Na thoni disa histori interesante ,te pabesueshme,anormale dhe te perditshme etj.........

Soul

Forumium praecox

Histori interesante dhe te pabesueshme..... anormale....
Ja njera histori qe ka treguar dikush.
"Para 12 vitesh ne shtepin time erdhi gjyshja ime e cila jetonte ne fshat . Te gjith ishim te gezuar sepse ishte hera e par qe do vinte dhe per mua ishte hera e par qe un e shikoja. Ajo kishte vendosur te rrinte ne shtepin time per 3 muaj dhe pastaj te ikte serisht ne fshat . Nuk kaluan as 3 jave dhe ajo persoj nje kriz nervore e cila e la te paralizuar nga njera dor dhe njera kemb . U merzitem jasht mase te gjith dhe sidomos un sepse e doja vertet shum . Ajo u vendos ne shtepin tone dhe ndenji aty per 11 vjet me rradhe . Me dat 2 Korrik 2010 un ika tek apartamenti i dajes tim tek i cili shkoja gjithmon per te ber ndonje pastrim sepse daja jetonte jasht shtetit . Mbarova me pastrimet si zakonisht dhe u nisa per ne shtepi . Kur arrij tek shkallet me merren mendt dhe trupi me merr per posht dhe leshohem per te ren nga shkallet . Isha ne katin e 6 te pallatit ku daja im jeton sot e ksaj dite . Fati im ishte qe nje nga komshinjt e pallatit rastisi aty edhe me kapi nga Canta qe mbaja gjithmon me vete . Isha zverdhur ne fytyr dhe ai me mori me vete ne apartamentin e tij dhe me dha pak uje , me pas ai me percolli deri tek stacioni i autobuzit . Nisem per ne shtepi dhe kur arrij shikoj persona qe hynin e dilnin nga rrugica e shtepis time , vrapoj dhe shikoj njerin nga xhaxhallaret e mi i cili nk po e mbante dot te qaren . E pyeta se cfar kishte ndodhur dhe me perqafoi e u largua pa me then asnje fjal . Hyra brenda ne shtepi edhe aty shikoj te gjith dhe me afrohet im at dhe me thot qe te behesha i fort sepse gjyshja kishte vdekur . Un ne ato momente nuk e mbajta veten dhe me ra te fiket . Kur i hapa syt shikoj te gjith qe ishin per rreth meje zgjohem dhe pa folur hy tek dhoma ku ishte gjyshja ime . E perqafova dhe e putha per her te fundit . Te nesermen e percillnim gjyshen per ne banesen e saj te fundit dhe un isha shum i merzitur . Kaloi ca koh dhe un isha ende i merzitur per humbjen e saj . Po afrohej ditelindja ime edhe un e ndjeja veten bosh . Te gjith per rreth meje ishin te gezuar dhe un jepja nga nje buzeqeshje fallco per te mos ren ne sy . Ne mbremje biem te gjith per te fjetur dhe pas disa oresh ndegjoj nje zhurm e cila vinte nga dritarja ime , hap dritaren dhe ne dhomen time hyri nje flutur e cila sodiste neper dhome sikur te ksihte nje jet qe jetonte aty brenda . Me kenaqi pranija e saj dhe u ula per te fjetur pas disa minutash kur zgjohem ne mengjes shikoj fluturen e cila ishte tek koka e krevatit tim dhe kur e pash mir tek krahet e saj shikoj te formuar shkronjen "H" e cila esht inicialja e gjyshes time . U shtanga dhe nuk e dija a isha ne enderr apo jo . Ajo flutur ndenji per 2 dit me rradh ne shtepin time dhe te them te drejten me kenaqte pranija e saj . Me von ajo u zhduk .... tani un e kujtoj ate dit sikur te me ndodh cdo sekond te jetes time dhe e ndjej qe gjithmon e kam pran ate person te mrekullueshem qe me ndihmon sa her jam ne veshtiresi ... "
Boh , nuk e di sa e besoni nje gje te tille , por qe gjithsesi e kane treguar :nerd:
 

gaviota

Forumium praecox
ja tu them une nje histori te pabesueshme ......................anormale............................dhe interesante

