NACIONALIZMI QE KERCENON BALLKANIN

NACIONALIZMI QE KERCENON BALLKANIN

STUDIMI/ E ardhmja e EULEX, problemet e sigurisë në Kosovë, kriza ekonomike, marrëdhëniet mes monedhave të vendeve të rajonit dhe forcat nacionaliste; qeveria e Thaçit, ndikimi rus në rajon, skenari për Republikën Srpska, “reformat” e Tadiç, gjendja në Lu

Hashim Thaçi është paraqitur muajt e fundit me gjithë mprehtësinë e tij të zakonshme dhe aftësitë për të komunikuar me publikun, me ritmin e njohjes ndërkombëtare duke vepruar vetëm me shpejtësinë e mjaftueshme për të kënaqur shpresat popullore dhe larguar njerëzit nga vështirësitë ekonomike në rritje, sidomos nga rritja e papunësisë, dhe nga mungesa në shkallë të gjerë e investimeve të huaja. Ka një përbërës të fortë izraelit dhe të lidhur me izraelitët në rrethin e tij të ngushtë, diçka që u ka dhënë krahë komenteve të shumta në shtresat e ulëta kosovare. Pikëpamja vetiake e pjesës më të madhe të udhëheqësve të Kosovës për të ardhmen e EULEX-it është që si misionet e BE-së gjetiu në rajon do të jetë e fortë në retorikë, por e organizuar dobët, që do të vijë duke u vyshkur dhe me pak ndikim në zhvillimet praktike. Bashkëpunimi verbal flet për shpresën e vazhdimësisë së lëvizjes së monedhës së BE-së drejt Kosovës. Janë të njohura problemet në misionet e ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare mbi përgjegjësitë e paqarta, vagullta dhe të mbivendosura. Një shembull i qartë është se si diplomati holandez Peter Feith është shefi i Përfaqësisë Civile Ndërkombëtare dhe njëherësh Përfaqësues Special i Bashkimit Europian, kur në asnjë rast nuk është e qartë për vëzhguesit e vjetër të skenës kosovare se cili është roli i tij i vërtetë që duhet të luajë.

Megjithatë ka një ndjesi reale për shfaqjen e një shteti të ri dhe qeveria e Kosovës ka arritur ndoshta në mënyrë befasuese tregues të lartë në afatet e miratimit vendor për mënyrën e të qeverisurit dhe shkallën që ka arritur për të patur një identitet politik të pavarur shumë shpejt. Vendi gëzon përparësi të mëdha, në kushtet aktuale ekonomike botërore, duke patur lidhjet e tij më të ngushta ekonomike të jashtme me botën e pasur gjermanisht folëse në Europën qendrore, në Zvicër (mbi të gjitha), Austri dhe Gjermani, ku një diasporë e suksesshme dhe e ngulitur mirë është duke shtuar gradualisht investimet e saj kosovare, edhe pse shpesh në projekte të madhësive modeste. Një gjendje amullie vërehet në përparimin e infrastrukturës madhore jetike, prodhimin energjetik dhe industrinë nxjerrëse minerare, të cilat mund të shndërrohen në Thembrën e Akilit të qeverisë Thaçi në të ardhmen. Serbia nuk ka nevojë të bëjë shumë për mbajtjen e tensioneve etnike vendore për të larguar investimet e huaja, ndërkohë që Plani i Ahtisarit i jep shumë mundësi Beogradit për të investuar. Midis vendeve veriore ballkanike, Sllovenia është gjithashtu një partner i rëndësishëm ekonomik. Nivelet e remitancave familjare kanë rënë por jo kur vjen puna e disa mallrave të konsumit si fjala vjen makinat e reja për përdorim vetiak dhe televizionet me ekran plazme të kudondodhur.

Bankat e Kosovës i mbijetuan krizës së vjeshtë-dimrit 2008/2009 pa incidente, ndonëse kapitalet bazë të tyre të kufizuara ka të ngjarë të frenojnë disa hua tregtare dhe bujqësore që do të ishin shumë të dëshiruara. Një bankë moderne krediti bujqësor është një boshllëk i madh në sistemin bankar kosovar. Përdorimi i Euros si monedhë kosovare është një faktor i mëtejshëm qendrueshmërie. Deri tani paraja është duke shkuar në tregun kosovar të pronave, pjesërisht sepse ka pak bursë funksionuese ose treg të zhvilluar dhe mundësitë investuse për njerëz të zakonshëm jashtë tokave dhe pronave janë shumë të kufizuara. Tregtia me flori dhe argjend duket se ka ardhur në rritje, por metalet e çmuara për momentin janë duke u kursyer gjerësisht nga elita qytetëse, si një monedhë e volitshme për drogë dhe transaksione të tjera të pista.

