Nano perdor raportin e BE per te unifikuar PS nen vete
nje artikull nga www.kohajone.com
E Merkure, 07 Prill 2004
NANO PRANON GABIMET E QEVERISE SE TIJ
Oli Xhilaga
Verejtjet dhe rekomandimet e paraqitura ne raportin vjetor te BE-se per Shqiperine jane cilesuar nga kreu socialist, Fatos Nano, mjaft realiste. Ne menyre te tille jane vleresuar keto verejtje dhe rekomandime nga kryeministri Nano ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist pas nje mungese te gjate ne mbledhjet e ketij grupi. Duke e cilesuar si "realist" raportin e BE-se per Shqiperine, kryeministri Nano u shpreh se "raporti i BE-se per Shqiperine eshte nje dokument i ngritur mbi nje baze te forte perceptimi, qe ky organizem europian ka per Shqiperine dhe klasen e saj drejtuese". Duke u ndalur tek shkaqet qe kane sjelle kritikat e europianeve per Shqiperine, kryeministri gjate fjales se tij ka pranuar faktin se shume nga problemet e lindura ne mosrealizimin e reformave te ndermarra nga qeveria kane ardhur si rezultat i mosmarreveshjeve brenda mazhorances. "Shume nga vonesat ne reforma kane lindur si pasoje e problemeve te brendshme te mazhorances", theksoi kryeministri, duke vene ne pah edhe njehere kontradiktat qe kane qene prezente kohet e fundit brenda kesaj mazhorance. Por per te permbushur verejtjet dhe rekomandimet e ketij raporti duhet nje angazhim me i madh i qeverise dhe per kete arsye kryeministri u shpreh se "me me shume qetesi do te prodhojme nje perceptim edhe me pozitiv per vendin ne progres dhe per kapacitetet tona qeverisese". Keshtu, duke marre shkas nga keto verejtje, por edhe duke reflektuar ne rekomandimet e dy raporteve te meparshme, kryeministri Nano ka premtuar gjate kesaj mbledhjeje nje perkushtim te te gjithe ministrave te kabinetit te tij. Por per plotesimin e platformave te ndermarra nga qeveria, Nano kerkoi gjate mbledhjes edhe mbeshtetjen e grupit palamentar socialist. "Grupi parlamentar duhet te luaje nje rol paresor ne mbeshtetje te platformave te qeverise. Ai duhet te shnderrohet ne nje korpus qeverises te qendrueshem dhe nje garanci per ndryshimet e domosdoshme ne axhenden e reformave te Stabilizim-Asociimit", u shpreh ai. Gjithashtu, kryeministri Nano theksoi se "me nje plan afatshkurter qeveria do te angazhohet per te realizuar permiresimet e duhura ne Kodin Zgjedhor dhe listat zgjedhore, dhe kjo me synim zhvillimin e zgjedhjeve te lira ne vitin 2005".