Mr. PushShteti dhe nje gote Skotch

Albforumi

Primus registratum
Mr. PushShteti dhe nje gote Skotch

bicchiere.jpg
</p>


nga Loer Kume</p>


 </p>


“Pershendetje mik!
Sot, ne te gdhire te 20 nentorit te 2008, une, V.K. 46 vjec, drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme, sapo mbarova se shkrojturi nje letre zyrtare per gruan e femijet. E lashe mbi shtrat, sipas skemes se urdheruar.
Habi, por, tere jeta qe kam bere, ne kete ore eshte vetem nje film i pare nga larg, perspektiva e se cilit largohet ne ecje, e te afremit e mi, aketore te huaj.
Ato qe kam shkruar ne letren e lamtumires, babi ju do fort, grua te dashuroj perjete, ishin te menduara me saktesi, sepse nuk i ndjej me. Nuk me ka mbetur asnjegje perbrenda. Jam i ftohur akull, dhe genjen kush thote qe te kalojne tere ngjarjet para syve.
Gjitheçka eshte nje pus, brenda te cilit jemi vetem une dhe keto rrjeshta qe ti po lexon, kjo letera e dyte, e verteta.
Kisha frike, shume frike, nuk dija si ta beja e ku ta linja kete leter, ata do ta gjenin, po ne fund e gjeta rrugen, ishte si nje frymezim i rastesishem, duke shetitur syte neper dhome, pashe dollapin e pijeve te mia, dhe vendosa ta shkruaj sepse duhet patjeter te rrefej çka me ndodhi.
Do ta fsheh nen shtresen e kompensates se deres se tij, aty ku asnjeriu nuk do i shkoje mendja te germoje.
Kur te kontrollojne shtepine, kurre nuk kane per te shqyer dollapet, sepse nuk eshte ne stilin e tyre. Ata nuk bejne pune te dyshimta, qe lene gjurme.
Imagjinoj tani, rrugen e letres, brenda dy shtresave te kompensates, dollapi qe hipen ne kamioncine, nje fushe plot me rrangulla, ti, njeri me nje varrè a sharre, dollapi fije fije, dhe ja! Letra sheh driten serish!
Keshtu qe, ne kete izolim te tmerrshem ku me futen, ishte e vetmja menyre per te lene pas historine time.
Lutem shume, i lutem zotit te madh qe kjo te ndodhe, te mesohet e verteta, e fundit gje qe me mbeti, qe do me marri hakun sadopak. Do e le pas e te kujtoje dike, ty, qe une kam marre fryme dikur
Dikush, ti, kushdo qofsh, do te mesosh cndodh ne bote, ne boten e fshehte, te zeze, te tmerrshme prej mostrash, makinash te pashpirt. pas shpines, siper kokes se njerezise.
Ti, dhe njerezit e tjere, do gjykojne per ate cka jane ata. Per te cilet jeta jone nuk vlen me shume se nje puple. Jemi mish per top!
Kjo eshte gjeja e fundit qe me jep njefare emocioni. Zbulesa, spiunimi i botes se fshehte, dekonspirimi, i tyre.</p>


