Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

saladin2

Primus registratum
Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Që kur Islami filloi të përhapë dritën e tij në lindjen e mesme, Afrikën veriore, Spanjë dhe në disa pjesë të Evropës, kisha e krishterë dhe udhëheqësit evropianë u ndjenë të kërcënuar fetarisht dhe politikisht. Misionarët e krishterë filluan të studiojnë Islamin që të përhapnin gënjeshtra dhe mashtrime rreth mësimeve të tij, dhe me qëllim që të nxisnin urrejtje dhe frikë në zemrat e njerëzve kundrejt Islamit. Me gjuhët e tyre kanë hedhur fjalë fyese dhe shfytyruese për profetin Muhamed (p.q.m.t.). Në këto pak faqe të këtij artikulli, në dashtë Allahu, do të mundohemi të pasqyrojmë polemikat therrëse të së shkuarës dhe të së tashmes, hedhur nga të krishterët kundrejt profetit Muhamed (p.q.m.t.).

Gjuha e misionarëve të krishterë
Kryebabai i polemikave anti-islame ishte Gjoni i Damaskut (675-749), dhe kur polemikat e krishtera filluan para pak shekujsh me periudhën e kryqëzatave, ai e bëri traditë talljen e Islamit dhe profetit (p.q.m.t.). Në librin e tij De Haeresbius pohoi se Kurani nuk u shpall por u krijua nga profeti Muhamed, i ndihmuar nga një murg i krishterë, Behira, për të përdorur Dhjatën e Vjetër dhe atë të riun që të nxirte një shkrim të ri të shenjtë. Ai gjithashtu pohoi se profeti (p.q.m.t.) krijoi versete kuranore për të përmbushur dëshirat e tij dhe këto përgjithësisht kishin të bënin me epshet dhe divijimet seksuale. Figura të tjera e pasuan Gjonin e Damaskut për të përhapur ide që e paraqisnin Islamin si një fe inferiore, priheshin nga Marakei, Hotinger, Nikola de Kus, Prideauks dhe të tjerë. Më vonë gjatë përpjekjeve evropiane për kolonizimin e Azisë dhe Afrikës veriore, të krishterët u ballafaquan dhe një herë me Islamin. Shumica e vendeve muslimane iu nënshtruan në mënyrë direkte e indirekte udhëheqjes evropiane. Më vonë qe politika e qeverive kolonizatore, e përkrahur pa dyshim nga kisha, për t’i paraqitur muslimanët si barbarë dhe për të shkatërruar institucionet islame, praktikat dhe ndikimet e tij.
 

oxymorons

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

A ka mundesi te na jepni nje liste te plote te genjeshtrave kunder Muhamedit si dhe provat pro/kunder tyre, pasi kjo liste s'eshte e vogel.

