Multikulturalizmi liberal, fytyra njerëzore e barbarizmës së vjetër

Slavoj iek

Përktheu Arbër Zaimi

Kohët e fundit përzënia e romëve, apo ciganëve nga Franca ngjalli protesta tejendanë Europës protesta erdhën nga mediat liberale por edhe nga politikanë të rëndësishëm, dhe jo vetëm të së majtës. Mirëpo përzëniet vazhduan, e nuk përbëjnë veçse majën e një ajsbergu shumë më gjigand në politikën europiane.

Një muaj më parë prej një libri të Thilo Sarrazin-it, këtij drejtori banke që konsiderohej si i afërt me socialdemokratët, lindi një rrëmujë në Gjermani. Teza e Sarrazin-it ishte se përkatësia kombëtare gjermane na qenka në rrezik, pasi shumë emigrantë na u lejokan të mbajnë identitetin e tyre kulturor. Edhe pse libri i titulluar Gjermania rrënon vetveten u dënua gjerësisht nga opinioni, impakti i tij tronditës na rrëfen që i ka prekur ca tela.

Incidente të tillë duhen parë në sfondin e një rikompozimi afatgjatë të hapësirës politike në perëndim e në lindje të Europës. Deri pak kohë më parë shumë prej vendeve europiane dominoheshin prej dy partive që komunikonin me shumicën e elektoratit: një parti e së djathtës të qendrës (demokristiane, liberal-konservatore, popullore etj.) dhe një parti e së majtës të qendrës (socialiste, social-demokrate etj.), ndërsa partitë më të vogla (ekologjistët, komunistët etj.) i drejtoheshin një elektorati më të ngushtë.

Por rezultatet zgjedhore të kohëve të fundit në perëndim e në lindje sinjalizojnë lindjen graduale të një polariteti të ri. Tashmë ekziston një parti dominante centriste që qëndron për vlerat e kapitalizmit global dhe ka një program kulturor liberal (për shembull toleron abortin, mbron të drejtat e gay-ve apo minoriteteve fetare dhe etnike). Në krahun tjetër politik qëndron një parti populiste me ndjenja gjithnjë e më tepër të përkundërta me imigrantët. Kjo parti shoqërohet hera herës dhe me grupe neofashiste haptazi raciste. Shembulli më i mirë i këtoj fenomeni është Polonia, ku pas zhdukjes së ish-komunistëve si parti kryesore kanë mbetur partia centriste liberale anti-ideologjike e kryeministrit Donald Tusk dhe partia konservatore kristiane Ligj e Drejtësi e vëllezërve Kaczynski. Tendenca të ngjashme mund të dallohen edhe në Vendet e Ulëta, në Norvegji, Suedi dhe Hungari. Po si mbërritëm deri këtu?

Pas dhjetëra vjetësh shprese të mbajtur gjallë nga shteti i mirëqenies sociale në ato dekada kur shtrëngimet financiare gjithnjë paraqiteshin si të përkohshme, të pasuara në premtimet se shumë shpejt gjërat do të ktheheshin në normalitet, ne tashmë po hyjmë në një epokë të re ku kriza apo më mirë shtetrrethimi ekonomik që kërkon vazhdimisht të merren lloj-lloj masash shtrënguese (të zvogëlohen vendet e punës, të pakësohen shërbimet shëndetësore e arsimore, të shkurtohen kontratat etj.) është e përhershme. Kriza po kthehet në mënyrë jetese.

Pas shpërbërjes së regjimeve komuniste në 1990 kemi hyrë në një epokë të re, ku forma kryesore e ushtrimit të pushtetit shtetëror është administrata eksperte e depolitizuar, si dhe koordinimi i interesave. E vetmja mënyrë për të ndezur pasione me këtë lloj politike, e vetmja mënyrë për të angazhuar njerëzit e për ti aktivizuar mbetet frika: frika nga imigrantët, frika nga krimi, frika nga shthurja blasfeme seksuale, frika nga teprimet e shtetit (që sjellin me vete taksat e larta e rritjen e kontrollit), frika nga katastrofat ekologjike si dhe frika nga bezdisjet (korrektesa politike është shembulli më i mirë liberal i politikës së frikës).

Kjo politikë gjithnjë mbështetet te manipulimi i turmave paranojake i tubimeve të frikshme të burrave të trembur e të grave të trembura. Ja pse them që ngjarja e madhe (politike) e dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri ishte kur politikat anti-imigracion mbërritën të bëheshin mainstream, dhe e shkëputën kërthizën që i lidhte me partitë e ekstremit të djathtë. Që nga Franca e gjer në Gjermani, që nga Austria e deri në Hollandë, në frymën e re të krenarisë për identitetin historik dhe kulturor, për partitë e reja sot tingëllon e pranueshme të theksohet se imigrantët mbeten mysafirë që duhet ti bëjnë vend vetes brenda vlerave kulturore që vendos shoqëria mikpritëse mesazhi është i thjeshtë ky është vendi ynë, pranoje ose ik!.

