Mustafa Nanos i doli gjumi me T.G dhe R.D apo ....?

Mustafa Nanos i doli gjumi me T.G dhe R.D apo ....?

Kur i kercejne te tijat Mustafes, e qendis bukur nganjehere te "shekulli" por urojme ta ule pak koken, se tavanin te cilin ai ka deshire ta preke nuk i takon atij por neve qe jetojme aty afer.
Urojme per shkrime te kulibruara te Nanos ne te ardhmen

[/b] Çfarë Europe dhe Amerike duam?

Nga Timothy Gartonash
Ralf Dahrndorf

Mund të mendohej që po jetojmë sërish – dhe pse me nja dy ndryshime të vogla – një ringjallje të golizmit. Këtë herë nuk bëhet fjalë për lavdinë franceze; përkundrazi, bëhet fjalë për “bërthamën e Europës së vjetër”. E më shumë se sa udhëheqësit politikë, janë intelektualët ata që po e mbajnë lart flamurin e identitetit europian, të përkufizuar si diçka kontrastuese me identitetin amerikan. Dhe ashtu si Charles de Gaulle, edhe Jürgen Habermas e Jacques Derrida, e gjejnë inkurajimin për projektin e tyre nëpër sheshe, nëpër atë lloj volonté générale të shprehur në kryeqytetet europiane ditën e 15 shkurtit të vitit 2003 me manifestimet kundër luftës e kundër Bush-it.
Në argumentimin që bëjnë, të dy filozofët citojnë një eksponent të madh të fushës së tyre: Immanuel Kant-in. Mendimi i tyre, shprehet Derrida në hyrjen e vet, është vulosur “nga shpirti e nga ndërgjegja e traditës kant-iane”. Ndërsa Habermas-i e mbyll tekstin e tij duke evokuar “shpresën kant-iane për një politikë të brendshme botërore”, dhe ky evokim vjen edhe si një përgjigje ndaj neokonservatorit amerikan Robert Kagan dhe pamfletit të tij, në të cilin ky i fundit pafuqisë së kontinentit të vjetër i kundërvë fuqinë e Amerikës dhe hedh propozimin për të kurorëzuar Immanuel Kant-in si mbretin e filozofëve të Bashkimit Europian.
Mendimtarit të Königsberg-ut nuk i interesonte froni kushedi se çfarë, pasi ishte i bindur që “pushteti prish në mënyrë të pakthyeshme gjykimin e lirë të arsyes”. Por Kant-it i takon pa dyshim titulli i pararendësit ideal të Bashkimit Europian. Po, ne jemi kant-ianë. Por amá heqim shumë për ta shquar filozofin e madh iluminist në versionin e Habermas-it e të Kagan-it – i pari intelektual eurogolist dhe i dyti neokonservator amerikan –, të cilët përveç të tjerash ngushëllojnë sho-shoqin. “Europianët”, shkruan Kagan, “kanë dalë nga bota e anarkisë hobbes-iane dhe janë në kërkim të paqes së përjetshme të shenjtëruar nga Kant-i”. Dhe ky i fundit nuk do të kish përfytyruar kurrë që, një ditë prej ditësh, titulli ironik i një eseje të tij, i marrë borxh nga stema e një mejhaneje holandeze (Zum ewigen Frieden, dm.th. Paqja e përjetshme) – çfarë në fund të fundit është ajo e varrezave – do të ish intepretuar në këtë mënyrë.
Me ç’duket, qoftë Habermas-i, qoftë Kagan-i, kanë bërë një lloj konfuzioni midis Kant-it e Rousseau-it, pasi Emmanuel Kant-i ka qenë i gdhendur mbi një dru shumë të ndryshëm, mbi një dru shumë më të ashpër se sa druri, ku ka qenë gdhendur ëndërrimtari i Arkadisë nga Gjeneva. Kant-i, jo vetëm ishte i vetëdijshëm mbi ekzistencën e pushtetit, por edhe falenderonte natyrën për konfliktet e rivalitetet e cytura prej vanitetit human e prej etjes së pashuajtshme për të zotëruar e për të sunduar. Vetëm në sajë të “shoqërueshmërisë së pashoqërueshme (the insociable sociableness, për ata që njohin anglishten. M.N.)” të njerëzve, në sajë të diferencave e të konflikteve, apo në mënyrë më sintetike, në sajë të antagonizmit, qeniet njerëzore mund t’i përvidhen idilit të Arkadisë, ku në një sintoni të përsosur, në përkorje e në dashuri të sho-shoqshme, talentet individuale nuk do të kishin mundësi të shfaqeshin.
