Mustafa: Përmirësimi i pozitës materiale për arsimtarët duhet të jetë prioritet i institucioneve

Mustafa: Përmirësimi i pozitës materiale për arsimtarët duhet të jetë prioritet i institucioneve

Isa_mustafa-300x224.jpg
Prishtinë –

Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, me rastin e 1 shtatorit, ditës së fillimit të viti të ri shkollor, ka deklaruar se do të vazhdohen edhe më tutje angazhimet e institucioneve lokale dhe atyre qendrore për krijimin e hapësirave të reja dhe më të mira për mësim, si dhe për përmirësimin e pozitës materiale për arsimtarët, në mënyrë që ata të jenë më të motivuar për punën e tyre të mësimdhënies.

Kryetari Mustafa këto komente i bëri gjatë vizitave që u bëri tre institucioneve shkollore, shkollës se mesme Ekonomiko-Juridike, “Hoxhë Kadri Prishtina”, shkollës fillore “Elena Gjika” dhe institucionet parashkollore, “Xixëllonjat”.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet që normalisht të filloj viti i ri shkollor. Mendojmë se ka filluar në mënyrë serioze pasi që janë bërë edhe përgatitjet për një fillim të mbarë”, tha kryetari Mustafa me këtë rast. Kryetari Mustafa, mësimdhënësve të këtyre shkollave u tha se Komuna është shumë e interesuar që ata gjatë këtij viti të arrijnë suksese të mira.

“Ne jemi shumë të interesuar që ju të arrini sukses. Do të ju ndihmojmë që standardi i shkollimit të rritet gjithnjë më tepër. Nga ana profesionale, ne kemi nevojë për ekspertë”, tha kryetari Mustafa gjatë vizitës në shkollën e mesme Ekonomiko-Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21992. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21992

Top