Mrebti3gut Rritja e shitjeve nepermjet kartelave te lojalitetit

admin

Administrator
Pikësëpari, dua të paralajmëroj se këto kartela kanë emra të ndryshëm në vende të ndryshme; klub-kartela, kartela anëtarësimi, kartela për poena, kartela lojaliteti, kartela për zbritje… Për qëllimet e këtij posti, por edhe për qëllime të biznesi, më e përshtatshme më duket ta përdorim “kartela lojaliteti”. Ajo që më shumë i jep krah këtij emërtimi është se kartelat e lojalitetit përdoren si mjet marketingu për të shtyrë konsumatorët të përsërisin blerjen te shitësi apo prodhuesi i njejtë.

Këto lloj kartelash zakonisht i përdorin bizneset e shitjes me pakicë; marketet, parukeritë, libraritë, taksi-kompanitë… dhe si të tilla janë në funksion të stimulimit të blerësve që herën tjetër kur të blejnë një produkt apo shërbim të caktuar, atë ta bëjnë nga shitorja juaj. Si kundërshpërblim për besnikërinë e treguar ndaj kompanisë tuaj, ata fitojnë zbritje, dhurata, apo pikë të cilat mund t’i përdorin gjatë blerjeve të ardhshme. Një gjë të tillë edhe unë personalisht ditë më parë kalova nën lëkurën time, kur nga Ramstore ofronin që për 8 kupona të mbledhur nga blerjet në marketin e tyre, ofronin një komplet batanijesh me çmim shumë të volitshëm. Me fjalë tjera, klientëve besnik u ofrohet përparësi dhe lirime në blerjet në vazhdim.
Kartelat e lojalitetit janë të formave dhe llojeve të ndryshme; nga ato të thjeshtat prej letre apo plastike me të dhënat bazë, deri te ato më të sofistikuarat me çipa të cilat në mënyrë elektronike mbajnë evidencë për të dhënat tuaja dhe besnikërinë tuaj.
Për të marrë një kartelë të tillë, bizneset zakonisht krijojnë formulare të shkurtëra të cilat klientët i plotësojnë me të dhëna personale (kujdes ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale) të cilat pas analizave të mëtutjeshme mund t’i japin kahje trendeve dhe përqëndrimeve të ofertës, zbritjeve, çmimeve…
Përveç bizneseve me pakicë, edhe kompanitë prodhuese kanë filluar të përdorin këtë metodë të rritjes së shitjeve. Me zhvillimin e teknologjisë dhe e-commerce, kartelat e lojalitetit krijohen me vet regjistrimin apo anëtarësimin në ëebfaqe, ndërsa emaili përdort si kanal komunikimi me klientët.
Sido që të jetë, përderisa klientët i preferojnë për dobitë e tyre, ndërsa bizneset mund të gjenerojnë fitime më të mëdha, kartelat e lojalitetit vazhdojnë të kryejnë punën e tyre siç është më së miri.

Lexo origjinalin...
 
Top