Ne jemi kant-ianë. Dhe ashtu si Kant-i, duam një shoqëri të qytetarëve – dhe në perspektivë, të qytetarëve të botës – që të ketë detyrën për të rregulluar gjeneralitetet e së drejtës; duam një shoqëri përjetësisht konfliktuale e jo të përkryer, e mbi të gjitha duam një shoqëri të hapur. Në këtë kuptim, një Europë e përtërirë mund të japë një kontribut të madh, të njëjtë me kontributin që herë pas here, prej më shumë se dy shekujsh, na ka ardhur gjithmonë nga Amerika. Sigurisht, do të jetë një Europë me karakteristika shumë të ndryshme nga ato që Habermas-i parasheh për Unionin e sotëm e të nesërm. Ideja e tij për Europën të kujton në vija të trasha Gjermaninë Perëndimore para kthesës epokale të vitit 1989. Padyshim, “përvojat e regjimeve totalitare të shekullit të XX-të”, apo edhe “e shkuara e luftrave”, kanë krijuar një lidhje të detyrueshme midis përgjegjësve dhe viktimave. Por është e vërtetë vallë që feja në Europë është kudo kaq apolitike? Eshtë edhe në Irlandë? Edhe në Poloni? Apo është edhe në Angli, ku në parlament, përpara se të nisë sesioni, deputetët falen publikisht?
Nga ana tjetër, “çlirimi i shoqërisë civile nga tutela e një regjimi absolutist” nuk ka qënë fenomen as britanik, as italian, as zviceran. Përtëritja e Europës është e nevojshme, por nuk do të arrihet kurrë nga tentativa për të gjetur identitetin europian të ndryshëm, madje të kundërt, nga ai amerikan. Kush kërkon të përkufizojë Europën në kontrast me Amerikën, nuk e bashkon, por e ndan atë, siç demonstroi historia e krizës irakiane. Habermas-i interpreton manifestimet e 15 shkurtit si një përgjigje të njëzëshme dhe popullore të europianëve ndaj luajalitetit që dëshmuan me Bush-in tetë kryetarë shtetesh e qeverish, nën udhëheqjen e José Maria Aznar-it e të Tony Blair-it. Por interpretimi i tij është gënjyes për tri arsye. Së pari, sepse faktikisht manifestimet nuk ishin një reagim ndaj “letrës së të tetëve”, të publikuar nga shumë të përditshme europiane. Së dyti, sepse ajo letër e nënshkruar nga shtetarë europianë, ndaj të cilëve nuk mund të dyshohej se ishin nën hyqmin e Vaclav Havel-it, ishte një dëshmi e bashkangjitjes me vlerat perëndimore e me marrëdhëniet transatlantike, e jo me George Bush-in; së treti, sepse letra ishte faktikisht një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zgjedhjes izolacioniste franko-gjermane kundër një rezolute të dytë të OKB-së.
Dhe kështu, në vend që të bashkonte, arratisja e vetmuar e “bërthamës së Europës së vjetër” nuk bëri gjë tjetër, veçse ndau. E vërteta është, që forca shtytëse e ripërtëritjes europiane duhet të vijë nga iluminizmi i aplikuar në praktikën që lidh mes tyre Europën e Amerikën, gjë që tërheq pas vetes – falë sukseseve dhe forcës për të kandisur – një numër gjithmonë e më të madh njerëzish e shtetesh të të gjithë botës. Shpresa kant-iane për një politikë të brendshme botërore është ana e shndritshme e globalizimit. Në këtë kuptim lipset të merret pa tjetër në konsideratë veçantësia e arritjeve dhe e modeleve europiane, të cilat edhe mund të konsiderohen si modele për t’u ndjekur.
