Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
[Ju lutem,inkuadrohuni me gjakftohtësi,pa cenuar përkrahësit e mbulesës e as ata që janë kundër saj]
... vazhdim i temës për aksidentet,ku femra shqiptare me mbulesë nënçmohet !!
Ju lutem,pa ofendime - secili të shpreh mendimin e tij rreth këtij fenomeni,sikur rasti me Delegacionin Kosovar të cilët pezulluan vizitën për në gjermani,përshkak se përkthyesja ishte shqiptare e mbuluar ..!!,se sa ishte i drejtë dhe i arsyeshëm ky qëndrim dhe pse? ... poashtu një rast tjetër në Tironë,ku vajza e mbuluar u pengua të vijonte mësimin në shkollë ..!! ... poashtu raste tjera në botë - sikur rasti që ndodhi në Norvegji - një norvegjeze pasiqë kishte pranuar Islamin,mbulohet - e pastaj e largojnë nga puna ..!!
A mund t'i arsyetoni këto akte si të drejta dhe të arsyeshme,kur dihet se femra muslimane Mbulesën e ka obligim ??
Me plotrespekt!
Triumfi
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Fillimisht postuar nga zogu:
te njejten pyetje ja çova moderatores me mesazh privat, jam duke pritur reagimin e saj. sidoqofte po te deshironi mund ta vazhdojme ketu, megjithese pa shume llogjike ju me dukeni luftarake ne mbrojtje te idese tuaj dhe kjo me pelqen e me nxit ta vazhdoj debatin.
zojusha; ateher ti mendon se anetaret e delegacionit kishin si qellim te tyre POSHTERIMIN e asaj perkthyses shqiptare vetem se mbante mbulese. po pse valle donin me çdo kusht ta poshteronin?
Po bej nderhyrje qe t'i pergjigjjm pyetjes sate:
S`besoj se ata e kan bere qe t`a poshterojne,[edhe pse kjo per perkthyesen paraqet poshterim],por si ikje nga dicka qe quhet ISLAM,kshtu e shoh une ..kurse ISLAMI ne anen tjeter eshte duke gerthyer nga vet evropa,sipas statistikave te bera ne vitin e kaluar,cdo 17 minuta konvertohet nje ne Islam(perfshire usa dhe eu).
Pastaj me ben pershtypje ; si ka mundesi qe mbulesa e nje femre te duket kaq primitive - kur shohim cdo dite moden - qe eshte ne degjenerim e siper - ku vajzat e sotit nje pjese e tyre pothuajse jane zhvesh fare!! - e kete lloj mode askush nuk e denoncon !! why ????
... cudi!!
zog
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Fillimisht postuar nga t r i u m f i:
[qb]S`besoj se ata e kan bere qe t`a poshterojne,[edhe pse kjo per perkthyesen paraqet poshterim],por si ikje nga dicka qe quhet ISLAM, [/qb]
po pra dhe une keshtu mendoj, por s'kuptoj pse duan te ikin nga islami kur kosova eshte 90% (e me shume) islam, ne mentalitet e menyre jetese, kosovaret jane po aq islam sa turqit, pse valle kerkojne te hiqen per europiane. po te qene te tille gjermanet me siguri do te gjenin nje perkthyese pa perçe, s'ma ha mendja qe francezeve t'u shpien perkthyese arabe me perçe sikur dhe e vetmja ta dinte frengjishto/gjermanishten uje.
une mendoj se gjemanet kane zgjedh muslimane NE BESIM, vetem duke menduar se kosovaret e delegacionit do te ndihen me mire e te sigurte si muslimane te njejte. besoj se gjermani ka ndru mendje tashme dhe bile ajo perkthyesja do te mbese pa pune.
kam nje pyetje, nga njihet nje musliman, per femrat e kuptoj nga mbulesa, po meshkujt, sidomos kur s'jane arabe sepse nje arab s'ka nevoje per dokument as shenja dalluese, ai eshte perfaqesues natyral islamik. desha me dit nje kosovar te besimit islam nga e njohim?
Triumfi
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Vella zogu!
E ke thene nje mendim te perafert,por une mund te shtoj edhe dicka,se OSBE e zgjodhi edhe pershkak te krijimit te nje balance,apo per te thene se kshtu mund te manifestohet harmonia nderfetare ..kshtu mendoj!,mes te tjerash e shoh si TRIK politik ... vertete eshte konfuze!!!
