Nano dhe parat e firmave piramidale

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Mbaj mend se si Blerim Cela deklaroi ne parlamentin shqiptar se "Kete corbe e beri amerika" duke iu referuar corbes se 97.

Nuk eshte aspak e vertet se kete ia ben Shqiperise per tia futur, por edhe nqs se e bene ku ishte shteti shqiptar? Pse nuk e mbrojti ai qytetarin e vet nga e keqja, hajduteria etj etj. SHteti i Berishes ishte kaq i shkermoqur ne ate periudhe sa ai nuk i shtinte friken askujt.

Ne cdo ane ta rrotullosh pergjegjesisa bie vetem mbi ata qe kishin pushtetin ne ate kohe. Ishte pushteti i Berishes i korruptuar dhe totalisht i paafte, i cili nuk denjoi ti bente qofte edhe nje kontroll financiar ketyre firmave qe jepnin interes 100% ne vit. Dhe nuk eshte aspak e vertet qendrimi "nacionalit" i Berishes.

Berisha ishte ai qe lejoi te kryej nje kontrabande prej 300 milione dollaresh me Serbine, kontrabande kjo qe mbajti gjalle makinen e luftes Serbe, qe me pas na u kthye ne. Berisha ishte ai qe refuzoi planin dhe idene e pajtimit kombetar te hedhur nga Qosja, Kadare dhe shume figura te tjera shqiptare. Berisha beri aderimin ne Konferenca Islamike te shqiperise ku uleshin shtete qe ishin ne listat e para te amerikes per terror.
Berisha e kalbin stabilitetin e brendshem me konflikt dhe urrejtje duke e kthyer shqiperine ne nje vend te paafte te luftonte apo te ndihmonte askend. Krahinizimi, konflikti social arriti kulmin ne kohen e tij. Me tej Berisha e ktheu shqiperine ne vendin e dembeleve, te bingove, e te spektakleve, ne nje vend me 5 km rruge, te njerezve qe rrinin gjithe diten kafeve e bingove dhe mblidhnin para, e njerezve te paafte, dhe te pavlere, vendin e krimit, kontrabandes, degjenerimit moral.

Ushtrine shqiptare Berisha e kalbi nga themeli. Ushtaraket me te vjeter, oficeret me te afte, te shkolluar ne shkollat me te mira ushtarake, qe e njifnin mjaft mire disiplinen dhe artin ushtarak, ai i hodhi ne rruge, dhe i zevendesoi me burgaxhinj me 6 muaj kurs, e njerez qe as e kishin idene se cfare ishte rregulli dhe disiplina. Dhe ashtu si cdo strukture e shtetit shqiptar, ushtria shqiptare dezertoi per 2 dite, dhe vete ministri u arratis.


Berisha ndertoi nje shtet prej rere kaq te kalbur, te dobet e te mbaruar, saqe ishte totalisht i paafte te kerkonte qofte edhe autonomi per Kosoven. Me tej me paaftesine dhe xhahilllekun e tij, Berisha beri qe tashme pas 80 vjetesh Europa te formonte nje tjeter komitet keshillues per shqiptaret qe ata te formonin shtet, dhe te ishin ne gjendje te bashkjetonin ne paqe e harmoni.

Ai vertetoi katerceperisht tezen e grekut dhe te sllavit se shqiptaret jane te paafte te vetqeverisen, prandaj duhet te nderhyjme ne. Berisha ne syte e botes na nxorri komb barbar, me keq se fiset e Angoles apo te Amazones, sepse ai kurre nuk diti te bej debat, te shtrengoje duart, te bente kompromise dhe marveshje per te ruajtur paqen dhe qetesine e brendshme.

Sigurisht ne shtetin e kalbur te Berishes, ne nje shtet qe dezertoi per 2 dite, krimi i hajduterise publike, dhe firmat piramidale e kane shume lehte te lulezojne, sepse me nje shtet te kalbur si ai i PD, ato askush nuk i ndalon te kryejne krimin.

Por llogjika e Gjergjit eshte inferiore edhe ne nje aspekt tjeter. Sipas kesaj llogjike, "na e bene te tjeret" do te thote qe PD mund tia bejne te tjeret prape neser kur te jete ne pushtet. Nqs ia ben nje here pse mos tia bejne prape. Dhe kjo do te thote qe shqiptaret mund te kalojne perseri nje 97 te dyte, sepse PD eshte e paafte per ti ndaluar ato fatkeqesi ti ndodhin popullit shqiptar.

PD dhe Berisha jane mallkim per ne, ato jane ndoshta fenomenet me negative dhe me pasoja nga me negativet ne shekullin e kaluar. Shkaterrimin qe komunizmi solli ne 50 vjet PD e solli per 5 vjet.

Berisha korri cka mbolli. Ne nje shoqeri normale dhe demokratike kalimi i pushteteve behet ne paqe dhe pa tensione. Nqs nje qeveri falimenton sic beri ajo e PD tjetra merr pushtetin, kur nje parti falimenton te udheheqe me suskes, atehere del tjetra te udheheqe. Por ne Shqiperi opozita ishte perjashtuar nga pjesmarrja ne shoqeri, ishte persekutuar, rrahur dhe burgosur dhe rrjedhimisht ajo nuk kishte pozita per te pretenduar udheheqjen.
Me Nanon ne burg dhe opozite te persekutuar udheheqja alternative mungonte ne skenen politike shqiptare.
Ne kete vakum dhe duke shfrytezuar revolten e njerezve vendin e liderave e mbushen kriminelet si Zani. Por ishte pikerisht Berisha me injorancen e tij si dhe me perjashtimin qe i beri Nanos, qe ngriti nje kundershtar si puna e Zanit. Zani papritur doli kundershtari i denje per Berishen. Kjo eshte kafsheri, malokeri e klasit te larte, sepse kjo nuk kishte pse te ndodhte.

Mjafton qe Berisha te jepte doreheqjen ne Shkrut, ashtu sic beri disa muaj me vone, dhe te deklaronte zgjedhje te parakohshme, ashtu sic beri me vone, dhe shqiperia nuk do perjetonte ate katastrofe. Por vini re ky njeri i beri te gjitha ato qe iu kerkua, pra qeveria dha doreheqjen, zgjedhje te parakohshme, dhe ai vete iku nga pushteti, por i beri te gjitha pasi vdiqen 2500 shqiptare, dhe pasi shteti u rrenua me themel. Shikoni se sa anadollak e pa vizion eshte ky njeri si lider.
 