Faleminderit
 

saladin2

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Gjuha e misionarëve të krishterë
Kryebabai i polemikave anti-islame ishte Gjoni i Damaskut (675-749), dhe kur polemikat e krishtera filluan para pak shekujsh me periudhën e kryqëzatave, ai e bëri traditë talljen e Islamit dhe profetit (p.q.m.t.). Në librin e tij De Haeresbius pohoi se Kurani nuk u shpall por u krijua nga profeti Muhamed, i ndihmuar nga një murg i krishterë, Behira, për të përdorur Dhjatën e Vjetër dhe atë të riun që të nxirte një shkrim të ri të shenjtë. Ai gjithashtu pohoi se profeti (p.q.m.t.) krijoi versete kuranore për të përmbushur dëshirat e tij dhe këto përgjithësisht kishin të bënin me epshet dhe divijimet seksuale. Figura të tjera e pasuan Gjonin e Damaskut për të përhapur ide që e paraqisnin Islamin si një fe inferiore, priheshin nga Marakei, Hotinger, Nikola de Kus, Prideauks dhe të tjerë. Më vonë gjatë përpjekjeve evropiane për kolonizimin e Azisë dhe Afrikës veriore, të krishterët u ballafaquan dhe një herë me Islamin. Shumica e vendeve muslimane iu nënshtruan në mënyrë direkte e indirekte udhëheqjes evropiane. Më vonë qe politika e qeverive kolonizatore, e përkrahur pa dyshim nga kisha, për t’i paraqitur muslimanët si barbarë dhe për të shkatërruar institucionet islame, praktikat dhe ndikimet e tij.
Një pjesë e mirë nga ne mund të mos e kenë dëgjuar fjalën Maometis që rjedh nga fjala Mahomet, ku fjala Maometis nënkupton një numër kafshësh, d.m.th 666 copë në librin e shpalljeve. E gjithë kjo qe rezultat i të krishterëve të frymëzuar prej fantazmash të shenjta. Ata thurën lloj-lloj historish për të njollosuar figurën e profetit (p.q.m.t.) me qëllimin për të shtrembëruar Islamin dhe për ta quajtur atë fe ‘satanike’. Ashtu siç e ka thënë dhe Meulana Abdul Hasan Ali Nadui: “{Kleri, misionarët dhe studiuesit evropiane} e kanë paraqitur si profetin (p.q.m.t.) ashtu dhe mesazhin e tij, me ngjyrime tmerrësisht tronditëse si pasoje e të cilave, kanë qarkulluar fjalë krejtësisht të rreme dhe të pabaza, nëpërmjet të cilave kanë fituar të holla të majme”.
Na duhet këtu të pajtohemi unanimisht me orientalistin W. Mongomeri Vat kur thotë : « Nga gjithë burrat e mëdhenj që ka pasur kjo botë, asnjë nuk është njollosur aq shumë sa Muhamedi. ثshtë e lehtë për t’u kuptuar se si e nga erdhi e gjithë kjo. Për shekuj me radhë Islami ishte armiku madhor i Krishterimit sepse krishterimi nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë me asnjë shtet të organizuar që mund të krahasohej për nga fuqia me muslimanët. Perandoria bizantine, pasi humbi krahinat e saj në Siri dhe Egjipt, filloi të sulmojë Azinë e Vogël, ndërkohë që Evropa perëndimore kërcënohen me Spanjën dhe Siçilinë. Madje dhe para se kryqëzatat ta përqendronin vëmedjen në dëbimin e Sarcenëve nga toka e shenjtë, propaganda mesjetare për luftë, liruar nga çdo lloj kufizimi për bazime në fakte, po ndërtonte idenë e ‘armikut madhor’. Deri diku Muhamedi u shndërrua në Mahound, njeriu i errësirave. Me ardhjen e shekullit të XI-të idetë për Islamin dhe muslimanët që qarkullonin në ushtritë e kryqëzatave ishin aq të turpshme sa kishin ndikim negativ në moral. Kryqtarët ishin përgatitur të prisnin më të keqen e mundshme nga armiqtë e tyre, dhe kur panë shumë kalorës të moralshëm në atë mes, u mbushën me ndjenja mosbesimi për autoritetet e besimit të tyre.”
Ishte pikërisht koha e kryqëzatave ku u hodhën akuzat më të liga për profetin (p.q.m.t.) dhe Islamin. Karen Armstron na tregon neve se gjatë kryqëzatave “…biografitë për Muhamedin nga të krishterët e përshkruajnë jetën intime të profetit në atë lloj forme që shfaq shumë më tepër problemet e tyre seksuale, sesa për të vërtetat e jetës së profetit. Thuhej, krejtësisht në mënyrë të gabuar se Kurani e anashkalonte çështjen e homoseksualitetit dhe nxiste forma marëdhëniesh intime kundër natyrshmërisë njerëzore. Madje një studiues pohoi se ndotësia e epshit mes muslimanëve as që nuk mund të merrej me mend; ata ishin të zhytur në këtë përlyerje nga maja e gishtit gjer tek qimja e flokut. Së shpejti kisha do të fajësonte çdo grup që nuk i përkiste bashkësisë së krishterimit, për praktika seksuale jo të natyrshme dhe të tepruara dhe të krishterët e shekullit të XII stigmatizuan ‘herezinë’ e Islamit duke mallkuar atë çka ata e quanin shfrenim seksual.”
Ky stigmatizim i ‘shfrenimit seksual’ nga kryqtarët për ata ‘muslimanë të mallkuar’ mbështetet akoma më tej kur domenikani Friar Humbert i Lionit thotë se: “As që u mësoi Muhamedi atyre për thjeshtësinë…por përkundrazi u lejoi atyre shumë kënaqësira, të martoheshin me shumë gra, të abuzonin me to e të tjera të kësaj natyre… shumë të krishterë kalojnë dhe do të kalojnë në fenë e saracenëve.”
Në shekullin e XVI-të, nisi lëvizja protestante nën drejtimin e Luterit (1483-1546) dhe Kalvinit (1509-1564). Qëndrimi i tyre nuk qe i ndryshëm nga katolikët e krishterë prej të cilëve u larguan. Qëndrimi i Luterit ndaj Islamit shihet në fjalët e tij: “Ai që lufton kundër turqve (muslimanëve), duhet ta dijë se po lufton armikun e Zotit, blasfemues të krishtit, për më tepër, djallin vetë…”
As qëndrimi i Kalvinit kundrejt Islamit nuk ishte i ndryshëm. Tek protestantët e Gjermanisë fjalët Mahoun dhe Mahound përdoreshin për t’iu drejtuar profetit Muhamed, që në gjermanisht don të thotë qen, ndërsa në gjuhën e skocezëve djall, me të cilën frikësonin fëmijët.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Lali Muhamedi ishte njeri, dhe ai mund te kete genjyer. Ata qe mund te kene folur kunder tij gjithshtu njerez ishin.
Kjo quhet ndryshe "lufte per pushtet" /pf/images/graemlins/smash.gif
 

