Andrew Palismwe është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit që zgjati 9 orë dhe që u krye në Kejp Taun të Afrikës së Jugut.
Fëmija lindi më 6 prill me dy këmbë shtesë në pjesën poshtë stomakut dhe mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të një binjaku të pazhvilluar.
Nëna e fëmijës thotë se djali i saj po i përgjigjet mirë mjekimit dhe falenderoi qeverinë që pagoi për operacionin të cilin ajo nuk e përballonte dot.
Gjithsesi, ajo dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë pranuar të zbulojnë se sa ka kushtuar ky operacion.
/ Top Channel