DFV

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Dhe pas gjithe ketyre mizorive, ky njeri i pa ftyre e i pa skrupull(Sali Berisha) kerkon te marre perseri pushtetin dhe me mendjen i tij te "Ndritur" ti udheheq shqiptaret drejte nje katraure te re.
Mallkimi per popullin shqiptar eshte i madhe per deri sa ka ne krye Berishen dhe Nanon dhe mendoj ,per derisa ata do te jene aty ku

jane ,populli do te vazhdoj te vuaj pa fund.
E lumtur do te jete dita kur te shporren te dy ata qe mbollen vellavrasjen,vjedhjen,mashtrimin,paftesine,korrupsionin,prostutimin,krimin,c'thurrjen e familjes e shume e shume te keqia.
Mallkuar qofshin te dy ata per lotet dhe mallin qe na shkaktuan edhe ne njerezve qe jetojm large Shqiperise sone te dashur.
 

DARIO

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Permtimi i parave ishte paturpesia e rradhes e z.nano. NEse ju te dashur miq keni lexuar librin
"Kush e dogji VLOREN" atehere do ta kuptani ftyren e vertet te Nanos & co
poshte qelbesirat si puna e tosi & co
 

asim

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

martin1 Por llogjika e Gjergjit eshte inferiore edhe ne nje aspekt tjeter. Sipas kesaj llogjike, "na e bene te tjeret" do te thote qe PD mund tia bejne te tjeret prape neser kur te jete ne pushtet. Nqs ia ben nje here pse mos tia bejne prape. Dhe kjo do te thote qe shqiptaret mund te kalojne perseri nje 97 te dyte, sepse PD eshte e paafte per ti ndaluar ato fatkeqesi ti ndodhin popullit shqiptar.

--------o martin1 ato gabimet e pd dhe dr sali berishes erdhen nga qe pd kishte ne radhet e veta shum drejtus qe punonin kundra saj.te gjith spiunet qe futi ramiz aliaj e kryen detyren mesemire ket e ben si ajo fjala e urt e popullit.ha buken e turkut dhe bej punen e kaurrit.pastrimi i partis demokratike nga elementet komunist ka qen dhe eshte nje problem.shum ish drejtus te pd kan punuar kundra saj.por kur e kan par qe jan ber te dukshem nga pjesa e shendosh antikomuniste e pd kan marr bishtin ndershal dhe kan ikur dhe krijuar parti te tjera qe jan sot vetem per te shtuar numrin e partive ne vend.kur komunistet e pan se me te ashtuqyajtura fraksione te pd nuk po arritnin dot ta shkaterronin dot filluan nga vrasjet ne prapasken sic ishte vrasja e shekullit heroit te demokracis z.Azem Hajdari.por pd eshte sot me e fort se kurr.po ta analizojm elementet qe kan ikur nga pd-ja jan te gjith ata qe ishin shum te lidhur me ppsh.qellimi i ramiz alis ka qen qe pd te ishte satelit i ppsh .por kur e pan se ajo mori rrugen e papajtushme me komuniste atehere u vun ne levizje te gjith elementet dhe medodat qe disponoshin dhe na prun 1997 teorin e famshme te rexhep qosjes revolucjoni demokratik i vonuar.komunistet per te ardhur ne pushtet perseri ishin ne gjendje te kaloshin mbi gjakun e shum bij dhe bija nenash te pa fajshme qe dhan jeten per te mbrojtur shtetin e te drejtes ligjore.per te arritur ne marrjen e pushtetit ata bashkpunuan me armiqt shekullor te shqiperis,me mafien,me kriminelet,biles sa ne vlor deputetja e ps piu gjakun si vampire e punonjesit te policis se shtetit demokratik.kurse banditet si zan caushi i quante robin hut.ajo qe ndodhi me 1997 nuk do te perserite kurr me ne qoftese pd merr pushtetin.sepse pd eshte sot e pregatitur dhe e gatshme te marrin fatet e shqiperis ne dor.sepse ajo sot ka pervoj me te madhe ne udheheqjen e shtetit .ajo sot eshte me e paster nga elementi komunist ne rradhet e saj.ajo ka nje brez te fuqishem intelektual me drejtim perendimor se kurr.sepse ajo nuk do te ket komunist ne drejtimin e strukturave te shtetit por do ket demokrat te devotshem qe do punojn per shqiperin.1997 ndau shum gjera qe me 1992 nuk u dukshin ne pamjen e par.
 

DFV

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Por c'flete dhe ti o Gjergji,po kush ishin spiunet kumuniste te futur ne PD nga Ramiz Alia ?ja le ti marrim me radhe kryesoret dhe pastaj flasim.
Aleksander Meksi-kryeminister
Dritan Shehu sekretar i PD dhe minister ijashtem.
Safet Zhulali -minister i mbrojtjes
Blerim Cela -kryetar i kontollit te shtetit
Gence POllo -nenkryetar i PD
Eduart Selami -Kryetar i PD
Genc Ruli - minister i financave
Agron Musaraj - minister i brendshem
Bashkim Gazidede - kryetar i shikut
Alfred Serreqi - Minister jashtem
Ridvan Bode _ minister i financave
Pjeter Arbenori -Kryetar parlamenti
Rustem Gjata - krye prokurori
Ka edhe te tjere qe nuk me kujtohen tani,por me thuaj te lutem kush nga keta ishte komuniste dhe qe sipas teje e shkaterruan Berishen qe ishte "antikomuniste"?????
Populli yne ka nje fjale te urte popullore qe thote "ujku qimen nderron ,por kurr zakonin"prandaj edhe Berisha eshte gjithmon ai qe e kemi pare sot edhe 13 vjet te shkuara dhe per mendimin tim ai kurr nuk e harron zakonin.
Shikoni se c'thot keto dite kunder te gjithve,idiotizma qe nuk maten ,as edhe ne nje raste te vetem ai nuk ka pranuar humbjen, edhe ne votimet qe u zhvillun per te dyten here ne Tirane, Berisha nuk i pranon,nuk le fjale me te ndyre pa thene kunder edhe presidentit qe e zgjodhi vet.
Berisha mund te munde pa frike dhe rrugacin me te ndyre te Tiranes me fjalet qe perdor kunder kundershtareve te tij politike.
Se fundi c'do gje mund te bej Berisha,por kurr nuk mund te behet me kryetari i shtetit shqiptar dhe ne se nje dite mund te ndodh kjo,jam i sigurt qe Shqiperia dote behet nje katraure me keq se ajo e viteve 92-97.
Mendimi im eshte se sa te jete Berisha krytari i PD ,hajdutet si Nano me shoke do te rrojne e mbreterojne.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] Dhe pas gjithe ketyre mizorive, ky njeri i pa ftyre e i pa skrupull(Sali Berisha) kerkon te marre perseri pushtetin dhe me mendjen i tij te "Ndritur" ti udheheq shqiptaret drejte nje katraure te re.
Mallkimi per popullin shqiptar eshte i madhe per deri sa ka ne krye Berishen dhe Nanon dhe mendoj ,per derisa ata do te jene aty ku
........... [/qb]
Edhe ju e keni gjetur Avazin te mbroni Nanon duke share gjoja te dy dmth. ate dhe Berishen.
Berisha me gjithe ato akuzat e bera nuk mund te krahasohet ne asnje menyre me Nanon.
Nano dhe banda e tij jane personifikim i te keqes.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Gjergji, kur te lexon ty, eshte njesoj si te besh krushqi me Jovan Bregun, puuu,... pu pu pu.