:hidhu:Vdes burri nga pesha e gruas
I eshte ulur te shoqit me tere peshen e trupit te saj prej 136 kg dhe ai ka vdekur.Zonja Walker nga Milwake nga Wiskoni te SHBA-se rrezikon te denohet per vrasje me paramendim.Veshtire qe ajo te thote se e ka bere per vetmbrojtje kete akt sepse pas nje sherri me te shoqin ,ajo e ka vene poshte me peshen e trupit te saj dhe nuk ka levizur nga vendi me ore te tera.I ndjeri vdiq pas 11 oresh agoni te plote
 

pikolo diavolo

Primus registratum
ja tu them une nje histori te pabesueshme ......................anormale............................dhe interesante

:hidhu:Vdes burri nga pesha e gruas
I eshte ulur te shoqit me tere peshen e trupit te saj prej 136 kg dhe ai ka vdekur.Zonja Walker nga Milwake nga Wiskoni te SHBA-se rrezikon te denohet per vrasje me paramendim.Veshtire qe ajo te thote se e ka bere per vetmbrojtje kete akt sepse pas nje sherri me te shoqin ,ajo e ka vene poshte me peshen e trupit te saj dhe nuk ka levizur nga vendi me ore te tera.I ndjeri vdiq pas 11 oresh agoni te plote

kjo e jotja qenka me te vertete anormale..................komike....................... dhe e pabesueshme................shume e bukur really
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Para shum kohesh ne nje fshat te vlores jetonte gjyshja time,ajo kishte motren e burrit te pa martuar ne shtepi ..gjyshja tregonte se kunata e saj ishte shum e bukur..
E kerkuan pe
r nuse nje familje aty ne fshat por ajo pretendonte per te ikur ne qytet dhe nuk deshi...e ema e djalit i tha se nuk do e kishte asnje mashkull tjeter po nuk e pati djali i saj,po njerezit e vajzes nuk i vuren rendesi fjaleve te saj.
vajza mbas disa ditesh cohej ne mes te nates dhe ikte nga shtepia ,nuk mundnin ta ndalnin dot,kishte nje fuqi te jashtzakont...kur kthehej vinte e copetuar,me rroba te pista ,e gervishur.
Prinderit dhe i gjith fshati mendonin se bente vet ashtu per te ikiur dhe takuar Jaranin ..
Mendonin se ajo kishte te dashur qe nuk deshi te martohej..
E kapnin i conin zjarr ne dor qe te shikonin ndjente gje apo jo.Ajo i digjte duart sps nuk ndjente ,fliste percart..
Thoshte se duhet te ikte tju lante rrobat te perroi se do e rrihnin..
Ate nat e ndoqen nga mbrapa dhe e pan se ku shkoi...
Ishte ne nje perrua dhe kishte ven kazanin e lante rroba,dhe dy gra te veshura ne te bardha i thoshin ,shpejt se vajti von dhe laji mire..
kur vajza u kthehej ne shtepi nuk mbante mend asgje...
si e pan se ku shkonte ,e moren prindrit e saj e cuan ne nje hoxh,ai i dha nje duva te vogel dhe i tha,nese e humbet kete do vdesesh,nuk ke me jet...
vajza u be mire ,u martua,lindi dhe femije ,kur ju be femija 5 vjec ajo shkoi te lante rrobat ne perrua si i lanin ne ato koh .. dhe aty i ra duvaja...U semur dhe vdiq ate nate .
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Gjithmone e vogel kisha frike naten por nje nate me ka ndodhur dicka qe do e mbaj mend,kam qene ne shkoll te mesme
familja ime perbehet nga mami dhe babi dhe kater femij une jam e dyta kam nje moter me te madhe dhe dy vellezer.
Babain si cdo prind e kisha emigrant ne greqi dhe rrinim vetem me mamin, mami flinte gjithmon me vllain e vogel
por gjithmone e mbante deren hapur se ne flinim tek dhoma tjeter dhe nje nate po binte shi dhe nuk kishte drita.
por mami kur nuk kishte drita mbante tel me drite dhe e drejtonte dhe nga dera e dhomes ku flinim ne,mua me doli gjumi
dhe degjoj se mami po renkonte,po qante dhe ashtu pergjumesh u ngrita menjeher nga krevati mendova se mos i ka ndodh gje
vellait te vogel por jo kur shikoj syte te hapura dhe vetem qante i thirra mami C'far ke?po ajo nuk me degjonte
e kapa dhe e shkunda fort nga krahet ajo vetem shikonte nga dera vetem me tha
turtle.gif
a ardhur nje hije te me palosi krevatin.
U tmerrova, ne ate moment u zgjuan dhe motra e madhe dhe vellai kur e pane mamin ne ate gjendje filluan te qanin,
nuk dija por fati im kisha lek ne tel dhe mora nusen e xhaxhait se i kemi shtepiat afer,i thash hajde se eshte semur
mami ne ate moment vendi ishte qetsi erdhi pune minutash nusja e xhaxhait edhe kur e pa mamin ne ate gjendje ngriu
me tha qe te ndizja nje qiri po nuk mbanim mend se ku i kishim vendosur,mir tha ajo vellait hajde ikim te shtepia ti
marrim atje,iken ne ate moment mbylla deren ku po rrinim me mamin,ajo fliste percart thoshte gjera te tmerrshme sikur
donin ta vrisnin i flisja po nuk me degjonte disa minuta me vone une e kisha mbyllur deren me celes ne ate moment bie
dera me grushta dhe dridhej,motra filloi te bertiste nga frika nuk dija cfare te beja nuk guxoja ta shikoja cfare esht
nuk e di ne ate moment me erdhi nje force dhe bertita:"kush jeni ju,pse nuk na lini rehat o zot te lutem na ndihmo",Ne
ate moment erdhi vellai me nusen e xhaxhit ndezem nje qiri brenda ne dhome dhe nje ne dritare mbas 2min u zgjua mami
merrte fryme me shume veshtirsi uaa tha me kishte shtrenguar nje gje ne fyt ndoshta pune sekondash nuk do merrja me frym.

