Muajin e ardhshëm fillon rindërtimi i Hotel Unionit

Muajin e ardhshëm fillon rindërtimi i Hotel Unionit

hotel-union-300x195.jpg
Vetëm një javë pas zjarrit të shkaktuar në objektin e ish Hotel Unionit janë kuptuar dëmet që ka shkaktuar ai. Sipas ekspertëve kulmi I ndërtesës është djegur në tërësi, dyshemeja e kulmit po ashtu është dëmtuar ndërsa dyshemetë tjera kanë pasur shumë pak dëme, ndërsa muret e objektit I kanë shpëtuar zjarrit.</p>


Sipas pronarit Aziz Tafaj, zjarri ka ndodh aksidentalisht pasi që besohet se në objekt jetonte një i pastrehë.</p>


Në vizitën që ju bë sot objektit ishin të pranishëm edhe ministri I kulturës, Valton Beqiri dhe kryetari I Prishtinës, Isa Mustafa. Këta të fundit janë pro-rinovimit të objektit por që të ruhet struktura e tij. Punimet e pritet të fillojnë muajin e ardhshëm për të përfunduar në shator të 2010.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21814. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21814
 
Top