Sipas ketij trimit, Europes dhe Amerikes nuk interesonte nje shqiperi e forte ekonomikisht dhe ushtarakisht, nga frika e luftes ne Kosove, por i interesonte nje anarki e tille qe jo vetem filloi luften ne Kosove, por destabilizoi edhe gjithe rajonin, ku vetem amerika harxhoi 5 miliarde dollare per luften, ku ajo pothuajse u fut me trupa atje, pra rezikoi jeten e ushtareve te vet, dhe dergoi mijera ushtare per te mbajtur paqen?

Perendimit nuk i interesonte nje Shqiperi e forte ,por i interesonte nje shqiperi qe i dergon droge, krim e klandestine, nje shqiperi qe i kerkon trupa per te mbajtur paqen e shperndare ushqim, e sigurisht i kerkon para me shumice. Ja qe ishte FMN qe disa here e paralajmeroi Berishen per firmat piramidale.

Paqen ne shqiperi do na i bekan ish- te persekutuarit. Po he, kush eshte ai idiot ne kete bote qe pasi ben 30 vjet burg del prej andej e kerkon paqe? Edhe PAPA po te ishte do kerkonte shpagim. Dhe nqs keta te persekutuar nuk donin te benin paqe me ish-komunistet ashtu, sic ndodhi, cte benim ne te perjetonim nje konflikt dhe sherr te ri? Sigurisht qe po, ne fakt e hoqem mbi kurriz. Por po te jete per lufte, sigurisht qe ata do dilnin te humbur, se ish-komunistet ishin te gjithe me shkolle e me profesion, keshtu te afte per ti dale zot vetes. Nje shoqeri nuk mund te qeveriset kurre nga skllavi, me i pakti dhe me i mjeruari, ashtu si cdo sistem jete ne kete planet. Me i perparuari, me i dituri, me i afti, me i zoti, kudo qeveris, sado i eger te jete ai apo e shkuara e tij.

Pastrimi i PD nga komunistet na qenka problem, edhe pse shefi i saj ka qene sekretar partie per 25 vjet, dhe edhe revolucioni demokratik ne Shqiperi u fillua, u udhehoq dhe triumfoi pikerisht nga komunistet, apo pasardhesit e tyre, dhe PD u themelua nga 90% individe te privilegjuar praj komunizmit, pra ishin keta qe i nxoren nga burgu te persekutuarit. Edhe ne Gjermani mbas L2B u be di-nazifikimi i administrates, por 90% e saj ishte po ajo e kohes se Nazizmit.

Shani e mallkoni per te korruptuar ketu, por Hajdarin qe kalonte kamione me cigare kontrabande cdo dy dite ne Kakavije, na e beni Hero Demokracie!? Policet e 2 Prillit ne Shkoder i futet ne burg dhe i quajtet kriminle, se ben detyren dhe mbrojten objektet shteterore, me sakte komitetin pluralist te rrethit ku shumicen e kishte PD, kurse policet e PD ne Vlore me vrap i quani heronj.

Te keqen e llogjikes mo gjergji, shko o trim loz cingla andej, cte duhet ty me politiken.
 

DFV

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] Dhe pas gjithe ketyre mizorive, ky njeri i pa ftyre e i pa skrupull(Sali Berisha) kerkon te marre perseri pushtetin dhe me mendjen i tij te "Ndritur" ti udheheq shqiptaret drejte nje katraure te re.
Mallkimi per popullin shqiptar eshte i madhe per deri sa ka ne krye Berishen dhe Nanon dhe mendoj ,per derisa ata do te jene aty ku
........... [/qb]
Edhe ju e keni gjetur Avazin te mbroni Nanon duke share gjoja te dy dmth. ate dhe Berishen.
Berisha me gjithe ato akuzat e bera nuk mund te krahasohet ne asnje menyre me Nanon.
Nano dhe banda e tij jane personifikim i te keqes. [/qb]
Duke pranuar keto qe thua ti mund te kethehemi ne te kaluaren.
Berisha fitoj pushtetin ne vitin 92 duke pasur ne parlament pothuaj 70% te tij,keshtu qe arriti te ndertoj nje qeveri te perber nga 100% antar te PD.
Eshte fakte se sundimi Berishjan per rreth 6 vjet
ishte nje kopjo e sistemit te kaluar komunist te Enver Hoxhes.
Ai persekutoj,burgosi,perjashtoj te gjithe kundershtaret e vet politik si brenda PD ashtu dhe "armiqte"qe ishin ne PS.
Berisha shkaterroj sistemin gjyqesor ne Shqiperi duke zevendesuar juristet gjoja komuniste (te cilet ndoshta dhe me temeta te trashgura nga sistemi i kaluar,punonin per te ushqyer familjet) me juriste qe maruan nga 3 muaj kurse!!!!!!!
Berisha shkaterroj sistemin policor duke zevendesuar drejtuesat me militant te PD qe jo vetem nuk kishin aftesi dhe shkolle per te punuar ne ate sektor por ishin injorante te korruptuar dhe duke mos njohur friken e ligjit(per te cilat as qe e kishin iden) e dhunonin ate diten ne diell bile pa u trembur edhe nga vet Berisha presidente.
Po e njejta gje ndodhi edhe ne ushtri dhe ne fund e pam ku perfundoj ushtria bashke me ministrin qe dezertoj(per 90 vjet shtet shqiptar ishte i pari raste)
Po keshtu pushteti Berishes shkaterroj gjithe sistemin ekonomik,arsimor,shendetsor.shkencor e te tjera duke zevendesuar gjoja te inkriminuaret,komunistet(te mos harrojme qe vet Berisha ishte komuniste),njerzit e afte, me militante te pa shkolle dhe te pa afte.
Gjate pushtetit te Berishes u cfaqen pardesyt gri qe pervec trupave te gjate dhe mendje fyell trashguan edhe arrogancen e fodullekun shefit te tyre Bashkim Gazidede te cilet nuk e kishin per gje te zhduknin pa nam e pa nishan cdo kundershtar te pushtetit te Berishes.
Berisha si kundershtar i medias se lire,arriti deri aty sa dogji gazeten "Koha Jone"pa c'ka se tani,per interesa te tij,Nikoll Lesi puthet e ben aleanca me Berishen.
Pushteti i Berishes shtypi me dhune te pa pare protesten paqesore te opozites ne 28 maj te vitit 96 duke rrahur dhe fotograf e kameraman te huaj.
Nuk po flas per te tjerat(firmat piramidale,korrupsionin,pa punesin totale,ndertimi per rreth 6 vjet i vetem 2,5 km autostrade te tje) sepse i kemi thene shume here.
Pra ky ishte pushteti Berishesme te"mirat"qe solli dhe ti thua mos e shani Berishen por shani vetem Nanon!!!!
Secili ka mendimin e vehte ketu ne furum ,por mua nuk me duket korrekte ajo qe thua ti Kastriot se ne shajme Nanon qe te kemi mundesi te shajme dhe Berishen!!!
Mendimi im eshte se qofte Berisha,me pare,qofte Nano, me pas ,vetem deme i kane sjelle ketij kombi dhe sa te jene ata te dy asedhenjehere ne si komb,si popull nuk kemi per te ngritur koken.
Mendimi im eshte se ne se do te behej nje sondazh ne albforum "Shqiperia me mire apo me keq pa Nanon edhe Berishen"rreth 80% do votonte Me mire pa Nanon E Bershen.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Me sa duket nuk qenka e thene te diskutojme rreth temes qe eshte hapur (edhe mund te me editoni)

