Mustafaj, mediat dhe absurdi shqiptar
Mustafaj, mediat dhe absurdi shqiptar
Nga Alban Bala
Per here te pare, ne nje menyre publike dhe te hapur (ndoshta me gjuhe pak diplomatike, por thellesisht te argumentuar politike)- dikush qe ka veshur kostumin e perfaqesuesit te shtetit shqiptar vendos te flase qarte dhe fort ne favor te shqiptareve.
E ben kete ne nje menyre te kthjellte duke deklaruar se çdo ndarje e Kosoves, pra ndryshim kufinjsh, do t’i hape rrugen nje serie ngjarjesh te ngjashme, ku Shqiperia nuk mund te garantoje me ndalimin e procesit (nder shqiptaret- sigurisht).
E ben kete i shtrenguar, perballe refuzimit qe Franca dhe Belgjika i bene deklarates se forte te ministrit britanik Jack Strou ne favor te pavaresise se Kosoves. I shtrenguar nga paralajmerimet per nje zbythje te qendrimit europian ne lidhje me kete çeshtje, nje ngjarje qe askush nuk mund te garantoje se nuk ndodh. Gjermania nuk eshte shprehur ende hapur per kete. Hungaria, nje satelite e Gjermanise, testoi nderkaq nje teze qe e rikthen procesin te pakten 3 vjet mbrapa. Italia po ashtu, gjendet e mberthyer ne daren e etheve elektorale, ku nje fitore e pritshme e te majteve do te permbyste shume gjera ne favor te serbeve.
Besnik Mustafaj, nje diplomat karriere- i sigurt ne gjerat qe ben dhe shume sfidues, tha haptas se nese parimi i mos-ndryshimit te kufinjve nuk perfillet ne kete rast per te qetesuar serbet dhe per t’i dhene kuptim negociatave thuajse shterpe te Vienes, atehere shqiptaret kane shume risi per te diskutuar kur eshte fjala per kufinjte aktuale te Ballkanit. Dhe Shqiperia nuk mban ne kete rast pergjegjesi!
Gabimi i Mustafajt
Deklarata e z.Mustafaj ne fakt permbante fjalet e duhura ne gojen e gabuar. Sikur Ministria e Jashtme te kishte menduar gjate ketyre muajve per te ndertuar nje sistem instrumentash per te shprehur qendrimet alternative, siç mund te konsiderohet edhe ky i fundmi, ajo nuk do te ishte gjendur perballe kesaj ngjarjeje.....
Artikullin i plote:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=119