Nano dhe Berisha debat ne se duhet te qendrojne

DFV

Primus registratum
Nano dhe Berisha debat ne se duhet te qendrojne

Ne gazeten"Shekulli" tek letrat dikush propozon nje debat popullor ne se Nano dhe Berisha duhet te qendrojne ose jo ne krye te partive te tyre.Mu duk ide interesante vlersoj qe secili mund te jete i interesuar te cfaqe mendimin e tij.


“Debati, të rrinë në krye Berisha dhe Nano, apo jo”?


Duke pasur parasysh se Shqipëria edhe pas 13 vjet pluralizmi nuk ka arritur të zhvillohet njëlloj si shtetet e tjera ballkanike, do të ishte me interes hapja e një debati popullor në të cilin i duhet dhënë përgjigje pyetjes: Të qëndrojnë në krye dhe të pyeten akoma njerëz si Fatos Nano dhe Sali Berisha, apo jo? Mendoj se Shqipëria jonë ka shumë njerëz të aftë për të punuar më mirë për të mirën e të ardhmen e vendit tonë. Po të jetë demokraci e vërtetë në vend, nuk duhet të qëndrojë më tepër se 4 vjet një udhëheqës apo drejtues, i cili shikon vetëm interesin dhe egon e tij. Kjo gjë duhet bërë për kushtet e sotme që ka Shqipëria.
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Nano dhe Berisha debat ne se duhet te qendrojne

Debati, të rrinë në krye Berisha dhe Nano, apo jo?
Pergjigja e kesaj pyetje nuk eshte e veshtire per shume nga ne, veshtiresia qendron ne levizjen e tyre nga ato poste ku jane mberthyer. Kush i heq qe aty????????
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Nano dhe Berisha debat ne se duhet te qendrojne

Keshtu teorikisht nuk kam hasur njeri qe te jete pro qendrimit te tyre ne krye! Jane kthyer qe te dy ne diktatore te pafytyre, njeri nga etja e pafund per para e pushtet, tjetri nga deliri i madheshtise! E keqja e sotme qendron jo vetem tek pushteti qe vazhdon te jete absolut, por tek dy pushtete absolute qe luftojne per karrigen! Votat nga populli mund te mblidhen po duhet organizim shume i mire dhe seriozitet, per mendimin tim duhet ta marre persiper ndonje organizate te rinjsh dhe rezultati duhet te perfaqesoje opinionin e vertete te shumices!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nano dhe Berisha debat ne se duhet te qendrojne

pikerisht
pyetja eshte ketu KUSH VENDOS????

torikisht duhet te vendosin anetaret e partive perkatese dhe nese duam te nderhyjme ne kete, duhet te anetaresohemi ne to

zakonisht, ne bote, vendos rrezultati i votimeve qe sjell doreheqjen e humbesve

po ne shqiperi kush vendos?
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Nano dhe Berisha debat ne se duhet te qendrojne

ka shume tema te ngjashme ku flitet per Nano&Berisha.
 
Top