Sa i perket se si dallohet MUSLIMANI; eshte shume e rendesishme te kuptojme,se mbulesa per femren ne ISLAM nuk shihet si dallim,apo vecim nga jomuslimanet,sepse ISLAMI mbulesen e sheh si dicka te pandashme te gjinise femrore ne pergjithesi,e s`eshte fjala vetem per ato qe kane pranuar Islamin FE.
Ne ISLAM nuk mund te dallohen MESHKUJT musliman nga jo muslimant,vetem me devotshmeri,sepse ISLAMI nuk i kushton rendesi pamjes se jashtme sa i kushton te brendshmes,dmth; zemres - e dihet se kur zemra te jete e pasterte at`her poseduesi i saj eshte i pasterte.
Nuk ia vlen nese nje njeri pandehet se eshte MUSLIMAN,kurse sjelljet dhe morali i tij nuk perkon me mesimet ISLAME,ai ne kete menyre me pamje eshte musliman[ne kuptimin e paraqitjes se tij - si fjala,reagimi],e ne brendesi te tij s`ka te beje fare me ISLAMIN,dhe ktu qendron problematike pse nje pjese e madhe e njerezve kane perfituar pershtypje negative per ISLAMIN[kjo eshte edhe nje e mete e atyre qe gjykojne ne njerez e nuk gjykojne ne ate qe duhet te jete].
ISLAMI sfidoi arabet dhe jo arabet me citatet Kur`anore:
49:13." O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë."
dmth; ska dallim njeri nga tjetri,pervecse me devotshmeri,dhe ai i cili me shume ruhet nga te keqijat!
Pastaj sa i perket pamjes se jashtme,ISLAMI sfidoi me fjalet se petku qe mbuloni trupin,sjan me te vlefshme se petku i devotshmerise,apo te qenurit i devotshem,sepse po te jete njeriu i devotshem,do dije me mire te ruhet,e petku per mbuluar turpin do ishte gje me e lehte per të:
7:26." O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë."
dmth; me i miri eshte ai qe vesh petkun e devotshmerise,sepse petku i jashtem pa petkun e brendshem nuk ia vlen !!
... me respekt!
mostro
Putraku
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Me gjithe rrespektin qe kam per te gjitha fete pasi nuk kam as info me te vogel,por kemal ataturk(babai i turqve)me ligj e hoqi perdorimin e perces ne vende publike dhe ne instituzione.Nji shembull si ky flet vet.Motivi i ketij akti ishte mese i qart,civilizimi i nje shoqerie laike,ne ambiente te caktuar.
Kthehu dhe alfabetin nga arab ne alfabet latin...
nuk po marr vesh ku u djeg ketyre njerzve qe hapin tema te tilla..
Ju kujtoj vetem se ne 42 grade temp burrat myslyman me kanatiere dhe femrat te murosura ne te zez....A kane shpirt keta burra a jo...
Femra myslymane nuk me duket se gezon ndonje te drejt ne nje shoqeri te tille(anzi..),dhe ne vendet ku myslymanizmi eshte jo vetem nje rit fetar por dhe nje menyre jetese,femra nuk gezon as edhe nje te drejte...
Me pak fjale,ne nje shoqeri myslymane nje person i nje feje tjeter eshte i pare me sy jo te mire,pra ndodh e njejta gje.Vjen c'do gje natyrshem,as nuk shkruhet as nuk lexohet ne ndonje vend...
pershendetje te gjithe shqipetarve qe sot dhe ne ditet ne vazhdim nisen per pushime ne shqiperi
Thesari
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
pershendetje,
kam lexuar nje ngjarje te nje goce angleze[nga prinder muslimane - vetem goca s`kishte pranuar
por qe kishte filluar te lexoj per Islamin]e cila rrefen si dhe pse eshte mbuluar:
Nje pjese nga rrefimi:
"Para se të pranoj Islamin,mbulesa e femrave muslimane më dukej diçka shumë primitive dhe e jashtzakonshme edhe pse prindërit e mi kishin pranu Islamin,por një gjë ata s`ma impononuan!
Një ditë nga ditët,isha në një shitore,dhe një njeri më tha:dukesh shumë tërheqëse!(autorja e rrëfimit shkruan:kërkoj falje për këtë shprehje,por dua të rrëfej ngjarjën si tërësi e cila ka qenë shkak që të gjej qetësi te mbulesa Islame),sikur më rritke mendjën kjo shprehje.
