Mrekullite e teknologjise me te fundit ushtarake ...

Hektor12

Locus omnem
7 Mrekullit e Teknollogjise Ushtarake
Kjo teme eshte per teknollogjin ushtarake te sotme dhe asaj te ardhmen. Sic diet teknlollogjia ne ushtri dhe lufte ka arritur nje hap tjeter ne menyren si do luftoen luftrat dhe me cfare mjete do perdoren.

Sipas Discovery Times Channel keto jan "7 Mrekullit te Teknollogjis Ushtarake" te Amerikes!

1. Future Soldier
2. Global Hawk
3. Sea Shadow
4. F117 A Nighthawk
5. 747 Airborne Laser
6. HSV 2 Swift
7. Jassm Missile

Gjithashtu perves ketyre mund ta kthejm temen ne diskutime, debat, shpjegime per cdo lloj teknollogji ushtarake te cdo vendi dhe cdo gje qe ka te bej per ushtrin dhe teknollogjin e saj!
 

Hektor12

Locus omnem
#7 Jassm Missile

Jassm Missle (Air to Surface Standoff Missile) u themelua ne vitin 1996 si kerkese per te gjetur nje rakete qe ben dem te madh ne shperthin, eshte e lehte ta kontrollosh, dhe qe deporton token dhe pastaj shperthen.

Jassm Missile:
-Kushton $1 milions
-2,000 Pound
-Fluturon si aeroplane
-Kontrolloed si aeroplane = Global Positioning System (GPS)
-Mund te fluturoj vet mbi 200 milje
-Ka shpejtesi
-Radaret nuk arrij ta dallojn dote
-Eshte me lazer
-Eshte shume e manovrushme deri sa arrin te hyj ne cdo dritare
-Perdoret ne shume avione luftarake
-Ben dem shume te madh ne cdo objekt.
attachment.php
attachment.php
attachment.php
 

Hektor12

Locus omnem
#6 HSV 2 Swift Boat

HSV 2 Swift Boat u themelua ne Gusht 2003 ku sot mbetet si anije e vogel dhe me e shpejta ne bote. Objektivi i kompozimit ishte per shpejtesi, mbetet jasht radarit, anije vogel luftarake anti-nendece, dhe per transportim.

HSV2 Sqift Boat:
-Anije e vogel
-Shume e shpejte
-Shpejtesi 47 knots-90 Kilometra ne ore
-Perbere me alumin jasht qe veshtirson kapjen ne radar
-Mban mbi 650 metric ton brenda
-Do 4 dite nga Amerika-Evrope
-Mban mbi 60 mjete transportimi
-E ardhmja e flotes detare me shpejtesi te re dhe teknollogji e re.
attachment.php
attachment.php
 

Hektor12

Locus omnem
#5 747 AirborneLaser

747 AirborneLaser eshte nje projekt nga The Missile Defense Agency (MDA), qe po themeloet tashti dhe do viet ne pune ne te ardhmen. Ky projekt do te krijoj nje avion qe do shkateroj predha si skud, balistik, dhe lloj te tjera ne ajer me lazer. Ky projekt eshte top sekret dhe ashkush nuk e ka par me se cfare perbehet brenda por diet vetem si duket nga jasht dhe per cfare do perdoret.

747 AirborneLaser:
-Avion njesoj si ajo transportimi 747
-Top secret
-High-energy chemical oxygen iodine laser (COIL)
-Lazer teper i fort qe shkaterron cdo gje
-4 laze ne avion. 1 ne hunden e avionit 2.tek bishti i avionit 3. 2 lazer ne cdokrahe
-Do arrij te gjej cdo predhe kur behet aktiv
-Saktesi ne shkaterrimin e predhave
-Do te arrij te shkaterroj cdo predhe dhe arm nukleare ne ajer pa arritur token
-E ardhmja e mbrojtjes kunder cdo kercenimi mbi popullsin apo luftra sic quen "Star Wars" dmth shkaterrimi total me arm nukleare.
attachment.php
attachment.php
attachment.php
 

Hektor12

Locus omnem
#4 F117A Nighthawk

F117A Nighthawk eshte avioni me i mire dhe me i shtrenjti ne bote. Ky projekt u mbarua nga vitet 1980 dhe sto akoma mbetet me i miri. Ky avion nuk eshte krijuar qe te jet perfekt por per advantazh cila ne luft te jet mundesine qe te shpeton nga rrezimi kunder ajror dhe eshte i padukshem nga radaret.