Martin,tek postimi im i fundit te shkruajta per fakte te cilat ti i kishe ne dore dhe do te na i sillje ketu,por ti vazhdon te merresh me ""hidh e prit-et"" e faktorit Berishe.
Na tregon perralla me mbret qe kushedi nga kush i "mencur" i ke mesuar permendesh,por ti harron faktin,qe te gjithe kemi jetuar ne ate Shqiperi,qofte e Sales apo e Grekut.
Ti na shkruan rreth interesave Evropiane/Amerikane ndaj Shqiperise,por ti harron qe ishte kjo Evrope qe hodhi firmen rreth planit Serbo/Grek per ndarjen e Shqiperise.
Dikush me siper shkruajti se <<Amerika ka gisht ne rrevoltat e 97-es>>
Dhe une per kete nuk di se c'te them,por dicka eshte e sigurt,mbas refuzimit te Berishes per Sazanin u pa qe lidhja Shqipetare-Amerikane nuk ishte me e njejta.
Ti na flet per paqen e cila nuk mund te sillet nga te persekutuarit,qe do te thote:Ne Kosove duhet te kete nje parlament Serb i cili do te mund te vendose paqen.
Sipas jush,Mandela nuk e meriton Nobel-in per paqe!
Ti na flet per aftesi te cilat vetem komunistet jane ne gjendje ti perdorin ose me sakte kane fatin qe te mbartin keto aftesi!!
Mesa kuptoj une ti propozon,qe per hir te politikes dhe Shqiperise ti japim edhe nje here "freun" ketyre njerzve,ketij klani,te cilet edhe sot ndodhen ne ajken e politikes Shqipetare.
Ti na thua per problemet rreth pastrimit te elementeve "komuniste" ne PD,por harron qe ne partine tende ky spastrim ben pjese ne rregulloren e partise.
Dhe se fundi,ti na krahason krimet e bera ne Shkoder me "krimet" ne Vlore!
Ne Shkoder u qellua drejt demokracise,ose me mire,iniciatoreve,perkrahesve te kesaj "ideologjie",kurse ne Vlore ndodhi e kunderta,populli "demokratik" qelloi mbi "diktaturen".
Dhe ti me flet per lojra femijesh!!
Une mendoj qe ti duhet te rritesh edhe ca qe te luash me cingla.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Na mo Blendi se po na merr edhe ti kot si ciftja e Dules me duket mua.
Mbi ke demokraci u qellua ne Shkoder mo Sillo, mbi ate me urren e zjarrit ne dore? A s'me thua per cfare po protestonin shkodranet ne 2 Prill, dhe pse i sulmuan ata policet dhe dogjen godinen e komitetit pluralist, kur ne shqiperi kishte pluralizem, zgjedhjet ishin te lira dhe te pakontestuara, dhe ne SHkoder fitoi PD? Apo harrove qe 2 prej tre te vrareve ne Shkoder ishin alabake me 8 vjecare.... "Heronj demokracie" sipas jush, pthrrr?

Po ne Shkollen e Bashkuar ne Tirane per demokraci u luftua?? C'kishin ata me studentet e asaj shkolle, pse i sulmuan??

Per cfare plani Serbo/Grek na flet ti o rrush, dhe me tej per cfare plani Serbo/Grek flet ti qe na i paska miratuar europa dhe amerika?? Me tej clidhje ka gjithe kjo me revolten e 97 e cila kishte ngjyra EKONOMIKE. Por edhe sikur ti quanim te verteta gomarlleqet qe keput, per armiqe te jashtem e sabotatore te brendshem (si Hoxha dikur) ku ishte shteti shqiptar, cfare bente ai dhe pse nuk na mbrojti nga kjo e keqe? Greket dhe Serbet tere jeten kane dashur te na shikojne te percare por ja qe ia arriten vetem kur ne Shqiperi qeverisi Berisha.

<span style="font-weight: bold">Pastaj ku ta gjej Serbia e Greqia nje shtet si ai i Berishes. Nje shtet qe shtron vetem 5 km rruge per 5 vjet, nje shtet spektaklesh e koncertesh, pa ekonomi e pa industri qe meqe ra fjala u shkatarrua me aplikimin e &quot;gjendjes se shokut&quot; te PD....oburra ta shkaterrojme se e kane bere komunistet, nje shtet qe e furnizon Serbine me nafte kur bota i ben bllokade, nje shtet me nje shoqeri te kotit e te hicit qe nuk punon, nuk sakrifikon por vetem rri bingove e kafeneve se merr para qyl nga firmat, nje shtet qe nuk pranon pajtim kombetar, nje shtet kaq te krahinizuar dhe me konflikte te brendshme si ai i PD, nje shtet qe lejon qytetaret e vet te vidhen ne mes te dites deri ne kacidhen e fundit, nje shtet qe e con vendin ne lufte civile, keshtu qe ata te ngjallin edhe nje here pretendimet e tyre te vjetra se shqiptaret nuk jane te afte te qeverisin vetveten. Jo or karafil, Serbi e Greku s'ka se si ta kene pasur me mire. </span>

E per cfare Sazani na kakaris ketu? Amerika kishte kohe qe ishte ftohur me Berishen nga rekordi i tij i keq. Xhorxh Bush erdhi ne Shqiperi me Powell ne vere te 96 dhe i kerkoi Berishes perseritjen e zgjedhjeve ne 97 zona, por ai i injoroi ata, xhahili Sale u be shembull i nje despotizmi te ri, dhe raportet e departamentit te shtetit dhe te cdo shoqate tjeter nderkombetare nxinin nga shkeljet dhe dhunimet e te drejtave nga shteti i Berishes. Zgjedhjet e 96 Majit askush nuk i pranoi dhe Berisha mori vetem nje telegram urimi per to, ate te Rugoves. Ne shqiperi kishte 265 skafe qe benin kontrabande me europen, shqiperia ishte kthyer ne nje han ku arabo-terroristet ishin kudo. Specialistet Amerikane ne krye te delegacionee te FMN disa here paralajmeruan per rrezikun e firmave por Berisha i thoshte &quot;me jep 50 milione dollare tju japim 150 milione per 9 muaj&quot;.Amerika qe kaq hapur e mbeshteti Berishen ne 92 u vetdiskreditua nga kjo aleance, dhe ajo qe prej 1996 kurre me nuk e ka mbeshtetur Berishen. Dhe ska se si kur ky njeri eshte faktor sherri, destabilizimi dhe konflikti ne shqiperi.

