetem strukturave te rendit dhe sherbimeve inteligjente" thuhet ne deklaraten e levizjes "MJAFT". Per kete arsye, drejtuesit e kesaj levizje kerkojne nga ana e institucionit te kryeministrit dhe qeverise qe ai drejton, te kerkoje ndjese per kete ngjarje e cila rendon drejtperdrejt ne ndergjegjen e klases politike shqiptare dhe politikeberesve aktualisht ne pushtet. Nga ana tjeter, levizja MJAFT, ka denoncuar dhe perfshirjen e policise ne gjestin e nates se 12 janarit duke hequr te gjithe qirinjte dhe mesazhet e lena nga qytetaret ne trotuarin perballe kryeministrise.
Gjithashtu policia ka tentuar gjate gjithe dites se djeshme te ndaloje protesten qytetare, paqesore dhe te ligjshme. "Kjo situate vetem e rendon gjendjen e qeverise shqiptare, duke tentuar te bllokoje zerin e protestes qytetare e duke thyer keshtu nje nder te drejtat baze kushtetuese te cdo qytetari shqiptar" thuhet ne deklaraten e levizjes MJAFT.
Korrieri, 5 shkurt '04
Pasurohet me levizje te reja jeta publike dhe politike e vendit, duke filluar nga Levizja "Mjaft", ajo per "Mbrojtjen e Qytetareve", per "Mbrojtjen e Konsumatorit", deri tek Levizja me e fundit e PD: "Nano ik". Kryetari i PD Sali Berisha, eshte perpjekur dje qe te aresyetoje politikisht faktin se perse partia qe ai drejton, nismoi Levizjen "Nano ik", e cila pritet te inagurohet nga PD me 7 shkurt ne sheshin "Skenderbej" dhe ne disa qytete te tjera te vendit.
url]
glaukus
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Koha Jone, E Merkure, 21 Prill 2004
SI E SHOQEROVA NANON, "TRIMIN E XHA JAHOS"
Flet Luan Pobrati, specialisti i njohur i sherbimeve inteligjente, i burgosur tre here nga regjimi politik i Berishes.
Shfaqja e tij ne opinionin publik, permes shkrimeve publicistike ndodhi ne kushte kur ai kercenohej permes burgosjeve politike, rrjedhoje e qendrimeve denoncuese ndaj veprimeve antiligjore dhe antikushtetuese te SHIK-ut te Gazidedes. Fakt eshte se burgosjet e njepasnjeshme nuk sherbyen per te heshtur e mbyllur gojen e Pobratit, por ne te kundert, ato u kthyen ne bumerang per vete regjimin e kohes.
Pobrati mbetet nga specialistet qe njeh mire sherbimet inteligjente dhe dihet se gjate burgosjeve te tij, eshte ballafaquar brenda "qytetit-burg" edhe me Fatos Nanon.
Gazetari E. Gjoka - Eshte me interes per lexuesin te mesoje oret e fundit te qendrimit ne burg te Nanos me Pobratin dhe largimin me 13 Mars 1997 pas ngjarjeve te atij viti, si dhe disa opinione e qendrime lidhur me cka ndodh sot ne SHISH.
Pobrati - (permbledhje)
Ne pergjigje te pyetjes, detyrohem te kthehem ca ne kohe, e te merrem me gjera qe te perbashket kane veshtiresite e sakrificat, pra te flas per kohen e burgut, per te cilen pranoj, se bashkohem me thenien e Nanos, ne nje interviste dhene te ndjerit Keko, pak pas arrestimit, ku citohej: "Ne banoret e qytetit te burgut ndjehemi me te lire se pjesa jashte tij".
Me Nanon ne burg, jam ballafaquar ne shkurt te 97'-s dhe kam qendruar deri ne 13 mars, die kur pas hapjes se burgjeve e kam shoqeruar per ne shtepine e tij.