Natyrisht që liberalëve progresistë ky racizëm populist u duket i pështirë. Mirëpo një qëmtim më i imët rrëfen se tek toleranca e tyre multikulturore dhe respekti për diferencat gjendet diçka e përbashkët me ata që kundërshtojnë imigracionin. Kjo e përbashkët është nevoja për ti mbajtur të tjerët në një distancë të përshtatshme nga vetja. Liberalët thonë Të tjerët janë OK, unë i respektoj, por nuk duhet të ndërhyjnë shumë në hapësirën time. Nëse tashmë kanë ardhur në hapësirën time atëherë une e mbështes diskriminimin pozitiv, por në asnjë mënyrë sjam gati të dëgjoj muzikë rap. Një e drejtë që po evidentohet gjithnjë e më shumë si kryesore, sa i përket të të drejtave të njeriut në kohën e shoqërive të sotme kapitaliste është e drejta për të mos u bezdisur, që në fakt është e drejta për të mbajtur një distancë sigurie nga të tjerët. Për të mbajtur larg planet vdekjeprurëse të terroristëve u krijua Guantánamo, ky territor i përjashtuar nga sundimi i ligjit; sepse fondamentalistëve fetarë u duhet mbyllur goja, pasi shpërndajnë urrejtje. Këta njerëz perceptohen si toksina që bezdisin hapësirën individuale.

Sot në treg mund të gjenden një sërë produktesh të cilave u është neutralizuar çdo karakteristikë negative: kafe pa kafeinë, krem pa yndyrë, birrë pa alkool. Dhe lista vazhdon: seksi virtual a nuk është seks pa seks? Doktrina e Colin Powell-it për luftën pa viktima (pa viktima në anën tonë, natyrisht), a nuk është luftë pa luftë? Ripërkufizimi i politikës si arti i administrimit prej ekspertëve a nuk është politikë pa politikë? Po të shkojmë edhe më tej mund ta lexojmë kështu edhe multikulturalizmin tolerant liberal, si një përjetim i Tjetrit të zhveshur nga Tjetërsia pra Tjetri i dekafeinuar.

Ky mekanizëm neutralizues së pari është formuluar në 1938 nga Robert Brasillach, intelektuali fashist francez që e shpallte veten si antisemit të moderuar dhe që shpiku formulën e antisemitizmit të arsyeshëm: Ne ia lejojmë vetes të duartrokasim Charlie Chaplin-in, që është gjysëm-çifut; të adhurojmë Marcel Proust-in që është gjysëm çifut; të duartrokasim Yehudi Menuhin-in, që është çifut; Ne nuk duam të vrasim askënd, ne nuk duam të organizojmë pogrome. Por nga ana tjetër mendojmë që e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll aksionet e paparashikueshme të antisemitizmit instiktiv do të duhet që të organizojmë një antisemitizëm racional.

A nuk bëhet fjalë pikërisht për të njëjtin lloj sjellje kur qeveritë tona merren me problemin e emigracionit? Ndërkohë që e kundërshtojnë haptazi racizmin e shprehur populist si të paarsyeshëm dhe të papranueshëm për standartet tona demokratike, qeveritë tona ndërmarrin masa të arsyeshme raciste. Siç po na thonë ca socialdemokratë, që janë Brasillach-ët e ditëve të sotme: Ia lejojmë vetes të duartrokasim sportistë afrikanë dhe europianolindorë, doktorë aziatikë dhe programues kompjuterash nga India. Ne nuk duam të vrasim askënd, ne nuk duam të organizojmë ndonjë pogrom. Por nga ana tjetër mendojmë që e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll dhunën e paparashikueshme ndaj imigrantëve duhen marrë masa mbrojtëse të arsyeshme anti-imigracion.

Ky vizion i detoksifikimit të fqinjit na sugjeron se kemi kapërcyer prej barbarizmit të drejtpërdrejtë tek një barbarizëm me fytyrë më njerëzore. Kemi bërë regres prej vlerës kristiane të dashurisë për fqinjin, dhe kemi përfunduar te zakoni pagan i preferencës së tribusë tonë ndaj tribuve të tjera. Edhe pse kjo politikë moderne është maskuar si një mbrojtje e vlerave kristiane, në fakt është kërcënimi më i madh që i bëhet kësaj trashëgimie.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1486