PS vertet e vuri se fundi ne rregullore perjashtimin e antareve te saj, por vetem nqs ata bllokojne qeverisjen e saj, dmth vetem nqs ata bllokojne qellimin me baze per te cilen kjo parti ekziston, pra qeverisjen e vendit dhe mbajtjen e pushtetit. Nqs dikush brenda PS eshte kunder ketij qellimi atehere ai ska pse te aderoje ne kete parti. Sikur individet brenda partise do ti bllokojne qeverisjen njeri tjetrit kjo parti s'ka me kuptim, por mendimi i kundert ne PS ka vite te tera qe ekziston fuqishem. Meta e co me Nanon kane 4 vjet qe shajne e mallkojne njeri tjetrin, Nanon e shajne dhe e mallkojne edhe shume te tjere brenda PS prej vitesh, por Meta deri dje ishte kryeminister, e te tjeret ministra apo shefa administratash, dhe asnjeri deri me sot nuk ka fluturuar nga partia per 2 dite mbas konfliktit sic ndodh ne PD, e le me pastaj te rrihet, persekutohet e syrgjynoset ne mergim sic perfunduan shume nga ish-themeluesit e PD.

Ja mo Blendi, keshtu mo gas, keto leksione deri tani ti kam dhene falas, por per te tjerat duhet te te dergoje faturen ne shtepi, se kapitalizem hesapi, s'ka gjera qyl.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

O Martin,o pushke jevgu.
(Keshtu po shkon ky muhabet,hidh e prit)
Une nuk e di se c'njerez ishin ata qe u qelluan ne Shkoder,alabake apo jo,megjithese ti duhet ti dish fare mire keto gjera,se me ate pune jeni marre tere jetes!
Vertete qe jam jashte teme,se kjo nuk ka te beje me firmat dhe as parate e humbura,por ti mesa duket i mbyllke syte kur behet fjale per nje rrealitet aq te vertete.
Une nuk thashe Amerika mor mik,por Europa,eshte ajo qe ka qene gjithmone kunder interesave Shqipetare,por mesa duket eshte e kote te flas!
Vertete qe u shtruan vetem 5km rruge,por mos harro qe nga ajo kohe ekonomia Shqipetare filloi te lulezoje.
Dikur thoje per qeverine e Nanos,qe e mori shtetin te shkaterruar dhe pa as nje para ne banke,te njejten gje do te shtoj edhe une,ne vitet 91 ekonomia Shqipetare ishte drejt gremines,edhe ti me flet per 5km rruge.

&quot;Edhe Greku edhe Serbi nuk ka se ta ken patur me mire&quot; perderisa ka njerez qe mendojne si ty!
FMN-ja atehere ishte,ose me mire kishte rrol ekzekutiv ne Shqiperi,dhe per mendimin tim kishte force veprimi,por ishin faktoret brenda saj qe nuk deshen te nderhynin.
Vertete qe ne brigjet Shqipetare kishte
265 skafe,por or mik a nuk me thua se sa numerohen sot e kesaj dite?
Ti po na flet per marrdheniet Arabo-Shqipetare,mos valle nuk jane trefishuar keto marrdhenie vitet e fundit!!
Per nje gje me vjen mire,qe edhe ti e paske kuptuar c'do te thote kapitalizem,por mos fillo me leksione gratis qe ne fillim se nuk dihet ku te shkon biznesi.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb]
Fillimisht postuar nga kastriot:
.....Edhe ju e keni gjetur Avazin te mbroni Nanon duke share gjoja te dy dmth. ate dhe Berishen.
Berisha me gjithe ato akuzat e bera nuk mund te krahasohet ne asnje menyre me Nanon.
Nano dhe banda e tij jane personifikim i te keqes. [/qb]
Duke pranuar keto qe thua ti mund te kethehemi ne te kaluaren.
Berisha fitoj pushtetin ne vitin 92 duke pasur ne parlament pothuaj 70% te tij,keshtu qe arriti te ndertoj nje qeveri te perber nga 100% antar te PD.
Eshte fakte se sundimi Berishjan per rreth 6 vjet
ishte nje kopjo e sistemit te kaluar komunist te Enver Hoxhes.
..............[/QB]
Sa per &quot;sundim berishjan&quot; dhe te tjera pallavra si keto shko me mire dhe tregoja ndonje fashtari nga malesia e Kurveleshit dhe jo ketu ne AF, megjithse qendron mundesia qe edhe ai malesori i Kurveleshit nuk ka per ti besuar pallavrave te tua.

<span style="font-weight: bold">Keto jane parrulla te Krimineleve te 1997 si Zani me shoke.</span>
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Po sigurisht qe ti nuk e di se kush shkaterroi e dogji ne Shkoder ne 92, se te dhemb si i thone llafit.

Europa ndoshta nuk na ka dashur aq shume vertet, por ne gjate 92-97 se pari nuk deshem veten tone. Si mund te na donte ne Europa kur ne shkonim e aderonim ne Konferencen E kombeve Islamike? Si mund te na deshte ne Europa kur ne tregetonim nafte e mallra me armikun tone shekullor, Serbine. Kur ne i dergonim asaj vetem krim e droge. Eurobarometri ne 1996 e vendosi shqiperine ne vendin e fundit per nga shtetet qe Europianet preferojne te kene ne Europen e bashkuar, dhe dy arsyet kryesore ishin krimi dhe orientimi drejt arabise i shtetit shqiptar. Ne pra me gjithe keto e shume te tjera nuk deshem veten tone.

Cila ekonomi shqiptare lulezoi mbas 91, ma thuaj ti o firaun. Ajo e kioskave, e bizneseve te paligjshme, ajo e kontrabandes me serbine, e skafeve te klandestineve, e droges dhe e prostitucionit apo ajo e PIRAMIDAVE?