Ju me pyesni se "kur me ka pelqyer me shume, gjate kohes ne burg apo jetes si kryeminister". Nanon si person e kam njohur pak, por nuk mohoj qe kam vleresuar tek ai, gjera qe me shume thuheshin se posedon, se sa kisha konstatuar se ai mbart.
Ne kete kontekst nuk harroj pershtypjen qe krijova ne momentin qe e takova ne burg. Ai ishte shendoshur se tepermi.
Ne qafe mbante tre varese te medha floriri. Byzylyket prej ari nuk i mungonin as ne duar. Gishterinjte mbushur me unaza. Ndihej nga kushdo qe e shihte, tendenca per te poseduar qofte edhe si stoli, sa me shume ar.
Qeshte per gjithcka qe flitej dhe cdo bisede e shnderronte ne humor. Ishte e veshtire te kuptoje cka ndodhte jashte ne popull kur shikoje dhe degjoje cka fliste, e cka bente Fatos Nano ne burg. Mos harroni, ishte mars `97-tes. Vendi ziente nga pragu i luftes civile. Gjithcka shikoja dhe degjoja,nuk doja ta besoja dhe kurrsesi ta mendoja si pjese te permbajtjes se njeriut, emri i te cilit, jo vetem te une shoku i burgut, por per qindra e mijera shqiptare, ishte kthyer ne simbol. Por, le te mos te zgjatem. Fatos Nano i sotem, i ngjan dhe ka per sozi te tij, veten e burgut te djeshem.
Por le te vazhdojme te flasim per shoqerimin e te burgosurit politik, Fatos Nano drejt shtepise se tij. Ora tregonte 17 e 30 minuta kur para dhjetra e dhjetra policeve e mjaft forcave ushtarake qe ndodheshin te dislokuara para dyerve te burgut, dolem. Ata na shoqeronin me sy. Nga aty u nisem e vajtem ne shtepi ku vec pjesetareve te familjes gjetem dhe avokatin Agim Tirana. Nano perqafoi me radhe Xhinen, motren e tij dhe me ka mbetur ne mendje casti kur babai i Fatosit, Thanasi, perqafoi te birin duke i thene: "Erdhe o trimi i xha Jahos".
Ne Sherbimin Informativ, sot ndihet ne prag te deres, rreziku i penetrimit ne te, te njerezve qe zot kane partite dhe jo ligjin, pasi kuadro drejtues te saj, duke qene produkt i kompromiseve mes forcave politike, ne fazen e pare u karakterizuan nga muajt e "kulacit". Ne kete te dyten, per hir te konfliktit te ndezur mes pozites dhe opozites, shoqerohen nga muaji i "kerbacit". Te larguarit si te majte, po zevendesohen nga te afruarit e djathte. Dukuri te cilen nuk duhet ta lejoje Presidenti i Republikes.
Ja edhe mendimi i nje prej figurave te respektuara socialiste, Rexhep Mejdani:
“PS arriti ta kthente Fatos Nanon, nga një i burgosur ordiner në një të burgosur politik dhe më tutje t’i jepnin lirinë në vitin 1997”
url]
Ose trokit - KETU ... nqs nuk hapet.
RobertdeNiro
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Kokalari:
Nese Bush nuk e mbeshtet plotesisht zgjidhjen e favorshme per statusin e Kosoves, dhe nese ai nuk i kerkon Departamentit te Shtetit dhe individeve si Mark Grosman, Xhejms Xhefri, dhe Liza Teper te ndalojne se beri syrin qorr ndaj praktikave te korruptuara te Nanos, ... atehere ka ardhur koha qe shqiptaro-amerikanet te mos votojne per Bushin
Intervista e ambasadorit amerika dhënë televizionit Top Channel
Iki se më urdhëroi Presidenti Bush!
Z. Xhefri, faleminderit që jeni sonte në "Shqip" në intervistën tuaj të fundit si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Dhe faleminderit që do të shpjegoni, për here të pare, zyrtarisht, arsyet e largimit tuaj nga Shqipëria përpara përfundimit të mandatit tuaj këtu.
