Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

selam_demiri

Primus registratum
Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

Dr. Ali ILJAZI

Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja Shkencore



“Edhe në tokë ka dëshmi për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shikoni”? (Edh Dharijatë, 20-21)

Në Kur’anin Famëmadh ka shumë ajete, që tregojnë se islami është fe e vërtetë, e cila fe ngërthen të dhëna të shumta shkencore. Shkenca bashkëkohore është fushë e veçantë për shpjegimin e tyre. Nga ajetet e përmendura më sipër, All-llahu i Madhërishëm tërheq vëmendjen e njeriut që t’i vështrojë, të mendojë dhe t’i studiojë të dhënat e shumta që ndodhen në tokë, por edhe më tepër tek vetë njeriu.

Sot njihen shkencërisht mbi 1,5 milion lloje kafshësh dhe mbi 500 mijë lloje bimësh të shpërndara në sipërfaqen e Tokës.

Andaj Kur’ani Famëmadh nxit vazhdimisht njeriun që të shfrytëzojë begatinë e mendjes, ngase, sipas të dhënave shkencore bashkëkohore, njeriu e shfrytëzon vetëm 10% energjinë e trurit. Për ta shfrytëzuar pjesën tjetër të energjisë intelektuale, njeriu duhet ta përfshijë e angazhojë edhe pjesën tjetër të trurit të quajtur nënvetëdije. Kjo është një bankë e vërtetë dhe në kasafortën e vet ruan 90% të energjisë dhe të talentit njerëzor. Kjo energji madhështore e sistemit nervor qendror mund të krahasohet me një bllok akulli që noton mbi ujë. Pjesa që shihet është një e dhjeta e pjesës që është nën ujë. Apo, siç bën krahasim një shkencëtar, nënvetëdija i përngjan një fshatari që ecën në shkretëtirë. Ai duket i varfër nga jashtë, por nën të ndodhet pasuria e papërshkruar, ari i zi apo nafta.

Profesori i mirënjohur Line thotë: “Zoti është pa fillim e pa mbarim. Ai i njeh të gjitha gjërat dhe mbi të gjitha është i Gjithëfuqieshëm. Mua më paraqitet me veprat e Tij Madhështore, të cilat më ngashërojnë, e më habisin dhe më bëjnë të klith: “Ç‘është kjo fuqi e madhe, çfarë mençurie dhe diturie, çfarë krijimi i përkryer, të cilin Zoti e tregon në veprat e Tij në mënyrë të përpiktë, në











baraspeshë të plotë, e përpushmëri të përsosur gjer në detajet më të imëta!

Me të vërtetë shfrytëzimi i gjithësisë nga njeriu tregon mëshirën e pafund të Zotit, që çdo gjë ia ka lënë në dorë njeriut. Gjithashtu edhe bukuria dhe përputhshmëria e papërshkruar e gjithësisë dësh-mojnë për mençurinë e pafund të Krijuesit, ndërsa mbajtja e ruajtja e gjithësisë nga shkatërrimi, vërtetojnë Madhërinë dhe Fuqinë e Tij.”

Këtë më së miri e thekson Kur’ani Famëmadh në ajetin vijues :

“Po edhe në vehten tuaj (keni të dhëna). A nuk jeni kah e shikoni?” (Edh Dharijatë,21)

Në këtë ajet të shkurtë të Kur’anit të lavdishëm, por shumë të madh për nga kuptimi, All-llahu i Madhërishëm tërheq vëmendjen e njeriut për të vështruar, gjurmuar dhe zbërthyer dëshmit e Krijuesit. Pra, së pari Kur’ani a.sh. na nxit të vështrojmë dëshmit në Tokë. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, na drejtohet dhe na këshillon që ta vështrojmë vetveten.

Qe disa të dhëna nga mjekësia për njeriun:

Zemra jonë është pompa më e përpikët në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.

Kjo mrekulli e Krijuesit të përsosur mund të shpjegohet në mënyrë më madhështore: për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domos-doshme (rruzat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

Jeta e rruzave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim më të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtëriet për çdo 2 muaj, gjegjësisht 200 miliardë rruza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë. Për këtë All-llahu i Madhërishëm në çdo kohë dhe në çdo çdo çast na drejtohet me pyetje: “A nuk jeni kah e shihni”?

Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².

Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrahon) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve komjuterike në veprim të përhershëm . Sipërfaqja e këtyre komjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.

Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpjetësinë 390 km në orë. çfarë mrekullie e Krijuesit më të bukur!

Në realitet ne jemi “Qenie elktrike” ngase që të 60.00 miliardë qelizat e njeriut shërbejnë në saje të elektricitetit natyrorë të tyre, që i dhuroi Mjeshtri më i përsosur, All-llahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brenda e elektrizuar me elektricitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv. Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalo-gramit (EEG) ne sot mund ta regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri. All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur’anin fisnik:

“Po edhe në veten tuaj keni fakte. Anuk jeni kah e shihni ?” (Edh Dharijat, 21)

Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke zbërthyer me vemendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten, do të gjejmë shumë shenja dhe dëshmi m’u në veten tonë.

Ndodh që dikush të thotë : unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çka më teket. Por, kjo s’është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e All-llahut të Plotëfuqishëm. A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën që rrah pandërprerë? Ose, nëse ndalet rastësisht, e mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të vërtetosh se e ke nën kontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rrah vazhdimisht dhe pa u ndalur.

Po frymërrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymërrja është një veprim që kryhet në mënyrë instiktive , gjashtëmbëdhjetë herë në minutë, pa dashjen dhe këmbënguljen tënde. Kur asaj i jepet urdhri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.

Po lukthi dhe gjithë ajo që ngjet me të, shqetësimet dhe kundërveprimet gjatë tretjes së ushqimit; po lëngjet që tajiten nga gjëndrat e shumta endokrine, a thua të gjitha këto kryhen sipas vullnetit tënd? Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i thithin materiet e dobishme për organizmin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrin jashtë materiet e dëmshe. A thua të gjitha këto veprime kryhen sipas vullnetit tënd, apo kryhen pa i hetuar fare?

Po rruazat e bardha të gjakut-leukocitet, të cilat ballafoqohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup?

Leukocitet së pari e përcaktojnë mënyrën se si t’i shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të nxisin tajimin e materieve të mjaftueshme të qëndrueshme për t’i mbytur mikrobet.

A mos jep urdhër ti për këtë veprim të brendshëm, i cili i ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse? A mos i përcakton ti me mijëra ecuri biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd?

Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato kryejnë detyrën e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.

All-llahu i Madhërishëm ishte tejet i Mëshir-shëm ndaj nesh kur i krijoi të gjitha këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtrojë vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte e as nuk nuk do të mund të kryente detyrën e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj jetese në gjithësi.

Po ç‘do të ndodhte sikur zemra t’i nënshtrohej vullnetit tonë? Sigurisht ateherë do të mbeteshim gjithmonë zgjuar, për t’u kujdesur dhe që zemra jonë do të rrahtë normalisht.

Po t’i nënshtrohej lukthi vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo sasie të marrur të ushqimit të bëhet veprimi i tretjes së ushqimit. Kurse, apo t’i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrësesi detyrën e vet në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i kapluar me qindra e mijëra shërbime, të cilat kryhen në çdo minut.

Të gjithë këta shembuj që morëm më sipër njihen nga njerzit dhe këtë All-llahu i Madhërishëm e ka bërë me qëllim që t’ua tërheqë vërejtjen njerëzve se ne nuk kemi qëndrim vetanak dhe se çdo gjë është në njohuritë e All-llahut të Plotfuqishëm.

All-llahu i Madhërishëm na përkujton vazhdi-misht në Kua’anin fisnik:

“Dhe, a nuk menduan ata me vetën e

tyre ...” (Er Rrum, 8)

Allahu i Madhërishëm na solli mjaft fakte se edhe lëvizjet tona nuk mund të bëhen pa fuqinë e tij të pakufishme. Fjala vjen, nëse dëshiron të ngritesh nga vendi ku je ulur, sa muskuj duhet t’i vësh në lëvizje gjersa të ngritesh? Ne ngritemi dhe as që dimë dhe as që mendojmë se cilët muskuj i shtimë në veprim e cilët jo. Pra, lëvizja e cila kryhet me ndihmën e muskujve të trupit tonë në çastin e ngritjes ajo nuk kryhet me vullnetin tonë. Vetëm dëshira për t’u ngritur është e jona.

