Diabolis Dassaretis
Forumium praecox
Nëse
E quajmë Lëvizja e Dhjetorit, për mua Revolucioni i Dhjetori, sepse "ndërroi" sisteme. Po bëj timen një ide të tjetërkujt se revolucionet janë si pemët, ato vlerësohen nga frutat. Në shkrimin më poshtë Yzedin Hima ka renditur me një frymë sa fruta të hidhura, të krimbura, të kalbura i kanë zënë sytë. Mund ta ndihmoni në "avokatinë e djallit" duke shtuar nëse të tjera, por dhe mund të shkruani të kundërtën e kësaj. Vetëm numuroni frutat, gjethet i merr era...
NËSE...
Nese dikush në pasditen e 12 dhjetorit 1990 do të bënte profetin dhe do të na thoshte se pas 12 vjetësh në Shqipëri nuk do të kishte drita nga mesdita deri në mbrëmje, se uji do të reduktohej edhe më tepër në orar, se sërish njerëzit do të merrnin ushqime veresie me listë, se lufta e klasave do te vazhdonte e ai qe nuk i perkiste te majtes do të dëbohej nga administrata edhe nëse i përmbushte më së miri kriteret profesionale, se ai që do ta quante Partinë Demokratike të sapolindur parti fashiste gjatë fushatës së parë të zgjedhjeve pluraliste do të ishte figurë qendrore në PD, se Gramoz Ruçi “do t’i jepte” leksione demokracie Jozefina Topallit në një bisedë televizive, se disa nga miqtë tanë demokratë do t’i turreshin pasurisë kombëtare si kaubojsit perëndimit të largët, se anëtarët e shoqatës së Enverit do të përlanin atë që mbeti nga kjo pasuri kombëtare dhe do të ishin kapitalistët më të pashpirtë, se njerëz primitivë që ende nuk dinë ta shkruajnë me kalem fjalën demokraci do të posedojnë prona qindra milonashe të fituara me kobure, se mësuesit, këta ndërtues të vetëdijes kombëtare do të fyheshin dy herë në muaj me sandakanë që do t’u jepte shteti sa për të mbajtur shpirtin, se njerëzit do rigrupoheshin sërish në fise e klane si në prehistori, se të persekutuarit politikë do t’u kërkonin ish komunistëve , tashmë deputetë, ministra e bashkëkryeminisra të vinin dorën në zemër dhe t’u kthenin atë që u takonte me ligj nga burgu dhe nga plumbi që këta ish komunistë apo baballarët e tyre ua dhanë dikur me aq bujari e me aq shpejtësi, se një bandë hajdutësh pulash në vitin 97 do të hynte në Këshillin e Bashkisë dhe do të fyente Simon Vrushon dhe të tjerë, për të vetmin mëkatin se këta qenë demokratë të parë në Berat, se i njëjti person që shkroi në ato ditë të ftohta të dhjetorit 90 një shkrim kundër nismëtarëve të PD në gazetën “Kushtrimi”, ku mbronte me fanatizëm partinë e punës, do të shkruante më vonë me po të njëjtin fjalor, me të njëjtën sintaksë po kundër këtyre nismëtarëvë nje tjetër shkrim në gazetën “55”,sepse këta e ngritën zërin për deformimet që po ndodhnin në partinë ku qenë nismëtarë, se individë pa asnjë dinjitet erdhen nga partia komuniste dhe sollën ne PD psikologjinë kriminale të luftës së klasave duke shfrytëzuar mërinë 45 vjeçare të njerëzve ndaj asaj partie , morën flamurin e militantit duke e konvertuar këtë militantizëm idiot me prona e poste nga pasuria kombëtare, se ca individë qe i kanë borxhe të vjetra dhe të reja Shqipërisë po e trajtojnë atë sikur ta kishin çiflig, se pjesa më vitale e Shqipërisë, të rinjtë, duke filluar me ata të dhjetorit 90 e deri tani janë larguar nga Shqipëria se nuk u krijua ajo klime demokratike, ku të rinjtë të ndihen mirë, se hipokrizia do të arrinte në ato përmasa, sa kur dy liderë të së majtës ndesheshin për milionat e dollarëvë, vilat, privatizimet strategjike, nje militante e mjerë u përgjërohej ne Berat para kamerave të TV dy lidereve, se nuk donte as drita, as ujë as bukë, bar do të hante , vetëm të mos thyehej uniteti i partisë, se pronarët e ligjshëm blejne bukë me liste dhe rroba te gabi, ndërsa pronat e tyre i kanë marrë në të shumtën e herës horrat, se anarkia liberale e post diktaturës nuk do të jepte asnjë shenjë se mund të transformohej në institucione demokratike, se opozita që do t’i bënte Fatos Lubonja kryetarit narcist të Bashkisë së Tiranës Edi Ramës do të zbehte deri në mosdukje organizatën e partisë opozitare në Tiranë e më gjerë, e cila e hutuar nga idetë e guximshme të sikronizuara me veprime po kaq të guximshme të këtij kryetari, ende po rri me goje hapur, megjithese edhe ca muaj na ndajnë nga fundi i legjislaturës, se një gazetë në Berat bën opozitë sa i gjthë këshilli i bashkisë dhe shumica e degëve të partive opozitare, se mjaft institucione ende kanë në krye të tyre individë me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, të cilët ngaqë nuk besojnë tek Zoti nuk e dinë se nga u erdhi parajsa, se sekretarët e partisë në pushtet bëjnë pritje populli dhe kohët e fundit njerëzit që mbushin radhët e këtyre pritjeve mbajnë në xhëp tesera të partive opozitare, se filozofia e të lëpirit të këpucëve të të fortit po bëhet filozofi kombëtare nga goditja kriminale e varfërisë dhe papërgjegjshmëria e të fortëve të politikës, se shqiptarët janë zvetënuar sot më shumë se kurrë me atdheun “të cilit ia kane borxh gjak e gjithëçka, por ca të tjerë po ia hanë gjak e gjithëçka”, se shumicën e lidh me atdheun vetëm “atdheu moral”, domethënë historia, këngët, mitet, legjendat, letërsia, përrallat, gjuha , ndersa atdheun fizik e kanë privatizuar horrat, se individë të “fortë” ne politikë, pasi u kanë shkaktuar tragjedi të vërteta njerëzve të thjeshtë për shkak të filozofisë së tyrë marksiste të trajtimit të kundërshtarit politik si armik, një mëngjes të bukur, pozojnë të dashuruar sikur s’ka ndodhur gjë, duke çuditur me këtë jo më të gjallët por “eshtrat e nderuara” siç shprehet shkrimtari nobelist suedez Par Lagerkvist tek tregimi i famshëm me të njëjtin titull, se politika e derisotme ia arriti ta kthejë popullin shqiptar ne një popull shërbetor , SE …SE…SE , atëherë në atë dhjetor të ftohtë të 1990 nuk do te harronim te ndiznim edhe një qiri.
Yzedin Hima
12 dhjetor 2002