Nëna e droguar le të bijën 6-vjeçe para timonit

Nëna e droguar le të bijën 6-vjeçe para timonit

LakishaHogue.jpg
Ngjarje bizare – Coatesville, PA. Lakisha Hogue u arrestua për shkak se para timonit të makinës së saj ishte ulur e bija e saj 6 vjeçare.</p>


Sipas raportit të policisë, e ëma 30-vjeçare kishte marrë një sasi më të madhe të drogës. Sipas gjasave më të mëdha, ajo nuk kishte qenë në gjendje të vozisë, kështu që para timonit të makinës së saj është ulur bija e saj 6-vjeçare për ta transferuar në shtëpi.</p>


Kur policia ndaloi mjetin e Lakisha Hogue, ajo ishte duke vdekur së qeshuri në ulësen e bashkëvozitësit dhe kishte thënë se e mëson të bijën të ngasë makinë. Kur policia kishte filluar të bisedojë me të bijën, ajo kishte thënë se nëna e saj e ka detyruar të vozisë, sepse asaj i është fjetur.
Lakisha Hogue është mbajtur në paraburgim me akuzën për vënie në rrezik të fëmijës, por i ka shpëtuar akuzës për vozitje nën ndikim të drogës.</p>


Linda J.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22514. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22514
 
Top