Pra, të gjitha lëvizjet trupore dhe të gjitha ecurit mendore i janë nënshtruar vullnetit të Zotit të Plotfuqishëm.

Çdo lëvizje mban në vete shifrën hyjnore të cilën All-llahu e ka krijuar në trupin tonë.

Ta rikujtojmë ajetin e Kur’anit:

“Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka Zot tjetër pos Tij, e si prapëso-heni”? (Gafir, 62)

Nëse ne shohim me sy, ne shikojmë me fuqinë e All-llahut, i cili i ka dhuruar syrit fuqinë e të parit. Nëse ecim, flasim e dëgjojmë, ne po ashtu i kryejmë këto veprime me fuqinë e All-llahut, i cili u ka dhuruaur këmbëve, gjuhës e veshëve mundësinë e levizjes, të të folurit dhe të dëgjuarit.

Po të ishin të gjitha këto në aftësitë tona vetanake atëherë, askush nuk do të mund të na merrte aftësinë e të parit, të të dëgjuarit. Të lëvizjes apo të folurit tonë.

Lexojmë me respekt dhe meditojmë lidhur me ajetin e Kur’anit Famëmadh:

“Allahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas saj dobësive ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i Dijshmi, më i Fuqishmi”. (Er Rrum,54)

A thua cili njeri do ta ta dëshironte pleqërinë dhe humbjen e gjallërisë jetësore?!.

Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë :

“Dhe se Ai bën për të qeshë dhe për të qarë”. (En Nexhm, 43)
 

Dardanus

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

Kam lexuar edhe une nje kohe per argumentet ne Kur'an, qe i pranojne indirekt shkenctaret me te medhenje boterore, disa thone qe eshte nje "fenomen" qe gjenden gjerat e zbuluara tash ne fund te shekullit 20 ne Kur'an, argumentet dhe vertetimi i fjales se Zotit ne Kur'an natyrisht qe vazhdojne gjer ne diten e gjykimit apo fundin e botes.

Aty jan te gjitha te shkruara por ne duhet siq deshiron dhe din Zoti i Plotfuqishem dhe i Gjithdijshmi ti kuptojme gjerat hap-hapi, secilen gje ne kohen e duhur se perndryshe ndodhe nje kaos ne trurin e pa zhvilluar te njeriut, siq ka ndodhur me teorine e relativitetit te Ajnshtajnit, qe te gjith qajne koken me te e askush nuk mundet ta kuptoj.
Kjo eshte me siguri nje prove ose nje argument nga Zoti per papjekurine dhe pagatishmerine e trurit te njeriut ne kete kohe relative per ato gjera te medha, vjen koha kur kjo do te jet shume e logjikshme per njerezit sikur 1+1=2.

------------
Fjala e Zotit e shkruar ne kater librat e tije, eshte edhe shkence per ate qe don ta kuptoj.
 

Bamir Topi

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

nje here e nje kohe eshte bere nje goxha muhabet per punen e ekzistences se zotit.kerkoni e pastaj ku i dihet ja nisim prape.Shkenca ekziston vetem qe te kundershtoje fene ta hedhe poshte keshtu qe mos flisni budallalleqe kot se koti.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

Nuk dua te fyej askend, por ne qofte se jeni qorra lexoni jeni tek shkenca, ka dhe nje hapsire ne website per besimin fetar, kur mendoni te kunderten shkruani atje per mendimet tuaja se feja eshte me e perparuar se shkenca.