dhe pastaj na pa ne menyr te cuditshme po ju pse jeni mbledhur c'beni ne kete ore zgjuar?ne fakt ne nuk i treguam se
kishte ndodhur dhe nuk ia kam treguar.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
historia qe po u tregoj ka ndodh ne nje fshat lart ne faqen e malit pak me lart ndodhej nje shtepi e bukur dykateshe rrethuar nga pemet e frutat ,,ajo shtepi banohej nga nje burre i vjeter burri i shtepise kishte nje kale te bukur me qime te erreta e te gjata ishte shum i vecante nuk kish pare ndonjehere rrace te tille ishte si nderthurja rracash ...shum i larte me kembe te shendosha te gjata burr
i mburrej me kalin qe kish ,,por nje nate tek sa po flinte degjoi nje zhurme poshte ne ahur ..mori te ulej poshte po si leviznin kembet qendroi ate nate i mbuluar kemb e koke ndjeu nje fershellime te gjate dhe nje muzike te akullt zbuloi koken dhe pau nje njeri te shperfytyruar qe i beri shenje te mbyllte syte ai beri ashtu si i tha dhe nuk levizi nga vendi te nesermen ne mengjes ai u ul poshte ne ahur dhe nuk e gjeti kalin aty ,,u ul poshte dhe shkoi direkt e tek hoxha i fshatit i tregoi me hollesi se c kish ndodh ate nate ..hoxha i tha qe ai kale kishte hasur ne xhinde e per pasoja ata e perdornin kalin sa her qe donin ,,i dha ca hi te perzier dhe i tha qe duhej ta hidhte neper shtepi dhe ahur ,,dhe te mos flinte ate nate aty ...burri beri ate qe i tha hoxha dhe nuk fjeti ne shtepi ate nate ,,,te nesermen ai iku qe ta shihte shtepine ,,brenda saj cdo gje ishte thyyer e shkaterruar ,,burri u tremb nga kjo gje ,,,diten e trete erdhi hoxha ne shtepine e tij ,,dhe pasi kontrolloi shtepine gjeti nje patkua kali ,,ia tregoi burrit dhe burri e njohu mire qe kali i tij mbante nje patkua te tille ,,hoxha i deklaroi qe per tri dit ,,tri jave ose tre muaj kali do i vinte ne shtepi vete se si e qysh sdinte me por deri atehere burri duhej te qendronte ne shtepi .. ai qendroi dy net rradhazi po nuk ndodhi gje ,,naten e tret ne oren 12 ra nje qetesi e frikshme pas ca sekondash si me dore degjoi nje zhurme te frikshme muzike te forte ,,doli jashte vrap dhe veshtroi ca trupa te bardhe te tejdukshem kushin mare kalin e tije dhe ecnin te vene ne rresht per nje ,,kali turfullinte e nga syte i kishte te kuq burri u ngri ne vend kali dhe njerezit po i afroheshin atij ,,ne ket moment iu fik cdo gje nuk degjoi me asgje ,,deri te nesermen ne agim ,,ku i friksuar zbriti shkallet dhe u nis drejt e tek hoxha ,,pasi i tregoi kete gje hoxha erdhi ne shtepine e tij u futen ne ahur dhe gjeten kalin te ulur ne gjunj te djersitur qe shkumezonte..hoxha e porositi ta vriste kalin pasi nuk kishte shpetim per te dhe qe ishte e rrezikshme ta lejonta shtu pasi ai kishte lidhje me shpirtrat e trazuar ,,burri u pikellua mori ta vriste po dora nuk i beri atehere e la kalin te lire ,,pas disa muajsh burri u gjend i vrare ne shtepine e tij nga patkonjte e medhenj te nje kali ... qe atehere ky mister nuk eshte zgjidhur dhe ka ngele per vite me rralle frika me e madhe e nje fshati te tere .....
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kuj
tim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.