Faleminderit shumë që më keni ftuar; është një kënaqësi që jam këtu. U kontaktova nga Sekretari i shtetit dhe nga Presidenti Bush që më kërkuan nëse do të shërbeja si Zëvendës i Ambasadorit Negroponte në misionin tonë të ri, i cili do të fillojë funksionimin më 30 qershor në Irak. U shpjegova që kisha një mision këtu që ishte shumë i rëndësishëm dhe që më pëlqente absolutisht të punoja me popullin shqiptar dhe të jetoja në Tiranë. Ata më thanë që ishte absolutisht e nevojshme që të largohesha, megjithatë, dhe mua më duhet të ndjek urdhrat.
glaukus
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
30/04/2004 Shekulli
Iraku, Nano ndihmon veten - nga Gary Kokalari
Shqipëria ka dëshmuar gatishmërinë e saj për të rritur numrin e trupave në Irak. Si amerikan, e mbështeta presidentin Bush në luftën e Irakut dhe në luftën madhore kundër terrorizmit. Pasi kam udhëtuar në Lindjen e Mesme në disa raste, duke u familjarizuar disi me politikat dhe historinë e këtij rajoni, si dhe duke pasur miq dhe kolegë biznesi nga ajo pjesë e botës, unë besoj se kam një aftësi të kuptuari më të mirë se mesatarja mbi dinamikën e këtij rajoni të trazuar dhe për çështjen e luftës kundër terrorizmit. Dhe në saj të interesave afatgjata të stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe të mposhtjes së terroristëve, SHBA nuk mund të tërhiqet nga kjo fushatë. Dikur kam deklaruar se Shqipëria duhet të mbajë një marrëdhënie të ngushtë me Amerikën, dhe se Shqipëria duhet të mbështeste luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu mendova se Shqipëria kishte meritat e saj në kontributin që dha me dërgimin e një numri të vogël trupash mbështetëse, vitin e shkuar në Irak.
Kur Shqipëria i dërgoi fillimisht trupat në Irak, megjithëse situata nuk ishte e sigurtë, siç do ta pohonte çdokush, mjedisi ishte shumë më i ndryshëm nga ç’është sot. Fatkeqësisht Iraku është përkeqësuar në një teatër të ashpër luftimesh, dhe vdekja e ushtarëve, si dhe e personelit joushtarak është rritur ndjeshëm me më shumë viktima në radhët e koalicionit brenda këtij muaji se në çdo periudhë tjetër gjatë këtij konflikti. Si rrjedhojë, rreziku është rritur në mënyrë të konsiderueshme, dhe çdo ushtar shqiptar do të ishte në situatën më të rrezikshme të mundshme. Dhe për çfarë? A do të mund të bënin ndonjë ndryshim këta ushtarë shqiptarë shtesë në fitoren apo humbjen e kësaj lufte?
Le t’u kthehemi fakteve. Zbarkimi i trupave shqiptare nuk do të ketë ndonjë ndikim në përpjekjet luftarake amerikane në Irak. Në të vërtetë ky është një gjest simbolik që po përdoret nga administrata e Bushit për të mbështetur konceptin se ekziston një “koalicion” që lufton përkrah Shteteve të Bashkuara. Dhe në të njëjtën kohë po përdoret si një gjest nga Fatos Nano në përkrahje të administratës së Bushit, me shpresën se kjo marrëdhënie do ta ndihmojë atë të mbajë pushtetin e tij mbi burimet ekonomike të Shqipërisë. Është një marrëdhënie interesash, dhe jo e një rëndësie strategjike.