F117A Nighthawk:
-Kushton $42,600,000
-Arrin shpejtesi 700 MPH
-Ka 2 motore qe rendojn 10,000 pound
-Pa dukshem nga radaret
-Flututron ne nivel te lart mbi 45,000 ft
-Njifet per "Stealth"
-Jep sinjale qe dredh radaret
-Eshte avioni i pare qe futet ne lufte perpara se lufta te filloj tamam
-Perdoret per plane objektivi te rencishme qe duhet sukses ne shkaterrim
-Kjo eshte vetem fillim i se ardhmes ne "Stealth Warfare"
attachment.php
attachment.php
attachment.php
 

Hektor12

Locus omnem
Mig-31 Firefox
Nje nder Avionet me misterioze ruse, ende nuk dihet shume per kete avion nate sic pelqejne ta quajne ruset.
Klasifikohet si Gjuetar Nate, nje perbindesh i vertete ne armatimin e tij. Sherbimi sekret Francez mendon se ky avion eshte i armatosur edhe me rraketa te modelit SAM-11 te cilat jane fjala e fundit e teknologjise ruse, sepse keto rraketa nese njohin objektivin nuk e lene ate ti ike. Vete Mig-31 Firefox eshte nje modifikim i Mig-ut te meparshem 31 ariu i bardhe, por ne rastin e Firefox autonomia e ketij avioni eshte dyfishi.
Mendohet qe ruset e ngriten kete avion ne 1999 si kunderpergjigje te avionit Stealth sepse edhe Mig-31 Firefox ka nje veshje speciale te trupit te tij, dhe absorbon cdo sinjal radari, ose ne rastin me te keq e con sinjalin e radarit ne destinacion tjeter.
Cdo armatim i ketij avioni eshte totalisht i mbuluar ne box-e e tij, njekohesisht cdo pjese e tij veteasgjesohet ne rastin e nje perplasje apo goditje nga jashte.


attachment.php
 

Hektor12

Locus omnem
Ne lemin ushtarak, te paret naten, ne mjergull dhe larg, nga deshire u kthye ne detyre te ngutshme, sidomos mbas krijimit te aeroplaneve dhe nendetseve. Por, si shume detyra te tjera qe jane shtuar perpara shkences dhe teknikes, as kjo nuk gjeti zgjidhje menjehere. Vite e vite me rradhe, dijetaret vrane mendjen per kete pune. Dhe ja, si shtytje sherbyen disa vrojtime te thjeshta. Duke pare fluturimin e lakuriqit te nates, ra ne sy nje fenomen i cuditshem. Lakuriqi i mbyllur ne nje dhome sulet me shpejtesi tek dritarja dhe nuk perplaset me xhamin, ndersa nje zog normal perplaset. Pokeshtu eksperimentet treguan se lakuriqi mund te zhvendoset me lehtesi dhe te fluturoje pa u perplasur edhe duke qene i verber ne nje zone pyjore me nje shpejtesi rreth 30 km ne ore, gje e cila eshte pothuajse e pamundur per cdo gjallese tokesore. Por pse ndoll kjo? Duke studjuar me kujdes lakuriqin e nates, shkencetaret pane se ai kishte ne vesh disa fije, si "Antena" te vogla, me te cilat ben zbulimin para vetes. Zhurma, e krijuar ne fluturim, perplaset mbi objektet qe ai ka perpara dhe kthehet pas ne antenat e tij ne formen e jehones se zerit. Nga kjo jehone e pasqyruar, lakuriqi kupton se ka perpara pengesa, te cilat ai i shmang, duke mos u perplasur me to. Pasqyrimi i jehones vihet re ne male, lugina e shpella. Duke u mbeshtetur ne keto vrojtime te thjeshta shkencetaret gjeten menyren qe parimin e pasqyrimit te jehones ta shfrytezojne ne teknike. Ne fillim e perdoren ne paisje te posacme per kapjen e valeve zanore. Valet elektromanjetike, te gjata disa centimetra, quhen mikrovale. Keto perhapen ne vije te drejte, reflektohen nga sendet qe formojne per to pengese, dhe depertojne midis mjergulles dhe reve. Duke patur ne dispozicion te tyre mikrovalet fizikantet, para luftes se dyte boterore, ndertuan nje mekanizem qe e quajten RADAR. Ky aparat quhet ne anglisht Radio Detecting and Ranguing (qe do te thote: Radiozbulim dhe caktim i largesise).Se ketejmi rrjedh edhe emri Ra-da-r, si bashkim i rrokjes dhe germave te para te fjaleve te siperpermendura.