Ishte fillimi i shtatorit dhe qifti bashkëshortor, Edita dhe Sami Topi bisedonin se ku do e kalojnë pushimin vjetor. Gjatë bisedës, ata shprehën dëshirën për ta marr edhe mendimin e miqve të tyre, Sanie dhe Marash Bregut, të cilët, sikurse edhe këta, jetonin prej vitesh në Cyrih të Zvicrës.


Rivierat shqiptare, si ato të Sarandës, Vlorës, Durrësit e Ulqinit, i kishin shijuar vite me radhë, prandaj këtë herë vendosën që pushimet verore t’i kalojnë në një drejtim krejt tjetër.


Ishte 12 shtatori i vitit 2006, kur pas vendimit të përbashkët të familjeve Topi dhe Bregu, herët në mëngjes, ata u nisën për pushime me automobil në drejtim të Spanjës. Natyrisht, rruga kalonte përmes Francës. Disponimi ishte në nivel, pasi që ky ishte udhëtimi i parë në brigjet e detit spanjoll, në vendin e diellit dhe toreadorëve.


Në udhëtim e sipër analizonin dhe përpilonin regjistrin e vendeve më të bukura të Spanjës si: Trragnon, Castellon de la Plana, Cartagenon , ishullin Palma, etj., të cilat dëshironin patjetër t’i vizitonin.


Në timon, vozitësit ndërroheshin me radhë, kurse gratë mundoheshin që t’i gjejnë vendet dhe hotelet e këndshme, ku do kalonin netët gjatë pushimeve. As mendja nuk u shkonte se pikërisht një hotel i tillë, ku do e kalonin natën e parë, do të mbetet enigmë shumë e madhe në jetën e tyre.


Në Francë, vonë në mbrëmje, ata lanë autostradën në afërsi të qytetit Montpellier, për të kërkuar një vend të qetë për ta kaluar natën. E dinin se në atë pjesë kishte shumë hotele të vogla, pasi ishte edhe vend bregdetar, dhe dëshironin që në njërin prej tyre të vendoseshin. I pari në të cilinë hasën ishte përplot, prandaj edhe vazhduan të kërkojnë. Ishin të sigurt se në hotelin tjetër do të gjenin dy dhoma për vendosje. Pas një rruge të shkurtër kohore panë një ndërtesë të gjatë dy kateshe, me pamje të kthyer kah autostrada. Automobilin e parkuan në parkingun afër rrugës. I pari në hotel hyri Samiu dhe vërejti një korridor të gjatë të ndriçuar me vajguri. Anash ishte i vendosur banaku për shërbim, kurse kah fundi vërejti se ndodhet recepcioni.


Për dhoma të lira e pyeti njeriun që qëndronte aty dhe që kishte një veshje të çuditshme. Disi e kuptoi që janë dy dhoma të lira pasi që njeriu me veshje të çuditshme nuk e njihte gjuhën gjermane, kurse Samiu e zotëronte fare pak frëngjishten.


