Myslim Pasha, Personazhi i Vitit 2010 (sipas TCH)

Eshte Myslim Pasha Personazhi i Vitit 2010, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli ne pension qe deshmoi nje akt atdhedashurie të fortë në mbrojtjen me ngulm të kufijve detarë të Shqiperisë, duke dalë kundra marrëveshjes për ndarjen e ujrave detare me Greqinë.

Një njeri që në mënyrën më demokratike, përms një oponence të paqtë në media, pa luftë dhe pa shkrehur asnjë armë, arriti të shpëtoje një pjesë të detit të Shqiperisë. Një zgjedhje e publikut, që për herë të parë në historikun e sondazhit të faqes së internetit të Top Channel, vendos në krye një personazh që nuk është politikan, çka dëshmon vlerësimin për njerëz që jo domosdoshmërisht kanë në dorë pushtetin, por që përpiqen me sa munden të ndikojnë pozitivisht për vendin dhe për fatet e tij.

Politikës, por jo asaj tradicionale, i takon vendi i dytë, i fituar nga lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti. Në fakt, i politikes ndryshe, duke konsideruar faktin që Kurti, ndonese jo gjithmonë brenda rregullave dhe institucioneve, ka dalë me forcë kundra politikës së vjetër, nëse mund ta quajmë kështu, dhe politikanëve tradicionalë që shpesh herë me veprimet e tyre janë kthyer në objekt polemikash dhe kundërshtish. Një vote e forte e publikut kundër, që jep me shumë se një sinjal dhe shumë vlerësime se çfarë mendojnë vertetë njerëzit. I votuar për dy vite radhazi si personazh i vitit, kryetari i opozites shqiptare, Edi Rama këtë vit zbret në vendin e tretë.

"Rezultatet e votimit të ketij viti, ndryshe nga vitet e shkuara, tregojnë një zhvendosje të vemendjes së qytetareve nga politika tek persona që kanë dhënë kontribut në fusha të tjera të jetës, siç është fituesi Myslim Pasha i cili ngriti zërin kundër një padrejtësie të madhe që mund t'i bëhej shqiptarëve. Po ashtu në vendet e para figurojnë edhe emra te tjere qe nuk i përkasin politikës, si Julian Assange, themeluesi i Wikileaks apo aktori Nik Xhelilaj, ndërkohë që dy politikanët kryesor në vend, renditen në vendin e tretë dhe të gjashtë" - vëren webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.

Në vend të katërt eurodeputetja Tanja Fajon, e cila dha nje kontribut të rëndësishem në liberalizimin e vizave me BE-në. Julian Assange, thelemuesi i Wikileaks, njeriu që publikoi një pjesë të të fshehtave të diplomacisë amerikane, në të pestin. Një vleresim i nje personazhi të huaj që sërish tregon tendencen për t’iu rebeluar pushtetit të njerezve me pushtet. Ne vend të gjashtë kryeministri Berisha. Në të shtatin aktori Nik Xhelilaj. Vendi i tete dhe i nëntë shkon për sportin, përkatesisht Lorik Canën dhe Vioresin Sinanin. Në vend të dhjetë Shkelqim Cani, ish guvernatori i Bankes se Shqiperise, i cili parashikoi përpara në kohë se edhe Shqipëria do të preket nga efektet e krizës globale ekonomike.
 

Hank

Valoris scriptorum
Sipas TCH, personazhi me i vleresuar nga shqiptaret eshte pikerisht Koloneli qe ngriti zerin ndaj aneksimit te trojeve shqiptare ne marreveshjet e fundit mes politikaneve greke dhe ndyresirave shqiptare (perfshi nga te gjitha krahet e politikes, jo vetem nga qeveria aktuale)
 

gene

Forumium praecox
Jo delirium, jo
Jo nga te gjitha krahet e politikes.
Vetem nga qeveria aktuale (perfshi edhe ata te metes qe aderuan me pas me deklarata te fuqishme apo me votat qe mbajne qeverine ne kembe)

Opozita e coi ceshtjen ne gjykaten kushtetuese dhe pikerisht keshtu u pezullua pakti.

Pergjegjes eshte Sali Berisha dhe, pas tij, te gjithe zagaret qe i mbajten ison. Kjo nuk do te harrohet kurre.
 

gene

Forumium praecox
E vetmja strategji mbrojtje qe i ka mbetur PD-se ne kete ceshtje eshte skema "te gjithe bashkefajtore".
Fatmiresisht gjithcka eshte e qarte dhe e certifikuar ne dokumentat e gjyktates kushtetuese. Berisha eshte fajtor dhe emri i tij do te lidhet perjetesisht me kete markarallik.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Besoj se edhe kete radhe rezultatet do jene manipuluar :)
Duke njohur votuesit shqiptar nuk ebsoj se e njohin aq shume Myslim Pashen...ketu jemi ne vitin 2011-te dhe vazhdojme te votojme me tifozllek dhe jo me llogjike.
Gjithsesi urime Kolonelit dhe pedagogut Myslim Pasha!
 
Top