saladin2

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

jo e ke mjaft gabim une me fakte historike te vertetoj te kunderten. Profetet s'genjejne.
 

saladin2

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Njeriu i besueshmërisë
Periudhat e fëmijërisë, të rinisë e të pjekurisë së tij patën qenë në cilësinë e hyrjes, shkallareve dhe shkallëve drejt profetësisë në mënyrë të tillë që një shumicë njerëzish nga ata që e njihnin, i patën besuar dhe i qenë dorëzuar sapo pati shpallur se ishte ngarkuar me detyrën e profetësisë.
Ai nuk kishte gënjyer qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tij. Kurse tani pikërisht ky njeri fliste për Allahun dhe thoshte se ishte pejgamber. Si mund të ndodhte që një njeri që nuk kishte thënë diçka të kundërt me realitetin edhe në çështjet më të vogla, të mund të thoshte gënjeshtër në një çështje kaq të madhe e sublime? Një gjë e tillë s’mund të ndodhte kurrsesi! Ja, pra njeriu i asaj dite kështu mendonte; edhe nëse jo të gjithë, ata që e linin mënjanë inatin dhe zilinë, besonin menjëherë. Periudha që jetoi Profeti, qe periudha e injorancës, mirëpo ky emërtim i është dhënë kësaj periudhe lidhur me jetesën e atyre që patën mbetur jashtë kohës që qe e posaçme vetëm për të. Ai kurrë nuk e pati jetuar periudhën e injorancës ndonëse pati jetuar në atë periudhë. Ai pati qenë njeriu i sigurisë e i besueshmërisë. Dhe, gjithashtu, çdo njeri të tillë e pranonte atë. Bie fjala, dikush donte të bënte një udhëtim për ç’shkak i duhej ta linte familjen në një dorë të sigurt. Dhe për këtë, pa u lëkundur aspak, do t’i drejtohej Muhammedit (s.a.v.). Nëse dikush mendonte t’ia dorëzonte mallin në ruajtje dikujt, për këtë do t’i drejtohej Muhammed Eminit (të Besuarit) duke e ditur se nga malli nuk do t’i prekej as edhe një grimcë. Nëse dikush donte të dinte mendimin më të drejtë mbi një çështje, vraponte te ai etaloni i drejtësisë, e dëgjonte atë, konkludonte në bazë të thënieve të tij dhe të gjitha shpjegimet e tij i mbante për parime në çdo punë, sepse, siç thamë, ai s’kishte gënjyer qoftë edhe një herë në jetën e tij!
Mos doni argumente ? Ja, pra! Ai ka dalë në kodrën Ebu Kubejs dhe i pyet njerëzit që ka përreth: “A do të më besonit sikur t’u thosha se pas kësaj kodre po vjen një ushtri për të na sulmuar?” Të gjithë në një gojë i thonë: “Po, do të të besonim, sepse kurrë nuk dëgjuam që të kesh thënë gënjeshtër!” Midis atyre që përgjigjen kështu, gjenden edhe armiq të fesë si Ebu Leheb dhe Ebu Xhehl16. Mirëpo të gjithë e vërtetojnë drejtësinë e tij dhe e pranojnë besueshmërinë e tij. Ai e pati humbur të atin duke qenë ende në bark të nënës, kurse nënën kur qe bërë pesë-gjashtë vjeç. Pastaj e pati marrë nën mbrojtje i gjyshi, Abdylmuttalibi. Por edhe këtë e pati humbur sa pati shkelur në të tetat. Dukej sikur kaderi, paracaktimi hyjnor, e ndante atë prej çdokujt dhe e përgatiste për t’iu dorëzuar tërësisht Allahut. Të gjithë mbrojtësit që mund t’i zgjasnin dorën, shkonin një e nga një dhe tërhiqej vëmendja mbi mbrojtjen e Providencës Hyjnore drejtpërsëdrejti e praktikisht. Ai duhet t’i ketë ndjerë që në krye të herës në ndërgjegje dhe duhet t’i ketë shqiptuar “Fjalën e Njësisë” dhe shprehjen “Hasbinallah”, “Allahu më mjafton”. Prandaj të gjithë faktorët aparentë duhej të shmangeshin tërësisht nga mesi dhe ashtu pati ndodhur...
