Muhamar Gadafi, historia e kolonelit

Sweety el

Locus omnem
Nga grushti i shtetit kundër Mbretit Idris tek bombardimi i urdhëruar nga Presidenti Regan, nga Lockerbie tek Traktati i Miqësisë me Italinë. Këto janë disa nga momentet kyç të historisë libiane

Muhamar Gadafi, historia e kolonelit

Nga grushti i shtetit kundër Mbretit Idris tek bombardimi i urdhëruar nga Presidenti Regan, nga Lockerbie tek Traktati i Miqësisë me Italinë. Këto janë disa nga momentet kyç të historisë libiane, që për hir të së vërtetës, në 41 vitet e fundit lidhen ngushtë me historinë e kolonel Gadafit, udhëheqësit më jetëgjatë të botës arabo-muslimane.

Muhamar Gadafi ka lindur në Sirte, në mes të shkretëtirës në një ditë të panjohur (mendohet mes qershorit dhe shtatorit) të vitit 1942, nga një familje e varfër beduinësh. Në moshën 9-vjeçare transferohet në Sebha ku menjëherë thith idetë që vinin nga Egjipti i afërt, që në atë kohë ishte shndërruar në një fushëbetejë për revolucionin e frymëzuar nga idetë e Gamal Abdel Nasser, një ndër eksponentët kryesorë të nacionalizmit arab. Nën këtë ndikim, në Sebha, adoleshenti Gadafi nis marshimin drejt revolucionit kundër Mbretit Idris El-Senussi, megjithatë aktiviteti politik i tij nis në Universitetin e Tripolit. Atje i riu Gadafi fiton një diplomë në histori dhe më pas shkon në Akademinë Ushtarake në Bengasi, ku jo pak studentë tregojnë interes kundrejt ideve të tij për panarabizmin dhe kundër Perëndimit. Pas një periudhe përgatitjesh në një Akademi Ushtarake angleze, Gadafi hyn në Libi në një kohë kur ishin ndezur tashmë fragmente të revolucionit.

1969

1 Shtator: Lëvizja e Oficerëve të lirë unionistë të kryesuar nga 27-vjeçari Muhamar Gadafi organizuan dhe udhëhoqën një grusht shteti kundër Mbretit Idris, pasi ky i fundit konsiderohej shumë servil ndaj SHBA dhe Francës. Pas rrëzimit të mbretit në pushtet erdhi Këshilli i Komandës së Revolucionit. Mes akteve të fillimit ishin shtetëzimi i të gjitha bankave perëndimore dhe i kompanive të naftës, mbyllja e të gjitha bazave ushtarake perëndimore, si dhe ndalimi i shitjes dhe konsumimit të alkoolit.

Dhjetor: Paraqitet një projekt për bashkimin me Sudanin dhe Egjiptin dhe ky ishte i pari projekt që do t'i printe tetë të tjerëve të nënshkruar në 20 vjet me vende të tjera arabe.

1970

Korrik: Përzihen dhe u konfiskohen pasuritë 20 000 italianëve që kishin mbetur në të ashtuquajturën "Bregu i Katërt", që nga koha e përfundimit të periudhës së pushtimit kolonial të Italisë ndaj Libisë.

1972

Veshje të terroristëve të Shtatorit të Zi, që kishin kryer një masakër ndaj skuadrës së atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike në Munich, mbërrijnë në Libi dhe nderohen me manifestime ushtarake...
 

gangsterja

Primus registratum
Ish liderin libian Muhamar Gadaf duket se do te varroset diten e marte,5dite pasi u vra dhe disa ore pasi trupi i tij i pajete u ekspozua ne tregun e mishit ne Misurata,beri te ditur nje zyrtar libian.Familja e ish liderit libian ka leshuar nje deklarate,ku i behet thirrje Kombeve te Bashkuara dhe Amnesty International,per te shtyre udheheqesit e rinj libian,ne menyre qe te renit e fisit te tyre te varrosen sipas riteve islame,raportoi nje stacion televiziv pro Gadafit.
Zedhenesi i krahut ushtarak te Keshillit te Tranzicionit Kombetar,Anees al-Sharif beri me dije per rrjetin CNN,se me shume gjasa Gadafi do te varrosej te marten.Ndersa nje dite me Koloneli do te prehet ne nje vend me shkretetire.Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me,ndaj ceremonia do te zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese disa sheike.

Nderkohe raporte te pakonfirmuara lene te kuptohet se ish-lideri libian do te varroset diku ne shkretetire,ne nje ceremoni te fshehte,larg syve te publikut apo medias.

Muhamar vritet nga nje20 vjecar.
Nje 20vjecar i dha fund betejes se te gjithpushtetshmit te Libise42vitet e fundit,Muhamar Gadaffit,pasi e gjetiate te fshehur ne nje vrime,ne sirte.Ushtari 20vjecar i forcave rebele Mohamed el-Bibi,besohet te jete njeriu qe vrau Gedaffin.Ai tha per BBC-ne se ishte ai vete qe e gjeti dhe e kapi Gedafin ne nje vrime ne lagjen2 ne sirte.Thuhet se ushtari e ka mbajtur pistoleten e tij te arte pas kapjes se ish-liderit libian.
Vdekjen e tij eka konfirmuar kryeministri i Keshillit Nacional te Tranzicionit,Mahmud Jibril.Bashke me te ka vdekur edhe djali i peste i kolonelit,i cili mesohet te kete qene keshilltar i tij ushtarak,Mutasim Gedafi.
 
Top