Në vjeshtë të këtij viti do të mbahen zgjedhjet vendore, në një datë që nuk është fiksuar ende. Këto në thelb janë shndërruar në një telenovelë për opinionin publik kosovar ngaqë Zyra Civile Ndërkombëtare sipas planit të Ahtisarit kishte menduar që brenda së njëjtës periudhë të mbaheshin edhe zgjedhjet e përgjithshme. Nuk dihet se çmund të ngjasë në zgjedhje, me mundësinë e krijimit të një a më shumë partive të reja, por kundërshtitë aktuale për datën flasin për vështirësinë që bashkësia ndërkombëtare do të ketë për zbatimin e shumë prej kushteve të Ahtisarit ndërsa qeveria fiton kohë dhe besim në detyrë. Ka të ngjarë të shfaqen disa probleme mjaft të diskutueshme, përsa i përket kufijve të njësive të reja vendore, të menduara për të rritur statusin dhe ndikimin e pakicës së vogël serbe, kontrolli i policisë në disa vende do ti kalojë zyrtarëve të pakicës serbe, një çështje emotive për bashkësinë e shumicës.

Fakt është që serbët e Kosovës nuk përbëjnë ndonjë problem në shumicën e Kosovës, me pak ose aspak ekonomi të vërtetë në bashkësitë e tyre, ndërsa grupi i madh në veri të lumit Ibër është i pazoti të ndalë iniciativat e fundit të bashkësisë ndërkombëtare për të rindërtuar shtëpitë e braktisura në pronësi të shqiptarëve në atë pjesë të Kosovës. Ndikimi i tyre i vërtetë është shumë e më shumë nëpërmjet Beogradit, më anë të strukturave dytësore politike dhe aftësisë së udhëheqësve serbë, Tadiçit në mënyrë të veçantë, për të gjetur mbështetje brenda EULEX-it dhe NATO-s për një rol politik të vazhdueshëm në Kosovë, sikurse tregoi vizita e tij shumë e diskutueshme për Pashkët e vitit 2009 në Manastirin e Deçanit. Sipas pikëpamjes së disa zyrtarëve të Brukselit, kjo është menduar të krijojë kontakte që do të çojnë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por në të vërtetë kjo është një ëndërr në diell për aq kohë sa Beogradi kundërshton njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe kjo marrëdhënie në tërësi shërben përgjithësisht për të zvogëluar ndikimin aktual të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Deklarata e pavend e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden (Joe Biden) në Beograd në maj të vitit 2009, se mosnjohja e Kosovës nga ana e serbëve nuk duhet të bëhet pengesë në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE e NATO, ka bërë që në Kosovë të rritet mbështetja për pikëpamjen që të shihet shumë më shpejt nga çmund të pritej mundësia për të garantuar vetë sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit të ri. Vëzhgues të pavarur ka të ngjarë të kuptojnë që gjëja e fundit që BE ka aktualisht nevojë është një hyrje e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara e një Serbie ende nacionaliste në Bashkimin Europian. Në shumë mënyra kjo do të jetë me gjasa të mëdha destabilizuese.

Çështjet e brendshme në Serbi që lidhen me Kosovën

Në të vërtetë në politikën e Beogradit për Kosovën ka pak ndryshime reale prej një kohe të gjatë. Janë të gjitha shenjat që kjo të vazhdojë, ndërsa do të jetë vetëvrasje politike për ndonjë udhëheqës serb të mbrojë njohjen e Kosovës, dhe në rastin shumë të pangjashëm po ta bëjë këtë Tadiçi, Parlamenti serb do të bllokonte një marrëveshje të tillë. Nga pikëpamja e Beogradit, ka shumë për të thënë për trajtimin e Kosovës si një konflikt i ngrirë, për arsye se ai shërben për të përqendruar pakënaqësitë nacionaliste brenda Serbisë, që përndryshe mund të zbrazet me kritika për qeverinë e Tadiçit në përgjithësi. Pengesa e këtij skenari për bashkësinë ndërkombëtare është që ai është i vetmi variant i sigurt për sa kohë mund të mbahen larg pushtetit në Beograd të gjitha qeveritë nacionaliste, ndikimi rus në Serbi të bjerë, dhe/ose një rivendosje e kontrollit nacionalist të aparateve ushtarake dhe të sigurisë.

Ishte menduar gjithashtu se do të kishte shumë a pak stabilitet të përhershëm në Bosnjë, ndërsa Republika Srpska mund të mbahej brenda Bosnjës. Të gjitha këto janë hamendësime të arsyeshme që kanë funksionuar në pak vitet e fundit, por ato mund të mbeten në nivele mesatare pasigurie dhe paqëndrueshmërie dhe për një kohë të gjatë, pasi do të duhet të marrësh vetëm një nga faktorët e mësipërm për të shkuar gabim dhe në një ripërtëritje të tensionit madhor me bashkësinë ndërkombëtare që mund të prekë edhe Kosovën. Qeveria e Beogradit ka qenë në
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23214. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23214

Top