Musaka me patate

Neptune's Daughter

Primus registratum
Musaka me patate

Për 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen:
Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
 

Neptune's Daughter

Primus registratum
Re: Musaka me patate

Pas asaj duhet dhe noj embelsire lol

Qumeshtor me pete e shurup

Me miell, qumesht, sheqer e veze pergatitet nje krem qe quhet zakonisht kremi pasticerise. Ne nje ene porcelani ose plastmasi rrihen vezet me sheqer, shtohet pak uje dhe miell I situr, perzihen mire dhe duke I perzier hidhet pak nga pak qumesht I nxehte. Gjithe masa hidhet ne nje tenxhere vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet te zieje derisa te trashet, hiqet nga zjarri, I hidhet vanilje, zbrazet ne ene te hapur dhe lihet te ftohet duke e perzier here pas here qe te mos zere fund.
Nderkaq zihet brumi si per byrek, hapet ne peta te holla te cilat thahen pak dhe gjysma e peteve shtrohet mbi taven e lyer me yndyre. Gjate shtrimit cdo pete sperkatet me yndyre. Mbi to hidhet kremi , sheshohet mire, dhe perseri vihet pjesa tjeter e peteve te sperkatura me yndyre. Anet e peteve mbeshtillen nga brenda, peta sperkatet siper me gjalpe dhe piqet ne furre per gjysme ore. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa dhe pastaj I hidhet shurupi

MMMMMM PROVOJINI DHE...
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Musaka me patate

Fillimisht postuar nga Neptune's Daughter:
[qb]Për 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen:
Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.[/qb]
Neptune's, une e bej me patellxhane edhe kunguj (te prere rrumbullak) te ferguar, i shtroj shtresa siper patateve. Plus edhe qepeve i hell mish te grime, e bej si kime eshte shume e mire. :thumbsup: Gjeja ime e preferuar....
 
Top