Pjeset perberese kryesore te radarit jane: nje trasmetues i fuqishem me mikrovale, nje antene e drejtuar posaqerisht nje mares me mikrovale dhe nje aparat optik (indikator), qe na lejon te caktojme vend-ndodhjen e nje objekti, mbi te cilin bien radiovalet (te aeroplanit, te anijes etj). prej se largu kur mungon vizibiliteti.

Veprimi i radarit bazohet ne perdorimin e jehones, domethene ne reflektimin e valeve elektromanjetike nga nje pengese. Mekanizmi i lokacionit vepron ne kete menyre. Antena dergon ne hapesire sinjale (impulse) te shkurtra te nderprera afto 1000 ne sekonde. Sinjali, qe dergohet ne nje drejtim te caktuar, duke u reflektuar nga objekti i kerkuar, kthehet drejte antenes se maresit, ku, perkatesisht i forcuar, sinjalizon aritjen e tij. Me kete rast, mbi ekranin e indikatorit optik pulson nje pike e ndritur. Po ne castin e dergimit te sinjalit, pikerisht nje pike e tille ndizet ne ekranin e indikatorit. Duke ditur distancen midis shfaqies se pikave , pra, kohen e kalimit te valeve gjer te pengesa dhe anasjelltas, mund te llogarisim se ne c'distance ndollet objekti i vrojtuar. Ne kete menyre radari kap jehonen e valeve te radios, shikon naten pa hene, ne mot te vrenjtur e ne mjegull, jo vetem ne distanca te vogla por me qindra mijra kilometra larg. Keshtu eshte matur per shembull er here te pare me perpikmeri distanca nga Hena gjer ne Toke , dhe kjo eshte 386000 km.
 

Hektor12

Locus omnem
Fotoelementet
Fotoelementet ne ushtri mund te perdoren si zbulues. Ne cdo lloj kohe: ne mjegull, ne furtune, ne shi dhe naten. Ato kapin rrezet qe vijne nga objektet qe leshojne nxehtesi: oxhaqeve te shtepive, motorave qe levizin, burime te drites te maskuar, nxehtesine e trupave njerezore dhe si pasoje, na japin mundesi te zbulojme armikun. nje aparat i tille shpesh mund te jete dylbia e nates, "Syri i saj elektronik" shikon shume mire ne eresire te plote, ne nje distance prej disa qindra metrash, duke kapur rrezet e ngrohta (infra te kuqe).

Me ndihmen e fotoelementit mund te forcohet ruajtja e objekteve te ndryshem, "Pengesa" mund te jete jo vetem prej rrezeve infra te kuqe te dukshme, por edhe te padukshme nga syri i njeriut. Per marjen e tyre mjafton prozhektori ose nje burim tjeter i fuqishem i mbydhur me filter, qe nuk e kalon driten, per shembull: nje pllake e holle ebaniti. Per rrezet e dukshme nje pllake e tille nuk eshte trasparente, kurse rrezet infra te kuqe kalojne neper te lirisht.