Shqiptarëve të rinj, hoteli u dukej qesharak por shumë i këndshëm. Dritaret nuk kishin xhama, por vetëm kapak prej druri, çarçafët ishin nga stofi i rëndë i cili me siguri ka dekada që nuk prodhohet, kurse në vend të jastëkëve kishin vënë nënkresa të rrumbullakëta. Banja ishte me parmak nga hekuri, gjë e cila mund të shihet vetëm në filma. Kjo edhe i shtyri ata që të bëjë dhe disa fotografi si kujtim nga kjo bujtinë e pazakontë. Megjithatë, në hotel ndjeheshe shumë komod, kurse ushqimet ishin shumë të shijshme. Pas darkës të gjithë shkuan për të fjetur.


Në mëngjes, derisa familjet Topi dhe Bregu hanin mëngjesin, në restorant hynë tre njerëz jo të zakonshëm: një grua me një qen të vogël dhe pas saj dy xhandar. Gruaja kishte fustan të gjatë luksoz, i tëri me dantella, kurse çizmet me susta. Xhandarët mbanin këpucë të lustruara dhe me kokë cilindrike. Shumë dallonin nga policët e zakonshëm të cilët i kishin takuar gjatë rrugëtimit shumë herë. Së shpejti përjetuan edhe një befasi, është fjala për llogarinë të cilën duhej ta paguanin. Ishte shumë lirë. Për fjetje dhe shërbim, për te dyja familjet, duhej paguar diku rreth 5 euro. Në moment menduan se mos ishte e gjithë kjo ndonjë lojë si ato me kamera të fshehta, pasi banakieri e shikoi notën 5 euro me habi, por nuk tha gjë. Të befasuar e paguan llogarinë dhe natyrisht vazhduan rrugën për në Spanjë.

Kaluan 10 ditë të mrekullueshme nën diellin e ngrohtë të Mesdheut, në plazhet e gjata e të bukura me rërë. Vizituan shumë vende kulturore e historike të këtij shteti por, si gjithherë, edhe pushimit i erdhi fundi. Ata duhej të përgatiteshin për tu kthyer prapë në vendbanimet e tyre në Zvicër.


Vendosën që, gjatë kthimit, sërish ta vizitojnë hotelin i cili aq shumë i kishte fascinuar. Hotelin që aq shumë ofronte për një çmim shumë të ulët, e para së gjithash, kishte atmosferë nga e kaluara që provokonte ndjenja të veçanta. Assesi nuk mund ta kuptonin, se a ishte ajo surprizë vetëm një lojë apo realitet. Nëse ishte realitet, si mund të arrinin pronarët e saj ta përballonin financiarisht situatën në kohën kur çmimet shkonin gjithnjë në rritje?! Ishte rast i rrallë që të përjetohen momente të tilla, prandaj çiftet e rinj vendosën ta kalojnë natës sërish në atë hotel.


Në të njëjtin vend lakuan nga rruga kryesore në drejtim të hotelit, kaluan hotelin “Plasa” sikurse para 10 ditëve, kur aty nuk gjetën vende të lira. Por kësaj radhe kurrsesi të gjenin “hotelin” e tyre të preferuar. Çdo gjë ishte zhdukur pa shenjë!... Tri herë i shkuan rrotull atij vendi, por hoteli nuk ishte më. Sikur mos të kishte ekzistuar kurrë!... Tanimë ishte natë vonë dhe patjetër u detyruan të ndërpresin kërkimin. Të hutuar, natën e kaluan në një hotel tjetër, buzë rrugës...


Disa javë më vonë ju arritën fotografit e zhvilluara, të bëra, rrugës dhe gjatë pushimeve për në Spanjë. Ishte befasia tjetër për ta. Samiu dhe Marashi ishin më se të sigurt se kishin bërë disa fotografi me bashkëshortet e tyre në hotelin misterioz, por në negativet e atyre regjistrimeve ato nuk ekzistonin gjëkund. Në film nuk kishte askund hapësira të zbrazëta, kurse numri i pozave shkonte sipas radhës pa shkëputje. E gjithë kjo i habiti dhe merakosi shumë, kështu, vendosën që pas disa muajsh të kthehen edhe një herë në Francë me qëllim që të bëjnë një kërkim të themeltë për hotelin misterioz. I lajmëruan dhe disa shokë dhe së bashku me ta, pas katër muajsh u nisën për në qytetin Montpellier. Gjurmuan territorin disa herë, por hoteli në të cilin kishin kaluar natën e 13 shtatorit, me një fjalë nuk ekzistonte.


As policia, por as më të moshuarit në ato vendbanime, nuk e mbanin mend shtëpinë e gjatë dykatëshe që ndodhej buzë autostradës, përball parkingut.