Le të përmendim disa. Më 1 maj të vitit 2004, Bashkimi Europian do të përfshijë 25 shtete. Pesëmbëdhjetë vite të gjata – janë shumë vërtet – pas rënies së perdes së hekurt, një ëndërr është bërë realitet: ëndrra e unifikimit europian, e shëndoshjes së Europës; apo siç tha në kohën e vet me një shprehje të qartë e sintetike Presidenti George Bush senior, ëndrrën e “një Europe integrale e të lirë”. Por akoma jo e gjithë Europa pasi, të paktën tani për tani, një pjesë e vendeve kandidate mbetet e përjashtuar. Sidoqoftë, për herë të parë një shumicë e qartë e shteteve europiane, që për shekuj e shekuj janë ndeshur në luftra të përgjakshme, po hyjnë për të bërë pjesë, me dinjitet të barabartë, në të njëjtin komunitet paqësor politik dhe ekonomik (Për sa i takon sigurimit të jashtëm, për momentin kjo është në dorë të NATO-s e amerikanëve).
Asnjë gjë e ngjashme me këtë nuk është vënë re më parë në Europë; as që ekziston gjithashtu në kontinente të tjerë. Këta shtete synojnë përveç të tjerash të nënshkruajnë, brenda 1 majit të vitit 2004, një pakt konstitucional. A nuk do të ishte mirë të zgjidhej kjo datë unifikuese – në ndryshim nga 15 shkurti 2003, kur ndodhi një ndarje – për ta përkujtuar si datë themeluese të Europës? Një faktor tjetër i rëndësishëm në perspektivën e zgjerimit europian shprehet nga kriteret politike për kandidatët e rinj, të parashtruara në Kopenhagen, në mbledhjen e Këshillit të Europës së vitit 1993. “Kriteret e Kopenhagenit” kërkojnë përpara së gjithash institucione të stabilizuara e demokratike, shtet të së drejtës, respektimin e të drejtave njerëzore dhe mbrojtjen e pakicave. Këtyre iu shtohen edhe rregullat e ekonomisë së tregut.
“Edhe regjimet europiane të shtetit social”, shkruan Habermas-i, “kanë qenë ekzemplarë për një kohë të gjatë” (është për t’u vënë në dukje që fraza është në kohën e shkuar). Por në fakt, në këtë mes ka patur gjithmonë diferenca të mëdha midis shtetesh, një pjesë e të cilëve kanë qenë në gjendje e një pjesë nuk kanë qenë, për të mbajtur më këmbë një sistem të sigurimit social. Midis vendeve që nuk janë në gjendje figurojnë sot pjesa më e madhe e kandidatëve që vinë nga Europa qendrore e lindore. Nga ana tjetër, vende si Zelanda e Re dhe Kanadaja (por edhe disa shtete të SHBA-ve) janë më afër “modelit social europian”. Në mënyrë të padiskutueshme, Europa ka zhvilluar një gamë të gjerë variantesh pak a shumë funksionale të kapitalizmit demokratik, të cilat kanë të përbashkët një detyrë të rëndësishme, të përkufizuar nga Adair Turner, si angazhim “për të pajtuar efektet çlirues të autonomisë ekonomike dhe një ekonomi dinamike me objektivin e një shoqërie përfshirëse, duke u siguruar të gjithë qytetarëve shërbimet, të cilat tregu i lirë nuk mund t’ua japë”. Këto koncepte na çojnë tek Kant-i dhe tek “qëllimi kozmopolit” për të vepruar në mënyrë të tillë, që aksionet tona të mund të ngrihen në themel të një shoqërie të qytetarëve të botës, dhe kjo shoqëri duhet të qeverisë gjeneralitetet e së drejtës. Rruga mund të jetë e gjatë, e ndoshta nuk kemi për të arritur kurrë atje ku duhet. Por ai objektiv duhet të na shërbejë si far për të na udhëhequr në gjithçka do duam të vendosim të bëjmë apo të mos bëjmë. Versionet e Bashkimit Europian, për të cilat luftohet sot (por edhe administratat e Washington-it), nuk kanë qenë udhëhequr nga këto maksima. Por janë pikërisht këto, ato që përshkruajnë Europën e Amerikën, ashtu si ne i duam, së bashku me qëllimet e përbashkëta që kanë.
Përktheu: Mustafa NANO
 