Një ditë nga ditët,isha e ulur në një park,dhe vërejta një gocë muslimane me mbulesë,lexonte një libër(libër gjante),e qetë,njerëzit kalonin aty përreth,askush nuk e provokonte,në çast dëgjova dy djem që kaluan pran meje duke thënë për atë gocën muslimane me mbulesë:" duket sikur engjull ",s'ishte kjo fjalë që më shtyri të mbulohem e që edhe unë të dukem si engjullë,por ishte rasti i parë kur unë mendova se fjala " tërheqëse " ishte mburrje,por në realitet ishte kompliment apo me një fjalë;"kurthe" për mua.
Të nesërmen,u këshillova me prindërit,dhe ata u gëzuan pa masë,sepse ata nuk donin të më impononin asgjë pos me bindje,me përkrahën pa masë,e pranova Islamin dhe u mbulova(elhamdulilah).
Pas një kohe,në të njejtën shitore s`kam vajtur asnjëherë pos njëherë më ndodhi,dhe kur qe ai u skuq para meje - sikur donte të thonte:" më fal për fjalën që t`a kam thënë më parë",e sjellja e tij me la përshtypje se mbulesa me t'vërtet fsheka urtësi e urtësi që zbulohen me kohë ...
Pasi u mbulova më kan ndodhe raste që vërtetë më tërqethet trupi,një rast isha duke u kthyer nga puna,një motër muslimane më tha:" esselamu alejkum sister in Islam ",më rrjedhën lotët nga tingulli i butësisë dhe mëshirës që dëgjova,
sikur të ishin tingujt e zërit të ëmës sime ...
... rrefimi eshte me i gjate,por ndava vetem kete pjese ...pra,ajo e ka ndie veten te nencmuar sa ishte pa mbulese,e kur u mbulua
perkundrazi eshte ndie me me prestigje.
Pra,mendoj se mbulesa nuk eshte thjeshte petk qysh e permendi triumfi por duhet te jete edhe me pekt te devotshmerise,ne menyre qe mbulesa apo petku i jashtem i femres te jete rezultate i devotshmerise apo bindjes se brendshme.
shnet
Triumfi
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Zog!
Te pyeta me heret,por sigurishte s'e ke verejte,kjo ishte:
Si ka mundesi qe mbulesa e nje femre te duket kaq primitive - kur shohim cdo dite moden [qe per mua paraqet degjenerim], ku vajzat e sotit nje pjese e tyre pothuajse jane zhvesh fare!! - e kete lloj mode askush nuk e denoncon !! why ??
PUTRAKU!
Vella,te lutem nese nuk ke INFO per ISLAMIN,me mire do ishte sikur te pyetshe per arsyet apo me postu me PSE-n [keshille vllazerore].
Ate qe beri ataturku,ishte nje politike qe edhe vet u zhgenjy,e la mbrapa tere ate thesar te diturive me shendrrimin e alfabetit nga arabishtja ne latin!
Koncepti i shoqerive laike,cdo dite e me shume po zbehet,sepse njeriu medoemos po veren nevojen per rehati,te cilen e ka humbur ...
Petku i MBULESES nuk kushtezohet ngjyra apo materiali,e rendesishmja eshte te mos jete e dukshme,pastaj ajo vajze muslimane s'merzitet per nxehtsine e DIELLIT sa merzitet per nxehtesin e XHEHENNEMIT!
Pasiqe natyra e temes eshte ndryshe nga ajo qe je qasur ti,e them vetem kete se; Gruaja ne ISLAM gjen poziten me te lart,me njerezore,dhe vendin qe i perket natyres se saj!
Te pyes PUTRAKU:
Cila goc do te linte pershtypje ty me shume dhe pse:
Nje goc me shortse e kratier apo nje goc me Mbulese?
.. anyway,TEMA eshte " PSE të nënçmohet femra me MBULESE " ?!
me respekt
mostro
Putraku
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Me vjen keq per nencmimin pasi jame kunder nencmimeve,ose mos pranimit ne nje shoqeri i nje elementi.Por sa per ti dhene perjigje pyetjes tende,mua me pelqejne me shume gocat veshur me kanatjere,bluza me menge te shkurtra,xhinse,mini,xhup,shall,bjonde kuqe,sepse jame rritur ne keshtu lloj ambientesh.Qe ne kopesht gocat me fustane,ne 8vjecare fillojne dhe mbahen keq,ne shkolle te mesme mbahen nji cike me mire me ndonje mini a ndonje kanatjere,ambientet qe kam frekuentuar kane qene te gjitha keshtu..