Hoteli nuk u gjet kurrë, kurse hulumtues dhe kureshtar të shumtë këtë fenomen e sqarojnë si “shikim në të kaluarën”.Ka mjaftë gjëra të mistershme në këtë botë si edhe rasti i shkrimit tonë. Por kjo botë është përplot sekrete që na rrethojnë padukshëm, jetojnë pranë nesh dhe me ne... Është kjo një çështje që gjithmonë e ka preokupuar mendjen e njeriut, çështje e cila ka krijuar mite dhe legjenda që nga kohë më të largëta: Vallë a mundemi ne, për një çast, të bëjmë hapa prapa në të kaluarën, apo, po sipas kësaj logjike, përpara, në të ardhmen? Kjo është një pyetje që akoma kërkon përgjigje.
kjo po
 

Narkomane

Valoris scriptorum
"Murriz Dega" kishte qene nje pasuri e mrekullueshme me kopshte por duhej pasur kujdesne ledinat e saja sepse ishin me gropa keto gropa te bera gjate luftes.

Qenga viti 1964 pra pas viteve te pesedhjeta "Murriz Dega" ishte e lene pasdore,gjersa Gibson McConnaughey kishte trasheguar "Murriz Dega" ajo dhe bashkeshorti i saj Carey menjehere u vendosen ne pronen e tyre per ta rikthyer lavdin e mepar
shme

Kjo ishte vila "Murriz Dega"

Megjithateshum shpejt zonja McConnaughey filloi te degjoj zhurma te cuditshme rreth shtepis.Ndonjehere ajri behej me arome portokalli dhe trendafili edhe pse nuk kishte fruta dhe lule aty prezent.

Ne nje rast tjeter burri dhe gruaja kishin pare nga dritarja nje llambe qe po i afrohej shtepis,kush e mbante llamben nuk shihej,ishte drita qe afrohej se cilen here me shum.

Tre muaj me pas ne shtepin e viles "MurrizDega" femijet ishin zgjuar ne mes te nates nga nje grua qe ulerinte ne papafingo.Te tmerruar femijet kishin pritur mengjesin per te hetuar se nga vinte ajo ulerim.U zgjuan ne mengjes por nuk kishte asgje konkrete per ta arsyetuar zhurmen.

Britma kishte vazhduar te ndodhte ne intervale te caktuara kohore cdo gjashte muaj,kjo zgjati deri ne veren evitit 1967 kur Gibson pa nje imazh te lidhur me ze.

"Ajo nuk ishte transparente, por vetëm një siluetë e bardhë," kujton Gibson.

Edhepse ai nuk ishte ne gjendje ti dallonte gjurmet e fytyres,Gibson kishtedalluar qe ajo kishte te veshur nje fustan gjere ne fund te kembeve,fustan tipi i epokes se kaluar.

Gibson kishte qendruar nje moment para saj,me nje heshtje e cila bente qe figura te zhdukej e dukej,derisa u zhduk e nuk u pa me.

Megjithate vizitat e zerave te cuditshme nuk kishin te ndalur.Derisa nje dite me e vjetra e familjesMcConnaughey kishte derguar nje portret familjes se saj ne vilen "Murriz Dega",ne foto ishte Firence Wright nje vajz e vdekur shum kohe me pare.

Ishte nje vajze e re dhe e bukur.

Si duket behet fjale per kete vajzen e paraqitur ne fotografi.

Familja McConnaughey e vendose fotograin e saj ne biblotek.

Neshkurt te vitit 1970 portreti i saj filloi te pesoj nje transformim se pari ne floke,ne baze te fotografis qe ende gjendet e ruajtur floket e saja filluan te shendrroheshin ne roze.Lekura e saj kishte filluar te merrte nje ngjyre tjeter si ngjyre te hirte.

Cdo detaj i saj kishte filluar te ndryshoje,sa qe edhe syte i ishin skuqr,ja vereni dallimin.(fotot ne vazhdim kan te bejne me te njejtin person dhe jane reale).



Sipasdisa studimeve Firence Wright kishte vdekur nga boja roze qe ia kishte zene frymen ishte bllokuar ne kete boje dhe kishte vdekur.Nuk ishte Firence Wright e vetmja qe ishte mbytur ne ate boje roze kishin qene edhe shum gra tjera.