Klinton

Primus registratum
Re: Mustafa Nanos i doli gjumi me T.G dhe R.D apo ....?

<ul style="list-style-type: disc">[*]Ke kritikon kesaj rradhe Mustafa Nano?
Gazetaret? Nuk besoj se gazetaret jane akoma ne fazen fillestare te profesionit te tyre dhe ata me te vertete jane kudo dhe pasqyrojne realitetin e nje shoqerie ne zhvillim.
Nuk e di si e koncepton vete Nano shkrimin e tij ne &quot;shekulli&quot;?
Dje gazeta &quot;shekulli&quot; ne faqen e pare kishte vendosur nje lajm makaber ku kryefamiljari vret gruan e tij dhe me duket se ishin nga Tirana.
Blendi Fevziu nje rradhe te kaluar pati shhkruajtur per nje ngjarje te ngjashme me motive te ngjashme vetem sepse babai i vajzes ishte motivuar nga tradita e shekullit te kaluar.
Nuk besoj se ata qe jane nga Tirana(nuk e spekulloj diskutimin)kane ndryshime te thella me shqiptaret nga veriu te motivuar nga trashegimi zakoneve dhe dokeve te vjetra dhe nuk besoj gjithashtu se ata qe jane nga jugu dhe qe shesin femijet e tyre kane ndryshim nga shqiptaret e tjere etj.
Media pasqyron me korrektesi gjithshka ndodh ne Shqiperi dhe sikur e dime ajo eshte pushteti i katert.
Problemi qendron aty qe shkrimet ne gazeta te mos politizohen dhe krahinizohen.
Mentaliteti i shekullit te kaluar dhe integrimi i shqiptareve me boten e qyteteruar eshte nje lufte e padukshme por me shume eshte e dukshme e Medias kunder se Keqes.
Media luan rol te madh per shoqerine shqiptare pasi edhe neqoftese spekullon ne menyre te njeanshme nganjehere ajo gjithsesi eshte nje ndihmese e madhe per vete shoqerine shqiptare sepse pasqyron nje realitet qe te ben te vetendergjegjshem se veprime te tilla me motive te rendomta duhet dhe i perkasin se kaluares te pakthyeshme.[/list]


