Në mbrojtje të ideve të çuditshme

Në mbrojtje të ideve të çuditshme

A kanë gratë emocione të njëjta me burrat? A janë realitet, apo trillime ngjarjet e rrëfyera në Bibël? A është përmirësuar situata e mjedisit, 50 vitet e fundit? A është e vërtetë që pjesa më e madhe e personave të cilët abuzohen seksualisht nuk pësojnë dëme të pariparueshme? A kanë meshkujt një tendencë të lindur ndaj përdhunimit? A janë terroristët persona të shkolluar, të mençur dhe njerëz me bindje dhe ideale të larta? A është morali thjesht një produkt i evolucionit të trurit tonë pa asnjë bazë objektive? A do të ishte më e mirë shoqëria, nëse do të lejohej ligjërisht përdorimi i kokainës dhe heroinës? A është homoseksualizmi një sëmundje ngjitëse? A ndikojnë prindërit, në njëfarë mënyre në karakterin dhe inteligjencën e fëmijëve të tyre. A do të ishin më të vogla dëmet e provokuara nga terrorizmi, në rast se policisë do ti lihej dorë e lirë në torturimin e të dyshuarve? Fëmijët e jashtëligjshëm dhe të padëshiruar a do të jetonin më mirë, në rast se do të kishte një “treg” më të lirë për adoptimin e tyre?

Të mendojmë mirë.

Ndoshta jeni inatosur duke lexuar këto pyetje. Ndoshta ju duket absurde që dikush tjua bëjë, jo sepse mund të mos jenë të vërteta, por sepse druhemi që ato cenojnë rendin moral në të cilin jetojmë. Kur flitet për “ide të rrezikshme” nuk është fjala për teknologji të posaçme me të cilat mund të ndërtohen armët e dëmtimit në masë ose për ideologji perverse racizmi e fashizmi. Bëhet fjalë për disa pohime ose zgjedhje politike të mbështetura me prova e fakte nga shkencëtarë seriozë, të cilat duket se sfidojnë normat e një epoke.

Idetë e renditura më sipër dhe paniku moral që secila prej tyre ka ngjallur gjatë shekullit të kaluar e në vazhdim janë vetëm një pjesë e shembujve të tjerë të ngjashëm. Ata që i kanë propozuar janë denigruar, censuruar, përjashtuar, pushuar nga puna, kërcënuar dhe në disa raste edhe sulmuar fizikisht. Çdo epokë ka tabutë e saj. Përgjatë mijëvjeçarëve, fetë monoteiste kanë përndjekur herezitë dhe idetë shkencore të cilat nuk u kanë ardhur për shtat dogmave të tyre të tilla si: gjeocentrizmi, arkeologjia biblike apo teoria e evolucionit.

Sigurisht që mund ta quajmë fat faktin që sot mbështetësit e disa lloj ideve “ndryshe” nuk dënohen si shekuj më parë me djegie në turrën e druve, por për shembull me ndërprerje të financimeve për kërkimet e tyre shkencore. Problemi është që kufizimi që bëhet përmes shpatës ose penës vendos se cilat ide duhet të merren seriozisht në një epokë të caktuar. Historia na ofron shumë shembuj. Gjatë rrjedhës së shekujve qeniet njerëzore u kanë atribuuar zbulimeve të ndryshme ndërlikime etike që sot na duken qesharake. Frika që zbulimi i një strukture ndryshe të sistemit tonë diellor mund të kishte pasoja të rënda në moral është një shembull klasik i kësaj tendence. Mësimi i teorisë së të ashtuquajturit “plani superior” nga studentët e biologjisë, është një nga shembujt e sotëm. Kjo duhet të na shtyjë të mendojmë për faktin që mentaliteti i sotëm mund të përmbajë paragjykime morale të njëjta me ato të shekujve më parë. Po sikur sot të akuzonim për herezi persona të cilëve një ditë në të ardhmen historia do tu japë të drejtë?

Ka shumë mundësi që të përballemi gjithnjë e më tepër me ide të rrezikshme, por duhet të jemi të përgatitur për ti përballuar. Nëse zhvillohet në mënyrën e duhur, kërkimi shkencor (së bashku me aktivitete të tjera njerëzore të tilla si historia ose gazetaria), ai e përshkruan botën ashtu sikurse është pa pasur frikë se një zbulim ose një tjetër do të tronditë moralin e njerëzve. Jo rastësisht, pikërisht shkenca është akuzuar për herezi. Përparimet e mëdha shkencore të epokës sonë në fusha delikate si gjenetika, evolucioni ose studimet mbi ambientin, janë të destinuara për të na hapur perspektiva të reja. Sot, falë internetit dhe globalizmit, heretikët mund të vihen në kontakt me njëri-tjetrin duke injoruar mjetet e informimit publik ose edhe vetë publikimet të cilat mund tu ndalohen nga autoritetet të caktuara shkencore zyrtare. Studentët e sotëm, ndryshe nga gjithë paraardhësit e tyre, pa dallim race, seksi ose vendi qeshin kur u thuhet se disa opinione të caktuara kanë qenë imorale ose tepër delikate për prindërit e tyre.