Si mund te zhvillohet nje vend ku shteti shtron vetem 5 km rruge per 5 vjet edhe pse ai merr 2 miliarde dollare ndihma? Ma thuaj ti o mendjeshpate.
Ekonomia shqiptare ne 91 ishte vertet e falimentuar por ajo ekzistonte. Struktura e saj ishte mjaft e kompletuar dhe industria shqiptare kerkonte permiresim dhe jo shkaterrim sic u be me gjendjen e shokut. Kishte shume fabrika e uzina ne shqiperi ku mund te investohej pjese pjese ne reparte te ndryshme deri ne rinovim e modernizim te plote, por ashtu te shkaterruara askush nuk i prekte me dore ato, askush nuk investonte. Shqiperia per 5 vitet e Sales nuk arriti as prodhimin e vitit me te keq te asaj ekonomie te falimentuar pra prodhimin e vitit 1989. Edhe pse ato ishin fabrikat, uzinat dhe veprat e ndertuara me gjak e me djeresen e shqiptareve, xhahilo-maloket e PD nuk pyeten, ata nuk donin te permiresonin asgje dhe i vune buldozerin te gjithave.

Sot ne brigjet shqiptare kontrabanda e klandestineve eshte pothuajse inekzistente, te pakten kete konfirmoi edhe ministri i jashtem italian vetem disa muaj me pare. Kjo do te thote se eshte asgjesuar keshtu nje burim jo i vogel korruptimi per administraten shteterore.


Do te lutesha vertet te me rreshtoje ketu qofte edhe nje arritje apo sukses ekonomik apo te cdo lloji te Berishes gjate 92-97. Kete e ke detyre shtepie.
 

DFV

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

O Kastriot, une nuk kam ate mendim denigrus as per fshatarin e kurveleshit,ate te malsise se kuksit a Tropojes apo dhe fshatarin e Tiranes e Elbasanit por i vlersoj ne radhe te pare si patriotet e mi dhe ne radhe te dyte si qenie njerezore.
Sa per fshataret e Kurveleshit shko po munde dhe fol me ta ,por ki kujdes se do te japin uje ne bishte te luges.
Sa per regjimin Berishjan po e perseris perseri se politikishte ngjan si dy pika uje me ate te Enver Hoxhes por ne ekonomi as qe mund ti afrohet Ati te Enver Hoxhes qe megjithe ate regjim te ndyre qe kishte arriti te bente shume gjera qe as nje mund te krahasohen me 2.5km rruge qe beri regjimi po i ndyre i Berishes ne 5 vjet.
Ne se ke fakte te kundrshtosh keto thuaj dhe mos u merr tani as me fshatarin e Kurvelshit dhe as me fukarenjt e tjere te cilet nuk kane pasur mundesi te studjojne ne universitetet e botes ashtu si ne .
Shendet dhe kujdes Berishen se Ai do na nxjerr nga selameti.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Martin!!,Ti qenke vertete i mefshte apo fan symbyllur i PS-se dhe gjithe kopmonetave roze!(te me falesh).
Vertete qe nje kioske,gazete,dhe nje e shitur ne cep te pallatit nuk quhet &quot;biznes&quot;,por deri diku ka nje tatim te padukshem qe c'dokush e paguan,ketu nuk kemi te bejme me dogana dhe monopole shteti sepse e atille ishte koha,nuk kishim as nje shtet te forte qe te vilte keto te ardhura,por ti nuk kupton.
C'do biznes ka nje foshnjeri te sajen,por ti i dashke gjerat shabllon,shabllone te cilat vetem ne teori ekzistojne,por qe ju e predikoni si nje zgjidhje e cila mbart emrin NANO.
Ti thua:
<span style="font-style: italic">Si mund te na donte ne Europa kur ne shkonim e aderonim ne Konferencen E kombeve Islamike? Si mund te na deshte ne Europa kur ne tregetonim nafte e mallra me armikun tone shekullor, Serbine.</span>
Por a nuk eshte kjo Europe qe eshte bere qendra e fanatikeve te Islamizmit,a nuk eshte kjo Europe qe vazhdon dhe ka patur tregeti nga me te zezat me Serbine?
A mund te me thuash ti o i &quot;mencuri i babit&quot;,se kush ishin keto uzina dhe fabrika te cilat canin eksportin,cigarja,nafta,trikotazhi,blegtoria apo cfare?
Sigurisht,para syve te tu ka mbetur vetem nje tabele e shkruajtur ne sfond te kuq &quot;NAFTA JONE CAN BLLOKADEN&quot;.
Nje vend kurre nuk mund te zhvillohet me 5km rruge apo autostrade!por edhe nje vend nuk eshte i zhvilluar se ka 100km autostrade!
Sot prania e skafeve eshte inekzistente??Sigurisht ne bulevardin e Tiranes apo Gjirokastres!
Dhe se fundi:
Detyrat e shtepise nuk kane ndonje vlere,se ato mund te kopiohen dhe te serviren si te vetepergatitura (te cilat ju i servirni si plane te se ardhmes)
Detyra qe per ju nuk kane vlere morale dhe as patriotike,vlera te cilat ju i keni shkelur me te dy kembet,thjeshte per nje karriere sa me te shkurter dhe fitimprurese.
Kjo eshte detyra juaj ndaj kombit (ne se ekziston).
Martin!!Ne se do te diskutosh,eja te diskutojme me fakte dhe jo me brrockulla te kopjuara nga <span style="font-style: italic">Vepra 21</span> .
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Fillimisht postuar nga Blendi@:&lt;br /&gt;[QB] O Martin,o pushke jevgu.

Une nuk e di se c'njerez ishin ata qe u qelluan ne Shkoder,alabake apo jo,megjithese ti duhet ti dish fare mire keto gjera,se me ate pune jeni marre tere jetes!


Blendi

Mos u lodh te degjosh ata qe kane lyer duart me gjak ne te tilla masakra.

Ata 4 persona qe u vrane dhe mbi 60 te tjere qe u plagosen ne Shkoder nuk ishin halabakat,sic mundohet gojbytha ti paraqes.
Arben Broci ishte nje nga studentat organizatore te 90 dhe krijues i PD.
Te tjeret ishin djem shkodran qe punonin prej vitesh neper fabrikat e Shkodres dhe mbanin familjet me buke.

Te rrevoltuar nga vjedhja e votave qe beri PPSH (ateher nuk kishte nderruar akoma emrin ne PS) populli doli te protestoj qetesisht.
Por sigurimsat e Hajredin Shytit (nje nga te cilet mund te kete qene edhe gojbytha) dhe policet e Gramoz Ruzit filluan ti rrahin,ne menyre qe ti provokojne.

