Re: NANO apo BERISHA? A mund te kete nje alternative qe mos i perfshije keta te dy?
Dispozita te pergjithshme
· Kjo shoqate do te quhet PROJEKTI fenix
· Selia aktualisht eshte viruale ne adresen
www.............
· Qellimi i kesaj organizate eshte nxitja popullit dhe vecanerisht rinise brenda dhe sidomos jashte kufijve te atdheut te jete aktive ne jeten shoqerore dhe politike ne territorin e rrepublikes se shqiperise , te ndihmoje dhe te jete aktive ne zhvillimin e vendit dhe ne marrjen e vendimeve me kryesore ne organet drejtuese te shoqerise shqiptare.
Parimet themeluese
Te gjithe anetaret e kesaj organizate:
· respektojne dhe mbrojne te drejtat themelore te individit
· perkrahin cdo shprehje te tolerances dhe lirise fetare,
· mbrojne dinjitetin e personalitetin njerezor,
· perpiqen per prosperitetin e te gjithe kombit, per paqen, mireqenien, kulturen e solidaritetin shoqeror,
· jane te bindur se drejtesia, paqja, harmonia, dhe bashkepunimi midis individeve dhe kombeve jane nder vlerat me te larta te njerezimit.
Organizimi
Shoqata organizohet si forum i perhershem virtual i ndare ne grupe pune (task force) qe trajtojne te gjithe sektoret e organizimit te jetes ne shoqerine shqiptare.
Cdo grup pune ne pergjithesi
· Krijohet me vendim te grupit koordinues te pergjithshem (GKP) i cili cakton edhe bazat operative, objektivat dhe koordinatoret provizore
· Organizohet dhe zhvillon aktivitetin e vet ne menyre autonome
· Diskuton dhe merr vendime mbi temat e parashtruara nga aneteret e vet dhe nga grupe te tjera.
· Cakton objektivat e veta ne perputhje me objektivat strategjike te organizates te vendosur nga grupi koordinues i pergjithshem (GKP) ne perputhje ne kete statut dhe me ligjet
· Zgjedh nga anetaret e vet – me shumice te thjeshte votash ne nje seance te hapur votimi qe zgjat te pakten 72 ore ku te gjithe jane lajmeruar ne adresen e deklaruar (e-mail) – nje ose disa koordinatore ( preferohet 1 koordinator cdo 8-10 anetare) te cilet
§ Organizojne grupin e nengrupet eventuale
§ Caktojne rregullat operative te zvillimit te diskutimeve
· Zgjedh – me te njejten menyre votimi– nje perfaqesues ne grupin koordinues te pergjithshem(GKP)
· Cdo anetar i organizates mund te beje pjese deri ne dy grupe pune nqs GKP nuk vendos ndryshe
Ne vecanti
Task force HR
· Krijohet automatikisht me lindjen e kesaj organizate
· Administron anetaresimet, perjashtimet dhe vleresimet e anetareve te kesaj organizate me kerkese relativisht te kandidatit ose te grupit te punes ku ben pjese - i cili ka marre vendim per perjashtimin e nje anetari pas propozimit te te pakten 5 anetareve te tjere – dhe/ose pas kerkeses se GKP
· Anetaret e cdo grupi jane 5 deri 15 + nengrupet.
· Anetaret zgjidhen nga GKP
· Vendimet merren me shumice absolute votash.
· Kordinohet nga njeri prej anetareve me rotacion cdo 6 muaj
· Nuk emeron perfaqesues ne GKP
Grupi i punes relacionet publike
· Krijohet automatikisht me lindjen e kesaj organizate
· Mbledh, seleksionon, perunon e transmeton informacionet e kerkuara nga grupet e tjere nepermjet GKP, qe kane te bejne (info) me ambientin operativ te organizates
· Mbledh, seleksionon, perpunon e transmeton informasionet e kerkuara nga GKP
· Anetaret jane 5 deri 15.
· Anetaret zgjidhen nga GKP
· Vendimet merren me shumice absolute votash.
