Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Sirena

Primus registratum
Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Eshte folur tek-tuk neper tema te tjera, por mqn me duket tematike e rendesishme atehere mendoj se eshte me mire te flitet ne nje teme te posacme. Termi "minoren" shtrihet deri ne moshen 18 vjec...pra nuk po flasim vetem per femije.

Mendoni se jane te tuteluar minorenet ne Shqiperi? Nqs jo atehere ku mendoni se duhet kembengulur ne lidhje me kete gje?

Personalisht mendoj se JO! Me ka rene gjithmone ne sy kjo gje... femijet e vegjel qe shesin paketa e bajame te pjekura rrugeve deri ne oret e vona te nates, programet ne TV qe kane si personazhe minorene.
nje shembull: eshte nje emision tek Top Channel...ku marrin nje vajze apo nje djale e cojne neper dyqane, e veshin, pastaj e cojne ne parukeri i rregullojne floket, i bejne tualet e gjera te tilla...thuajse gjithmone personazhet ishin nen 15 vjec...madje heren e fundit qe e pashe ishte nje djale 14 vjec...);

nje shembull tjeter: tek BBF...2 vajza te vogla jo me shume se 12-13 vjec qe kendojne e kercejne "My humps" duke imituar ne cdo levizje kengetaren (Kini parasysh kengataren qe eshte Fergie...dhe fjalet e kenges);

nje shembull tjeter: nje reklame e Digit Alb...nje vajze e vogel (6-7 vjec) qe flet per aktoret e saj te preferuar (Al Pacino...Robert de Niro (?!?!) dhe per stacionin e saj te preferuar qe ishte Digi Autor........serisht nje reklame tjeter Digit Alb, e bejne SHBLSH-at, mesuesi mburr femijen sepse ka filluar te marre nota te mira dhe te behet i zgjuar qekur harxhon ore te tera para TV-se.......

Shembujt nuk mbarojne...shumica e ketyre qe kam dhene kane te bejne me media-n, dhe per kete arsye jane shume me sugjestionues.
Ka shume te tjere per te cilat duhet thjesht nje cike me shume vemendje dhe kujdes.

Kush mendoni se duhet te reagoje dhe ne c'menyre?

Nqs keni shembuj te tjere jepini dhe ti diskutojme se bashku...
 

Odea

Primus registratum
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Sweetie, ca do te thote e tuteluar? Dmth ku e ke fjalen kur perdor kete term?
 

Sirena

Primus registratum
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Meqenese eshte nje teme shume e gjere atehere e kam perdorur ne pergjithesi...tutelim, mbrojtje, qe duhet te vije nga prinderit, nga shteti, nga shoqeria, nga media...
 
M

Mortal

Guest
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Mendoj qeveria duhet te jete e para e cila duhet te vendose rregullat dhe me pas familja. Une gjithemone them: "C'na ka gjetur ne qe kur ishim te vegjel na nderrohej kanali nga Jugosllavi kur fillonin e afroheshin nje femer e nje mashkull?"-Aasnje gje, perkundrazi ja u dime lezetin me shume ketyre gjerave. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Ligji mbron prinderin dhe femijen. Prinderi mbron femijen. Ka shume menyra per tu realizuar kjo gje. Une kam kohe qe skam ardhur ne Shqiperia dhe nuk e kam shume qarte me shembuj konkrete se cfare ndodh aty, por hapi i pare mendoj duhet te jete komunikimi me femijen. Jo te urdheruarit, por te sqaruarit te asaj qe eshte e mire dhe e keqe, dhe jo duke e perfunduar fjaline me: "Eshte keshtu sic them une" apo "Jam me i madh une e di gjera me shume". Kur prindi nuk ka aftesine per te edukuar femijen apo njohurite e duhura (dhe per prinderin Shqipetar kjo eshte nje periudhe e veshtire pasi duhet te edukohet nje brez qe shikon nje zhvillim dhe gjera shume te reja, nga nje brez i ndrydhur ne mendime dhe i paafte te kuptoje keto ndryshime) duhet ti drejtohet sistemit arsimor/ keshillit te prinderve. Duhet te ngrene zerin dhe te kerkojne ndihme. Qeveria duhet te krijoje sisteme sociale ndihmuese/ qendra edukimi per prinderit dhe femijet ne menyre qe te ecet me hapa te njejte.
Fillimisht duhet te themelohen kurse per trajnimin e prinderve, me pas prind/femije...Qeveria duhet te forcoje ligjet ne lidhje me transmetimin e programeve televizive, qofshin keto dhe private. Deri ne nje orar te caktuar te ndalohet transmetimi i nje pjese te caktuar programesh te cilat mendohen te ndikojne negativisht ne rritjen e femijes si psh: porn/dhune.
Personalisht media e mbaj pergjegjese per shume gjera, por jo kryesore ne edukumin e femijes. Media thjesht jep nje histori/tregon dicka...e me pas varet tek njeriu se si e interpreton/perdor ate cfare shikon, dhe ne rastin e femijes- ky i fundit nuk eshte ne gjendje te beje nje arsyetim kritik, dhe per rrejdhoje pergjegjesia bie tek prindi dhe qeveria.
 

