Naiviteti i CIA

Renea88

Primus registratum
Naiviteti i CIA

sot tek shekulli botohet nje raport i CIA per vitet 50. naiviteti shkon deri aty sa te thuhet qe 90% e popullsise e urrente regjimin e Hoxhes sidomos fshataret. Per ne qe kemi jetu ne shqiperi eshte e qarte qe ato vite 90% e popullsise ishte pro Hoxhes sidomos fshataret dhe puntoret dhe 10% ish intelektualet qe ai i shfarosi ata ishin ata qe nuk e donin Hoxhen e komunizmin. ja raporti:CIA: Shqiptarët, 90% kundër regjimit në '50


Shekulli

***
8. Rinia. Rinia shqiptare, si ajo fshatare dhe ajo qytetare menjëherë pas pushtimit të vendit nga Italia në 1939 kishte filluar rezistencën. Më vonë komunistët, duke u fshehur pas Frontit Nacional Çlirimtar dhe duke përdorur slogane patriotike mashtruan shumë të rinj dhe i vendosën ata nën flamurin e tyre. Kësisoj rinia u bë shtylla kurrizore e lëvizjes komuniste në Shqipëri përgjatë luftës. Megjithatë deziluzionet nuk vonuan të shfaqeshin pas perdes komuniste në gjithë vendin duke zbuluar trukun politik, social dhe ekonomik. Qysh nga 1950 propaganda komuniste nuk rezultonte më efektive për shumicën e të rinjve, sidomos në fshatra për shkak të eksperiencës së parë me punën “vullnetare” dhe për shkak të gjendjes së keqe ekonomike me të cilën u ndesh rinia në fshatra.

9. Punëtorët industrialë dhe shërbyesit civilë. Përveç një numri relativisht të vogël punëtorësh që u ngritën në pozicione drejtuese në industrinë vendase, klasa punëtore në përgjithësi nuk ka fituar asgjë nën regjimin komunist. Rrogat janë të ulëta; çmimet janë përgjithësisht të larta; dhe shumë gjëra nuk mund t’i gjesh në treg sepse mungon furnizimi ose ngaqë janë shumë të shtrenjta. Ka një presion të vazhdueshëm për të arritur norma të larta në punë. Ka gjithashtu nga ana tjetër edhe dënime të rënda për vonesa ose thyerje të disiplinës në punë; I gjithë populli duhet të bëjë punë “vullnetare” (të detyruar); janë të detyrueshme edhe mbledhjet pas pune në të cilat nxirren konkluzione e bëhen diskutime për botimet e fundit komuniste dhe kontributet që ato sjellin, etj. Si edhe shqiptarët e tjerë, punëtorët kanë treguar shenja pakënaqësie dhe janë duke pritur me padurim ditën kur do të çlirohen nga regjimi komunist.

10. Inteligjenca dhe Kleri. Inteligjenca e Shqipërisë para vendosjes së komunizmit, në fillim të shekullit, kishte punuar për krijimin e një vendi të pavarur. Rinia pas Luftës së Parë Botërore kishte marrë kulturë dhe ide perëndimore. Por disa nga intelektualët e rinj, shumica mësues shkolle, nëpunës qeveritarë, nëpunës të ushtrisë dhe gazetarë të cilët gjatë periudhës 1925-1939 kishin patur kontradikta me regjimin e Mbretit Zog dhe ligjet e tij, gradualisht kaluan në të majtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ata u bënë shtylla kurrizore e lëvizjes nacional çlirimtare nëpërmjet së cilës komunistët morën nën kontroll pushtetin. Megjithatë pati intelektualë të tjerë, të cilët e kundërshtuan komunizmin dhe shumë prej tyre luftuan në mënyrë aktive kundër formacioneve partizane të kontrolluara nga partizanët. Balli Kombëtar (National Front), organizata antikomuniste më e fortë, ishte themeluar nga elementë demokratikë nacionalistë ndërmjet të cilëve intelektualë si të rinj edhe të moshuar, të cilët patën largpamësinë të parashikonin katastrofën në të cilën do ta çonte vendin komunizmi. Megjithëse një numër i madh intelektualësh antikomunistë u arratisën jashtë vendit ose u burgosën e u ekzekutuan kur komunistët morën kontrollin, ka ende elementë të fortë ndërmjet intelektualëve të mbetur që janë të pakënaqur me regjimin dhe që aspirojnë përmbysjen e komunizmit. Ka vetëm një grusht intelektualësh në Shqipëri sot që janë lidhur pazgjidhshmërisht me regjimin.