Nuk eshte shume e veshtire qe rrezet te reflektohen vazhdimisht nga pasqyrat, te cilat mund ti vendosesh ne vende te padiktueshme, ne copen e drurit te prere, ne muret e nderteses etj. Duke rrethuar teritorin qe ruhet, rrezet infra te kuqe bien mbi fotoelementet. Dhe kur ato do te nderpriten nga ndonje gje, aparati menjehere do te jape sinjalin akuistik ose viziv ne nje monitor te caktuar, duke indikuar vendodhjen ose kordinaten. Mbas sinjalin menjehere do te nderhyne forcat speciale ushtarake per neutralizimin e armikut para se ai te kryej misjonin e tij.
 

Hektor12

Locus omnem
Pajisje elektromagnetike për të shpërndarë turmat
f1_25paj1348563800.jpg


Ushtria amerikane kohët e fundit i ka shtuar një rreze elektromagnetike arsenalit të saj të armëve jo-vdekjeprurëse, të krijuara për t’u përdorur gjatë protestave të dhunshme si ato të kohëve të fundit kundër trupave amerikane në Afganistan. Arma e re ka marrë miratimin, por ende nuk është vënë në përdorim, raporton Zëri i Amerikës. Një demonstrim i pajisjes u bë në Quantico, jo shumë larg Uashingtoni.
Ushtarët krijojnë një skenë që u ngjan atyre me të cilat përballen forcat amerikane në Afganistan.
Protestuesit shpërndahen të padëmtuar me një pajisje të teknologjisë së lartë.
Quhet Active Denial System. Me një rreze elektromagnetike që përshkon qindra metra, pajisja e nxeh lëkurën në atë masë saqë i bën njerëzit të largohen instinktivisht.
Janë dashur 10 vjet për krijimin e paisjes, e cila siç shihet nuk është e re por ka mbetur e mbuluar në mister. Kolonelja Tracy Tafolla është shefe e Drejtorisë së Marinës për armët jovdekjeprurëse.
“Ndryshe nga armët konvencionale ku përdoren municionet dhe dëgjohen të shtënat apo shihet shpërthimi, në këto pajisje nuk është kështu. Nuk shikohet, nuk dëgjohet as nuk nuhatet.”
Ndërtuesit e pajisjes thonë se 11 mijë prova tregojnë se ajo është e sigurtë, pa efekte të njohura. Shkakton sensacion të menjëhershëm të nxehtësisë, si të ishe përpara derës së një furre.
Zyrtarët në Los Angeles eksperimentuan një mjet të vogël dy vite më parë, si mënyrë për të shpërndarë trazirat në burgje. Bob Osborne i departamentit të sherifit në Los Angeles, thotë se ajo nuk u përdor asnjëherë.
“Nuk e di, si rezultat i trysnisë publike apo i Departamentit të Drejtësisë, nuk na u tregua asnjëherë se përse u pezullua kjo armë.”
Katër vite pasi u bë e njohur, as ushtria nuk e ka përdorur pajisjen. Studiuesit kryesisht druhen nga e panjohura. Stephanie Miller është një prej eksperimentueseve dhe e ka testuar pajisjen mbi trupin e saj disa herë.
“Tani që e njoh mirë këtë pajisje mund të them se ajo nuk është diçka e rrallë, por njerëzit që nuk e kuptojnë mendojnë se është misterioze. Meqenëse është diçka e re, ende nuk jemi të sigurt.”
Trazirat e fundit në Afganistan e kanë nxjerrë përsëri në fokus pajisjen. Joseph Trevithick është analist ushtarak.
“Me incidentin e fundit të djegies së Kuranit shohim nevojën për shpërndarjen e turmave jashtë objekteve amerikane apo atyre ku vepron personeli amerikan. Këto lloj armësh e bëjnë këtë plotësisht të mundur.”
Duke ftuar mediat, ushtria shpreson të largojë misterin rreth pajisjes së re.
“A ekziston një farë frike për përdorimin e kësaj teknologjie ? Mendoj se po. Është diçka që nuk është kuptuar mirë.”
Me miliona dollarët e shpenzuar për testimin e teknologjisë së re dhe me shkurtimet e shpejta buxhetore, forcat amerikane ndodhen në trysninë për ta përdorur paisjen ose ndoshta për të mos e prodhuar fare.
 