Mos do te me thuash qe nuk jane ambiente te denja per nje shoqeri?Prandaj une e shoh me nje sy tjeter kete lloj femre per te cilen ti po flet..
E rrespektoj,nuk abuzoj(sic mund te bejne shume e shume myslyman te tjere me nje femer te kultures time..)Por aty mbeti.Nuk di as si ti ofroj me teper sepse nuk e di se si mund ti ofrohet,dhe nuk di se cfare te kerkoje....
me gjithe rrespektin qe kam per ty po ta them troc qe myslymanet e sotshem nuk e di pse nuk i permbahen atyre fleteve te shenjta qe shkruhen ne kuran..Perulem para librave te shenjta..te c'do lloj feje
wave.gif
tushi
Valoris scriptorum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Sa per mbulesen ne nje studim qe kishin ba ne nje spital ne arabine saudite kishte dale se 99% e femrave me mbulese kishin probleme te vazhdueshme me marrjen e te ftofunit.Jam dokort qe te kujdesemi per anen shpirterore te femrave po edhe ajo shendetesore ka ransi.FEMRA MOS U MBULONI SE KENI MA PAK SHANCE MU FTOF .JU PERSHENDES TE GHITHAVE ME MBULES E PA MBULES.
Thesari
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
pershendetje,
s'kam kohe,do te them vetem disa fjale;
Kam degju edhe une per kete,por sa eshte i sakt s'jam e sigurte,dua te shtoj dicka,mendoj se fjala ishte per mbulimin edhe te fytyres,sepse ne arabine saudite me shume praktikohet edhe mbulimi i fytyres,prandaj! ... sidoqe te jete s`e kam te qarte aq shume kete fenomen.
Nqs vertet mbulesa po shkaktoka ftohje(sipas ksaj analize)atehere nese i analizojme te pa -mbuluarat,shume me lehte mund te ndikohen nga epidemi te ndryshme te lekures,ku dihet se lekura e femrave eshte me delikate poashtu niveli i imunitetit eshte me i ulet se sa i meshkujve ... etjjj
Pastaj duhet pasur dicka parasysh,se urtesia e mbuleses nuk eshte e varur nga ana shendetsore,
e femra muslimane mbulesen e merr per urdher fetare,e jo dicka e ngelur nga e kaluara,dhe jam e bindur se nese behen analiza per favoret e mbuleses per femren do te peshonte me shume pozitivet se sa negativet.
shnet
RecurrentDream
Forumium praecox
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Nje keshille per Triumfin dhe ndonje tjeter te te njejtit front:
do t'ju keshilloja t'ja linit teologjine, teologeve sepse kur ti thua fjale te tilla si: cdo 17 minuta ne Europe konvertohet nje ne islam, apo gruaja islame i trembet xhehnemit sesa diellit, mua me vjen te ve duart ne koke.
Nuk e keni idene se sa dem i beni islamit, pa dashje kuptohet, dhe pa e ditur fare ju...
Triumfi
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Flmd anyway per verejtjen,por s'besoj se ke kuptuar qellimin tim!
Aty ishte fjala per konkretizim te gjendjes shpirterore te nje femre te mbuluar,prandaj!, dmth; stil gjuhesore.
Statistika " cdo 17 minuta konvertohet nje ne Islam " qe e kam cekur,nuk ishte konstatimi im,por ishte e lexuar,dhe kjo eshte bere e njohur,s'di pse ju befason kjo!,s'ke degju ti?
sidoqe te jete,per mos ekzagjerim - qe te mos humbet karakteri i temes,e cila eshte;" pse të nënçmohet femra me mbulesë " ,e lë me kaq!
me respekt
Thesari
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
pershendetje,
Degjova sot,se mbrapa anulimit te vizites pershkak te perkthyeses me mbulese,kishte qene nje faktor i jashtem,e dyshohet te jete organizata SOROS,kjo organizat cifute!!
Jo vetem kaq,por dyshohet se kjo organizat eshte edhe mbrapa intrigave per deshtimin e aprovimit te hyrjes se nje Lende Fetare(mesim besimi)ne planprogramin shkollor ne kosov!!
shnet
amar
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Drejtësi gjinie, jo barazi gjinie
Muslimanët janë dëshmitar të së Vërtetës për njerëzimin. Është detyrë mbi ta të mbështesin atë që është e drejtë. Kjo është një përfundim logjik i besimit dhe dashurisë për njerëzimin.