Me angazhimin fillestar të trupave të saj, Shqipëria e ka bërë tashmë gjestin e saj simbolik ndaj Amerikës. Dhe çdo gjë përtej kësaj, mund të shihet si një dhurim i dikutueshëm kapitali njerëzor nga Fatos Nano, me qëllim që të rrisë mirënjohjen e administratës së Bushit për qëllime vetjake. Në thelb, Nano tani po luan me jetë shqiptarësh në mënyrë që të përmirësojë axhendën e tij personale. Nëse këta ushtarë arrijnë të shquhen në Irak, ata do ta rrisin imazhin e Shqipërisë në sytë e amerikanëve. Por nëse ndokush prej këtyre shqiptarëve të rinj do të kthehet në shtëpi brenda një arkivoli, shpresoj që Fatos Nano ta shikojë nënën e tij në sy dhe t’i shpjegojë përse birit të saj iu kërkua të kryente sakrificën e fundme. Meqenëse Nano na paska një dhunti për gjeste të tilla, përse nuk merr parasysh të dërgojë vetë djalin e tij në Irak? Çfarëdo që Nano të vendosë në kuadër të zbarkimit të trupave në Irak, Shtetet e Bashkuara duhet ta dinë se janë ndjenjat e forta pro amerikane të shqiptarëve, që e lejojnë Nanon të vendosë në pikëpyetje jetët e shqiptarëve të rinj, dhe përsa kohë interesat amerikanë janë në rrezik, Nano bëhet shumë i gjindshëm. Megjithatë, nëse Nano është vërtet i interesuar të realizojë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër terrorit, ai duhet ta përqendrojë vëmendjen e tij në dhënien fund të nivelit të lartë të korrupsionit politik dhe të luftojë krimin e organizuar, pasi dihet se kriminalitetit dhe terrorizmi rendin në rrathë bashkëqendrorë. Dhe së fundmi, është shumë më e lehtë për Nanon të dërgojë burra të rinj në betejë për të zbutur amerikanët, se sa ç’është për të të fillojë një përpjekje serioze për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin, që ai e di se mund të shkaktonte shfronësimin e tij. Pavarësisht nga dallimet e opinionit që mund të ekzistojnë rreth arsyeve shumë të qarta të dërgimit të trupave në Irak, të rinjtë shqiptarë që me aq fisnikëri po shërbejnë në këtë luftë, si edhe ata që mund të thirren për të zëvendësuar jetët e tyre në të ardhmen, duhet të përkrahen nga populli shqiptar dhe ai amerikan. Dhe këta ushtarë shqiptarë duhen respektuar për trimërinë e tyre dhe për rolin që luajnë në mbrojtjen e lirisë tonë të përbashkët.
*Përktheu Ervin Qafmolla
Bukuroshja
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Do deshiroja tju thoja dicka ju shqiptareve qe beni llafe shume e pune pak
BASHKOHUNI EDHE CLIROJENI SHQIPERINE NGA NDYRESIRA Nano
Persa i perket Garit
Cdo njeri ka te drejten e fjales
Ay nuk eshte duke i kerkuar te keqen Shqiperise
RobertdeNiro
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Nikoll Lesi ka nisur te botoj per cdo dite ne gazeten “ Koha Jone” , ndodhi te halabakut Fatos Nano, ne te cilat Lesi ka qene vet i pranishem.
Une shkeputa nje Fragment nga botimi i djeshem dhe i sotem.
Lexoni dhe shihni se sa poshte kemi rene si komb, kur mbajme nje halabak te tille si kryeminister.