“Abdullah” që do të thotë “Robi i Allahut” dhe “Amine” që do të thotë “Grua e drejtë dhe e besueshme”, janë emrat e prindërve që e patën sjellë atë në jetë. Po, ai vinte në botë nga një grua që lindte besim, që ishte ruajtësja e amanetit të besimit e të sigurisë. Po ashtu, emri i të atit të këtij njeriu të nderuar, i cili qysh para profetësisë krenohej me të qenët rob i Zotit, bartte kuptimin “Rob i Zotit”. Këto nuk janë rastësi. Nuk janë, sepse është Allahu ai që i përcakton.
Ai u rrit jetim
Ai u rrit si jetim. Përpara ishte një ngarkesë e rëndë që do të merrej përsipër, një detyrë e madhe. Dhe duhej që ai të përgatitej që tani. Ai duhej që të përgatitej me një konstrukt që t’i përgjigjej shkallës më të lartë të nënshtrimit ndaj Zotit, që të mund t’u vinte gjoksin të gjitha vështirësive. Allahu e mbrojti atë nga kapriçioziteti i të pasurit si dhe nga përulësia e të varfërit. Dhe në çdo hap të jetës siguroi përgatitjen e tij si njeri të aftë për të ruajtur maturinë dhe orientimin larg nga ekstremiteti i djathtë apo i majtë.
Për një lider është shumë e rëndësishme që të kalojë nëpër ditë të tilla plot shqetësim. Ai duhet ta dijë mirë se ç’do të thotë bonjakëri në mënyrë që të mundet të sillet si një baba i dhembshur ndaj popullit të tij. Duhet ta ketë shijuar varfërinë që, duke e njohur gjendjen e atyre që ka nën administrim, të ndërhyjë ashtu siç duhet. Ja, pra, karakteri specifik i të Dërguarit të Allahut - zgjatja e dorës jetimit dhe të varfërit dhe kujdesi për ta - që ndodhej në gjendjen e një fare brenda moralit të lartë të tij, ushqehej me ujin e kësaj jete që jetonte, me dheun dhe ajrin e saj. Edhe pastaj, atëherë kur ai u ngjit majave, duke mos ndryshuar asgjë nga gjendja e tij e kohëve të para, duke jetuar rrafsh e thjeshtë pa ndryshuar mënyrën e të jetuarit gjatë gjithë jetës, tregoi se mbetej një personalitet i pangjashëm. Sa qe gjallë, kurrë nuk e përbuzi jetimin dhe nuk e ktheu duarbosh nevojtarin. Sepse këtë ia pati porositur dhe udhëzuar personalisht Providenca Hyjnore: “A nuk të gjeti Ai ty jetim e të bëri vend? Dhe të gjeti të paorientuar e të orientoi? Dhe të gjeti të varfër e të begatoi? Pra mos e përbuz jetimin! Dhe mos e përzë nevojtarin! Dhe me të mirat që të dha Zoti yt, udhëzo!” (Kur’ani, Duha: 6-11)
Sa herë që ta këndoj këtë kapitull, megjithëse im atë më ka vdekur vite më parë, përsëri ia ofroj atë si një ndërmjetës të Dërguarit të Allahut dhe i lutem atij shpirti të lartë që të mos më përzërë nga dera e tij: “Ja një jetim në derën tënde! Mos e përzë nga dera tënde këtë jetim!”
Pranë Abdylmuttalibit
Abdylmuttalibi e pat parandjerë shumë kohë më parë nurin e profetësisë tek ai. Ditët e jetuara me të kalonin përherë të mbara e të begata. E ulte atë në kuvendet e të mëdhenjve, tregonte respekt dhe konsideratë për të. Tek ai shihte shpëtimin e njerëzimit. Në shikimin e të Dërguarit të Allahut kishte një thellësi të tillë që ishte e pamundur ta konstatoje tek të tjerët. Luej, për të cilin thuhej se ndoshta ishte profet nga etërit, kishte paralajmëruar se një profet i tillë do të vinte prej brezit të tij dhe Abdylmuttalibi, i