11. Siç e kemi thënë edhe më parë, klerikët myslimanë dhe ortodoksë janë nënshtruar nga regjimi i Tiranës dhe krerët katolikë janë eliminuar thuajse tërësisht. Megjithatë, mbeten ende shumë klerikë të thjeshtë, sidomos katolikë, të cilët përfaqësojnë një rezistencë potenciale.

12. Forcat e Armatosura. Morali i Forcave të Armatosura shqiptare është i dobët dhe shumica e tyre ka gjasa të ndihen të zemëruar me regjimin aktual në Shqipëri. Kjo zemëratë vjen së pari nga pakënaqësia ndaj regjimit aktual. Për më tepër, në krye të forcave të armatosura janë vendosur njerëz që vijnë kryesisht nga familje fshatare dhe si të tillë janë antagonistë ndaj regjimit si të parët e tyre në fshatra. Për këtë arsye forcat e armatosura konsiderohen nga regjimi të pabesueshme. Shumë nga oficerët dhe nënoficerët e përhershëm janë zgjedhur për shkak të një luajaliteti në dukje me regjimin. Megjithatë, gjatë dy viteve të fundit, janë konstatuar raste disidence në gjirin e oficerëve të lartë disa prej të cilëve janë shkarkuar. Demobilizimi në fund të 1955 dhe në fillim të 1956 i një numri të konsiderueshëm oficerësh të konsideruar të pabesueshëm nga regjimi jo vetëm brengosi të prekurit por pati efekt demoralizues tek të tjerët që ishin ende në shërbim. Megjithatë bërthama e potencialit disident nuk është e organizuar dhe nuk është fokusuar në një objektiv të përbashkët.

Intensiteti i disidencës
13. Raporte të besueshme për qëndrimet e popullit në Shqipëri tregojnë se më shumë se 90 për qind e popullsisë së vendit është e pakënaqur me regjimin komunist. Intensiteti i ndjenjave antikomuniste varion nga një irritim i butë i herëpashershëm nga ana e komunistëve të zhgënjyer dhe simpatizantëve të partisë dhe shkon deri në urrejtje të fortë nga ana e atyre personave ose grupeve që janë cënuar drejtpërdrejt nga regjimi. Me përjashtim të liderëve kombëtarë dhe disa lokalë të partisë, disa anëtarë të burokracisë së lartë dhe forcave të sigurisë, aktualisht nuk ka grupe që, përfshirë edhe komunistët e thjeshtë, të jenë të përjashtuar nga terrori policor i regjimit ose që të nxjerrin përfitime prej tij. Popullsia nuk ka ndonjë shpresë për të ardhme më të mirë nën regjimin komunist. Ka shumë armiq të fshehur të regjimit megjithë përpjekjet e vazhdueshme të regjimit për t’i zbuluar ata. Është e konsiderueshme shtypja dhe presioni që ushtrohet mbi disa grupe të cilët konsiderohen nga regjimi armiq për shkak të së shkuarës së tyre. Ata duhet të lajnë mëkatet e kësaj të shkuare duke u internuar në kampe përqendrimi dhe duke bërë punë të detyruar.


08/12/2004
KATEGORIA: Dossier

________________
konkluzioni eshte qe nqse eshte sic pohon CIA paskemi qqene populli me idiot ne bote qe 10% e popullsise na shtypi per 40 vjet me rradhe.
 

Jon Vrushi

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

Ke të drejtë lale.Nji nga karakteristikat e sitemit socialisht është se populli e adhuron kryetarin e shtetit ashtu si zotin.Vërtet që CIA prish emrin e mir me kto që thot.
 

MLK

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

Nuk eshte hera e pare qe C.I.A gabohet ne gjykimet e saj keshtu qe nje here me shume nuk ndryshon ndonje gje te madhe. Mjekroshat me 5 brisqe rroje lojten boten menç e CIA me dhjetra miliarda dollare buxhet nuk arriti te merrte vesh asgje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

Nuk ma ha mendja se CIA prish emrin e "mire" (kur ka edhe CIA nam te mire, mos ngelte me nam i mire ne kembe). CIA e ka bere ate raport thjesht per arsye interesi. Pra jo se nuk ka qene ne dijeni te situates apo ka qene naive. Ai raport eshte thjesht nje "komunikate" apo "trakt" thjesht per interesat e saj (qe nuk i merr vesh as dreqi me te birin). Gjthashtu ai raport mund te jete shkruar nga ndonje idiot i CIA-s (ne sherbimet sekrete hyjne ne pune edhe idiotet). Pastaj mos harroni edhe gjene me themelore. Ne nje sherbim sekret shumica e punonjesve dine shume pak me teper sesa njerezit e thjeshte. Ata qe dine sekretet e verteta numerohen me gishta (se sic eshte ajo shprehja "tre vete mund te ruajne nje sekret nqs dy prej tyre kane vdekur) Prandaj mos jini kaq naive sa te quani CIA-n naive, dhe mos jini kaq naive sa te besoni qe cdo agjent i CIA-s di sekretet me te medha te botes.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

