Në panairin e automjeteve në Frankfurt prezantohen 82 modele të reja të makinave më bateri

Albforumi

Primus registratum
Në panairin e automjeteve në Frankfurt prezantohen 82 modele të reja të makinave më bateri

volksawagen-one-liter-car.jpg
Kompanitë e makinave në Frankfurt do të prezantojnë 82 modele të reja për pasagjerë në premierat botërore, 42 nga të cilat do të ekspozohen nga prodhuesit gjerman.</p>


Makinat elektrike pritet të tërheqin vëmendjen më të madhe në këtë panair. BMW prezantoi makinën me koncept hibrid dinamik, me tre cilindra turbo dizel dhe me motor elektrik. Prodhuesit bëjnë të ditur se makina dallon nga modeli M3 të BMW-së në atë se kursen më pak karburant dhe emiton sasi të zvogëluar të Dioksid karbonit. Kurse oferta e fundit e Opelit është Astra e re, si dhe makina e saj elektrike Ampera.</p>


Opel thotë se për dallim nga makinat tjera elektike, Ampera përdor elektricitetin si burim kryesor dhe prodhon elektricitet me benzinë, dhe kështu bën të mundur tejkalimin e problemeve me seritë e kufizuara. Mercedesi prezantoi me mburrje modelin hibrid S500 që emiton vetëm 74gram dioksid karboni për kilometër. Është e paraparë të udhëtojë 30 kilometra me një mbushje të baterisë. Lajmi për rritjen e shitjes së makinave në muajin Gusht ndihmoi në përmirësim e klimës së panairit.</p>




</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=616. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=616
 
Top