Në BBC fyhet himni shqiptar, reagojnë emigrantët në Londër
Dialogu mes aktorëve të telefilmit, pjesëmarrës në bashkëbisedimin televiziv dhe një regjisoreje të pranishme në këtë emision, është bërë shkak për një lum reagimesh nga emigranët shqiptarë në Angli. Në dialog, regjisorja duke i'u drejtuar Shane Ritchie, që është aktori kryesor i telenoveles në rolin e Alfie Moon, lëshon batutën: "An she fart the Albanian anthem?" që në shqip përkthehet "A mund ta pjerdhë ajo himnin shqiptar?". Edhe pse ende nuk dihet cili ka qënë shkaku që dialogu mes regjisores dhe aktorëve është përqëndruar te himni shqiptar, përveçse argëtimit të audiences, ky dialog ka ngjallur reagime të shumta të bashkëkombasve tanë emigrantë në Angli.
Reagimet e emigrantëve shqiptarë
Menjëherë pas dialogut të transmetuar direkt nga "BBC 1" reagimet kanë qenë të forta, kryesisht nga komuniteti shqiptar në Angli. Episodi flagrant nga protagonistë të një telenovele që ndiqet përmes ekranit të televizorit nga pothuaj shtatë milionë anglezë, ishte ndjekur drejtpërdrejt me indinjatë edhe nga një numër i konsiderueshëm telespektatorësh shqiptarë të telenovelës. Duke filluar që nga ai moment, ata i janë drejtuar me letra ankese gjigantit televiziv anglez. Ilir Ndreu, njëri prej emigrantëve shqiptarë, i revoltuar nga përmbajtja e dialogut mes njerëzve të stafit të telenovelës për himnin kombëtar, u shpreh për Gazetën, se "është shumë poshtëruse që kur njerëzit bashkohen pranë familjeve në këtë ditë gëzimi, producentët e kësaj telenovele gjetën momentin për të abuzuar e ofenduar rëndë himnin shqiptar. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke përfshirë intelektualët, gazetarët dhe studentët, që t'i drejtohemi kanalit "BBC 1" me letra proteste rreth këtij akti të pa precedent talljeje me himnin e një kombi ndër më të vjetrit në Europë". I njëjti shqetësim është shprehur dje edhe nga shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, të cilët jetojnë prej vitesh në Britani.
BBC, ende asnjë reagim
Gjiganti televiziv "BBC", në valët e të cilit është transmetuar emisioni, nuk ka dhënë ende sqarime mbi faktin përse himni shqiptar ëshë bërë objekt i bisedës direkte. E kontaktuar nga Gazeta, zëdhënësja e shtypit pranë BBC, e cila mbulon marrëdhëniet me publikun, nuk pranoi të bënte asnjë koment. Ajo u shpreh se "për momentin koorporata televizive është e pamundur të bëjë ndonjë koment rreth këtij rasti". Por ndërsa nuk ka marrë përsipër një jusifikim mbi atë që ka ndodhur nga transmetimet e "BBC 1" për himnin kombëtar shqiptar, ajo është shprehur se "ne i marrim tejet seriozisht ankimet nga publiku"./GazetaShqiptare/F.F./Liria