Megg
Carpe Diem
Bota jonë është përplot me mrekulli të vogla dhe të mëdha, të vjetra dhe të reja, të krijuara nga natyra ose të bëra nga dora e njeriut.
Para jush po i sjellim 15 mrekulli bashkëkohore të cilat na mahnitin me madhësinë e tyre të pabesueshme, madhështinë, mundin e pakursyer dhe frymëzimin, i cili e mundësoi krijimin e tyre.
Mrekullitë e bëra nga dora e njeriut: Ura “Valoret Henderson”
Mrekullitë e bëra nga dora e njeriut: Ballkoni në Kullën Willis
Keni frikë nga lartësitë? Provoni të shikoni jashtë nga Ballkoni në Kullën Willis, e njohur dikur si Kulla Sears në Çikago. Ballkonet pesë-anësore të cilat u hapën në vitin 2009, qëndrojnë pezull 1353 këmbë mbi ajër dhe janë të dala katër këmbë nga kati i 103-të i këtij rrokaqielli.
Në të vërtetë, këto ballkone i ngjajnë më shumë kutive sesa ballkoneve të zakonshme, meqë këto ballkone kanë mure, dysheme dhe tavan krejtësisht transparent. Vizitorët mund të kënaqen me pamje mahnitëse të qytetit të Çikagos nga ana perëndimore e ndërtesës dhe me pamje tejet mbresëlënëse të rrugës dhe Lumit Çikago poshtë ndërtesës, me kusht që të kenë mjaft guxim të shikojnë poshtë.
Mrekullitë e bëra nga dora e njeriut: Ishulli Palm Jumeirah
Mrekullitë e bëra nga dora e njeriut: Mbikalimi në Kanionin e Madh
Fisi Hualapai nga Arizona e porositi këtë shteg të qelqit, në formë të patkoit të kalit, i cili u hap mbi Kanionin e Madh në vitin 2007. Ky Mbikalim i lartë shtrihet mbi kanion, gjegjësisht 4000 këmbë mbi lumin Kolorado.
Përkundër pamjeve të cilat mund të shkaktojnë marramendje, flitet që ura e qelqtë është shumë e fortë – ajo mund të mbajë më shumë se 71,000 paund dhe mund t’i bëjë ballë erërave të fuqishme, të cilat mund të kalojnë shpejtësinë 100 milje në orë.
Mrekullitë e bëra nga dora e njeriut: Tuneli i Kanalit të La Manshit
Tuneli, i cili gjendet 31.35 milje nën Kanalin e La Manshit, u hap në vitin 1994 për të lidhur qytetin Kale (Calais) në Francë me qytetin Fokstoun në Angli. Ky është tuneli i dytë për nga gjatësia në botë (pas tunelit hekurudhor Seikan në Japoni) dhe përfshin fragmentin më të gjatë nënujor nga të gjitha tunelet tjera. Treni Eurotunnel paraqet një mjet të posaçëm të udhëtimit, i cili i ka vagonët më të gjatë në mbarë botën.
Ura “Valoret Henderson” është e lartë 12 kate dhe si e tillë është ura më e lartë për kalimtarë në Singapor. Kjo urë shtrihet përgjatë rrugës “Henderson Road” dhe e lidh parkun “Mount Faber Park” me parkun tjetër “Telok Blangah Hill Park”. Ura e cila u hap në vitin 2008, përbëhet nga shtatë tehe të lakuara dhe të valëzuara të çelikut të cilat herë ngrihen e herë ulen nën platformën e urës. Tehet e lakuara formojnë alkova (zgavra) të vogla, të cilat shërbejnë si strehë me ulëse brenda.
Ishulli në formë të Palmës, Jumeirah është një ishull artificial, ishulli i parë dhe më i vogël në kuadër të Ishujve Palmore, të krijuara në bregun e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ishulli në formë të palmës është aq i madh saqë mund të shihet edhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë.
Momentalisht në të gjenden shtëpitë luksoze si dhe qendra e madhe turistike “Atlantis, The Palm” dhe nuk ka mëdyshje që në të do të ketë edhe shumë hotele të tjera super luksoze. Ndërtimi i këtij ishulli filloi në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë, ky ishull mund të thuhet lirisht që e ka dyfishuar gjatësinë e bregut të Dubait.