Në kujtim të Presidentit DR. Ibrahim Rugova Kosovë, gëzuar pavarsinë

Albforumi

Primus registratum
Në kujtim të Presidentit DR. Ibrahim Rugova Kosovë, gëzuar pavarsinë

Ibrahim-Rugova.jpg

I madhi president, DR. Ibrahim Rugova

Nesër, i ashtuquajturi “shteti më i ri i Evropës”(e që në fakt është ndër më të vjetërit) feston 2-vjetorin e shpalljes së Pavarsisë.

Më lejoni që së pari në emrin tim, po edhe të të gjithë stafit të faqes sonë, të ju uroj Pavarsinë e shtetit tonë, dhe, ju lutem shumë mos ma zini për të madhe nëse shihni gabime në këtë shkrim, ndonjë rënditje jo të mirë, apo ku ta di, sepse po shkruaj në ndikim të emocioneve shumë të forta.

Çdo Shqiptar, e di se në çfarë rruge ka kaluar populli ynë për të arritur atë që po e gëzojmë sot, këto ditë të cilat nuk duhet të i qojmë aspak huq, së paku për hir të atyre që ranë për ne. Padyshim, njeriu që i dha fryt, shtysë, rrugë, forcë vendit tonë për të arritur në ditën ku jemi ne është Presidenti Rugova.

Ai që dha shumë për këtë vend, që nuk kurseu asgjë për të arritur aty ku jemi sot, që sakrifikoi shumëçka, që e donte shumë vendin tonë, dhe që në fund nuk e arriti atë për të cilën u përkushtua gjatë gjithë jetës, vetëm e vetëm sepse u mund nga sëmundja që e kishte kapluar.

Nëse ekziston njeriu që do duhej të e gëzonte më së shumti këtë ditë, ai do të ishte vetëm Presidenti i ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova. Që nga dita që ka filluar të punojë për vendin tonë, e deri në ditën kur ndërroi jetë, sakrifikoi çdo gjë që kishte për vendin tonë.

Por, sa po realizojmë ne objektivat e tij? Ku janë synimet e tij dhe të gjithë popullit Shqiptar të Kosovës? Asnjë nderim për Presidentin tonë? Çfarë po ndodh me ne? Ku është hymni i Presidentit? Po flamuri që ai ka krijuar? Ç’është ky flamur që nuk ka asnjë ngjyrë të identitetit tonë kombëtar? Po himni? Të mos flasim për kombësinë e re të krijuar, dhe madje tani quhemi “komb Kosovar”. Ku janë aspiratat që kishim?
Të bëjmë një analizë shumë të vogël. Betimi i ushtrisë çlirimtare të Kosvës thotë:

Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem, betohem

Njerëzit që tani janë në udhëheqje të vendit, e që dikur ishin ushtarë të UÇK-së po shkelin këtë betim të shenjtë.

Vendi ynë, më shumë se kurr tani ka nevojë për Presidentin. Ai e la vendin tonë në momentet kur i duhej më së shumti, pasojat po vërehen.
Megjithkëtë, ai është me ne. Ai është në zemrat tona, në shtëpitë tona në…

Më falni, se kam shumë emocione, po them shumë sinqerisht, dhe më s’mund të shkruaj. Ky shkrim nuk do kishte fund, sepse ka shumëçka ka për tu thënë këtu. Ndoshta e teprova pak me politikë, edhepse ky s’ishte qëllimi im, por kjo është më e pakta që mund të bëjë për Presidentin tonë.

Lavdi zotëri President. Gjithmonë me ne…

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.eshqiperia.com/?p=1177

Top