MLK

Primus registratum
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Ne nje vend ku korrupsioni, trafiqet, varferia dominojne pjesen mete madhe te shoqerise, behet pak e veshtire rritja dhe edukimi i nje brezi te ri mbi baza te shendosha morale.
Deri ne vitet 90 dhe pse sistemi shte komunist e thuajse te gjithe i pane pasojat e atij sistemi, kishte rregulla, vlera morale (qofshin dhe te gabuara nje pjese) mediat e pakta qe ishin propogandonin sistemin ne fuqi, po ne te njeten kohe nuk shisnin meritat e Coca Cola & Co si te ishin me te dobisheme se uji i burimit, pra prindit dhe pse mund te ishin injorante, nuk kishin konkurencen e mediave tesotme mbi edukimin e femijeve te tyre.
Si mund te kesh femijen nen tutele, kur ne 9 te mengjesit, ne televizion transmetohen Scarface apo Terminator ne nje kohe qe brezi qe u rrit shikonte "çufoja e bubi kaçurrel" !!
 

olololol

Primus registratum
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Sa me shume modernizohet koha/shoqeria aq me i hapur mbetet rreziku qe femijet te rriten ne nje mjedis tjeter.
Tv po bejne pjesen e tyre , femijet e sotem gati ju kalon gjithe koha ne shtepi, prinderit per ti kenaqur si e si te mos dalin jashte ( rreziku i makinave, i nje rrembimi, mos vriten,shoqeria e keqe etj) i ben tu plotesojne disa gjera ne shtepi si : Tv, Pc etj te cilat jane me keq se rruga persa i perket atyre gjerave qe shfaqin.
Puna eshte prinderit nuk para kane dhe aq kohe sa duhet te merren me femijet e tyre , te dalin me to , ti shetisin , ti japin ate edukate/fryme me te cilen jane rritur vete.

Jane dhe koke tjeret femijet e sotem, nuk egziston me respekti per nje me te madh.
Ne femijerine time 1984-1990 kemi qene shume te degjueshem , femijet e asaj kohe arrinin deri aty sa ti blinin nje komshiu nje me te moshuari Vajgurin 10 Litra bidoni deri 3 Km larg .

Mendoj se komunikimi me to , berja e qarte cfare nuk eshte e mire per to, dalja perkushtimi i nje x kohe ndaj tyre jane e vetmja mbrojtje qe mund tu japim femijve te sotem qe po rriten me gjithe te mirat dhe kushtet gje qe perben dhe rrezik per to.
 

Odea

Primus registratum
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Hmmm...per mendimin tim femijet e Tiranes jane teper te paedukuar dhe kjo nuk vjen vetem nga injoranca e shtetit ne trajtim me femijen por edhe nga vete injoranca e popullit. Mbaj mend qe kishte disa femije te cilet i trajtoje mire e te gjunin me gure se mami dhe babi i llastonin ne kulm e iu binin kur iu ngriheshin nervat, kot fare. Dmth, edukimi i ulet i femijeve ne Tirane eshte pasoje e injorances se prindit se nje prind i mire nuk e le femijen te shoh cdo gje, nuk e le te sillet dosido, te shoh tv tere diten, te rri pa bere pune, etj.

Mendoj se shumica e femijeve te sotem jane kaq te llastuar sa jane prishur fare. Di nje rast nga nje shoqja ime ku dy cifte, kryesisht mamat dmth se ato jane me te zgjutat lol, po konkuronin me njera tjetren se kush e trajton kalamonin me mire dhe keshtu iu blinin femijeve lojera, i conin neper vende, i linin te benin cte donin, etj. sepse konkurimi realisht ishte midis mamave dhe jo femijeve.

Llastimi i femijeve sot duket si trend, duket si post i madh dhe ketu fillon injoranca e budalleku e te tjera me radhe. Mendoj se the tragic flaw (sdi si ta them ne shqip kshu qe ta perkthej nonjoni) i njerezve ne Shqiperi qendron tek ajo deshira e madhe per tu duk, kjo eshte semundja me keqe qe shoqeria jone ka sot dhe ndoshta me e veshtira per tu luftuar e zhdukur.
 

Ema

Goddes
Re: Mungesa e tuteles ndaj minoreneve ne Shqiperi

Pershendetje!
Nuk jam e informuar se cfare autoritetesh ka ne shqiperi aktualisht.Ne Itali pershembull ekziston nje Autorita garante qe quhet Autodfisiplinor ne te cilin marrin pjese(si ne nje shoqate te madhe) pothuaj te gjithe mjetet mediatike dhe te shtypit.
Kjo garanton transmetimin e programeve qe nuk kane permbajtje qe ofendojne ose sjellin mesazhe negative tek te miturit.
Ne Shqiperi me duket se nuk ka fare Garant te tille.Duhet te krijohet patjeter dhe nese ekziston duhet te garantoje transmetimin e programeve qe nuk perfshijne te mitur ose paragjykime ndaj tyre ne oraret qe shkojne deri ne oren 22.00.
Pas kesaj ore prinderit duhet te kujdesen qe femijet te mos rrine duke pare Tv dhe filma porno,apo programe tejet te degjeneruar.

Gjithashtu duhet kontrolluar permbajtja e te gjithe programeve(perfshi ato humoristike apo te spektaklit) qe duhen bere ne menyre te tille qe te mos cenojne ndjenjat e pastertise dhe zhvillimin e qete te adoleshences dhe femijeve....

Shkruaj me vone...
 
Top