Muret e botës
Deri para 20 vitesh, një botë e tërë ndahej nga një mur betoni, i gjatë, i rrethuar me tela me gjemba, që kishte shkaktuar përveçse shumë ndarje, edhe shumë dhimbje, drama e tragjedi kombëtare e familjare. Ishte famëkeqi Muri i Berlinit, që u rrëzua pikërisht si sot 20 vjet më parë, më 9 nëntor të vitit 1989. Me gjithë rrëzimin e kësaj barriere ndjellakeqe, muret ndarës në historinë njerëzore kanë qenë të shumtë dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe në këtë shekull që duhet të ishte një shekull i paqes e realizimit të idealeve më të larta njerëzore. Edhe sot muret i shërbejnë të njëjtit qëllim të cilit i kanë shërbyer gjithmonë: izolimit të popullsive të caktuara nga një pjesë, apo e gjithë bota. Historia e mureve është një histori 11000-vjeçare, një histori ndarjesh, turpi, dhimbjesh, primitivizmi. Ja disa prej mureve ndarës të së shkuarës dhe së tashmes.

Xheriko

Sikundër thuhet edhe në vargjet e Dhiatës së Vjetër, “Joshua shkoi në betejën e Xherikos dhe muret u gremisën për poshtë. Në këtë foto tregohet Joshua, që arriti të shembë muret vetëm përmes tingullit të fortë të lëshuar nga trumbeta e tij. Bëhet fjalë për një prej mureve të shumtë që mbronin qytetin e Xherikos në Bregun Perëndimor buzë lumit Jordan. Muri i parë është ndërtuar në mijëvjeçarin e 9-të para Krishtit dhe është muri më i vjetër i zbuluar deri më tani në planet. Fitorja e Joshuas ishte e përkohshme, sepse pas shembjes së një pjese të murit, të tjerë u ndërtuan shekull pas shekulli në atë zonë të trazuar.

Troja

Muret e Trojës kanë qenë gjithmonë një simbol i lavdisë dhe i suksesit, siç përshkruhet edhe në “Iliadën” e Homerit dhe “Eneidën” e Virgjilit. Gjatë luftës së Trojës, qyteti u rrethua nga një mur, kullat e së cilit ishin shumë të larta, por të gjitha u shkatërruan e u bënë shkrumb e hi pas hyrjes në qytet të Kalit të Trojës, dërguar nga grekët në shenjë paqeje. Pas shekujsh kërkimesh e përpjekjesh për të gjetur Trojën e Homerit, shkencëtarët sot janë në një mendje në lidhje me një pjesë të një murit që i përket shekullit të 13-të para Krishtit. Ata mendojnë se ai është pjesë e murit rrethues të Trojës. Zbulimi i kësaj pjese shumë të rëndësishme historike i përket të madhit Heinrih Shliman. Sot, e gjithë zona është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Muri i Madh Kinez

Është muri më i famshëm në botë. Ndërtimi i tij nisi në vitin 220 para Krishtit dhe ka vazhduar gjatë shekull pas shekulli. Qëllimi i këtij muri ishte mbrojtja e kufijve të dinastive kineze, duke filluar me dinastinë Ming. Disa pjesë të murit janë në formë të mirë edhe sot e kësaj dite, por pjesa më e madhe e kësaj strukture gjigande është në prishje e sipër. Sipas një besimi popullor, muri është e vetmja strukturë e bërë nga dora e njeriut që dallohet edhe në hapësirë. Ky pretendim në fakt është vërtetuar pjesërisht edhe nga NASA (agjencia amerikane e hapësirës).

Muri i Hadrianit

Ndërtimi i tij nisi në vitin 122 para Krishtit. Ai u ndërtua nga romakët në vendin ku sot ndodhet kufiri mes Skocisë dhe Anglisë, për të mbrojtur Britaninë Romake nga hordhitë e veriut. Ai ka një shtrirje prej 117 kilometrash nga Deti i Veriut në Detin e Irlandës dhe ishte kufiri verior i kontrollit të romakëve. Ai ruhej nga 9000 ushtarë. Edhe pse pjesë të murit me kalimin e kohës janë shkatërruar, ai ka qëndruar shumë më mirë në krahasim me murin e Antoninës, një “kordon” i ndërtuar më vonë më në veri në vendit, pas shtrirjes së mëtejshme të Perandorisë Romake.

Muret e qytetit të Avilës

Është shumë i famshëm për shkak se brenda këtyre mureve ishte rezidenca e murgeshës mistike, Shën Tereza e Avilës, dhe vendlindja e Xhorxh Santajanës. Qyteti spanjoll i Avilës ka edhe një nga muret mesjetarë më të mirëmbajtur në të gjithë botën. Ndërtimi i këtyre mureve nisi nga sundimtarët kristianë në vitin 1090, kur qyteti ishte në afërsi të kufirit të territorit të marrë nga sundimtarët myslimanë dhe në këtë mur bënin pjesë edhe 82 kulla dhe 9 dyer. Katedralja e madhe prej guri e qytetit ishte gjithashtu brenda mureve mbrojtës.