· Koordinohet nga njeri prej anetareve i cili perfaqson edhe organizaten ne pergjithesi ne rraportet me shtypin e organe te tjera informative
· Nuk emeron perfaqesues ne GKP
Grupi koordinues i pergjitheshem (GKP)
· Perbehet nga perfaqesuesit e te gjithe grupeve
· Percakton strategjine e zhvillimit te organizates ne pergjithesi qe perben bazen e planifikimit strategjik te cdo grupi.
· Koordinon marredheniet midis grupeve te ndryshme
· Cakton llojin dhe masen e kontributit te detyruar te cdo anetari ne organizate
· Administron burimet financiare te organizates
· Merr vendim per krijimin, menyren e funksionimit fillestar provizor ose shperndarjen e grupeve te punes
· Merr vendim per ankesat e anetareve mbi vendimet e cdo grupi dhe mund ti anulloje ato kur bien ne kundershtim me kete statut apo me ligjet shqipetare.
· Koordinohet nga njeri prej anetareve te tij me rotacion 6 mujor. shkarkohet me shumice absolute e perfaqeson ligjerisht organizaten
Asambleja e pergjithshme
· Merr formen e nje grupi pune te vecante
· Thirret e koordinohet nga GKP - me vullnetin e tij ose me kerkese te 1/5 se anetareve te kesaj organizate
· Merr vendime me shumice te kualifikuar votash – mbi 2/3 e te gjithe anetareve ne mbledhjen e pare ose (kur nuk arrihet kjo) me mbi 2/3 e votuesve ne mbledhjen dyte me te njejtin rend dite e mbledhur jo me pare se 15 dite nga perfundimi i te pares pa rezultat-mbi ndryshime ne statut, trupezimin e kesaj organizate ne nje tjeter apo prishjen e kesaj organizate.
· Te gjithe anetaret duhet te lajmerohen –ne adresen e deklaruar (e-mail) - dhe kane te drejte te marrin pjese ne mbledhjen e pergjithshme
· Te gjithe anetaret e kesaj organizate kane te drejte vote te barabarte.
· Anetari i shoqates nuk merr pjese ne votim kur ai vete ose bashkeshorti/a, femija, gjinia, a krushqia e tij jane ne konflikt interesash me kete orgnizate mbi nje nga temat e rendit te dites.
Anetaret
te drejtat e detyrat
1) cdo anetar/e ka detyre te kontribuoje ne jeten dhe aksionin politik te organizates me eksperiencen e tij personale dhe aftesite e veta specifike sipas vendimeve te GKP
2) cdo anetar/e ka te drejte te:
· kerkoje dhe te marre informacione mbi jeten e organizates, mbi vendimet e saj, mbi diskutimet e bera ne te gjitha organet dhe mbi alternativat e propozuara.
· Te shprehe dhe te mbeshtese ne cdo strukture te organizates pozicionet e veta ideologjike dhe kulturore.
· Ti njohe organet drejtuese me opinionet dhe sugjerimet e veta
· Te mbeshtese qendrime te ndyshme nga ato te shumices ne organet vendimmarrese
· Te zgjedhe organet drejtuese te organizates.
· Te zgjidhet e te beje pjese ne organet drejtuese te organizates dhe te delegohet ne mbledhjet e cdo niveli
· Te propozoje kandidatura ne listat elektorale,
· Ne rast se vendos te largohet nga organizata (gje qe mund ta beje ne cdo kohe) ka te drejte te spjegoje arsyet e vendimit ne nje mbledhje te deges se organizates ku ben pjese.
Dispozita kalimtare
Per te garantuar ruajtjen e qellimit dhe te objektivave fillestare te themeluesve te kesaj oraganizate, per nje periudhe prej pese vitesh nga data e rregjistrimit ne gjykate:
Anetaret themelues kane te drejte veto ne ndryshimet e ketij statuti
Anetaret themelues jane pjesetare me te drejta te plota ne GKP dhe nuk mund te shkarkohen