Nano do të kandidojë për kreun e bashkisë së Tiranës
Ish lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011. I ftuar në emisionin “Opinion” Nano theksoi se ai është një kandidat potencial për këtë post duke shtuar se ai do të bënte gjithçka për të ndaluar aventurierin Rama duke e zbuar atë.
Ndërkohë Nano theksoi se është kërcënuar me jetë nga njerëz afër Ramës të cilët kërkohen nga ligji. Sipas tij, kriminel në kërkim, të njohur në media e kanë kërcënuar me jetë. Ai gjithashtu shtoi se këta njerëz të kërkuar nga ligji kanë qenë pjesë e stafit elektoral të Ramës. Nano ka theksuar gjithashtu se bojktoi i PS-së është një aventurë e dështuar që është e destinuar të përfundojë shpejt dhe se kushtet e vëna nga Rama janë të paqarta. Ndërsa theksoi se humbësi kryesor i këtyre zgjedhjeve është PS-ja dhe përgjegjësia bie mbi Edi Ramën. “Rezultati zgjedhor do kishte qenë ndryshe nëse e majta do kishte hyrë e bashkuar në garë” theksoi Nano duke shtuar se lëvizja e tij e radhës do të jetë bashkimi i së majtës në familjen që meriton .
Gjithashtu Nano theksoi se Rama dukej të kishte dhënë dorëheqjen sapo KQZ-ja dha rezultatin përfundimtar.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22961. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22961
![fatos-nano-257x300.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Ffatos-nano-257x300.jpg&hash=643e2e08a4ffd6e538c49b6e022422cc)