Myslimanët, 3 persona firmosën kontrata të dyshimta

Myslimanët, 3 persona firmosën kontrata të dyshimta

Këshilli i Komunitetit Mysliman ka vendosur shkarkimin nga detyra për disa funksionarë dhe zëvendësimin e tyre.

Është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, dhe imami i Tiranës, Shaban Saliu.

Vendimi është marrë dy ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit. Vendimet u bënë publike përmes një deklarate zyrtare nga kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, i cili bëri të ditur se ndryshimet u hodhën në votim në bazë të statutit dhe u miratuan me shumicë votash.

“Në mbledhje kaluan për miratim disa vendime të Kryesisë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Lirimin nga detyra të nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, dhe emërimin e tij në detyrën e këshilltarit të kryetarit dhe përgjegjës në rubrikën fetare pranë Drejtorisë së Kulturës në Komunitetin Mysliman. Emërimi i zotit Bujar Spahiu në postin e nënkryetarit të Komunitetit. Lirimin nga detyra të Myftiut të Tiranës, Shaban Saliu, dhe emërimin e tij këshilltar i kryetarit të komunitetit dhe imam në xhaminë pranë Sahatit. Emërimi i zotit Ilir Vokshi, myfti i rrethit të Tiranës”, deklaroi kreu i Komunitetit Mysliman.

Sakaq, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Saimir Rysheku, ka hedhur akuza kundër kreut Selim Muça për përfshirje të dyshimtë në biznesin e shitjes së trojeve, ndërsa ky i fundit i cilësoi të pabaza akuzat kundër tij.

Konflikti

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Ilir Hoxholli, ka sqaruar se vendimi për zëvendësimin të dy ditëve më parë ka ardhur si pasojë e një ngërçi të krijuar në komunitet për shkak të mungesës së transparencës dhe problemeve të mbartura të cilat nuk po zgjidhen prej shumë kohësh.

“Rrezikun e kësaj krize të cilën njerëzit e papërgjegjshëm drejtues të KMSH-së e futën institucionin e kishim paralajmëruar më parë. Pas zgjedhjeve kaçakshe të kryetarit Muça ndodhën edhe një valë shkarkimesh, të cilat prekën direkt statutin e KMSH-së. Sot abuzimet duken si një politikë dashakeqëse që po mundohet ta mbaj këtë institucion të varur nga donacionet e huaja”, sqaroi Hoxholli. Sipas tij, sekretari Betim Truçi është përgjegjësi kryesor i kësaj situate. Hoxholli sqaron më tej se: “Vula është një përgjegjësi që nuk mund të shpërdorohet dhe fryma e tij selektive e ka kthyer KMSH-në pronë të tre emrave të cilët kanë firmosur kontrata shitje të tepër të dyshimta.

Ngërçi

Hoxholli sqaron se mungon transparenca që është themel i demokracisë dhe myslimanët duan që institucioni të mos i braktisë, tu largohet ndikimeve të huaja, zgjedhjet të jenë demokratike, gjithëpërfshirëse, të drejta dhe mbi të gjitha nga baza. “Realisht zgjedhje nuk ka, KMSH-ja i ngjan një ndërmarrjeje që vazhdon të prishë imazhin e myslimanëve. Largimi i figurave dhe zëvendësimi me njerëz pa identitet e ka bërë këtë institucion me një performancë shumë të dobët dhe inekzistente në shoqëri”, sqaroi Hoxholli.(Shqip)

-YCPYuI04BI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25125

Top