Në Prishtinë filloi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve

Në Prishtinë filloi Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve

Ylberi-i-Prishtinës-300x223.jpg
Të enjtën në orët e pasdites në kryeqytetin tonë filloi edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve “Ylberi i Prishtinës 2009″, në të cilin po marrin pjesë ansamble të fëmijëve Prishtina, Durrësi, Ulqini, Vlora, Prizreni, Gjilani, Fushë Kosova, Besiana, Ferizaj, Shtimja, Sarajeva, Struga dhe Medvegja. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, bëri hapjen e festivalit, duke iu dëshiruar mirëseardhje të ansambleve të pranishme, të cilave njëherësh u ka uruar sukses në këtë festival. “Për Prishtinën është një ngjarje e rëndësishme që sot ta zhvillojnë këtë festival të fëmijëve, sepse fëmijët do t?i japin gjallëri Prishtinës, do t’i japin gjallëri kësaj qendre, do t?i japin gjallëri gërshetimit të kulturave tona”, është shprehur kryetari komunës, Isa Mustafa. Festivali Ndërkombëtar i Këngëve dhe Valleve është një ndër projektet më të rëndësishme të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, i cili tashmë është bërë tradicional, duke i përmbushur të gjitha normat profesionale. Festivali “Ylberi i Prishtinës 2009″ do të zgjasë deri më 26 shtator. Në ditën e tretë pjsëmarrësit e festivalit do të vizitojnë Shpellën e Gadimës.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22983
 
Top