Po çfarë e bën të “rrezikshme” një ide? Ndoshta fakti se po ta pranoje ajo do të sillte rezultate që konsiderohen të dëmshme nga të gjithë. Në shoqëritë fetare, për shmebull, druhen se mos njerëzit do të rreshtin së besuari në thëniet dhe të vërtetat e Biblës, madje edhe në autoritetin e saj moral. Me fjalë të tjera, nëse sot një pjesë e njerëzve nuk besojnë në faktin që Zoti krijoi Tokën në gjashtë ditë, në një të nesërme nuk do të besojë më as në vlefshmërinë e urdhëresës: mos vrit, që thuhet në Bibël. Në disa ambiente të tjera ekziston ideja që nëse do të pranonim dallimin mes racave, sekseve ose personave në njëfarë mënyre do të justifikohej diskriminimi dhe shtypja. Ide të tjera të rrezikshme shkaktojnë frikën që njerëzit mund të braktisin ose keqtrajtojnë fëmijët, të bëhen indiferentë ndaj problemeve të mjedisit, të pranojnë dhunën, të heqin dorë nga zgjidhja paqësore e problemeve sociale. Çështja është se në këto rezultate të dhimbshme nuk mbërrihet domosdoshmërisht nga idetë e konsideruara “të rrezikshme”. Për shembull edhe nëse do të demonstrohej në media se grupet e njerëzve janë të ndryshëm njëri me tjetrin, ngjashmëritë mes tyre janë kaq të shumta e kaq të dukshme saqë do të dukej e palogjikshme dhe e padrejtë që të diskriminosh njerëzit vetëm në bazë të faktit që ata janë të ndryshëm. Nëse njerëzit i perceptojnë disa ide si “të rrezikshme” kjo vjen edhe falë paragjykimeve që kanë grupe të caktuara ku ata

bëjnë pjesë. Qeniet njerëzore kanë zakonin e krijimit të grupimeve dhe të mbrojtjes së ideve të tyre, cilatdo qofshin ato, si provë e besnikërisë ndaj grupit duke i trajtuar kundërshtarët e një grupimi tjetër si intelektualisht më inferiorë dhe moralisht më të degraduar. Debatet mes anëtarëve të grupimeve të ndryshme shpesh përfundojnë me ofeza paragjykuese. Nga ky këndvështrim dy kategoritë e njerëzve që duhet të ishin më të interesuarat për të pranuar të vërtetën: studiuesit dhe politikanët, shpesh janë të verbuar nga ideologji moraliste. Mes tyre është teoria sipas së cilës qenia njerëzore është një///////////// tabula rasa dhe problemet sociale mund të zgjidhen vetëm përmes politikave të menduara në thelb për të dënuar pabesinë e meshkujve evropianë. Ideologjia e kundërt është ajo sipas së cilës morali i ka rrënjët te patriotizmi, te feja e krishterë dhe problemet sociale mund të zgjidhen vetëm me vendime politike që i dënojnë individët për mëkatet e tyre. Idetë e reja, më të artikuluara, më komplekse, ndonjëherë edhe të rrezikshme shpesh e kanë të vështirë të vihen kundër këtyre bindjeve që funksionojnë për të mbajtur grupet nën kontroll. Bindja që disa opinione të caktuara, sado të sinqerta qofshin janë njëherazi edhe të “rrezikshme” mund të lindë nga vetë natyra njerëzore. Sipas disa shkencëtarëve, disa raporte njerëzore bazohen mbi disa bindje të betonuara. Kështu, duam fëmijët tanë dhe prindërit, jemi besnikë ndaj bashkëshortit, ndihmojmë miqtë, bashkëpunojmë me komunitetin tonë, jemi të ndershëm ndaj grupimeve ku bëjmë pjesë, sepse e ndiejmë instinktivisht se kështu duhet të jetë pa e vlerësuar çdo herë një veprim të tillë. Ai që kalon shumë kohë duke pyetur nëse këto lidhje janë pasojë e logjikës ose e fakteve, konsiderohet “i pandjeshëm”. Personat për së mbari nuk rrinë të mendohen për avantazhet apo dizavantazhet që mund të kenë për shembull në rast se do të shisnin besimin e fëmijëve, prindërve, miqve të tyre. Ata e përjashtojnë menjëherë faktin e një veprimi kundër këtyre kategorive. Thjesht e përjashtojnë dhe pikë. Tabuja e të vënit në diskutim e vlerave të konsideruara “të shenjta” ka kuptim në sensin e marrëdhënieve personale

Më mirë ti diskutosh

Po a ka ide që duhet të konsiderohen “të rrezikshme”? Përjashtojmë menjëherë gënjeshtrat e që
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26007. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26007

Top