gurax

Pan ignoramus
Nuk ka mrekulli. Te tera keto jane rezultat vetem i gjenialitetit te njeriut.

MiG-35.
Me nje 'airframe' te huazuar pothuajse te pandryshuar nga MiG-29D, por me motorre te rinj edhe me te fuqishem sesa tek MiG-29. Si edhe pa prodhimin e tymit te zi karakteristik te MiG-29 gjate aktivizimit te 'afterburn'.
Kjo makine emeton fuqi ne cdo levizje dhe manover te demonstrimit dhe dukshem ka nje raport shume te larte shtytje motorrike mbi peshe totale.



Su-35S.
Pervec aftesive superbe te pilotit, kjo makine eshte nje sinonim i elegances se levizjes ne ajer. Eshte e pabesueshme lehtesia me te cilen ndryshon drejtimi i fluturimit i ketij avioni dhe shume vezhgues jane shprehur se ky avion nuk fluturon ne qiell, por vallzon ne qiell.


Gjera te cmendura


Eshte e izoluar fiks e njejta manover e min. 2:40 ne videon e dyte ketu me siper.
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
.... per mua eshte ky...nje sistem arme kembesorie DMR (designed marksmanship rifle) cal 7.62x54 dhe AR (assault rifle) 7.62x39...do cojn perfundimisht ne pesnion dragunovin dhe kallashin...tyta cold hammered forged multiradial sabatti....

sistemi i brendshem i patentuar dhe hera e par qe perdoret VTAC (variable tolerances autocleaning).

trajtim kimiko termik TENIFER.... per 3 muaj insh-Allah prototipi i pare funskional i DMR...then we will see...

thought and designed in albania :D

12108279_995781400473426_6217162824277816712_n.jpg
 

Dreamer

Under the Dome
Edhe pse jo nje "Mbrekulli" por nje arme vdekjeprurese masive besoj se per momentin teknologjia HAARP mban vendin e pare.
Nuk do hyj ne detaje sepse eshte "histori" e gjate mjafton te kerkoni ne Google.
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Edhe pse jo nje "Mbrekulli" por nje arme vdekjeprurese masive besoj se per momentin teknologjia HAARP mban vendin e pare.
Nuk do hyj ne detaje sepse eshte "histori" e gjate mjafton te kerkoni ne Google.
too complicated for me ;) i'm just an albanian sheep herder, old, ugly, fat and stoneheaded... i still want the big stick that makes pau pau :hidhu::engjell::llastica:
 

Dreamer

Under the Dome
Edhe pse pakez jashte teme besoj se eshte nje artikull qe ja vlen ta lexojme
HAARP20l.jpg
HARP.jpg

Në lidhje me sistemin e antenave HAARP, kanë shkruar edhe mediat kroate. Shumë analistë, të cilët në Serbi merren me seriozitet, janë të sigurt se përgjegjësinë për tërmete, thatësira, shtrëngata dhe vërshime, madje edhe për gjendjen psikike të njeriut në Ballkan, fajin e kanë HAARP (shih: hrvatski-dom.hr).