Kur populli i Shkodres sulmoi godine e komitetit te PPSH, e theksoj godinen (pra inatin ja nxorren godines) ata u qelluan me Kallashnikov,pushke me precizion te larte (Snaiper) dhe bile edhe me mitraloz 12,7 mm.
As edhe nje polic apo sigurims nuk u plagos ne ate dite.


(Ndryshimi mes kesaj ngjarje dhe rrevoltes se skafistave te droges Vlonjate eshte:
ne Shkoder u vrane protestues
ne Vlore u vrane,ju pi gjaku dhe pastaj u dogjen policet)
 

kastriot

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Socialists Hijack Democracy in Albania

by James A. Phillips


March 17, 1997


<span style="font-weight: bold"> The democratically elected government of Albania's pro-Western President Sali Berisha has fallen victim to a slow-motion coup d'‚tat launched by the Socialist Party, successor to the Communist Party which dominated the mountainous Balkan country from 1944 to 1992.</span>[...]Rather than speak out against these dangerous developments, the Clinton Administration has pressured President Berisha relentlessly to make concessions to the Socialists. <span style="font-weight: bold"> The Administration has called for a return of Albania's May 1996 elections, despite the fact that those elections were freer and fairer than many others that have taken place in post-Communist nations, including Russia's elections last June. </span>This action, in effect, has helped to de-legitimize the Berisha government and to encourage the spread of anarchy in that country of 3.5 million. The Administration now must take steps to limit the damage to Western interests in the Balkans by insisting that the Socialists, who have capitalized on Berisha's problems to return to power, abide by their agreement with Berisha's crumbling government, hold the promised free elections, and restore law and order.[...]

The unholy alliance: greed and revenge.[...]The president of the Socialist Party, <span style="font-weight: bold"> Fatos Nano, predicted to members of the British Helsinki Human Rights Group last summer that pyramid schemes, not elections, would bring down the Berisha government.</span> In classic Leninist fashion, the Socialists worked to turn an economic crisis into a political opportunity by exploiting a festering situation that their economic policies had helped to create.[...] <span style="font-weight: bold"> In fact, however, at least one government official was pilloried by an opposition newspaper when he warned against investing in one scheme with an exorbitant rate of return. Moreover, two of the pyramid schemes that collapsed in the south, which was hardest hit by the scams, were affiliated with opposition parties. The Socialists were aided by Albania's mafia, which greatly resented the government's efforts to crack down on its lucrative smuggling operations last fall. Significantly, anti-government demonstrations first developed into an armed rebellion in the seaport of Vlore, a staging area for smuggling drugs, illegal immigrants, and cigarettes into Italy 40 miles west across the Adriatic Sea. After the insurgents seized control of Vlore on March 2, they released the inmates of local prisons, who-having nothing to lose and much to gain-promptly joined the rebellion. </span>
[...]The U.S. position. The Clinton Administration, which pressured Berisha into entering a coalition government with his longtime enemies, must take strong action to assure that the Socialists abide by their commitment to restore law and order in the rebellious south and comply with its agreement with Berisha. It should press them to disarm their rebel surrogates, block attempts to violently overthrow Berisha, and prevent the establishment of kangaroo courts or show trials to discredit Berisha and his supporters. The Administration also should demand that the Socialists hold free and fair elections safeguarded by international electoral observers. [...]&quot;
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Blendi ku jeton ti mo trim, ne HENE?

Italia: Trafiku i emigrantëve nga Shqipëria ka shkuar në zero


Shekulli

BRUKSEL – Trafiku i emigrantëve midis Shqipërisë dhe Italisë kanë shkuar në zero, ka thënë një ditë më parë në Bruksel, gjatë këshillit për çështjet e jashtme dhe drejtësinë në Bashkimin Evropian, ministri Xhuzepe Pisanu, duke patur parasysh marrëveshjen që Roma ka firmosur kohë më parë me Tiranën. “Shqipëria ka një marrëveshje ripranimi me Italinë që funksionon në mënyrë perfekte dhe për më tepër trafiqet klandestine kanë rënë në zero”, -ka deklaruar Pisanu në një takim me shtypin vendas së bashku me komisionerin evropian për çështjet e jashtme dhe drejtësinë, Antonio Vitorino....&quot;

C'me duhet mua se Europa eshte mbushur me ekstermiste Islamike, ajo eshte shoqeri e hapur dhe ky eshte cmimi qe ajo paguan per te qene e tille. Pra Europa e ben kete per princip, pra ne emer te lirive dhe te drejtave. Po ne ne emer te kujt principi aderuam me vullnet dhe deshire te plote ne Arabi? Fabrika ne shqiperi kishte shume, qe prodhonin, edhe pse mall te dobet dhe ne shumicen e rasteve pa fitim. Por ideja ishte ti permiresoje ato, dhe jo ti shkaterroje ato, ne ate fare feje saqe edhe tullat dhe prizat e elektrikut u vodhen. Kur nje investitor i huaj vjen e shikon nje fabrike me makineri te vjetra dhe qe prodhon pa fitim, por funksionale dhe te rregullt, ai me qejf do investoje per ta permiresuar ate, por kur vjen e shikon nje germadhe, te vjedhur e te plackitur aq keq, askush nuk do te investoje qofte edhe nje kacidhe.

Po nje vend qe ka 500 km autostrade (qe jane goxha per nje territor si shqiperia) ka shume here me shume shanse dhe mundesi per tu zhvilluar nga nje vend qe ka vetem 5 km rruge. Edhe LOPA e kupton kete.

Nga 4 persona qe u vrane ne Shkoder 3 ishin te pashkolle. Ne 1992 nuk u vodh asnje vote, dhe PD as qe e kontestoi ndonjhere rezultatin e zgjedhjeve??
Policia i kerkoi PD se Shkodres qe te dilte ne krye dhe te udhehiqte turmen e cila ishte teper e irrituar dhe po dilta jashte kontrollit, por Arbnori i tha se ata nuk kane pergjegjesi per kete.

Dhe keshtu pra policet e Rucit provokuan turmen dhe ata dogjen e shkaterruan, kurse maloket dhe kokepalaret e Sales nuk e provokuan turmen ne Vlore?! Shkodrabet protestuan per pak ore dhe pastaj filluan te digjnin edhe pse ata po protestonin per ideal dhe jo humbje te pasurise personale kurse Vlonjatet qe humben qindra milione dollare, shtepi e katandi duhet te protestonin nuk duhet te revoltoheshin edhe pse ata protestuan paqesisht per plot 1 muaj. Pthrrr mos more, me ke sy e pe kete ti o trim me ate me xham apo me ate pa xham?