mbështetur në këtë sihariq, kishte ndjerë se i nipi, Muhammedi, do të bëhej profet. Madje mund të thuhet se pikërisht si rrjedhojë e kësaj e donte të nipin me një dashuri skajore gjer në xhelozi. Kur do të vdiste, ky burrë vigan pati qarë me ngashërim dhe i qe përgjigjur kështu Ebu Talibit që i qe afruar pranë dhe e pati pyetur për shkakun: “Nuk do të mundem më ta marr në gjoks Muhammedin e ta përkëdhel, prandaj po qaj!” Mendoni tani që, ky burrë i cili nuk ishte lëkundur përballë ushtrisë së Ebrehesë e të cilit gjatë dhjetra vitesh lufte as nuk i ishte njomur syri, qante si fëmijë se do të ndahej nga nipi i tij i dashur! Kjo do të thoshte fund edhe i kujdestarisë së Abdylmuttalibit. Po, edhe ai i mbylli sytë duke dhënë këshillën e fundit. Pas tij, atë “Margaritarin e Pashoq” do ta merrte në mbrojtje Ebu Talibi.
Kalimi te Ebu Talibi
Ebu Talibi e mbajti fjalën. E mbrojti të Dërguarin e Allahut për afro dyzet vjet me radhë, iu bë mburojë atij. Dhe kjo mirësi e Ebu Talibit nuk mund të mbetej pa përgjigje. Providenca Hyjnore i mundësoi atij të ketë një bir si Hz. Aliu. Brezi i çdo profeti ka vazhduar nga vetvetja. Kurse brezi i të Dërguarit të Allahut do të vazhdonte nëpërmjet Hz. Aliut. Madje thuhet se është edhe një rrëfim për këtë që i dedikohet Profetit.
Hz. Aliu përfaqësonte aspektin e prijësisë te Profeti i të Dy Botëve. Nisur nga kjo, ai konsiderohet kurora e të gjithë prijësve. Vlerësimi i lartë që i është bërë e do t’i bëhet gjer në Kiamet, është si një dhuratë e si një përgjigje për bujarinë e treguar prej tij ndaj Ebu Talibit dhe të Dërguarit të Allahut.
Edhe Ebu Talibi, ashtu si i ati, Abdylmuttalibi, ishte vetëm një pretekst në aparencë. Ishte Providenca Hyjnore Ai që e rriti dhe e mbrojti atë. Ndërsa nga njëra anë Allahu e lartësonte atë Personalitetin e Zgjedhur drejt nivelit të profetësisë, nga ana tjetër shoqëria përgatitej në mënyrë që të mund ta pranonte atë në momentin e duhur. Çdo ditë që kalonte, merrnin trajtë edhe më të qartë shenjat e profetësisë së tij dhe Hz. Muhammedi (a.s.) ruante pozitën e tij të lartë në aktualitetin e përditshëm si një njeri për të cilin flisnin të gjithë dhe e njihnin nga afër të gjithë.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Pa hyre ne diskutime te hollesishme, por mua me duket se ti(e kam fjalen per Saladinin e dyte) vetem sa ke cituar se ç'kane thene, por asnje argument per t'i rrezuar. Meqenese si te tille konsideron faktin e te qenit profet, titull te cilin Muhameti e mori me vone, sepse askush nuk e njihte si profet qe ne fillim te jetes se tij, atehere fare thjeshte mund te themi se sa ishte tregetar, ka genjyer e mashtruar te tjeret, sepse kur u be profet, filloi te vrase. Cili ishte me i mire nga dy Muhametet, ai i pari, tregetari, apo i dyti, profeti? Te quajturit profet nuk mjafton per te ndare shapin nga sheqeri, dua te them, sa jane e, sa nuk jane te verteta ato qe ke permendur ti.
Tani po te shtoj edhe diçka une qe nuk do te te pelqeje, por qe historikisht eshte fakt.
Kuranin nuk e shkruajti Muhameti, kurani eshte shkruajtur 25 vjet me vone, pas vdekjes se tij.
Dhe, kane qene ne qarkullim 7 kurane, me vone mbeti vetem nje.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

