Naço prezanton grupin këshillimor për reformën në drejtësi

reform%C3%ABn-n%C3%AB-drejt%C3%ABsi-300x202.jpg
Një grup me këshillimor 13 juristë elitarë do të ndihmojnë në reformën në drejtësi. Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka prezantuar sot e juristëve. Naço u shpreh e ky grup këshillimor do të bëjë të mundur realizimin e angazhimeve për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm të bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Për shkak të rëndësisë së procesit por edhe për faktin se një pjesë e kësaj reforme kërkon ndryshime të karakterit kushtetues në emër të qeverisë kam ftuar ekspertë të Komisionit të Venecias, por edhe të EURALIUS 4 për të dhënë asistencë. Shpreh bindjen se përmirësimi i legjislacionit në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhen pa reforma për konsolidimin e shtetit të së drejtës bazuar kjo edhe në sugjerimet dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me propozim të ministrit të drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është krijuar grupi këshillimor pranë ministrisë së drejtësisë. Në këtë kuadër është krijuar grupi elitar i cili do të japë kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe projekt akteve në fushën e drejtësisë dhe një reformë ligjore në përgjithësi”, tha Naço.

Sipas Naços ky grup elitar përmes përvojës së tyre të çmuar do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë, si gur themeli në garantim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Një rol të posaçëm ky grup do të ketë në përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat dhe standardet ndërkombëtare, në veçanti me ato në Bashkimit Europian si dhe prezantimi në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë”, shtoi ai.



10.02.2014

Burimi: lajm-shqip.com
 
Top