…Pasi kishte kaluar nja tre ore pije e ngrenie afer detit nje telefon i bie kryetarit Nano. "Do ta shkaterroj ! Ka per ta pare ai mut ! Do te me pres buken mua ai kokemadh ?!- bertiste e ulerinte Nano ,aqsa tavolina ngriu. "Dicka e madhe do te kete ndodhur "- me thote nje nanoist nga e djathta. Nderkohe Nano ishte larguar paksa nga tavolina, por gjithsesi degjohej se cfare thoshte. Nuk kishte nevoje te mbaje veshet ngrehur, pasi ai bertiste e shante me fjalorin me te fundit. "Ore bythqire ! Kush kujtoni se jam une ! Do t'ju shkrije. Si, si guxoni te pushoni Dhimitraq Raftin, drejtorin e Pergjithshem te Telekomit ?! As nuk me rruhet per PS e as per KPD. Do t'ju ** nenat ! "- e mbylli biseden, nuk dihet se me cilin foli dhe erdhi , rrufiti dhe nje teke tjeter. U ngrit dhe iku. Tavolina ngriu. Ika dhe une…
..." Une te jap mandatin e ti merr edhe anijen kjo nuk eshte pare"-tha prape zoti Nano, aq sa te tjeret kthyen koken. "Anija" ishte mandati, o zoti kryetar. Ma fute ne korrik me Celibashin . Tani jam ne molo. Jemi 1 me 1"- ia ktheva dhe ula ne tavolinen perballe. " Shiko, cfare shkedhate qenka ky Lesi ! Ma futi ! Si nuk e pikasa kete gje qe t'ia hiqja prape mandatin tek Celibashi"- iu drejtua ai Arben Malajt dhe shikoi nga une.
Kaq ishte historia e "anijes" se Shengjinit, per te cilen zoti Nano mendonte se do te mund te rruante nja 100 mije marka gjermane…
… Me kerkon kryeministri Meta qe te shkoje ne vilen e tij per darke. Ne vilen qeveritare gjeta kryeministrin Meta, ministrat Mustafa Muci, Anastas Angjeli, Sokol Nako, kryetarin e Bashkise Edi Rama dhe gruan e kryeministrit Moniken. Situata ishte e akullt. Meta nuk fliste. Sic duket po mendonte doreheqjen. Muci e shkriu akullin ."Une e le postin kur te duash e si te duash. Por Nano nuk do te ndaloje ketu. Ai synon Presidencen qe i mbaron Meidanit ne shtator 2002". Menjehere reagon Angjeli: " C'post te leme ! Ne u shkrime per kete vend e Nano me thote hajdut ! Jo, ore. Dhembe per dhembe do ta luftojme. Do ti nxjerr une llogarine bankare qe ka ne Zvicer. Ma thane ato te Bankes Boterore kur isha ne Amerike.
Do t'ia cjerre masken atij maskarai qe luan me jeten e femijeve te mije ! Ne punojme ketu, kurse ai shetit me kurva ne Athine"-bertiste Angjeli.
-He mo Niko, - me drejtohet mua Angjeli, - a e meriton qorri (nenkupto Nano) qe t'i japim nje dajak te forte?
-Rri o Caci se po ka mbetur tek ty lufta ka mbaruar kjo pune, por Nano ka gjetur nje menyre perfekte dueli. Ai po prek telat e njerezve per punen e energjise elektrike dhe varferine.Ti sonte na thua keshtu dhe pastaj del qe ketu per te marre ne telefon Tosin. Ai e ka fituar lojen deri tani, - thashe dhe prita te merrja nje pergjigje nga Edi Rama, i cili ishte zvogeluar e bere sa nje grusht.
-Po rri ore ti, - m'u hakerrye Angjeli, - ti i ke hapur kater dritaret e gazetes (Koha Jone) dhe TV KOHA jep nate per nate cfare ai derdellit neper Shqiperi.
-Ai del e u ben mut, - u nxeha, - dhe ti rri atje e jep magazina doganore. Hajde pra, dili ti perballe dhe thuaji ato cka di per kryetarin e PS-se. Dil publikisht!
-Pse c'jam une, budalla! Ai te masakron dhe gjynahet e tij ti le ne dere, e te thote se i ke bere ti, - nderhyri Angjeli. - E di se ai merret me droge.Une e di se c'ben ai me Artan Santon, ish-drejtorin e Bankes se Kursimeve. E di se ka para ne nje banke ne Zvicer, se po ia merr parate qe fiton ne Durres nje femer ne Greqi. A don me teper o Niko ? Une pa ia marre hakun e prinderve te mije ne Sarande, nuk rri !( fliste dhe shikonte Meten nese duhej apo jo me teper te nxirrte cka dinte.