Për nevojë të sigurimit të vetes, duhet që të tjerët të jenë të informuar rreth asaj që është e drejtë. Ne jetojmë në një botë ku mendimet dhe aktet tona influencojnë të tjerët; kur një grup njerëzish nuk thërrasin të tjerët në rrugën e drejtë, ata vetë bëhen target i shtytjes së vetes që të ndjekin rrugë të tjera.
Rezultatet e neglizhencës sonë kolektive në këtë çështje ndodhen gjithkund përrreth nesh. Fushata ndërkombëtare të bëra në emër të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, të cilat kanë fitura rëndësi kohët e fundit, është një shembull i kësaj.
Barazia është justifikim dhe parullë çorientuese (mashtruese). Por, çfarë aktualisht është kuptimi i barazisë? Në matematikë, dy variable mund të shkëmbehen duke mos ndikuar rezultatin në asnjë mënyrë. Në qoftë se burrat dhe gratë janë të barabartë në këtë kuptim, atëhere gruaja mund të bëjë çdo gjë që një burrë mund të bëj, dhe në të kundërtën. Ju mund të zëvëndësoni njërin për tjetrin çdokund. Kështu që gruaja mund të bëhet shofere kamioni, minator qymyrguri, roje burgu, apo çfarë të doni juve. Ngjashëm, burri mund të bëhet zotëri mami, duke zëvëndësuar nënën në kujdesjen e fëmijëve.
Kjo barazi matematikore mes burrave dhe grave është qartësisht absurde. Nevojitet vetëm të shohim diferencat biologjike dhe psiqike mes burrave dhe grave. Por, akoma, kjo është saktësisht rrugë që e ashtu quajtura fushata e barazisë gjinore ka parë verbërisht. Kjo ka për qëllim zëvëndësimin e relacioneve plotësuese mes burrave dhe grave me atë të kundërshtimit.
Civilizimet dhe shoqëritë që nëpër shekuj refuzuan të konsiderojnë gruan si qënje njerëzore, apo ti japin asaj të drejta, tani kanë shkuar nga një ekstrem në një tjetër. Islami kurrë nuk ka pasur të bëjë me kështu lloj marrëzirash. Atëherë kur gratë nuk kishin të drejta në botë, Islami deklaronte: Dhe gratë duhet të kenë të drejta të ngjajshme me të kundërtit e tyre, sipas asaj që është e drejtë. (El-Bekare, 2:228)
Ky urdhër i Islamit qëndron edhe sot dhe do vlej edhe për të ardhmen. Të drejta të ngjashme, jo të drejta të njëjta. Kualitet dhe jo kuantitet (barazi cilësore, jo sasiore). Së bashku burrat dhe gratë janë të barabartë në humanizmin dhe dinjitetin e tyre; në përgjegjësinë e tyre para Allahut; në përgjegjësinë e tyrë për kryerjen e punëve të përcaktuar dhe të gjykohen sipas plotësimit të tyre.
Megjithatë, detyrat e caktuara nuk janë të njëjta. Atyre u është dhënë aftësi të ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janë të bazuara në ato aftësi.
Ky ndryshim nuk është një gabim që nevojitet të rregullohet, është parim i vetëm për ndërtimin e një shoqërie të shendosh dhe të suksesshme. Islami liron gruan nga tirania moderne që e detyron atë të bëhet burrë që të ketë kuptim të vetëvlefshmërisë dhe arritjes.
Nëse Muslimanët e kanë bërë detyrën e tyre tani do të pyeteshin për të drejtat univerasale të gruas siç janë dhënë nga Islami, në përgjithësi të injoruara në perëndim. Të bazuar në kontributin tonë të zymtë, dhe në bisedën aktuale ky do të ishte një akt revolucionar dhe liberal. Deklarata e përgjithsme Islamit për të drejtat e grave do të përfshinte edhe pikat që vijojnë:
1. Krijuesi i ka dhënë burrave dhe grave dinjitet, por forcat e imoralitetit dhe të keqes e kanë sulmuar atë në shumë rrugë. Një nga sulmet shkatërruese është pornografia. Ajo është një ofendim i respektit dhe nderit të gruas. Ajo shkakton një atmosferë ku krime të tjera kundër tyre bëhen të mundura.