Populli i shkodres sulmoi godinen e komitetit pluralist, dhe ata sulmuan per te vrare policet, por ata nuk kishin arme, dhe i vune flaken asaj per te djegur policet brenda. Ata vetem nuk ishin te zote ti vrisnin keta police, se synimi i tyre ishte i qarte, po ashtu edhe ai i sulimit ndaj shkolles se bashkuar. Ate dite u plagosen 8 police.

Ne Shkoder u vrane protestues se shteti ishte i forte dhe korrekt. Protestuesit nuk u goditen deri sa ata sulmuan per te vrare e per te djegur. Por edhe ne Vlore u vrane protestues, bile u vrane ata pikerisht te goditur nga snajperet e Saliut duke protestuar paqesisht. Mos te permend ketu avionet qe u derguan per bombardim por qe dezertuan ne Itali.


James A Phillips eshte ultra-konservator, anetar i The Heritage Foundation, organizate kjo anti-labor, raciste dhe anti-emigrant. Se sa fallco ky artikull eshte mjafton te lexosh faktin se si autori zgjedhjet e 96 Majit i quan me te mirat e kohes. Sa raporte nderkombetare qe i quan ato zgedhje te pavlefshme, dhe sa shkrime anti-sali e PD so te te sjell une ty ketu te vertetoj te kunderten.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] .... Fabrika ne shqiperi kishte shume, qe prodhonin, edhe pse mall te dobet dhe ne shumicen e rasteve pa fitim. Por ideja ishte ti permiresoje ato, dhe jo ti shkaterroje ato, ne ate fare feje saqe edhe tullat dhe prizat e elektrikut u vodhen. Kur nje investitor i huaj vjen e shikon nje fabrike me makineri te vjetra dhe qe prodhon pa fitim, por funksionale dhe te rregullt, ai me qejf do investoje per ta permiresuar ate, por kur vjen e shikon nje germadhe, te vjedhur e te plackitur aq keq, askush nuk do te investoje qofte edhe nje kacidhe. ........... [/qb]
Per kete problem shko dhe fol me <span style="font-weight: bold">keshilltarin ekonomik te kryeministrit Tos Nano, çunin e Josifit,(kollona e peste) se ai ishte i cmendur mbas &quot;shock therapy&quot;.</span>
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Nano dhe parat e firmave piramidale

Phillips thote se kjo revolte ishte me kerkesa ekonomike por u keqperdor per interesa politike?? Sa idiot duhet te jesh ta thuash kete? Si mundet qe nje qeveri e falimentuar ekonomikisht te rrije ne pushtet?? Ku ka valle opozite qe nuk ekerkon pushtetin ne kete bote, kur pozita e falimenton popullin ekonomikisht? A nuk ra komunizmi pikerisht se falimentoi ekonomikisht?

Ne 1991 plani ekonomik i PD dhe i PS ndryshonin si nata me diten. PS kerkonte nje kalim me te zbutur te ekonomise ne ekonomi te privatizuar, duke e bere ate shkalle shkalle, pa shkaterruar infrastrukturen ekonomike aktuale. Psh, ne minierat jo-rentable nuk do investohej me per te hapur galeri te reja, por do vazhdonte puna tek ato te hapura tashme deri ne shfrytesimin e plote te tyre, dhe pastaj do mbylleshin.

Keshtu do vazhdohej te nxirrej qymyr dhe do vazhdonte te furnizoheshin edhe TEC-et qe prodhonin energji elektrike. E njejta ide ishte edhe me industrite e tjera. Kombinati i drurit, ai i tekstileve, uzina e telave, metalurgjiku qe edhe sot ka furnalta qe punojne etj etj do prodhonin edhe pa fitim, apo reparte te vecante te tyre do vazhdonin punen, te mbeshtetur edhe nga nje politike mbrojtje qe do aplikonte shteti ndaj importeve. Shteti do seleksiononte uzina te tilla dhe do ti subvenciononte per nje kohe te shkurter, dmth do ti ndihmonte qe ato te ndihmonin veten.

Kjo do ishte shume here me mire dhe fitimprurese se sa kostoja e shkaterrimit te tyre dhe e mbajtjes me asistence te gjithe puntoreve. Sigurisht qe kjo nuk mund te vazhdohej per gjate, mbas mbarrimit te ndihmes se shtetit keto fabrika duhet te kishin gjetur investitore te gatshem per ti permiresuar linjat e tyre te prodhimit. Ndoshta jo te gjitha do gjenin te tille, por pjesa dermuese po.

Mbajtja ne pune e ketyre njerezve do kishte shume gjera pozitive edhe per gjithe shoqerine shqiptare. Se pari keto fabrika nuk do shkaterroheshin e vidheshin dhe do krijonte nje ambient teper mikprites per investime. Njerezit do punonin dhe nuk do bridhnin rrugeve e merreshin me matrapazlleqe. Mesazhi qe merrte populli shqiptar me keto masa ishte ai i punes, i sakrifices dhe ndershmerise si vlera teper te vyera edhe per shoqerine e re.

Dhe keto fabrika e uzina do kishin shanse shume here me te larta per te thithur investime se sa kur ato iu nenshtruan gjendjes se shokut, me moralin shkaterroi te gjitha.

Te nxitur nga PD sindikalistet shqiptare, kryedembela dhe kryeparazite, shpallen greven e pergjithshme. Sindikalistet e Valiasit psh kerkonin 3-fishimin e pagave, dhe ndertimin e apartamenteve per ta brenda 3 javesh. Me pak fjale &quot;qiqra ne hell&quot;. Ne nje kohe kur shteti shqiptar ishte totalisht i falimentuar, kur shqiperia ishte ne tranzicion,e s'kishte buke per popullin, ne nje kohe kur shqiptaret duhej me shume se kurre te punonin dhe prodhonin c'te mundnin per veten e tyre, ata preferuan greven dhe shqiperia perjetoi pikerisht greve te pergjithshme. Dhe maloket e PD me sindikalistet bashke i prene rrugen dhe i nxiten per greve edhe autobuzave te unazes ne Tirane me te cilet udhetonin puntoret e fabrikes se bukes. Qe prej atehere, fabrikat dhe uzinat bosh u vodhen dhe u shkaterruan me themel, dhe ne shqiperi askush nuk iu kthye punes.

Puntoret e Valiasit dhe sindikatat e hodhen qeverine Nano ne emer te kerkesave absurde. Nano edhe pse jo fajtor per ate situate, edhe pse vetem 1 muaj ne pushtet me tolerancen me te madhe menjehere dha doreheqjen pa e kaluar situaten ne konflikt, dhe i hapi rrugen asaj qe ishte e paevitueshme, nderrimit te pushteteve. Por sapo erdhi PD ne pushtet, minatoret e Valiasit e te gjithe grevistet e tjere jo vetem shtepi qe nuk moren kurre, jo vetem qe pagat nuk iu 3-fishuan, por dolen te gjithe ne asitence.
 
Top