A nuk eshte feja qe ka ekzekutuar me milion njerez ne gjithe boten, inkuziocioni etj.... perse doni qe shkenca te shkoj sipas ujrave te fese, jo por eshte shkruar ne kuran, atehere pse nuk dolen hoxhallaret ti thonin popullit se kjo ndodh per kete arsye dhe jo se don zoti apo tjeterkush.
Ka ligje qe njihen funksionet dhe rregullat, por feja jep, beni si them une, se keshtu ka thene zoti, mjat mbollet injorance apo dhe ne informatike ka dhene feja juaj.........
Njeriu eshte zot i vetes, zot i planetit.!
Njeriu zgjedh njeriun qe ta drejtoj, zgjedh ate per te bere politika etj...etj...Mire, keq eshte zgjedhja jone.

Te me falni qe u zgjata por moderatori duhet te nderhyje ketu, shkenca te shkenca, feja te feja.!
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

te me falni po un jam me satana.un jam ateist dhe jam pro shkences dhe shkenca per ate eshte krijuar.ti DIMIR mos je gje naj besimtar qe shko ne xhami,nqs po sinqerisht te pergezoj sepse ska asgje te keqe.bye bye
 

jak

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


A nuk eshte feja qe ka ekzekutuar me milion njerez ne gjithe boten, inkuziocioni etj.... perse doni qe shkenca te shkoj sipas ujrave te fese, jo por eshte shkruar ne kuran, atehere pse nuk dolen hoxhallaret ti thonin popullit se kjo ndodh per kete arsye dhe jo se don zoti apo tjeterkush.


Te me falni qe u zgjata por moderatori duhet te nderhyje ketu, shkenca te shkenca, feja te feja.!

[/ QUOTE ]

Islami nuk ka vrar ndonje shkencetar,e... me duket se ka qene kisha apo jo?Donte ti mbyllte njerezit ne erresir.Ata hoxhallaret qe thua ti u doli fyti per 4 vjete e me shum ne shqiperi (sa u hapen piramidat se di se kur u hapen saktesisht) tu mbushnin mendjen njerezve qe mos te hidhnin leke atje.Shqiptari .. Koke me vete.
Ke te drejt.Kjo tem mund ti perkasi fese po mos harro se thote Kurani dhe Shkenca.Mos te lendoi gje fjala Kuran (= fisnik ) ty?
 

Leshatani

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

mu kjo "mrekulli" e la "NENEN SHQIPERI" te varfer dhe te mjere, ore Arnauta te Arnautistanit.
TURPI I SHQIPTARIZMIT DHE EVROPES.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

Selam_demiri, mos te te vije keq qe kjo teme do te zhvendoset tek Teologjia. Une nuk kam nder mend te filloj nje debat/diskutim nese eshte apo jo e drejte qe te rrije ne kete zone. Te permendesh rruazat e gjakut apo hemoglobinen apo fjale te tjera te medha nuk i japin shkrimit atribute shkencore. Ajo qe eshte e rendesishme eshte brendia e shkrimit dhe mesazhi qe trasmeton shkrimi. Meqenese pikerisht per kete gje Forumi eshte i ndare ne kategori, per mesazhin fetar (sepse edhe ti genjen veten nese do thuash qe s'ishte ky synimi yt) ekziston seksioni i Teologjise.
 

hawk

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nje here e nje kohe eshte bere nje goxha muhabet per punen e ekzistences se zotit.kerkoni e pastaj ku i dihet ja nisim prape.Shkenca ekziston vetem qe te kundershtoje fene ta hedhe poshte keshtu qe mos flisni budallalleqe kot se koti.

[/ QUOTE ]


po ti paradoksalisht ke nje emertim fetare dhe jo shkencore si ID. /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e njohurave te reja .....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nje here e nje kohe eshte bere nje goxha muhabet per punen e ekzistences se zotit.kerkoni e pastaj ku i dihet ja nisim prape.Shkenca ekziston vetem qe te kundershtoje fene ta hedhe poshte keshtu qe mos flisni budallalleqe kot se koti.

[/ QUOTE ]

Kjo qe ti e kujton per shkence satana nuk eshte shkence, por fe e mirefillte. Vetem se eshte nje fe pa zot, ose me mire me nje zot mjaft te vogel dhe te turbullt.