Në disa shtete pornografia është industri shumë-biliona dollarësh, dhe këto shtete janë duke eksportuar këtë ndyrësi edhe në pjesë të tjera të botës. Teknologjitë e reja, sidomos Intërneti është bërë medium për furnizim të kësaj ndyrësie duke i krijuar çdokund moralit një kanosje serioze. Pornografia duhet të refuzohet, dhe të gjitha tregjet respektive të shpallen të paligjshme siç është ndaluar droga si diçka e rrezikshme.
2. Prostitucioni duhet të pranohet si një akt i urryer i shfrytëzimit të gruas. Kushdo që nuk e pranon këtë, thirrja e tij për për respektimin e të drejtave të gruas nuk mund të merret me seriozitet.
3. Janë burrat, bijët, baballarët, bashkëshortët dhe vëllezërit që mbrojnë dhe furnizojnë nënat, bijat, bashkëshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron gruan nga skllavërimi jashtë shtëpisë, kështu që ajo mund të udhëheq pjesën më të mirë të perandorisë. Të gjitha përpjekjet për të zhvatur këtë liri dhe sigurim ekonomik nga gratë, duke i forcuar ato jashtë vendit të paqes dhe dinjitetit shtëpiak, në tregun punëtor të vrazhdë dhe shpesh mizor, duhen të ndalohen.
4. Amvisëria është një detyrë shumë e nderuar dhe përgjegjësi serioze; është bazë për një shoqëri të shëndoshë. Shoqëritë që nuk tregojnë rrespekt për drejtimin e shtëpisë, humbasin drejtuesit e shtëpisë e cila të çon në shtëpi të shkatërruara dhe shoqëri të prishura. Nënçmimi i detyrës së drejtimit të shtëpisë është anti-familjare dhe anti-shoqërorë; kjo duhet të shqyrtohet dhe frenohet.
5. Është e drejta e gruas muslimane të vishet me modesti, të veshë hixhab dhe të refuzojë të zhvishet për ekspozim. Kjo e drejtë duhet të pranohet botërisht dhe çdo përpjekje që kufizon këtë të drejtë duhet gjithashtu të njihet si diskriminim religjioz dhe/apo persekutim.
6. Ndodhet vetëm një form legjitime e familjes, ajo e cila është krijuar nga një bashkim legjitim mes burrit dhe gruas, siç është lejuar nga të gjitha fetë e shpallura. Çdo form tjetër jo vetëm që është jomorale, por gjithashtu i shkakton kërcënim serioz njerëzimit.
7. Familjet duhen të mbrohen nga ndërhyrje të jashtme, sidomos ndërhyrje nga instuticione shtetërore apo joshtetërore. Kjo gjithashtu përfshin ndërhyrjen me pretekst të të dhënurit të ndihmës. Për zgjidhjen e grindjeve të familjes, Islami sygjeron proçedorë tre fazash:
Të zgjidhet konflikti me të shtëpisë (brenda shtëpisë).
Të zgjidhet brenda familjes duke futur të moshuarit nga familja e burrit dhe të gruas.
Si shpëtim i fundit, të zgjidhet në gjygjet ligjore.
Në këtë trajtim ndodhet një urtësi e madhe. Hazreti Omari (r.a) në një direktivë dhënë Kadisë (gjykatësit) thotë: Drejtoni grindjet familjare tek familjet (kështu që ata mund ti zgjidhin ato brenda tyre me ndihmën e të vjetërve), sepse vendimet e gjykatësit krijojnë urrejtje dhe ligësi.
Injorimi i një skeme të tillë mund të lëndojë vetëm familjet që ky plan i ri pretendon ti ndihmojë.
Islami nuk thërret verbërisht në barazinë gjinore; gratë e këqija nuk mund të jenë të barabarta me gratë e mira, dhe as burrat e këqij të jenë superior ndaj grave të mira.
iriqi
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Problemi i shamise apo i ferexhese po zbulon ne nje fare mase edhe se sa thelle ka hyre kultura myslimane ne zakonet e shqiptareve. Kur lexon shkrimet e disave te duket sikur ke te besh me vellezerit e Ben Ladenit, aq te indoktrinuar jane nga ideologjia islame. Dhe kjo eshte vertet per te ardhur keq. Jemi nje popull europian, me tolerance te pashembullt ndermjet 2 feve kryesore, e krishtere dhe myslimane dhe kater degezimeve te tyre: katolike, orthodokse, synite dhe bektashi, dhe veren se disa jane aq te ndersyer per çeshtje fetare, sa dalin edhe nga kultura, qyteterimi, raca dhe vendodhja e tyre gjeografike dhe shperngulen shkretetirave te Arabise Saudite. Madje disa per shkak te fanatizmit fetar te duken se kane me shume identitet fetar se kombetar, dmth jane me shume myslimane se shqiptare.