E de se tani u kujtova une. Muhameti ka qene tregtar!! E nuk paska genjyer kurre!!!!!
mire mire vazhdoni te besoni!! Ajo qe kam frike une eshte se mos filloni te besoni qe dhe Bin Ladeni eshte profet dhe nuk ka genjyer kurre.
 

ndricim

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Ujko,
Dukesh shume person i zhgenjyer, nuk e di kush tr ka mashtruar ty, ose ti mund te jesh genjeshtar i madh per vete dhe nuk mund ta besosh qe te tjeret nuk genjejne.

Ti nuk di çfar eshte feja, te pakten kshu me dukesh nga mendimet qe jep.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Te gjithe njerezit genjejne dhe genjehen. Por ju qe besoni se feja dhe gjithcka qe lidhet me te (libra, njerez, institucione fetare) nuk genjejne jeni me te lumturit ne bote. Dhe kur ndonje gje ja ben muuuu, nuk doni ta besoni se lekundet thelle gjithe ajo strukture mbi te cilen mbeshtetet besimi juaj.

Per mua do te ishte shume me njerezore te pranohej se ne librat e shenjte mund te kete mashtrime dhe genjeshtra duke ditur qe ato jane shkruar nga njerezit. Pastaj secili i interpreton ato sipas arsyes se tij.
 

ndricim

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Njerezit mund te genjejne (siç kemi edhe temen per "akuzat ndaj profetit" ) por profetet nuk genjejne tek njerezit.
Dhe ne akoma kemi mesimet e verteta te profeteve, edhe pse ka shume genjeshtare per keto mesime.
Keshtu besojme ne, ndoshte mund te jete edhe nje lloj argumenti per ty Ukjo qe nuk beson fare, pra mosbesimi yt mund te lekundet thelle. Ne e dime çfar besojme.
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

I ashtuquajturi "MihiMUT" nuk eshte profet fare por Arabet e eger te cilet nuk e pranuan sivilizimin e krijuan nje profet ne kokat e thata te tyre, e poashtu disa "SHIPECA", pasi qe ia kthyen prapanicen ushtarit otoman-turk, e pranuan dreqin dhe "mihimutin".
TURP
 

rvd

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Turp ty o marat. qe del ne ne Albforum se na flliqe !!!
Fajin e kane moderatoret qe i lejojne surratit tat te dali ktu !!! Ai qe shan ISLAMIN e shikon ALLAHU xh.sh .
Vazhdo ti vazhdo o tradhtar dhe antishqiptar !!! /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif

/pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif /pf/images/graemlins/madie.gif
 

alban bala

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

tani sapo hyra tek kjo teme dhe te them te drejten individi i mesiperm qe quhet Marathonman me nxehu shume dhe shoh qe keto postime kane me shume se dy jave qe jane ketu. prandaj do ju drejtohem MODERATOREVE jo atij se nuk qenka njeri me sa shoh. me vjen keq per ju si moderatore qe nuk e kryeni detyren ashtu siç duhet. keto shprehjet e mesiperme jane mese ulese per te gjithe ata qe e ndjejne vehten sadopak muslimane. nuk ka askush te drejte te ofendojne besimin e tjetrit nepermejt e shkrimeve te tilla. po keshtu do te denoja(moralisht) çdo musliman qew dergon postime te tilla ne adrese te anetareve te besimit kristian. prandaj ju lutem fshijeni sa me shpejt keto postime se eshte me te vertete nje turp i madh per forumin keto postime. te mos harrojme se forumii i teologjise u mbyll nje here. dhe te mos prishim imazhin e mire qe ka krijuar ky forum ne teresi dhe ky profil qe po perqiqet te krijoje. kaq kisha. dhe shpresoj qe gjithashtu keto fjale nuk kane rene ne vesh te shurdhert.
ONURI
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

Ate qka une shkrova me larte eshte nje pershkruarje objektive, fakt historik se disa SHIPECA e tradhetuan kombin dhe luften e Gjergj Kastriotit kunder islamizmit dhe e dashuruan armikun 500 vjeqar pra turkun, por une ty te kuptoj se ashtu te ka mesuar gjagji E.Hoxha ta urresh vehten, krishterizmin dhe ta duash dreqin-islamizmin.
 

alban bala

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

kush kujton se je ti qe flet ashtu. po a te vjen marre qe shkruan ashtu. se di e paske hobi te ofendosh te tjeret. por per me teper krijova bindjen se je nje njeri me probleme te theksuara mendore.prandaj nese do nje keshille te sinqerte dhe vellazerore eshte kjo:shko te nje mjek psikiater(sa me shpejt qe te jete e mundur) dhe te vizitohesh para se gjendja jote shendetesore dhe mendore te rendohet me teper. per momentin te uroj te shkuara dhe Zoti inshallah ti kthen mendte ne vend. kaq kisha. edhe nje here te shkuara
 

alban bala

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

dhe diçka kisha perveç kesaj shko dhe meso te shkruash shqip se eshte nje turp i madh per nje qe pretendon te ndjeke lufen e e Gjergj Kastriotit dhe prentedon te jete shqiptar te mos dije te shkruaje ashtu siç duhet shqip. spo them per pikat dhe presjet por per ngaterrimin qe i ben ç me q (ne vend qe te shkruash vjeçar shkruan vjeqar)prandaj para se te dalesh me flamur ne dore kap nje flamur tjeter ate te pervetesimit te shkrimit siç duhet ne shqip. e them kete pasi jam mese i bindur se nuk eshte gabim i rastit ajo e bere nga njeriu psiqik.por meqe eshte i tille spo ve me ne dukje gabimet e tij pasi nuk eshte me faji i tij pasi nuk eshte i vetedijshem per ate qe ben.
 

alban bala

Primus registratum
Re: Muhamedi dhe gënjeshtrat rreth tij

ne kuader te mesimit te asaj se si shkruhet ne gjuhen shqipe po te them edhe kete tjetren jo gjagji po xhaxhi. tani shko te doktori pa te ardhur ndonje krize e theksuar mendore.ke perkrahjen time morale ne kete drejtim.te premtoj se do lutem per ty qe mendet qe te kane fluturuar(qe nuk eshte faji i yt)te te vijne perseri ne vendin e duhur
 
Top