Zelli për të tabloi-dizuar shtypin Shqiptar

Nga Mustafa Nano

Në praktikën gazetareske britanike, tabloid-i ka hyrë si një e përditshme e mbushur me lajme sensacionale, me scoop-e, me thashetheme mbi jetën e VIP-ave, me kronikën rozë apo të zezë, me përshkrime kureshtare të situatave e personazheve bizzarre, etj, etj. Shkurt, në pikëpamje informative tabloid-i është një gazetë e lehtë dhe në pikëpamje kulturore nuk është aspak pretencioze. Kujt i ka rënë në dorë &amp;#8220;The Sun&amp;#8221; apo &amp;#8220;Daily Mirror&amp;#8221;, do të ketë parë se, në rastin kur mungojnë scoop-et, në faqen e parë jepet informacion mbi faktin që David Beckam-i dhe bashkëshortja e tij e famshme janë nisur për të pushuar në Azi, mbi faktin që Elton John-i ka organizuar një festë mondane, mbi faktin që Princi Williams ka datëlindjen, apo mbi faktin që David Bowe-i ka paguar shumë shtrenjtë për look-un e tij të ri. Përveç këtyre lajmeve rozë, atje zë vend edhe kronika e zezë, nëpërmjet së cilës lexuesit informohen fije e për pe mbi rrethanat e një krimi, mbi njerëzit anonimë që mbeten në kurthin e krimit (të cilët automatikisht shndërrohen nga persona në personazhe) e mbi të gjithë situatën makabre.
Tabloid-i nuk është se i injoron ngjarjet e mëdha politike, por i sheh këto nga një optikë e përciptë. Në këtë rast, zhbirilimi gazetaresk përpiqet të nxjerrë në shesh, jo esencën e ngjarjes, por rrethana impresionante e fakte sensacionale, të cilat nuk kanë domosdoshmërisht ndonjë domethënie kushedi se çfarë. Kërkohet e thuhet e vërteta sigurisht, por e vërteta e parë nga pozita voyeur-iste. Dhe kështu lexuesit përtacë kanë mundësi të përmbushin deri në fund kureshtjen e tyre. Një lexim të tillë jo impenjativ ua bën më të rehatshëm formati i gazetës, i cili nga ana e vet e bën tabloid-in lehtësisht të shfletueshëm në rrethanat më pak komode. Eshtë bash formati i të gjitha të përditshmeve shqiptare.
Por ngjashmëria nuk ndalet këtu. Gazetat shqiptare janë tabloid-e të njimendta në formë e në përmbajtje. I vetmi ndryshim qëndron ndoshta në faktin, që gazetat tona, nuk para japin lajme sensacionale të gëzueshme apo kronikë rozë. Gazetat tona janë përqëndruar tek kronika e zezë, madje tek ajo e zeza sterrë, të cilën gazetat serioze (fjala vjen &amp;#8220;The Guardian&amp;#8221;, meqë jemi në Britaninë e Madhe) e pasqyrojnë në faqet e brendshme në mënyrë gati telegrafike. Kur ka ndonjë krim, i cili sjell a shoqëron një dukuri të re me jehonë sociale, gazetat serioze nuk merren me krimin, por merren me dukurinë. E bëjnë këtë për t&amp;#8217;i prerë rrënjët krimit, në mënyrë që ky i fundit të mos ndodhë më apo të ndodhë sa më rrallë.
Tek ne është ndryshe. Këtu merren me krimin. I dërgojnë gazetarët deri në fshatrat më të humbur &amp;#8211; për çfarë thoni ju? &amp;#8211; për të na sjellë prej andej një fotografi të plotë të krimit, a thua se janë ekspertë të kriminalistikës, e jo gazetarë. Kurrë nuk e kam kuptuar &amp;#8211; fjala vjen &amp;#8211; se çfarë dreqin i shtyn gazetarët (të shtypit e të mediave elektronike) të shkojnë të ndjekin lajmin e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës e ta pasqyrojnë atë si një gjë me interes publik. E ç&amp;#8217;kuptim ka kjo? Në Shqipëri vdesin dhjetëra vetë në ditë në mënyrë natyrale (madje ndonjëri syresh mund të jetë në lule të moshës), dhe askush nuk merret me ta. Dhe me të drejtë; pse u dashka ta dinë të gjithë të gjallët se kush ka vdekur dhe si ka vdekur? Po kjo është vdekje aksidentale &amp;#8211; mund të thonë. Po le të jetë! A mos vallë një vdekje aksidentale ka ndonjë domethënie më të madhe se një vdekje natyrale? Ah, do të ndryshonte puna, nëse një aksident ndodh në vendin a kthesën &amp;#8220;x&amp;#8221;, ku aksidente të ngjashme kanë ndodhur më parë, ose nëse një aksident ka ndodhur për faj të mosmirëmbajtjes së rrugëve, ose për faj të policisë rrugore, ose për faj të mungesës së tabelave, mbikalimeve, apo ku di unë tjetër. Dhe në këtë rast, media nuk do të merrej as me viktimën, as me ngjarjen, as me pamjet makabre, pasi lexuesit nuk i duhet fare kjo gjë. Lexuesi do të dijë pse në vendin a në kthesën &amp;#8220;x&amp;#8221; ndodhin hatara të tilla, cilët janë ata që nuk marrin masa, që nuk mirëmbajnë rrugët, që nuk vendosin tabelat, etj, etj.
Në të njëjtën mënyrë lexuesi shqiptar është informuar gjithë këto ditët e fundit, se si u vranë burrë e grua nga komshiu, se si u zhvarros një fëmijë dhe se si arkivoli u la te pragu i shtëpisë së prindërve, se si djali vrau të dashurin e nënës, se si vëllai vrau të dashurin e motrës, se si babai vrau të bijën që refuzoi të fejuarin e zgjedhur prej prindërve, etj, etj. Nuk mund të mohohet, që një pjesë e këtyre ngjarjeve janë me interes të madh gazetaresk. Por këtu nuk paraqet interes krimi; përkundrazi, paraqesin interes motivi e rrethanat e krimit, mjedisi social-kulturor ku kryhet ky krim, shpjegimi i dellit vrastar të disa njerëzve, e kështu me radhë. Nëse gazetat e gazetarët nuk kanë asgjë për të thënë lidhur me dukuri të tilla, nëse ata nuk janë të zotë të depërtojnë e të zhbirilojnë në një realitet human, ku vrasja trajtohet si një gjest i natyrshëm e rutinor njerëzor, është mirë të mos na bombardojnë me informacion të kotë e të bezdisshëm.
Nga ngjarjet e mësipërme, ato që kanë të bëjnë me vrasje &amp;#8220;për çështje nderi a dinjiteti&amp;#8221;, janë një argument i vërtetë gazetaresk. Ato të japin shansin të merresh gjerë e gjatë me shoqërinë shqiptare, me kulturën, zakonet e tabutë e respektuara nga kjo shoqëri. Por ky shans nuk shfrytëzohet duke intervistuar idiotin e parë që të del në rrugë, i cili nuk ia përton shumë të të shprehë kënaqësinë shtazarake mbi &amp;#8220;një vrasje për çështje nderi&amp;#8221;. Nuk shfrytëzohet gjithashtu duke mbushur titujt kryesorë të gazetave me fjalët &amp;#8220;gjak&amp;#8221;, &amp;#8220;zhvarrim&amp;#8221;, &amp;#8220;vrasje&amp;#8221;, &amp;#8220;përdhunim&amp;#8221;, etj. Duhet hequr dorë nga këta tituj të egër e sensacionalë, të cilët na mbajnë të mbërthyer nga asosacioni i një mjedisi social, ku nuk ndodh gjë tjetër, veçse dergjet gjak.
 
Top