Ne rast se per faj ose trille te historise u detyruam te marrim fene e pushtuesit turk, shqiptaret nga kultura, raca, vendndodhja gjeografike etj afrojne shume me teper me europianet sesa me arabet apo turqit. Ne kete kuptim shqiptareve u duhet te zgjedhin nje here e mire nese jane europiane, apo kushurinj te arabeve, nese duan te bejne pjese ne BE apo ne Konferencen e vendeve islamike? Nje pozicionim i tille u jep zgjidhje te gjitha debateve qe zhvillohen per shamine, ferexhene etj.
amar
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Fillimisht postuar nga iriqi:
[qb] Problemi i shamise apo i ferexhese po zbulon ne nje fare mase edhe se sa thelle ka hyre kultura myslimane ne zakonet e shqiptareve. Kur lexon shkrimet e disave te duket sikur ke te besh me vellezerit e Ben Ladenit, aq te indoktrinuar jane nga ideologjia islame. Dhe kjo eshte vertet per te ardhur keq. Jemi nje popull europian, me tolerance te pashembullt ndermjet 2 feve kryesore, e krishtere dhe myslimane dhe kater degezimeve te tyre: katolike, orthodokse, synite dhe bektashi, dhe veren se disa jane aq te ndersyer per çeshtje fetare, sa dalin edhe nga kultura, qyteterimi, raca dhe vendodhja e tyre gjeografike dhe shperngulen shkretetirave te Arabise Saudite. Madje disa per shkak te fanatizmit fetar te duken se kane me shume identitet fetar se kombetar, dmth jane me shume myslimane se shqiptare.
Ne rast se per faj ose trille te historise u detyruam te marrim fene e pushtuesit turk, shqiptaret nga kultura, raca, vendndodhja gjeografike etj afrojne shume me teper me europianet sesa me arabet apo turqit. Ne kete kuptim shqiptareve u duhet te zgjedhin nje here e mire nese jane europiane, apo kushurinj te arabeve, nese duan te bejne pjese ne BE apo ne Konferencen e vendeve islamike? Nje pozicionim i tille u jep zgjidhje te gjitha debateve qe zhvillohen per shamine, ferexhene etj. [/qb]
iriqi me vjen keq qe te them por nuk kam care ,e lexova postimin tend, dhe te them te drejtem kete qe ti e ke shkruar ne nje far menyre mund te them se ky eshte mendimi yte dhe se nuk ka te beje me realitetin
eshte e vertete se ne jemi popull evropjan pasi qe gjeografikisht gjendemi ne evrope,mirepo neve evropa nuk na trajton ashtu,kemi shume terme sikur:ballkani perendimore,ballkani,evropa juglindore,shtetet e bllokut ish komunist kurse me se paku na trajtojne si evropjan.
nuk eshte mire qe thua vellezerit e bin ladenit etj etj.
e lexova me larte ku thoje se islami ndahet ne sunit dhe bekteshi, e ke gabim zoteri ,kete e thua nga mosnjohja e islamit siq duhet ,prandaj kur nuk din edhe gabon.
islami eshte islam dhe aspak sunit e bektashi,dihet mire se islami si burim e ka Kur`anin dhe hadithin e Muhamedita.s.,por kete qe ju e beni lemc eshte dicka tjeter.
asnji shqiptare nuk karakterizohet me arab e turq e cecen ,por shqiptari eshte shqiptare me shume fe sikur islame,krishtere dhe cifute dhe ... ku ta dij une.
kur flet per historine ,sikur te isha une profesori yte do ta kisha perseritur vitin,ajo histori qe tie ceken eshte thjesht histori serbe komuniste prandaj largohu nga ajo histroi dhe lexo nga historia e njerezve te medhej.
kurse sa i perket hixhabit apo mbuleses ajo eshte urdher nga Zoti si per shqiptaret ashtu edhe per popujt ne pergjithesi qe i perkasin islamit,prandaj ulu lexo ,studjo dhe ne fund perdore logjiken e shendoshe.
AskushiuS
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
per Triunfin
Nje pyetje kisha une :A duhet te shkojne shqiptaret myslimane ne plaxh ??
Nese po,si duhet te vishen??
p.s me falni nese ju duket pyetja pak jashte temes.
