Nano-Berisha, misteret e Triestes
Te henen ne mbremje, nje nder momentet me interesante te emisionit “Shqip” te gazetares Rudina Xhunga, ishte edhe finalja e emisionit.
Pyetja e fundit e marre nga auditori ishte ajo e nje emigranti shqiptar ne Itali, qe krijoi surprizen.
“Une jam Ylli Asa, jam emigrant ne Itali. Kam sjelle ketu nje foto per nje takim te shumeperfolur te 92-shit, pasi kam qene koordinatori i nje takimi Berisha-Nano-Meksi ne Itali. Besoj se momente te tilla i duhen politikes shqiptare”, ka treguar emigranti.
Por a i duhen vertet politikes momente si ky? Fotot ne fjale jane shkrepur gjate takimit te shumeperfolur te Triestes ne shkurt te 92-shit, kur Nano dhe Berisha trokitnin gotat ne kulm te fushates elektorale per zgjedhjet e 31 marsit.
Qe atehere, eshte folur shume per nje marreveshje per ndarjen e pushtetit. Ne nje fare menyre, zgjedhjet e 22 marsit 1992 mbahen si me te lirat te organizuara deri me sot, sepse Partia Socialiste ne fakt, qe doli e humbur nga keto zgjedhje, nuk i kontestoi ato per asnje sekonde.
Takimi u vesh me nje tis misteri, sepse asnje nga protagonistet deri me sot, Nano, Berisha dhe Meksi nuk kane pranuar te flasin apo t’u pergjigjen pyetjeve per kete takim, gati duke vene ne dyshim edhe ekzistencen e tij.
Ndoshta sepse, nese marreveshje ka pasur, dikush e ka shkelur ate hapur. Nuk mund te shpjegohet ndryshe fakti qe njeri prej protagonisteve te ketyre fotove u burgos prej tjetrit.
Binom qe me marredhenien e vet konfliktuale, mbajti peng per kaq kohe politiken shqiptare. Por, personi qe i ka shkrepur keto foto, nje kujtim i tiji personal, mbron idene se asgje nuk ka ndodhur.
“I kam ruajtur keto foto me fanatizem. Mi kane kerkuar disa here ne raste zgjedhjesh, kush e di perse do t’i perdornin”, ka shtuar emigranti Ylli Asa.
Nje gje ka pasur. Nje takim mes dy lidereve, qe pak dite me pas, do te sulmonin njeri-tjetrin ashper nga tribunat e fushates elektorale.
Zyrtarisht jo shkurti, por marsi 1992, do te mbahet mend si dita e nderrimit te pushteteve. Trieste do te harrohet, apo kujtohet vetem si nje album fotografish te padeshiruara.