Zhurmat dhe zerat e degjuara ne ate shtepi kishin qene te grave te mbytura ne ate boje te cilat kishin kerkuar rikuperimin e fytyres se tyre edhe ne vdekje.

"Murriz Dega" ishte vile jo shum e rendesishme por rendesin e saj ia shtoi historia e Firence Wright.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Këtu është një ritual shumë i thjeshtë për të parë demonin që ju shoqëron juve.

Në të vërtetë sipas një teorie çdo person e ka një engjëll mbrojtës për ta mbrojtur, por edhe një djall i cili do ta nxitë në të kundërtën ...

Preferohet të bëhet pas orës 3 të mëngjesit në këtë orë entitetet demoniake janë shumë të fuqishme.

Meditoni në qetësi të plotë duke pritur. Vendosni një pasqyrë para jush
(në qoftë se ju mund të vendosmi një qiri të zezë në çdo anë dhe vizatoni një pentakël në pasqyrë mbrapshtë për ta përforcuar thirrjen) dhe pastaj e thirrni djallin si të doni me të folur shumë të qartë dhe shumë me edukatë (të jeni imagjinativë) dhe përsëriteni shumë herë në mënyra të ndryshme në qoftë thirrja nuk punon ...

Pasqyrim i juaj do të deformohet duke i lënë vend një formë të çuditshme, gjysmë-njeri, gjysmë-demon.E pamundur të lidhet dialogu meqë pasqyrë nuk është një portal, por vetëm "dritare" drejt djallit me emër të panjohur ...

lutja:

oh demon (dreq) me emër të panjohur
eja te unë tregohu ti që më ndihmon dhe më udhëzon në zgjedhjet e mia
tregoma mua fytyrën tënden njëherë
shfaqu në pasqyrë në mënyrë që pamja juaj të jetë e shenjtëruar

(rituali është provuar dhe funksion por kuptohet nuk duhet të ju kap paniku dhe duhet pasur kujdes që kur të shfaqet mos të thehet pasqyra).
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Pershendetje. Nje plak, nje komshi i imi me ka treguar shume histori te frikshme te ndodhur perpara dhe ne kohet e sotme.....Njera nga keto eshte kjo:
Ne rrethinat e Elbasanit qe nuk e di ne cilen rrethine por qe sbesoj qe eshte shume e rendesishme ishte nje familje normale, ishin dy vllezer dhe nje moter. . Shkonin shume me familjen dhe njerzit per rreth por ishin shume te varfer ekonomikisht...
Erdhi koha per tu martuar vajza por disa dite para marteses ajo vdes si pa kuptim se ishte si kokrra molles. ... Vellait te saj gjate pergjimit e kishte zene gjumi dhe i del ne enderr motra duke i then mos me levizni prej shtepis dua te rri me ju.. Vellai trembet merr dhe pi uje por vazhdon te rrij normalisht pa thene asgje. ... Erdhi koha per tu varrosur.. Vajzes thonjte ju ben ngjyre jeshile. ... Te gjithe u cudiiten po nuk ja vune shume veshin... E mbyllen arkivolin. .. Deri ketu ishte normale. .. Po arkivoli nuk ngrihesh e as nuk luante vendit... Ishte aq i rende sa skishte burre qe ta mbante dhe asnje nuk e kuptonte cfare po ndodhte ne ato momente... Moren hoxha e njerez te mire po prap se prap.asgje .. Vellait ju kujtua ajo endrra dhe ja tha hoxhes. .. Hoxha e kupton dhe gropen ja hapen tek oborri i shtepise...Pasi u vendos arkivoli u be pupul i leht..e fusin ne dhe perpara shtepis.... Ne te 3-at e vajzes ne darke i del ne enderr mamas se saj duke i then : Mama me bej nje shtepi si mund te me lesh jasht.... Mamaja ja u tregoi cunave dhe qe me te zbardhur filluan tja ngrinin dhe ja ben!!! ...Familja ishte mbytur ne borxhe dhe mamaja ishte e rrenuar komplet, vellai ju semur me nje semundje qe ne ate kohe nk sheroheshe dhe ne enderr te emes i del prap bija e vet duke i then: Mami une mund ta sheroj vellain sille afer meje. ...
Mamaja ja tregon te birit...
Dhe vellai shkon me ato pak fuqi dhe ulet tek muri brenda shtepizes... Mamaja nuk e duronte dot ate dhimbjen e fjaleve qe thoshte vellai dhe ndejti jasht. . Dera u mbylle pa pik kuptimi, varri fillloi te dridhej, vellai ngeli pa fjal dhe nuk levizte dot.. U duk sikur dicka e preku ne zemer dhe e lehtesoj ne gjithe trupin. ... Varri ndaloi dhe ai u cu ne kemb pa pik problemi, u lehtesua dhe iku tek nena e kapi ne qafe...
Nena nuk mund ta besonte dhe iken tek mjeku. . U sigurua qe smundja u largua. ...