Admir
Forumium maestatis
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Dinjiteti i femres dhe i gruas shqiptare nuk matet me perce, as besimi, as angazhimi ndaj Zotit. Nqs deshirohet "liri e shprehjes se besimit" nga myslimanet, atehere te lihen te Krishteret dhe te tjeret te kene po aq te drejta sa myslimanet kane ne vendet e Krishtera. Flasim ndryshe pastaj. Shqiperia Shqiperi, e arabia arabi.
Triumfi
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
AskushiuS!
Ahengu,defrimi,e shfrytezimi i stolive te kesaj bote nuk jane te ndaluara,por jane te normatizuara - e kur eshte fjala per PLLAZHEN,bile kete e preferon ISLAMI - sepse ISLAMI eshte fe e natyres se pasterte - kur dihen shume mire dobite shendetsore e freski per psiqiken e njeriut - Pra ISLAMI duke i normatizu ka bere ca perkufizime e qe kjo s'do thote heqje e pjeserishme e lirise - por NORM per mos keqperdorimin e kesaj dhuntie.
- Nje shpjegim te shkurter te disa koncepteve ISLAME -
Sipas konceptit ISLAM shfrytezimi i dhuntive apo stolive te kesaj bote,konsiderohen njekohesisht edhe sprov per njeriun nga Krijuesi yne, Allahu,se sa jemi falenderues per to,dhe se si i shfrytezojme ato,sjellim disa citate Kur'anore ne lidhje me kete:
3:186. " Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj ... "
8:28. " Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh."
20:131." Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm."
21:35.  " Cdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne."
Pra,dhuntite e stolit e ksaj jete,jane njekohesisht edhe sprov nga Allahu,sepse duhet besuar se jeta e ardhshme apo e fundit eshte e amshueshme dhe aty eshte kenaqesia e vertete,nese i mbesim besnik urdherave te Allahut!
Kodi ISLAM per raportin mashkull - femer eshte i njohur - qe nuk lejohet te jene meshkuj e femra te perzier ne nje vend[perjashtim; vendi i punes,apo qe ke vetem raporte zyrtare,e asgje me shume],e ndalesa per perzierje ne PLLAZH eshte edhe me kategorike - kur kuptohet se ne pllazh lere qe jane te perziem por edhe te zhveshur !!
Perkufizimi[NORMA]: qe pllazhet te jene te ndara - pllazh i posaqem per meshkuj dhe pllazh i posaqem per femra!
ISLAMI me kete nuk sfidon fanatizem(qe mund te mendohet),por urtesi, sepse kjo eshte mase preventive ne mos venien e moralit(me plotekuptimin e fjales)ne rrezik,keshtuqe bene ruajtjen e pastertise shpirteore dhe mendore.
Shpresoj,se nese e shikon me sy te arsyes se pasterte,do kuptoje se nese shembull motra jone eshte ne pllazh,dhe aty kuptohet ka meshkuj te tjere - a s'do ishte ekspozim i trupit te saj haptas?? - kjo s'mund te arsyetohet me trika sikur me fjalet; nuk me ben pershtypje,apo me jane adoptuar syte, apo e shikoj me shikon thjeshte,apo me fjalet; shume normale eshte kjo[sepse arsyea e ciltert dhe ndergjegjja ka fjale tjera!],pra kto jane vetem justifikime (natyre e njeriut per t'i ikur pergjigjjesise dhe ndergjegjjes)!! ... dmth;perkunder justifikimeve tona,e dijme shume mire se brendesia jone thote ndryshe nga ajo qe e thojme ne me gjuhen tone - e per kete je deshmitare edhe ti - sepse te gjithe jemi nga mishi i gjaku!!
Me respekt
AskushiuS
Primus registratum
Re: Nënçmimi i femrës Shqiptare me Mbulesë! [Vazhdim ...]
Une e kuptoj anen teorike,po ne praktike dhe realitet si veprohet??
Mos duhet qe ne ne Shqiperi ta ndajme bregdetin
me mure per plaxhe per meshkuj dhe per femra???
Pastaj kjo eshte dhe kundra tradites tone qytetare,
mbasi plaxhet e detit Jon dhe Adriatik jane plot
gjate sezonit te veres me meshkuj dhe femra
qe rrine bashke..
Athere, gjithe kjo Shqiperi me shumice myslimane
nuk i zbatoka rregullat e Allahut...
Athere cfare ju keshillon ti TRIUNF gjithe ketyre
njerezve nga ana praktike???
""Te mos shkojne fare ne plaxh""
Top