Programi aktiv për hulumtim auroral të frekuencës së lartë ( High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt - program ushtarak dhe civil i SHBA-ve, i cili ka për qëllim hulumtimin me qëllim të kuptuarit, nxitjes dhe kontrollimit të proceseve në jonosferë. Jonosferë është një pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej 50-80 kilometra, e cila përmban një sasi të madhe të joneve (grimcave të elektrizuara) të krijuara nga veprimi i erës diellore që ka ndikim të madh në përhapjen e valëve elektromagnetike.

Ekzistojnë mendime të ndryshme të ekspertëve. Nikola Aleksiq, kryetari i Lëvizjes Ekologjike të Novi Sadit, për gazetën “Pravda”, thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë bombe është e tempuar në psikikën e njeriut e cila gjendet në afërsi të Beogradit.

HAARP nuk është asgjë tjetër përveç kontrollim elektromagnetik i sistemit nervor të njeriut. Ajo, njerëzit mundet t’i bëjë aggressive dhe pa dëshirë për të jetuar- transmeton bedem.rs. Mendimin e Aleksiqit.

“Pravda” e Moskës shkruan se HAARP është instaluar në Serbi nën presionin e madh të administratës amrikane. Instalimi i HAARP-it në Serbi ka qenë e planifikuar në vitin 1999, por në bisedimet e Milosheviqit me Holbrukun kërkesa është refuzuar nga Millosheviqi, gjë që kinse ka ndodhë bombardimi i Serbisë nga NATO-ja ( shih novi-svjetski-poredak).

Megjithatë, ditëve të fundit ekspertët tërheqin vërejtjen se është duke u manipuluar opinioni në Serbi në lidhje më sistemin e antenave HAARP. Ndryshimet klimatike, gjegjësisht fatkeqësitë natyrore që po ndodhin në Serbi dhe më gjerë nuk kanë të bëjnë asgjë me HAARP-in por kemi të bëjnë me një histeri masive.

Kur në muajin maj të këtij viti në Serbi ndodhi fatkeqësia natyrore- vërshimet të papara deri më sot, shumë njerëz besonin se të reshurat e mëdha të shiut dhe përmbytjet janë shkaktuar nga sistemi i antenave HAARP. Milani Cirkovic nga Observatori Astronomik, fizikanti Milovan Shuvakov dhe psikologu Oliver Toshkoviq u përpoqën të ndriqojnë këtë mashtrim të opinionit. Të tre ekspertët bien dakord se i gjithë tregimi është vetëm përhapje e teorisë së konspiracionit, shkruan blic.rs..

Milani Cirkoviq mendon se përhapja e informacioneve të tilla e ka krijuar histerinë masive e cila gjë vjen si pasojë e analfabetizmit shkencor. Të njëjtin mendim e ndanë edhe Toshkoviq i cili thekson se mendja e njeriut nuk mund t’i përballojë pasigurisë dhe në këto rrethana pranon çfarëdo shpjegimi.

“Në situata të rënda, mendja e njeriut është vend i përsosur për zhvillimin e teorive konspirative, sepse në atë moment njeriut i konvenon çfarëdo shpjegimi. Mendja jonë vështirë pranon idenë se çdo gjë rreth nesh ndodhë krejt rastësisht“ - thotë Toshkoviq.

Deklaratat e rreme, thonë ekspertët, shpesh përhapen nga pakujdesia e njerëzve. Nëse merrni informacione që janë shumë të detajuara, shumë lehtë pjesët e pakuptueshme do t’i komentojmë sipas përshtypjeve tona personale.

Fizikanti Shuvakov deklaron se qëllimi konkret i këtij sistemi është komunikimi dhe se nuk ka asnjë rast potencial që antenat të përdoren për rregullimin e kushteve klimatike.

Sido që të jetë, se kush ka të drejtë, të parët apo të fundit, do të shihet në të ardhmen e afërt. Megjithate ndryshimet klimatike tregojnë se po ndodhë diçka e jashtëzakonshme në këtë pjësë të planetit Tokë, gjegjësisht në Ballkanin e trazuar.
/ BotaSot
 
Top