Nenes prap ne enderr i del vajza ku thoshte nene une vdiqa qe te behesha bamirse e tju ndihmoja juve dhe ne fund i tha: Nene dua tme sjellesh njerez prane varrit tim qe ti sheroj.....

U hapen fjal gjith andej dhe njrezit vinin gjithmone e me shume e vizitonin familjen e vajzes..Me ardhjen e kohes se Enver Hoxhes varri u prish si dhe shume te tjere....Shume nga ju mund te pyesin prinderit apo Gjysherit por kjo histori eshte shume e vertete...
 

scadarsko

Locus omnem
Gjithmone e vogel kisha frike naten por nje nate me ka ndodhur dicka qe do e mbaj mend,kam qene ne shkoll te mesme
familja ime perbehet nga mami dhe babi dhe kater femij une jam e dyta kam nje moter me te madhe dhe dy vellezer.
Babain si cdo prind e kisha emigrant ne greqi dhe rrinim vetem me mamin, mami flinte gjithmon me vllain e vogel
por gjithmone e mbante deren hapur se ne flinim tek dhoma tjeter dhe nje nate po binte shi dhe nuk kishte drita.
por mami kur nuk kishte drita mbante tel me drite dhe e drejtonte dhe nga dera e dhomes ku flinim ne,mua me doli gjumi
dhe degjoj se mami po renkonte,po qante dhe ashtu pergjumesh u ngrita menjeher nga krevati mendova se mos i ka ndodh gje
vellait te vogel por jo kur shikoj syte te hapura dhe vetem qante i thirra mami C'far ke?po ajo nuk me degjonte
e kapa dhe e shkunda fort nga krahet ajo vetem shikonte nga dera vetem me tha
turtle.gif
a ardhur nje hije te me palosi krevatin.
U tmerrova, ne ate moment u zgjuan dhe motra e madhe dhe vellai kur e pane mamin ne ate gjendje filluan te qanin,
nuk dija por fati im kisha lek ne tel dhe mora nusen e xhaxhait se i kemi shtepiat afer,i thash hajde se eshte semur
mami ne ate moment vendi ishte qetsi erdhi pune minutash nusja e xhaxhait edhe kur e pa mamin ne ate gjendje ngriu
me tha qe te ndizja nje qiri po nuk mbanim mend se ku i kishim vendosur,mir tha ajo vellait hajde ikim te shtepia ti
marrim atje,iken ne ate moment mbylla deren ku po rrinim me mamin,ajo fliste percart thoshte gjera te tmerrshme sikur
donin ta vrisnin i flisja po nuk me degjonte disa minuta me vone une e kisha mbyllur deren me celes ne ate moment bie
dera me grushta dhe dridhej,motra filloi te bertiste nga frika nuk dija cfare te beja nuk guxoja ta shikoja cfare esht
nuk e di ne ate moment me erdhi nje force dhe bertita:"kush jeni ju,pse nuk na lini rehat o zot te lutem na ndihmo",Ne
ate moment erdhi vellai me nusen e xhaxhit ndezem nje qiri brenda ne dhome dhe nje ne dritare mbas 2min u zgjua mami
merrte fryme me shume veshtirsi uaa tha me kishte shtrenguar nje gje ne fyt ndoshta pune sekondash nuk do merrja me frym.
dhe pastaj na pa ne menyr te cuditshme po ju pse jeni mbledhur c'beni ne kete ore zgjuar?ne fakt ne nuk i treguam se
kishte ndodhur dhe nuk ia kam treguar.
nuk e kam kuptu mire fundin .......
 

joetisti_

Locus omnem
E fiksova kete sesion dhe do t'i lexoj keto histori. Tani jo, me duken te gjata shume per tani, ndihem i rraskapitur.
 
Top