Jerusalemi

Njerëzit kanë jetuar në Jerusalem që nga shekulli 11 para Krishtit, por muret që aktualisht rrethojnë qytetin e vjetër janë ndërtuar në vitin 1538 nga Sulltani Otoman Sulejman i Mrekullueshmi, pjesërisht për të mbrojtur qytetin në rast se do të rinisnin kryqëzatat nga ana e Perëndimit, edhe pse nuk pati kurrë një sulm të tillë. Muret janë shumë të trashë dhe të lartë, me 43 kulla vëzhguese dhe 11 dyer. Ato rrethonin gjithë qytetin, deri në momentin kur ai nisi që të zgjerohej përtej këtyre mureve në vitin 1860.

Muri i Berlinit

Është muri i dytë “më i famshëm” në botë pas Murit Kinez, edhe pse barriera ngjyrë gri për fat pati një jetë shumë më të shkurtër se ai kinez. U ndërtua në vitin 1961 dhe u shkatërrua në vitin 1989, dhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim. Ishte i gjatë 156 kilometra dhe përshkonte gjithë Berlinin Perëndimor. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen “Pikëkalimi Çarli”. Më 9 nëntor të 20 viteve më parë, qeveria gjermano-lindore njoftoi se më në fund gjermano-lindorët lejoheshin që ta kalonin murin dhe turmat entuziaste të njerëzve nisën shembjen e tij.

Barriera e Bregut Perëndimor

Pas dekadash debatesh e diskutimesh, qeveria izraelite nisi ndërtimin e një muri ndarës mes territoreve palestineze dhe atyre izraelite në vitin 2002 gjatë intifadës së dytë. Është një mur, ndërtimi i së cilit vazhdon edhe sot dhe linja e tij ndjek pak a shumë linjën e armëpushimit të vitit 1949, që lejon Izraelin të pretendojë se muri është thjesht mbrojtës nga sulmet e mundshme të palestinezëve me raketa. Por nga ana tjetër, brenda tij janë futur edhe territore që nuk i përkasin Izraelit, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Kritikët e shumtë të këtij muri e dënojnë ashpër ngritjen e tij dhe e cilësojnë atë si një mjet për të grabitur tokë nga palestinezët.

Kryqëzimi i Rafahut

Është më pak i njohur se barriera e Bregut Perëndimor dhe është ndërtuar nga Egjipti dhe Izraeli në vijim të paqes së vendosur mes të dyja vendeve në vitin 1979. Kur u çel për herë të parë, nëpër të lejohej kalimi i mallrave në Rripin e Gazës nga ana e jugut, por shpesh kjo pikëkalimi mbyllet nga të dyja vendet për të ndaluar kalimin e mundshëm të armëve nga ana e palestinezëve. Kritikët e Egjiptit e kundërshtojnë qeverinë që bën shumë pak për të ndihmuar palestinezët.

Kufiri SHBA-Meksikë

Kongresi amerikan autorizoi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit mes të dyja vendeve në vitin 2006. Qëllimi zyrtar i ndërtimit të këtij muri ishte përmirësimi i sigurisë kombëtare përmes reduktimit të emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të drogës nga Meksika në SHBA. Kur përfundoi ndërtimin, ai u pajis edhe me kamera kontrolli. Sipas statistikave thuhet se muri e ka ulur numrin e emigrantëve, por ka të tjerë që thonë se ai thjesht sa ua ka vështirësuar atyre hyrjen për në SHBA, sepse një emigrant që e ka ndarë mendjen të ikë, është i gatshëm që të përballet edhe me vdekjen.

Muri i Marokut (Saharaja Perëndimore)

Njihet me emrin Berm dhe ndan zonat më të populluara të Saharasë Perëndimore, zona të kontrolluara nga rebelët nacionalistë që janë kundër aneksimit nga ana e Marokut të territoreve në anën e bregdetit atlantik.

Linja e Paqes

Pavarësisht një marrëveshjeje të paqes së arritur një dhjetëvjeçar më parë, në lagje të ndryshme protestante dhe katolike janë ndërtuar disa mure ndarës. Këto barriera nisën në vitet 60-70 dhe shpesh janë barriera shumë të larta. Disa zona të tyre janë të pikturuara. Edhe pse funksionimi i tyre fillimisht ishte i përkohshëm, janë të pakta gjasat që muret të shemben së afërmi.

Muri i Bagdadit

Gjatë valës së shpërthimeve të përditshme të autobombave në Bagdad, në vitin
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26064. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26064