-Praktikisht, ai e ka fituar betejen, - foli dhe doli nga meditimi Edi Rama. Une po iki.
Naten e mire!
-Edhe une po iki zoti kryeminister, - nxitoi edhe Angjeli te merrte xhaketen e te ngrihej.
-Prit, ku shkon? - nderhyri kryeministri, i cili nuk kishte folur deri atehere. - A i deklaron dot ato cka di per Nanon publikisht? - insistoi Meta.
-Une i di te gjitha cka bere ai pis, - tha Angjeli dhe u ul prape ne kolltuk.- Problemi eshte se ia vlen te fusim kombin ne sherr tani? Ja dola e i thashe te gjitha. A e di se c'te ben ai?! Nano nuk ka moral e mirenjohje. Une i thashe 250 mije dollare per fushaten ne maj dhe ai i mori e ne vend e t'ia jepte partise per fushate i mori per vete. E njeh ti , zoti kryeminister, se c'eshte ai? - lutej ministri.
-Sa, sa dollare i ke dhene? - pyeta menjehere, pasi u trondita nga ajo cka degjova.
-Ja, e degjoi ky tani dhe prit kur ta nxjerre ne gazete. Edhe kjo me duhej, - thoshte dhe me shikonte ne drite te syrit ministri. - Jo, ore Niko, bera shaka me ty!
U largova nga vila kryeministrore dhe vrapova njehere ne gazete. U ktheva. Nje mendje me thoshte qe t'u thoja gazetareve qe te dilnin me nje titull: (Angjeli, 250 mije dollare Nanos per fushate), por prape e terhoqa. Te hedh ne gjyq dhe ta mohon. E, ku i dihet Angjelit. Tani eshte ne kete breg e pas nje ore ta ben me dore ne anen tjeter te bregut!...
Usta Murati
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Po lexosha nje lajm te vjeter per Kokalarin dhe me beri pershtypje, me teper se reagimi yt, "rekuizitat" e tua le te themi. Si mund te jete njeriu njeheresh anarkist me imazh nje kalama qe e con shikuesin ne te semes dhe nick "prodigy", dhe njeheresh evangjelsit reaktiv, duke marre parasysh citimin biblik me "birin e vetem, e ku ta di une"... Dhe sikur te mos mjaftonin keto, merr persiper te fyesh nje njeri qe nuk e njeh, pra bie ne kundershtim me parimet e "birit", dhe per me teper del edhe mbrojtes i paepur i Nanos. Bravo plako: Evangjelist-anarkist qe zhvillon vandalizem social permes imazhesh pedofilike, pro-Nanoist dhe perfoles i njerezve me te famshem se ty. Kokteil interesant. Interesohu se andej nga SHIKU ka vende te lira pune dhe ti ndoshta e permbush profilin. Mjafton te shash ata qe shajne Nanon, te deklarosh se je kristo-perendimor, te shkruash kuder fondamentalizmit islamik te spektrit te djathte politik, dhe te perdoresh imazhe popullore per propagande, edhe pse pedofilike. Urime o bir!!!
DFV
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Nano eshte nje ndyresire qe veshtire se e gjene ne te gjithe rruzullin, por nga ana tjeter te votosh nje idjot si Berisha qe ne vitin 92 mbyllesh me ore te tera ne zyren e tij ne PD dhe mesonte e incizonte me ze te larte fjalimet qe do mbante, kjo eshte nje vetvrasje!!!
Oh Zot mbushi mendjen popullit qe vetem per Nanon e Berishen kurr te mos votoj, sepse ne te kundert cmimi do jete i pa berballushem per Shqiperine.
qartesia
Primus registratum
Re: NANO SI SOMOZA
Oh Zot mbushi mendjen popullit qe vetem per Nanon e Berishen kurr te mos votoj, sepse ne te kundert cmimi do jete i pa berballushem per Shqiperine.
[color:"black"] No comment. [/color]
url]
Top