Shkenca, nuk ka ndonje lidhje me fene dhe eshte pikerisht verberia juaj qe i vendos ne peshore. Eshte njesoj si te krahasosh letersine me shkencen, apo muziken. Jane dy gjera te ndryshme dhe krahasimi qe beni juve shte non sens i cili perbledh brenda vetes dy gabime mjaft te medha: gabimi mbi percaktimin se c'eshte shkenca (pra mosnjohja e shkences) dhe gabimi mbi ate se cfare eshte feja (mosnjohja e fese).

Shkurtimisht po them se qellimi i shkences ne vetvete nuk eshte as ta mohoje e as ta pohoje Zotin. Mund te jete ndonjehere qellimi i ndonje shkencetari ta beje kete, dhe kjo vjen thjesht nga besimi personal i shkencetarit, por nje gje e tille nuk eshte shkence. Eshte thjesht nje perdorje e shkences ne funksion te besimit te shkencetarit.

Shkenca eshte nje menyre e njohjes se fenomeneve natyrore e cila bazohet ne metoda qe na percaktojne mnyren e njohjes si dhe saktesine e te dhenave. Mjetet qe perdor shkenca jane vezhgimi, arsyetimi, eksperimenti. Dhe ne te gjitha keto nuk ka asnje lidhje me fene, me pohimin apo mohimin e saj. Feja nuk shen ndonje kundershtim me kete, perkundrazi, ajo e mbeshtet, dhe e nxit mendimin shkencor.
 

ulead

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

me vjen te qesh kur lexoj artikuj te tille. Pothuajse te gjitha te dhenat shkencore qe gjenden ne Kuran jane "Copy and paste" nga shkrimet e lashta greke dhe shkenca e atehershme. Muhamedi ka qene nje tregtar i zoti dhe ne te gjithe udhetimet e tij ka vezhguar dhe me vone i ka shkruar ato ne Kuran.

Ah, harrova se Muhamedi nuk ka ditur shkrim /pf/images/graemlins/wink.gif ashtu sic nuk ka ditur as Fan Noli.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

Ulehad sa udhetime ka bere gjithsej Muhemedi (alejhi selam)
pyt iher pastaj jep pergjigje
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

Po ti cufi_bardhit nga e di sa udhetime ka bere Muhameti? /pf/images/graemlins/laugh.gif Nga cilat burime te sigurta informacioni? Kam nje pershtypje qe pak a shume i ngjajne provave per Arken e Noes!


Qellome, moderator! /pf/images/graemlins/lol.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Mrekullia dhe shpjegimi i Kur`anit ne driten e

Na i sill kopjimet nga shkencat e lashta.
Mos e lesho fjalen si lopa b..dhe pastaj pastaj zhdukesh.
Fol me argumenta.

Ja nje prove qe nuk ekiston ne asnje shkrim te shkencave te lashta :

" Jane mundur Romaket(bizanti) ne vendin limitrof(kufitare),por pastaj,pasi te jene mundur,do te jene fitimtare ne bedd' "

Fjalen e fundit e kam lene posacerisht ne arabisht dhe do te thote "ne me pak se 10 vite".

Historia pra ato qe siperfolesi i quan "burime te sigurta", por ne realitet cdo historian apo nje stuadius i thejshte i historise e di qe kjo shkence eshte relative, duke ju referuar "History of the Byzantine State" na rrefen se ushtria romake(bizantine) u thye ne Antiokia ne 613 nga Persianet( dinastia sassanide ). Kjo dinasti ishte superiore ndaj Bizantit pasi ishte shume e fuqishme dhe e konsoliduar por Kurani parashikoi se ato do te thehen ne nga Bizanti ne me pak se 10 vite dhe konkretisht ne 622 Perset pesuan nje disfate.
Profecia Kuranore u realizua.


Referimet :

1 - Kuran 30 : 2-4
2 - History of the BYzantine State, Ostrogorsky,fq. 95,100-101.
3 - History of Persia, Sykes, fq. 483-484.
4 - Enciklopedia e Re Britanike fq. 1036


Kjo ishte sa per kulture per tu mos u larguar nga HISTORIA te cilen po e trajtoni me lart duke mos e njohur. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top