Ore,besoj qe nuk duhet te pretendojme qe te kuptojme analizat apo komunikatat e CIA-s,CIA eshte nje agenture dhe si e tille ka per detyre te krijoje disinformime apo informacione te rreme,sipas nevojave te saj!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Naiviteti i CIA

Orosho, sa vjec ti plako! Pasi nuk besoj se ke jetuar ne ate kohen per te cilen ben fjale artikulli! /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif

Kur kemi jetuar ne ashtu ishte, shumica e donte rregjimin, por mesa mendoj dhe di une ne vitet 50 nuk ka qene tamam keshtu. Shqiperia sa kishte dale nga lufta dhe ata qe nuk ishin komuniste dhe qe nuk e donin Enver Hoxhen ishin te shumte ne numer. Llogarisni ketu te pakten te gjithe ballistet, monarkistet qe per hir te te vertetes nuk duhet pranuar qe ishin pak! Pastaj nje pjese e madhe e popullsise nuk pelqente shtetezimet e te tjera reforma dhe mendoj se kjo shtrese hyn tek ajo pjese e pakenaqur!

Se c'u be me vone e dime te gjithe! Druri zbut dhe ariun, jo njeriun!Kur vdiq xhaxhi, 90% e popullsise qau (lere se tani deklarohen 90% qe nuk kane qare /pf/images/graemlins/smile.gif )

Persa i perket CIA, mund te jete dhe ndonje gabim /pf/images/graemlins/smile.gif Ne vend te 9.0 % te kene shkruar 90% /pf/images/graemlins/smile.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

Regele,un jam trilet vjec /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Mendimi im:normal qe ne vitet 50 ka pas 90% anti-komunista!!Nuk e lun as topi!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Orosho, sa vjec ti plako! Pasi nuk besoj se ke jetuar ne ate kohen per te cilen ben fjale artikulli! /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif

Kur kemi jetuar ne ashtu ishte, shumica e donte rregjimin, por mesa mendoj dhe di une ne vitet 50 nuk ka qene tamam keshtu. Shqiperia sa kishte dale nga lufta dhe ata qe nuk ishin komuniste dhe qe nuk e donin Enver Hoxhen ishin te shumte ne numer. Llogarisni ketu te pakten te gjithe ballistet, monarkistet qe per hir te te vertetes nuk duhet pranuar qe ishin pak! Pastaj nje pjese e madhe e popullsise nuk pelqente shtetezimet e te tjera reforma dhe mendoj se kjo shtrese hyn tek ajo pjese e pakenaqur!

Se c'u be me vone e dime te gjithe! Druri zbut dhe ariun, jo njeriun!Kur vdiq xhaxhi, 90% e popullsise qau (lere se tani deklarohen 90% qe nuk kane qare /pf/images/graemlins/smile.gif )

Persa i perket CIA, mund te jete dhe ndonje gabim /pf/images/graemlins/smile.gif Ne vend te 9.0 % te kene shkruar 90% /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Tani te themi te verteten xhaxhi ishte mjeshter i te dyja mjeteve kryesore per te mbajtur pushtetin:
Bindja dhe Druri. Prandaj (megjithese kur vdiq xhaxhi une akoma e beja ne breke /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ) jam dakort me ty Regele.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Naiviteti i CIA

90% e shqiptareve kane derdhur lot krokodili,ose kane qare sepse kane pa te tjeret qe kane qare,sepse e mbaj mend shum mire qe:ne vitet '80 ne Shkoder kishte fillu ne mase propaganda anti-komuniste(me sakte para se te vdiste qeni),njerezit shpreheshin me urrejtje kunder regjimit,sepse barku kishte fillu me na u ngjit per shpine!!
Sa per dijeni,dy cunat e Muho Asllanit ishin ma anti-komunista se te gjith tjeret /pf/images/graemlins/laugh.gif ,por Muho karrocieri ne vend qe t'i fuste ne burg i dergonte jashte me nga tre-gjashte muaj ne vit!!
 
Top