Gjithçka ndodhi mbreme ne oren shtate te darkes.
Dola nga zyra ime ne institucionin ku kam punuar 20 vjet pa nderprerje, sepse ha ne tere pushtetet une, jam i zoti. Jam i forte, edhe pse me ca thinja e pak bark.
Isha pa makine, shoferi me kerkoi leje me te lutura, i kishte ndodhur nje vdekje a dicka e tille. Madje, tani qe e mendoj, mund te jete dhe ai, pjese e ketij konspiracioni te tmerrshem.
Bente ftohet, kisha uri, dhe doja te mberrija sa me shpejt ne shtepi, keshtu, hyra neper rrugica. Rrugicat e kryeqytetit jane udhe te shkurtera per ne shtepine time, shume afer punes.
Po ecja midis dy pallatesh, nuk ka rruge te shtruar aty, vetem cakull, te lagur nga shiu e me pellgace andej ketej, dhe aty vura re qe tabanet e kepuceve te mia ishin te holla dhe po me vriteshin shuajt e kembeve nga majat e gureve.
Ndersa po mendoja per kete shqetesim, ndjeva sikur dikush po me shikonte, dhe ne ate sekonde, degjova:
- “mirembrema”.
Nga skuta e nje hyrje pallati doli nje hije, nje njeri I gjate.
Une u terhoqa i trembur. Cdonte nje njeri i fshehur aty? Ndonje i droguar apo lypes me siguri, thashe.
E para, me erdhi tja mbathja vrapit, por u hutova se personi doli ne drite.
Pashe nje djale te ri, simpatik, veshur me kostum, e floket i shkelqyen nga vaji, nen driten e makines qe kaloi, dhe keshtu, dallova qe ishte njeri I kuruar mire ne pamje.
- Mos u tremb. Ske arsye. Dua vetem te bisedojme per nje ceshtje pune.
(Keshtu e quajti, ceshtje pune.)
Haraksa. Nje shije e keqe me erdhi ne goje, si idhesire.
Nje njeri me kostum qe del nga hija, e do te flase me mua per ceshtje pune? E kush nuk do shqetesohej? Dhe ja, tani qe po shkruaj e di qe kisha te drejte. Parandjenjat e mia nuk gabojne kurre. Ndaj kam ndenjur ne ate ministri per aq vjet.
- Po, Po kush je ti? Cfare pune do diskutosh ketu ne mes te rrugicave neper erresire?
- Epo, nuk kisha ku te gjeja tjeter vend diskret, – tha ai, me aq shume thjeshtesi, saqe e besova.
Mendimi qe pasoi, ishte qe ky njeri kishte nevoje per ndonje manipulim te llogarive, per te shmangur taksat. Puna e zakonshme. Duke e ditur qe kisha post te larte ne strukturat e shtetit, dhe duke pasur famen e nje ekonomisti mjeshteror, me zyren e kontabilitetit qe ka gruaja ime, atehere ky eshte nje biznesmen qe do ndihme, – mendova. E tregonte dhe pamja.
- Pse nuk vjen ne zyren e kontabilitetit? Aty do zgjidhim dicka. Nuk zgjidhen punet ne mes te rruges, naten. Eshte dhe ftohet, gjithe kjo ere e terbuarUlemi e te bisedojme me se mund te te ndihmoj. Ceshte kjo pune? Ne erresire
- Nuk kam pune me kontabilitetin. Nese do me duhej nje kontabel, do te shkoja ne zyren e gruas tende.
Ngriva. Foli shpejto e me tersellem, ndaj kuptova qe ceshtja ne fjale ishte larg asaj ckisha menduar.
Ne duhet te flasim per pune te rendesishme. Dhe, qe te mos ngaterrohesh me me mendime, po te them shkurt problemin. Une jam shteti. Perfaqsoj Shtetin. Dhe ti na duhesh. Tani, eja me mua te flasim per sherbimin.
Dhe ne sekonde nxorri doren nga xhepi, dhe nje makine aty afer, qe nuk e kisha vene re se ishte e zeze dhe ne hije, u hap pa zhurme.
Hipa te them te drejten, sepse, me shume se me bindi, ai njeri me sugjestionoi.
Fliste me shume autoritet, dukej qe dinte shume, punen e tij, timen, madje dhe te gruas time, dhe me krijoi besim.
Beme pak rruge pa folur. Vura re qe makina nga brenda ishte super e paster, shkelqente gjithcka. Burri mbante timonin me te dy duart. Kishte veshur doreza lekure. Ato me frikesuan pak te them te drejten. Cne me doreza lekure? Mos ishte shofer i dikujt ky njeri? Vetem shoferet high class ose vrasesit mbajne doreza lekure!
Dhe nje kostum teper shkelqyes, teper te shtrenjte, une i njoh kostumet e shtrenjta, dhe here pas here shihte oren, nje ore qe, une i njoh orat shume mire, kushtonte dy here sa makina luksit ne te cilen kishim hipur, vit prodhimi i fundit.
- Degjo, do ecim dhe shume? Me presin ne shepi, nuk kam kohe se kam pune familiare.
Nuk e di cparandjenje me shtynte te isha i kujdesshem dhe i nenshtruar. Pse kerkova te justifikoja urine dhe lodhjen time? Pse duhet ti jepja llogari atij une? me erdhi natyrale.
Ai pa serish oren.
- As ne nuk kemi kohe. Kemi dhe 20 minuta kohe per te mbaruar kete bisede te veshtire me ju, e asnje sekonde me teper.
- Cpune? Cbisede? E veshtire? Pse?
Ndaluam. Ai nuk me ktheu pergjigje. Ishim ne nje rruge cfaredo. Kishim bere shetitjen e kreqytetit dhe ishim ndalur diku afer nje lulishteje prane institucioneve zyrtare. Ai fiku celesin e kuaderit.
- Degjoni zoteri. Ne jemi Shteti. Perfaqesojme shtetin. Ju perfaqsojme ju si zyrtar, dhe si qytetar. Dhe kemi ardhur te ngarkuar tju komunikojme se duhet te beni detyren tuaj ndaj atdheut. Nje detyre te rende, por qe ne fund te fundit eshte detyre. Asaj nuk i shmangemi as ne, as ju, e as nje femije ose nje plak.
- Po, po kuptoj, do bej cte me kerkoni.
Nuk e merrja vesh ato momente, dhe me vinte inat te plasja, pse isha aq kokeulur ndaj nje njeriu qe nuk e njihja, se kisha pare kurre, e as nuk e dija funksionin e tij shteteror, gjithmone nese thoshte te verteten.
Ndersa une, une isha i veshur me pushtet. Pjese e shtetit! Une isha Shteti!
Vetem se, çuditerisht, nga nje parandjenje e
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4922
 
Top